
Kandidati që fitoi zgjedhjet për kryetar bashkie në Himarë, Fredi Beleri, ka reaguar lidhur me mbajtjen e tij në burg.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Beleri shkruan se Edi Rama, për të disatën herë në shtatë muajt e fundit, me ndërhyrjet e tij politike dirigjon drejtësinë shqiptare.
Ai thotë se Gjykata ende nuk ka vendosur për rrethanat reale të arrestimit të tij, ndërsa ka paraqitur ankesë në gjykatë lidhur me arrestin në flagrancë, ankesë e cila ende nuk është shqyrtuar nga gjykata kompetente.
Sipas tij është Rama ai, i cili imponon gjykatën që të ndalojë betimin e tij.
Postimi i plotë:
Deklaratë e Fredi Belerit: Prezumimi i pafajësisë dhe Edi Rama
Kryeministri shqiptar Edi Rama, për të disatën herë në shtatë muajt e fundit, me ndërhyrjet e tij politike dirigjon drejtësinë shqiptare.
Në mënyrë të pavërtetë, deklaron se jam arrestuar në flagrancë për shitblerje votash. Gjykata ende nuk ka vendosur për rrethanat reale të arrestimit tim, ndërsa unë vetë kam paraqitur ankesë në gjykatë lidhur me arrestin në flagrancë, ankesë e cila ende nuk është shqyrtuar nga gjykata kompetente. Nga ana tjetër, z. Rama udhëzon gjyqtarët dhe deklaron se ka qenë në kushtet e flagrancës!
Pyes veten nëse e ka parë ose jo videon e arrestimit tim, e kapur rastësisht nga kamera e një restoranti në shëtitoren e Himarës? A e pa që unë po bisedoja me avokatin dhe kushëririn tim?
Ndërhyrja e z. Rama është shkelje e prezumimit të pafajësisë, siç qartësisht përcaktohet në nenin 6 par.2 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Le ta kuptojë që derisa të provohet nëse jam ose jo fajtor, prezumohem i pafajshëm.
Këtë herë, Edi Rama nuk nguron të ndërhyjë edhe në çështjen e betimit tim, çështje e cila pritet të shqyrtohet. Deklaron fjalë për fjalë, duke iu referuar personit tim: “Ai nuk mund të betohet, pasi ligji ynë është shumë i qartë për kushtet në të cilat kryhet betimi”.
Deri më tani na trumbetonte se është drejtësia ajo që do të vendosë dhe se ai vetë nuk dëshiron të ndikojë në vendimin e gjykatës. Duke qenë se tani e sheh që seanca lidhur me shqyrtimin e kërkesës sime për kryerjen e betimit do të zhvillohet më 4 dhjetor 2023, po ndryshon taktikë. Ai i urdhëron gjyqtarët të shqyrtojnë kushtet në të cilat kryhet betimi dhe paragjykon vendimmarrjen e tyre. Në këtë mënyrë, imponon gjykatën që të më ndalojë të betohem.
Le të tregojë vetëpërmbajtje, siç i takon për postin që mban. Në fund të fundit është kryeministër! Le të sillet si i tillë!ALFRED DHIONISIOS BELERI KRYETAR I ZGJEDHUR I BASHKISË HIMARË/ CNA
Këto janë pamjet mahitëse që vijnë sot nga Dardha, Pis...
Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar lidhur me situatën në te...
Në të gjitha akset e vendit qarkullimi është i hapur d...
Katër vite më parë mëngjesi i 26 nëntorit të 2019, nuk...
Tre persona kanë rënë në prangat e policisë dhe 6 të tjerë...
Shqipëria ka shënuar një tjetër hap shumë të rëndësish...
Pas bllokimit të një nate më parë për shkak të reshjev...
Ish-drejtuesi i Lartë i Policisë së Shtetit, Krenar Ah...
Një kirurg 40-vjeçar me origjinë shqiptare është dënua...
Një 62-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Prrenja...
Një ditë më parë vendi u përfshi nga reshje shiu në zo...
Efektivi i forcave “Shqiponja” në Vlorë, Everest Muçaj, ka...
Policia ka evakuar në Qafë Murrizë të gjithë pasagjerët q...
Kjo fundjavë është shoqeruar me reshje shiu në shumë vende...
Julian Deda ka bërë një dedikim të ndjerë për të atin e ti...
Juglindja është pushtuar nga dëbora që prej orëve të p...
Policia Rrugore e Dibrës i'u ka dhënë ndihmë dy fëmijë...
Të dhëna të reja që mund të hedhin dritë mbi një ndër ...
Për shkak të reshjeve të shumta që kanë rënë situata ësht...
Ish-kryeministri Sali Berisha në bashkëbisedim me qyte...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...