LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gara për drejtor i Teatrit të Operas dhe Baletit/ Arben Skënderi shpall kandidaturën

21 Prill 2022, 11:27, Kulturë CNA
Gara për drejtor i Teatrit të Operas dhe Baletit/ Arben Skënderi

Artisti dhe vilonisti i njohur, Arben Skënderi ka shpallur kandidaturën, pas hapjes së garës për drejtor të Teatrit të Operas dhe Baletit.

Në një postim në faqen e tij në rrjetet sociale, Skënderi shkruan se ?vi me këtë kandidaturë me motivacionin dhe vullnetin për të çuar më tej frymën e vizionit personal mbi artin dhe kulturën në Shqipëri, por edhe për t?i dhënë vazhdimësi trashëgimisë sime familjare, që shumë herët kanë qënë ndër kontribuesit e parë dhe të denjë të këtij rrugëtimi në këtë vend.?

Postimi i plotë:

Të dashur miq,

Pas hapjes së garës për drejtor të Teatrit të Operas dhe Baletit, vendosa të hedh kandidaturën time.

Pardje kam dorëzuar dosjen me dokumentat e nevojshme, së bashku me platformën e propozuar, pranë Ministrisë së Kulturës.

Ndiej detyrim profesional, social dhe moral të jem pjesë e kësaj gare dhe të aderoj për këtë pozicion drejtues, si një mundësi për të dhënë kontributin tim si artist, por jo vetëm.

Me një përvojë artistike, menaxheriale dhe organizative prej më shume se 25 vitesh, si në France ku kaq qënë themelues dhe organizaor i disa festivaleve, ashtu edhe në struktura të ngjashme kulturore, mendoj se ka ardhur koha të jem pjesë e një strukture komplekse dhe me rëndësi të madhe social-kulturore sic është Teatri i Operas dhe Baletit.

I liçensuar per vite me rradhe nga Ministria Franceze e kulturës si menxher arti, kam zhvilluar një numër të madh aktivitete të rëndësishme artistike dhe kulturore në fushën e muzikës klasike si në Francë, ku shtrihet dhe pjesa më e madhe e karrierës sime, por edhe në Shqipëri ku prej disa vitesh kam themeluar disa struktura arsimore dhe kulturore, si dhe kam qënë maksimalisht i angazhuar në çështjet artit dhe kulturës, politikbërjes madje dhe në krah të mbrojtjes se mjedisit artistik e kulturor…!

Krahas këtij historiku artistik dhe kulturor, vij me këtë kandidaturë me motivacionin dhe vullnetin për të çuar më tej frymën e vizionit personal mbi artin dhe kulturën në Shqipëri, por edhe për t?i dhënë vazhdimësi trashëgimisë sime familjare, që shumë herët kanë qënë ndër kontribuesit e parë dhe të denjë të këtij rrugëtimi në këtë vend.

E shoh të udhës të jem pjesë e një dinamike të tillë, duke qënë i bindur se gjerat me vlerë bëhen jo duke përqëndruar vëmendjen te kontributi i një personi të vetëm, por te bashkimi i mendjeve dhe ideve të sejcilit prej nesh që mendon se e ardhmja e institucioneve dhe praktikave kulturore, duhet ruajtur e çuar me tej, si emblema e identitetit tone, ku vetë artistët duhet te jenë ?lokomotiva? e ketij zhvillimi.

Ndaj te dashur miq, jo vetem që mirëpres mbështetjen nëpërmjet sugjerimeve, udhëzimeve dhe veprimeve tuaja, por kërkoj që gjithësecili e mbi të gjithë vetë artistët e Teatrit të Operës, që kanë dëshirën, mundësinë dhe vullnetin, të kontribuojnë për të bërë më të mirën për institucionin si dhe për artin e kulturën në vendin e tyre, të më kontaktojnë pa hezitim dhe së bashku miqësisht dhe modestish të shtrojmë udhën e duhur pa humbur kohë…

Secili prej jush ka vlerë të pashoqë për të vendosur sot një tullë për artin e së nesermes, me modestinë më të madhe, të mund të hedhim hapa me vlerë duke respektuar kontributin e sejcilit.

Miqësisht

Arben Skenderi/CNA.al

Lajmet e fundit nga