“Jo hajde ndërto”/ Rama në Theth: Vetëm me sistem, leje dhe punime cilësore
Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm këtë të martë në T...
Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm këtë të martë në T...
Nga Frank Ledwidge ?The Conversation?
Nuk do të ketë marrëveshje paqeje, armëpushim apo dorëzim në Ukrainë. Gjatë muajve të ardhshëm do të ndodhë ajo që zyrtarët amerikanë të mbrojtjes e kanë quajtur ?një luftë me thika? në zonën që ushtria ukrainase e quan ?Operacioni i Forcave të Përbashkëta? (JFO).
Ne jashtë Ukrainës e njohim këtë rajon si Donbas. Gjatë 8 viteve të fundit, të dyja palët kanë luftuar atje, me elementë të ushtrisë së rregullt ruse që plotësojnë njësitë separatiste. Tani, pas disfatës në Kiev, forcat ruse po ri-vendosen në lindje për të luftuar kundër njësive më të mira dhe më me përvojë të Ukrainës.
Betejat që do të pasojë, do t?i ngjajnë më shumë betejave të përgjakshme të Luftës së Dytë Botërore, sesa ato të zhvilluara përreth qyteteve të Kievit, Mariupolit dhe Sumit në 6 javët e para të luftës. Megjithatë, rusët nuk kanë gjasa të dominojnë.
Pas humbjes së fundit në veri, Rusia ka ndërmarrë disa ndryshime të rëndësishme. Më e rëndësishmja, Moska ka emëruar një komandant të ri të përgjithshëm. Dhe këtu nuk ka rëndësi identiteti apo përvoja e gjeneralkolonelit Aleksandër Dvornikov, por fakti që rusët do të kenë një staf të vetëm komandues për të bashkërenduar dhe tentuar të arrijnë një objektiv të vetëm operacional të fokusuar dhe në dukje më realist, në krahasim me 3 objektivat fillestare në veri, jug dhe lindje të Ukrainës.
Rusia po përpiqet e dëshpëruar që të zëvendësojë humbjet e saj të mëdha, deri në 20 për qind të forcës që ka angazhuar në këtë luftë. Por edhe përpjekjet e reja do të sjellin pak ndryshim në fushën e betejës. Rekrutët e rinj dhe ato rezervë të riaktivizuara kohët e fundit, nuk do të jenë gati për edhe për disa muaj.
Gjithsesi forca që do të grumbullojnë rusët do të jetë e frikshme, me linja furnizimi më të shkurtra dhe më cilësore. Ndaj ushtria ruse mund të jenë në gjendje të shmangë këtë herë disa nga gafat e tmerrshme që e kanë karakterizuar deri tani luftën e saj në Ukrainë.
Në teori, ata mund te jenë në gjendje të përdorin me më shumë efektivitet forcën e tyre ajrore, për shkak se janë më pranë bazave, dhe kanë një mbulesë më të mirë të mbrojtjes ajrore. Por ngjarjet e fundit, kanë treguar se teoria është një udhëzues i dobët mbi atë se çfarë mund të arrijë konkretisht mbrojtja ajrore e Ukrainës.
Së fundi, ushtria ruse ka qenë gjithmonë dhe mbetet shumë e fortë në artileri, në sektorin që ata e quajnë edhe si ?Zoti i Kuq i Luftës?. Forcat e artilerisë janë vendosur kundër mbrojtësve ukrainas të dislokuar në disa pika të spikatura, pra në zona të rrethuara nga tri anët nga separatistët e mbështetur nga Rusia.
Përgjatë gjithë historisë ushtarake, këto njësi kanë ofruar mundësinë e bllokimit të forcave armike në ?xhepa?. Historianët ushtarakë mund të kujtojnë si shembuj më të spikatur betejat e Ipre (1914-1918), Verdunit (1916), Kurskut (1943) dhe sigurisht Betejën e Kodrinave (1944-45).
Rusët do të synojnë të thyejnë mbrojtjen e Ukrainës, të rrethojnë dhe kapin në kurth ukrainasit, dhe t?i asgjësojnë këta të fundit duke përdorur avantazhet e tyre në fuqinë ajrore dhe të artilerisë, ose të paktën t?i detyrojnë ata të tërhiqen.
Trupat separatiste të mbështetura nga Rusia, kryen me sukses një operacion të tillë në një shkallë relativisht të vogël në Betejën e Debaltseves në shkurtin 2015, kur artileria u përdor me efekt një shkatërrues.
Analistët ushtarakë amerikanë, presin që pozicionet ukrainase në Severodonetsk Salient, dhe sidomos rreth qytetit Sloviansk, të jenë objektivat fillestare të përpjekjes së rusëve për të rrethuar ukrainasit, me një sulm të mundshëm ndaj qytetit Dnipro, një qendër kryesore e komunikimit dhe transportit për të siguruar kontrollin e gjithë rajonit në lindje të lumit Dnjepër.
