web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Drejtësi statistikash”/ Jamarbër Malltezi ndan historinë e Landit në burgun "313": I divorcuar, i varfër, me një vajzë

22 Nëntor 2023, 16:01, Aktualitet CNA
“Drejtësi statistikash”/ Jamarbër Malltezi ndan
Jamarbër Malltezi

Dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi, ka ndarë në rrjetet sociale historinë e Landit, një të burgosuri në burgun "313" në Tiranë.

Malltezi tregon se Landi u fut në burg si pjesë e një grupi kriminal për shpërndarjen e lëndëve narkotike, edhe pse nuk njeh asnjërin nga 50 të arrestuarit.

Ai tregon se Landi është një i varfër, baba i një vajze 6-vjeçare i cili pret drejtësi dhe sytë i mbushen me lot kur flet për vajzën.

Por sipas Malltezit kjo drejtësia e re qenka goxha e shtrenjtë, e fokusuar me shumë te statistikat sesa te faktet, dhe që e ka mbajtur 21 muaj në paraburgim pa filluar ende seancat.

Historia e plotë e publikuar nga Malltezi: 

Landi nga nje fshat i Tepelenes perballe “Drejtesise se Re”

Landi ishte një njeri i mirë dhe punëtor tek qendra e paraburgimit 313. Kishte 21 muaj në burg dhe nuk dinte ende se sa muaj apo vite të tjera do e mbanin në burg. Ndihmonte ndonjë t’i sillnin racionin e ushqimit në emër të tij meqë nuk kish njerëz që ta vizitonin nga Tepelena. Landi ish nga një fshat i Tepelenës dhe jetonte në kushte të vështira. Gruaja e kish lënë dhe rriste vajzën e tij 4 vjecare me mundim e skamje. Deri një ditë kur në shtëpinë e tij i erdhi një furgon me policë dhe e arrestuan si pjesë e grupit të strukturuar kriminal me nja 50 veta për kanabis.

Landi thotë se ai që erdhi e arrestoi ishte shefi i krimeve që njihej në gjithë Tepelenën si rojtari më i madh i gjithë parcelave të hashashit në kohën 2016-2017. E morën se gjoja do firmoste një shkresë dhe e sollën direkt në Tiranë a thua se ishte krimineli më i madh i hashashit në Shqipëri. Ju tha policëve që kish vajzën 4 vjecare për të cilën nuk kish kush të përkujdesej se gruaja e kish lënë dhe i ftoi në shtëpi policët të shihnin kushtet mjerane por e morën se “i dimë ne ato punë”. Landi thosh se mendonte se e gjitha ishte një keqkuptim dhe se kur të shihte prokurori se nuk njihte asnjë dhe nuk kish lidhje me trafiqet do e lironte brenda 2 ditësh të kthehej në shtëpi ku e priste vajza e vogël që mbeti me gjyshërit. Por prokurori i bëri mbi 50 persona si grup i strukturuar kriminal se i duheshin sa me shumë për efekt statistike, packa se shumica as nuk njiheshin me njëri-tjetrin. Më kujtuan historinë e atij qe e akuzonin se ishte pjesë e grupit armiqësor të Teme Sejkos dhe i ngrati iu përgjigj “po ju lutem me thoni nëse Temja është grua apo burrë”.

Kështu Landi njohu ne paraburgim shumë prej atyre që i kish rënë për hise t’i kish në grupin e strukturuar kriminal. Landi i varfër nuk kish para të paguante avokat ndaj gjyqtarja e shkarkuar për korrupsion Irena Gjoka i caktoi një akovat nga shteti nga ato që i gjen ajo. Irena Gjoka si notere e prokurorit i la në burg të gjithë dhe për shumë javë as nuk ju zbardhi vendimin ndonëse sipas ligjit duhej t’a zbardhte për 2 ditë që të mund t’a ankimonin. Avokati i Landit – i caktuar nga Irena – natyrisht që nuk e çoi në gjyq të kërkonte shuarjen e masës për paligjshmerinë e Irenës që i duket vetja mbi ligjin se helbete I kanë thënë se është kryetare e gjykatës së drejtësisë së re.

Landi beson se kjo cështje ishte stisur për të fshehur kokat e vërteta të trafikut duke bërë disa koka turku vetëm për statistikë. Prokurori i SPAK ende nuk ka sqaruar se cilët janë saktësisht pjesëtarët e grupit të struktutuar dhe rolet e secilit në këtë histori. Kjo kërkohet sipas ligjit por drejtësia e re e ka ligjin një teknikalitet të parëndësishëm. Ajo që është edhe më e rëndë është që 7 gjyqtare të GJKKO kanë dhënë dorëheqje nga kjo cështje kaq pa fakte. Mbetur pa gjykatës, tani po marrin gjykatës nga rrethet për të qene pjesë e gjykimit gjë për të cilin Landi mendon se është e kundraligjshme. Ai mendon se kur prokurorët e SPAK I bëjnë presion e I përdorin për notere gjyqtarët e GJKKO, këta gjyqtarët e rretheve I kërcënojnë edhe më lehte. Landi ende nuk ka një akuzë të sqaruar se cfarë roli paska luajtur në grupin hipotetik që ka bërë miljona euro drogë, por që Landi nuk kish para as për të paguar avokatin e vet dhe punonte në burg. Ndërkaq vajza i është bërë 6 vjec dhe mezi pret të flasë në telefon, ndërsa i ati nuk i thotë dot as në cfarë fazë është gjyqi.

Landi pret drejtësi dhe sytë i mbushen me lot kur flet për vajzën. Por kjo drejtësia e re qenka goxha e shtrenjtë, e fokusuar me shumë tek statistikat sesa tek faktet, dhe që e ka mbajtur 21 muaj në paraburgim pa filluar ende seancat. Dhe Landi ndihet si personazhi I Kafkës që pret tek Porta e Ligjit. Dhe dëgjon në lajme se Drejtësia e re po vepron dhe se është sukses i madh. Vec Landi dhe vajza e tij 6 vjecare nuk kuptojnë sukses për kë./ CNA





Lajmet e fundit nga