
Dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi, ka folur lidhur me shkeljet e bëra nga kompanitë e "call center"-ave dhe ku në burg sipas tij shkuan "kokat e turkut".
Në një postim në rrjetet sociale, Malltezi shkruan se Armandi e Olsi vodhën 2 miliardë e 400 milionë euro, por asnjë nga 16 kompanitë e "call center"-ave të tyre nuk iu prek asnjë qime floku pasi në burg u dërguan ca "koka turku".
Më poshtë gjeni reagimin e plotë të Jamarbër Malltezit:
Histori e vërtetë me dreqtësinë fringo të re. Armandi e Olsi vodhën 2 miliardë e 400 milion euro por asnjë nga 16 kompanitë e call centerave të tyre nuk iu prek asnjë qime floku pasi në burg u dërguan ca koka turku. Prokurorin gjerman e çuan tek një call center pa lidhje me Armandin dhe Olsin dhe aty bllokuan gjithë stafin qe ishte në turn.
Asnjë prej tyre nuk fliste Gjermanisht dhe këtë e shkruajti qartë prokurori gjerman. Pastaj i shoqëruan të 75 personat në Polici. Aty bazuar në kriterin "kush na duket si fytyrë e keqe" zgjodhën 17 veta dhe i çuan në burg. I akuzuan për Grup të Strukturuar Kriminal qe kishin mashtruar Gjermanët dhe Spanjollët ndonëse asnjëri nuk fliste asnjë nga këto gjuhë. 17 persona në burg por as policia as prokuroria nuk kish sqaruar se çfarë roli kishin përveç dëshirës që të bënin ca koka turku për të shmangur përgjegjësit e vërtetë.
Gjyqtar/notere Irena Gjoka i caktoi 60 ditë paraburgim por ndonëse e ka detyrim ligjor t'a nxjerrë vendimin brenda 2 ditësh, ua vonoi për 75 ditë! Ndaj i iku afati 60 ditor dhe vijuan në burg edhe për disa muaj të tjerë. Prokurorëve Gjermanë dhe Spanjollë ju treguan se e luftojnë seriozisht krimin, se arrestojnë 17 veta (për të mbrojt Olsin e Armandin), veçse prokurori gjerman iku pa e kthyer kokën pas, ndërsa spanjollët dërguan letër porosi për të paktën 3 persona të lidhur direkt me Olsin e jo koka turku.
Ata qërratallarët prodhuan ca koka turku për të gënjyer të huajt dhe për të prodhuar ca statistika për të qenë në rregull se kinse po luftojnë krimin, por realiteti është kjo histori e vërtetë dhe e dhimbshme. Një i ri që bëri 8 muaj burg të padrejtë i solli njoftimin gjyqtares "Po shoh 10 oferta pune për operator në call-center. Asnjë nuk thotë për pjesëtar të grupit të strukturuar kriminal siç po akuzohem. Cilën ofertë pune duhet të pranoj? Cila është për operator call-center e cila për kriminel?" E përzunë nga gjykata pa përgjigje e pa asnjë ndjesë./ CNA
Kandidati që fitoi zgjedhjet për kryetar bashkie në Hi...
Këto janë pamjet mahitëse që vijnë sot nga Dardha, Pis...
Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar lidhur me situatën në te...
Në të gjitha akset e vendit qarkullimi është i hapur d...
Katër vite më parë mëngjesi i 26 nëntorit të 2019, nuk...
Tre persona kanë rënë në prangat e policisë dhe 6 të tjerë...
Shqipëria ka shënuar një tjetër hap shumë të rëndësish...
Pas bllokimit të një nate më parë për shkak të reshjev...
Ish-drejtuesi i Lartë i Policisë së Shtetit, Krenar Ah...
Një kirurg 40-vjeçar me origjinë shqiptare është dënua...
Një 62-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Prrenja...
Një ditë më parë vendi u përfshi nga reshje shiu në zo...
Efektivi i forcave “Shqiponja” në Vlorë, Everest Muçaj, ka...
Policia ka evakuar në Qafë Murrizë të gjithë pasagjerët q...
Kjo fundjavë është shoqeruar me reshje shiu në shumë vende...
Julian Deda ka bërë një dedikim të ndjerë për të atin e ti...
Juglindja është pushtuar nga dëbora që prej orëve të p...
Policia Rrugore e Dibrës i'u ka dhënë ndihmë dy fëmijë...
Të dhëna të reja që mund të hedhin dritë mbi një ndër ...
Për shkak të reshjeve të shumta që kanë rënë situata ësht...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...