LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

70% e të rinjve nuk shohin emisione politike

11 Nëntor 2022, 21:02, Aktualitet CNA
70% e të rinjve nuk shohin emisione politike
Sondazh, Euronews

Të rinjtë shqiptarë janë të pa interesuar për politikën. Të pyetur nga Barometri në Euronews Albania, 70.5% e personave që nuk shohin asnjëherë emisione politike janë të grupmoshës 18-24 vjeç.

54.2% e atyre që nuk ndjekin emisione politike janë të grupmoshës 25-34 vjeç, 38.9% janë të grupmoshës 35-44 vjeç; 20.2% janë 45-54 vjeç; 18.1% janë 55-64 vjeç dhe vetëm 13.1% janë 65-75 vjeç.

Po ashtu, grupmosha 18-24 vjeç zë vetëm 2.7% tek ata që shohin çdo ditë emisione politike dhe 4.2% zë grupmosha 25-34 vjeç. Ndërkohë, grupmosha që mbizotëron tek ata që shikojnë emisione politike çdo ditë është 55-64 vjeç me 25%.

Ndërsa vetëm 10% e të rinjve bëjnë pjesë tek ata që shikojnë emisione politike disa herë në javë.

Por ajo që tërheq më shumë vëmendjen është se kur i pyesim nëse përdorin rrjetet sociale për t’u informuar rreth politikës, 61% e shqiptarëve përgjigjen që nuk i kanë përdorur asnjëherë.

Gjetjet janë të Barometrit në Euronews Albania, realizuar gjatë periudhës 28 tetor-7 nëntor 2022, kryer nga MRB dhe Data Centrum, në nivel kombëtar me 1000 intervista ballë për ballë./ Euronews

 

Lajmet e fundit nga