Evropa përfshihet nga vala e të nxehtit, Italia në alarm me temperatura deri në 45°C
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...

Autoriteti Rrugor Shqiptar hapi së fundmi tre procedura prokurimi me vlerë të kombinuar rreth 474.7 milionë lekë, ose afërsisht 4.8 milionë euro, për ndërhyrje në sinjalistikën dhe pajisjet e sigurisë rrugore në veri, jug dhe në rajonin Qendër-Lindje.
Procedurat mbulojnë përmirësimin e sinjalistikës horizontale dhe vertikale, vendosjen ose zëvendësimin e barrierave mbrojtëse, ndriçimin e kryqëzimeve dhe riparimin e fugave të urave në disa prej akseve kryesore të rrjetit kombëtar.
Fondi më i madh është parashikuar për Rajonin Jugor, Loti 3, me 187.46 milionë lekë. Një vlerë e ngjashme, prej 187.44 milionë lekësh, është caktuar për Rajonin Verior, Loti 1, ndërsa tenderi për Rajonin Qendër-Lindje, Loti 4, ka fond limit 99.84 milionë lekë. Sipas raporteve teknike, akset janë përzgjedhur pas inspektimeve në terren dhe vlerësimit të fluksit të trafikut, rëndësisë në rrjet, lidhjeve me pikat kufitare dhe nevojës për ndërhyrje në elementet ekzistuese të sigurisë.
Akset në Veri
Në veri, projekti përfshin Bypass-in e Shkodrës, aksin Vau i Dejës–Pukë–Kthesa e Hadrojit, segmentin Kthesa e Hadrojit–Fushë-Arrëz–Kalimash, si dhe rrugët Klos–Qafë Buall dhe Ura e Cerenecit–Maqellarë. Gjatësia e segmenteve të listuara në raport shkon nga 8.16 kilometra në Bypass-in e Shkodrës deri në 62.7 kilometra në aksin Kthesa e Hadrojit–Fushë-Arrëz–Kalimash.
Loti verior përfshin gjithashtu ndriçimin e kryqëzimit të Komanit në segmentin Shkodër–Pukë dhe të kryqëzimit Aliaj në aksin Shkodër–Hani i Hotit. Riparime të fugave të urave janë parashikuar në segmentet Milot–Lezhë, Lezhë–Shkodër, Shkodër–Hani i Hotit dhe Shkodër–Velipojë.
Akset ne Jug
Në jug, ndërhyrjet janë përqendruar në autostradën Mbrostar–Levan, pjesë e A2, me gjatësi 22.3 kilometra, dhe në aksin Mallakastër–Tepelenë–Dogana Kakavijë, pjesë e SH4, me gjatësi 85.8 kilometra.
Raporti parashikon ndriçim në kryqëzimet e rrezikshme përgjatë segmentit Mallakastër–Dogana Kakavijë, si dhe riparimin e fugave të urave në aksin Vlorë–Levan. Segmenti Mbrostar–Levan përshkruhet si një rrugë interurbane kryesore me nga dy korsi për çdo drejtim dhe me rol lidhës për zonat me aktivitet ekonomik dhe qarkullimin drejt Tiranës.
Akset në Qendër-Lindje
Në Rajonin Qendër-Lindje, punimet do të shtrihen në segmentet Urakë–Golik i Poshtëm, Unaza Librazhd–Zgosht, Drizë–Kanioni i Holtës, Kryqëzimi i Podgories–Kryqëzimi i Liqenasit, Kryqëzimi Libonik–Ura në Maliq dhe Kryqëzimi i Gështenjasit në aksin Pogradec–Korçë.
Ndriçim është planifikuar në një seri kryqëzimesh, mes tyre Urakë–Golik, Podgorie–Liqenas, Boboshticë–Qatrom, Gështenjas, Qafë Plloçë, Korçë–Voskop, Leminot dhe Unaza e Ersekës. Dokumenti përfshin edhe riparimin e fugave të urës në Çërravë, Korçë.
Raportet teknike evidentojnë si problematika kryesore mungesën e retroreflektimit gjatë natës, dëmtimet, vandalizmin, shkatërrimin dhe vjetërsinë e sinjaleve rrugore. Ndërhyrjet nuk kufizohen vetëm në rifreskimin e vijëzimeve dhe tabelave ekzistuese. Projektet parashikojnë edhe shtimin e elementeve që mungojnë, zëvendësimin e pajisjeve të dëmtuara dhe vendosjen e sistemeve të reja të kufizimit rrugor. Në këto sisteme përfshihen barriera prej çeliku dhe betoni, amortizatorë goditjeje, terminale, barriera të lëvizshme dhe parmakë metalikë për këmbësorët./ Monitor
Gazetari Artan Hoxha është shprehur mbrëmjen e sotme se me...
Pas fjalimeve para Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur...
Gazetari Armand Shkullaku ka folur mbrëmjen e sotme lidhur...
Analisti dhe gazetari Andi Bushati ka folur mbrëmjen e sot...
Nesër në Bruksel do të mbahet konferenca ndërqeveritare S...
Protestuesit vijojnë me fjalimet para Kryeministrisë dhe t...
Deputetja Marjana Koçeku ka takuar eurodeputeten franceze ...
Protestuesit janë larguar nga sheshi “Skënderbej” dhe kanë...
Alban Dokushi, krahu i djathtë dhe njeriu i besuar i kryeb...
Qyetarët janë mbledhur në sheshin “Skënderbej” për protest...
Një vatër e madhe zjarri ka përfshirë pasditen e kësaj të ...
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka ndarë...
Në GJKKO është zhvilluar sot seanca për vrasjen e Sant...
Gjykata e Posaçme i ka kthyer Prokurorisë së Posaçme për h...
Qeveria synon të rrisë transparencën mbi kontratat e konce...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, po merr pjes...
Ditën e sotme mbahet protesta e 44-t qytetare kundër qever...
Deputeti i Partisë Socialiste ka ironizuar Partinë Demokra...
Prej ditësh, një grup po kryen një akt terrorist mbi bizne...
Ilir Selmanaj, i akuzuari për vrasjen e ish-policit Santia...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...