Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Nga Sergei Guriev ?Financial Times?
Fakti që Vladimir Putin e pushtoi Ukrainën me një kosto të madhe ekonomike për Rusinë, nuk do të thotë se ekonomia nuk ka rëndësi për të. Përkundrazi, ecuria e dobët ekonomike kohët e fundit, luajti një rol kyç në vendimin e tij.
Duke qenë se ai nuk mund të garantonte më rritje të të ardhurave për rusët, ose të paktën t?i bindte këta të fundit se ekonomia po ecën më mirë se sa mund të ishte në rrethana të tjera, ai u përpoq të riprodhonte skenarin e Krimesë së vitit 2014. Ai mund të kishte funksionuar, por këtë herë llogaritë ishin të gabuara.
Sulmi i Putinit u ka shkaktuar ukrainasve shkatërrim material dhe tragjedi njerëzore. Porlufta e ka shkatërruar edhe ekonominë e Rusisë. Në vitin 2022, Produkti i Brendshëm Bruto i Rusisë do të bjerë me të paktën 11 për qind, rënia më e madhe që nga fillimi i viteve 1990. Po pse e nisi Putin këtë luftë? Politologu politik Adam Przevorski shkroi dikur se ekuilibri i një regjimi autoritar mbështetet në prosperitetin ekonomik, gënjeshtrat ose frikën.
Ashtu si shumica e ?diktatorëve të propagandës ose PR? të shekullit XXI-të, edhe Putin e shmangu në fillim taktikën e frikësimit. Në dekadën e tij të parë në krye të Rusisë, vendi përjetoi një periudhë të rritjes së shpejtë ekonomike, të nxitur nga rritja e çmimeve të naftës dhe reformat ekonomike të viteve 1990 dhe fillimit të viteve 2000.
Ky zhvillim i solli atij një popullaritet të vërtetë. Megjithatë, teksa centralizimi i pushtetit nga Putin promovoi korrupsionin dhe mbyti konkurrencën, modeli i tij ekonomik e humbi fuqinë që shfaqi në fillim. Pas rimëkëmbjes nga kriza financiare globale, rritja e PBB-së ruse u ngadalësua në thuajse zero.
Ndërsa të ardhurat ndaluan së rrituri, popullariteti i Putinit ra ndjeshëm. Sipas Qendrës së pavarur të sondazheve Levada, pëlqyeshmëria ndaj Putinit ra nga kulmi prej 88 për qind në shtatorin e vitit 2008, në nivelin më të ulët në fundin e vitit 2013.
Putin vendosi të trajtojë një problem ekonomik me një zgjidhje joekonomike. Aneksimi i Krimesë në vitin 2014 e rriti popullaritetin e tij, ndoshta përtej pritshmërive që ai kishte. Sondazhet e Levada Center treguan se mbështetja për Putini arriti deri në 88 për qind vetëm në disa muaj.
Megjithatë, efekti ?Krime? u zbeh. Duke qenë se modeli i qeverisjes së Putinit është i papajtueshëm me rritjen ekonomike, ekonomia e Rusisë vazhdoi të ngecë. Me gjithë premtimet e përsëritura për reforma, investimet nuk u shtuan, kapitali vazhdoi të largohej nga vendi, dhe Rusia vazhdoi të mbetej shumë prapa vendeve të zhvilluara.
Modeli i korruptuar i Putinit i mbronte miqtë e tij në kurriz të rusëve të zakonshëm. Në vitin 2019, PBB-ja e Rusisë ishte vetëm 6 për qind mbi nivelin e saj para aneksimit të Krimesë, por të ardhurat reale të familjeve ruse ishin 7 për qind nën nivelin e tyre që prej vitit 2013.
Më pas Putin iu drejtua shtyllës së dytë të autoritarizmit që përmend Przevorskit: gënjeshtrave. Qeveria ruse e forcoi censurën dhe propagandën. Putin u përpoq që t?i bindte rusët se pavarësisht rënies, standardet e tyre të jetesës, mbeteshin më të mira sesa çdo alternativë tjetër e mundshme.
Por kjo narrativë u bë gjithnjë e më e vështirë për t?iu shitur rusëve të rinj, të cilët e shmangën propagandën dhe anashkaluan censurën përmes mediave sociale. Në prillin e vitit 2020, popullariteti i Putinit ra në 59 për qind, shkalla më e ulët ndonjëherë.
