EKSKLUZIVE/ Ja kandidatët për postin e nëndrejtorit në Policinë e Shtetit
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar lidhur me situatën në terren pas reshjeve të dendura të shiut dhe borës që ranë në vend.
Në qarkun e Kukësit:
Trashësia e borës në zonat e thella malore ka kaluar mbi 20 cm, por rrugët nacionale kanë qenë të qarkullueshme me zinxhirë. Nga subjektet kontraktore është punuar gjatë gjithë kohës për pastrimin, kriposjen dhe mbajtjen funksionale të rrugëve që kanë kontratë.
Në disa rrugë në zona të thella rekomandohet lëvizja me zinxhirë. Furnizimi me energji elektrike është normal në të gjithë territorin e Qarkut Kukës, përveç njësive administrative Shishtavec, Topojan, Zapod, Malzi, Kolsh, Surroj, Ujmisht, Bushtricë, Grykë-Çajë, Kalis dhe Arrën, Bashkia Kukës; njësive administrative Golaj dhe Gjinaj, bashkia Has; njësive administrative Tropojë e Vjetër, Bytyç dhe Llugaj, bashkia Tropojë.
Në qarkun e Shkodrës:
Reshjet e borës të rëna në zonat malore të bashkisë së Shkodrës, Malësi e Madhe dhe Fushë-Arrëz kanë bërë që në disa akse të kalohet me vështirësi dhe me zinxhirë për shkak të prezencës së dëborës dhe ngricave. Të hapura janë akset Kir-Shosh në Malin e Shoshit, ku ka pasur një trashësi të dëborës rreth 30 cm. Po ashtu është hapur me shpejtësi edhe aksi rugor Bogë-Theth, ku kanë vijuar punën mjetet borëpastruese.
Në qarkun e Dibrës:
Sasia e reshjeve të borës ka qenë më e madhe. Është arritur të zhbllokohet pas një pune të palodhshme nga forcat në terren Rruga e Arbrit, bypassi-Qafë Murrizë, e cila ditën e djeshme u bllokua për shkak të reshjeve të dendura të dëborës.
Gjithashtu të kalueshme janë dhe akset rrugore Peshkopi-Maqellarë-Bulqizë; Bulqizë-Ura Vashës-Klos; Klos-Burrel-Ulëz.
Po punohet nga grupet në terren në disa akse të zonave të thella të qarkut, për kthimin në normalitet të rrugëve, por edhe të energjisë elektrike, por për shkak të pranisë së akullit ndërhyrja bëhet më e vështirë.
Në qarkun e Lezhës:
Ka pasur reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar si dhe dhe erë të fortë deri 35 km/orë. Në lartësitë mbi 500 m kanë rënë reshje dëbore, ku trashësia ka arritur deri 10 cm në njësinë administrative Fan, Bashkia Mirditë. Sasia e reshjeve të rëna ka qenë 40 mm. Akset rrugore kanë qenë të kalueshme dhe pa probleme.
Grupet po vijojnë monitorimin e situatës në ato zona kryesisht malore për rikthimin e energjisë elektrike dhe pastrimin e akseve rrugore.
Në qarkun e Durrësit:
Në njësinë administrative Cudhi ka pasur prezencë bore dhe erë të fortë, por është ndërhyrë me mjete borëpastruese. Aksi rrugor Krujë-Qafështamë është i kalueshëm, por të gjithë drejtuesit duhet të ndjekin rregullat e parashikuara për qarkullimin në motin me dëborë. Të gjitha akset rrugore në Bashkinë Durrës, Shijak dhe pjesa fushore e Bashkisë Krujë, kanë qenë të kalueshme pa problem.
Reshje periodike shiu ka pasur edhe në qarkun e Elbasanit. Kjo ka shkaktuar fryrje të Përroit të Zaranikës, por pa rrezik për dalje nga shtrati. Në akset rrugore Elbasan-Qafë Thanë, Gramsh-Moglicë, Elbasan-Gjinar, Librazhd-Steblevë ka pasur prani inertesh që janë pastruar vazhdimisht nga firmat kontraktuese. Nuk ka pasur asnjë ndërprerje të qarkullimit të automjeteve në të gjithë qarkun.
Në qarkun e Korçës:
Reshjet e borës filluan në orët e mbrëmjes së djeshme, por më pas intensiteti i tyre ka rënë. Reshjet janë shoqëruar dhe me erë të fortë. Trashësia e dëborës ka arritur 5-10 cm. Ka pasur lëvizje të shtuar të automjeteve në rrugën turistike Boboshticë-Dardhë, ku dhe është përqendruar vëmendja e Drejtorisë Qendër-Lindje, subjektit përkatës dhe strukturave të policisë.
Nga era e fortë ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike në Bashkinë Pogradec, Devoll dhe Maliq, por grupet e punës së OSHEE janë në terren, për të rivendosur lidhjet.
Nga të gjitha qarqet e tjera të vendit nuk janë raportuar probleme nga kushtet e motit.
Ministria e Mbrojtjes, Agjencia e Mbrojtjes Civile u bëjnë thirrje qytetarëve të kufizojnë lëvizjet në zonat ku ka prani akulli dhe të qarkullojnë të pajisur me goma dimërore e zinxhirë, sipas udhëzimeve të autoriteteve./ CNA
Në të gjitha akset e vendit qarkullimi është i hapur d...
Katër vite më parë mëngjesi i 26 nëntorit të 2019, nuk...
Tre persona kanë rënë në prangat e policisë dhe 6 të tjerë...
Shqipëria ka shënuar një tjetër hap shumë të rëndësish...
Pas bllokimit të një nate më parë për shkak të reshjev...
Ish-drejtuesi i Lartë i Policisë së Shtetit, Krenar Ah...
Një kirurg 40-vjeçar me origjinë shqiptare është dënua...
Një 62-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Prrenja...
Një ditë më parë vendi u përfshi nga reshje shiu në zo...
Efektivi i forcave “Shqiponja” në Vlorë, Everest Muçaj, ka...
Policia ka evakuar në Qafë Murrizë të gjithë pasagjerët q...
Kjo fundjavë është shoqeruar me reshje shiu në shumë vende...
Julian Deda ka bërë një dedikim të ndjerë për të atin e ti...
Juglindja është pushtuar nga dëbora që prej orëve të p...
Policia Rrugore e Dibrës i'u ka dhënë ndihmë dy fëmijë...
Të dhëna të reja që mund të hedhin dritë mbi një ndër ...
Për shkak të reshjeve të shumta që kanë rënë situata ësht...
Ish-kryeministri Sali Berisha në bashkëbisedim me qyte...
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Ball...
Ish-kryeministri Sali Berisha në bashkëbisedim me qyte...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...