Ai u kundërpërgjigj duke helmuar dhe burgosur liderin e opozitës Aleksei Navalni, duke goditur median e pavarur, dhe duke e ndaluar grupin e të drejtave të njeriut ?Memorial?.
Por as këto veprime nuk e frenuar rënien e entuziazmit ndaj sundimit të tij.
Duke i mbaruar opsionet që kishte në dispozicion, Putini iu kthye ?recetës? së tij të vitit 2014 Ai shpresonte se një luftë e shkurtër fitimtare do ta rriste sërish popullaritetin e tij, pavarësisht mungesës së suksesit ekonomik. Por këtë herë bëri një llogaritje shumë të gabuar.
Ai e mbivlerësoi forcën e tij ushtarake, e nënvlerësoi guximin dhe vullnetin e ukrainasve për të mbrojtur vendin e tyre, dhe nuk priste një unitet dhe vendosmëri kaq të madhe në reagimin e Perëndimit. Diktatorët janë të prirur të bëjnë gabime të tilla, dhe sidomos ata që ashtu si Putin, i eliminojnë kritikët, i shtypin mediat e pavarura dhe e mbysin debatin e lirë brenda dhe jashtë sistemit.
I rrethuar nga servilë, Putini ishte i detyruar që të bëhej një udhëheqës me një vetëbesim të tepruar, dhe të niste një luftë, e cila nuk ishte as e shkurtër dhe të paktën deri tani as fitimtare.
Pasojat e sulmit të Putinit ndaj Ukrainës janë katastrofike për ekonominë dhe vdekjeprurëse për politikën ruse. Para luftës, ai ishte një diktator që sundonte përmes propagandës, duke u shtirur si demokrat, dhe duke u mbështetur tek paratë e oligarkëve dhe manipulimi i informacionit.
Por pasi e pa se viti 2022 nuk është 2014-a, ai kaloi në skenarin e tretë të Przevorskit: frikën. Një javë pas fillimit të luftës, ai mbylli edhe ato pak media të pavarura që kishin mbetur dhe vendosi zyrtarisht censurën e kohës së luftës.
Duke kopjuar Adolf Hitlerin, ai i etiketon tani protestuesit kundër luftës si ?tradhtarë të kombit? dhe kërcënon se ?do t?i shtypë si mushkonja?. Regjimi i Putinit e ka përfunduar shndërrimin e tij nga një diktaturë e propagandës e shekullit XXI në një diktaturë të shekullit XX-të të bazuar tek frika. Mjerisht, e tillë do të jetë Rusia derisa ai të largohet nga pushteti.
Shënim:Sergei Guriev, profesor i ekonomisë në universitetin Sciences Po në Paris, Francë.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Nga Vladimir Kara-Murza “Washington Post”Sofia Kalistratova,...
Nga Fareed Zakaria “Washington Post”Reagimi kurajoz dhe i sh...
Nga Michael Chong & Tom Tugendhat “Foreign Policy”Ndërsa bom...
Nga Gregg Jarrett “Fox News”Seriali i famshëm “House of Card...
Nga Frank Ledwidge “The Conversation”Nuk do të ketë marrëves...
Nga Steven Pifer “The Hill”Presidenti ukrainas Volodimir Zel...
Nga Pierre Haski “InternazionaleNë Ukrainë po ndodh një përs...
Në një intervistë për “Der Spiegel”, presidenti i Gjermanisë...
Nga Douglas London “CNN”Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, J...
Nga Ronald Sievert “The Hill”Presidenti i Ukrainës deklaroi ...
Nga Paul Taylor “Politico.eu”NATO nuk ka luksin të nxjerrë l...
Nga Lorena Stella Martini “European Council on Foreign Relat...
“The Week”Lufta e Rusisë kundër Ukrainës, ka sjellë rritjen ...
Nga Daniel Cohen “Project Syndicate”Lufta e Vladimir Putin k...
Nga Hal Brands “Bloomberg”Fundjavën e kaluar u rizgjodh në d...
Nga José Ignacio Torreblanca “European Council on Foreign Re...
Nga Ariel Cohen “Newsweek”Shtëpia e Bardhë u tërhoq nga dekl...
Nga James Dobbins “The Hill”Ndërsa pushtimi ka hyrë në muaji...
Nga Amy Knight “Washington Post”Vladimir Putin nuk është për...
Nga Rebecca Grant “Fox News”Ukraina e fitoi fazën e parë të ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...