Por kjo gjë dihet shumë mirë nga komandanti ukrainas, gjenerali Valeri Zaluzhnji dhe stafi i tij. Rusët duan beteja të shpejta. Në fakt do përballen me një luftë e përgjakshme.
Komandantët ukrainas i kuptojnë plotësisht, madje edhe nga përvoja e hidhur, rreziqet e të qenit të rrethuar.
Ata kanë treguar deri tani cilësitë e shkathtësisë dhe inovacionit taktik, që kërkohen për të përballuar këto lloj betejash. Për më tepër, ata e dinë se çfarë po vjen. Zbulimi dhe vëzhgimi ajror dhe hapësinor i NATO-s, si dhe aftësitë e inteligjencës së Ukrainës do të sigurojnë që të mos ketë sulme të befasishme të rusëve.
Me ndihmën e vazhdueshme dhe të shtuar perëndimore, Ukraina duhet të jetë në gjendje të përballojë më mirë se sa rusët një luftë të gjatë. Ndihma e NATO-s do të jetë jetike për të forcuar njësitë e blinduara të mbrojtësve, duke u dhënë atyre një shans shumë më të madh për të kundërsulmuar dhe rimarrë territoret e pushtuara.
Por faktori më i rëndësishëm nga të gjithë, është ruajtja e një niveli të caktuar të kontrollit të hapësirës ajrore. Prandaj ruajtja dhe forcimi i mbrojtjes raketore kundërajrore, është një prioritet absolut. Pavarësisht avantazheve të Rusisë në teknologji dhe pajisje, forcat ukrainase do të vazhdojnë të shfrytëzojnë dobësitë kronike dhe akute të Rusisë në logjistikë dhe furnizim.
Së fundi, një nga rregullat më të forta të luftës, thotë se një sulmues është i suksesshëm vetëm nëse ka një dominim numerik në raportin 3 me 1. Por forca e dobësuar e Rusisë as që i afrohet këtij dominimi. Nga ky rregull ka edhe përjashtime, siç ishte Lufta e Gjirit e vitit 1991, ku një koalicion i mirë-armatosur dhe i udhëhequr nga SHBA-ja, asgjësoi një ushtri më të madhe dhe me përvojë luftarake si ajo e Irakut.
Në raste të tilla, sulmuesit e plotësuan mungesën relative të sasisë me cilësinë në trajnim, planifikim dhe komponentët thelbësorë moralë të kohezionit dhe motivimit. Por në betejat e luftës aktuale, janë mbrojtësit dhe jo sulmuesit ata që i zotërojnë me bollëk këta faktorë kundër një ushtrie ruse me probleme kronike të profesionalizmit dhe korrupsionit endemik, që e ka bërë atë dukshëm të paaftë për të kryer operacione komplekse.
Këto probleme nuk po zhduken, dhe po tentohen të zgjidhen me një ndryshim mekanik në komandën apo të fokusit operacional. Mbi të gjitha, dëmet e shkaktuara nga forcat e armatosura ukrainase e kanë dëmtuar ndjeshëm fuqinë punëtore, pajisjet dhe moralin e tyre. Beteja e radhës do të fillojë brenda 2 javëve të ardhshme.
Përpjekja për të parashikuar rrjedhën e saktë të saj është e kotë, pasi këtë nuk e dinë as gjeneralët e të dyja palëve. Mund të ndodhë që fati i ushtrisë ruse të jetë vulosur në atë që
ka të ngjarë të jetë një luftë e gjatë. Në këtë rast duhet të shpresohet që Rusia të mos e përshkallëzojë konfliktin duke përdorur ?armë të shkatërrimit në masë?, qofshin armë bërthamore taktike apo armë kimike.
Nëse vërtetohen raportet nga Mariupol, se rusët tashmë mund t?i kenë përdorur këto të fundit, kjo do të tregonte se Moska është e përgatitur të përdorë diçka edhe më serioze, nëse i frikësohen një poshtërimi të plotë ushtarak në Ukrainë.
Shënim:Frank Ledwidge, lektor mbi Strategjitë dhe Ligjet Ushtarake në Universitetin e Portsmuthit në Angli./ Përshtatur nga CNA.al
Nga Steven Pifer “The Hill”Presidenti ukrainas Volodimir Zel...
Nga Pierre Haski “InternazionaleNë Ukrainë po ndodh një përs...
Në një intervistë për “Der Spiegel”, presidenti i Gjermanisë...
Nga Douglas London “CNN”Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, J...
Nga Ronald Sievert “The Hill”Presidenti i Ukrainës deklaroi ...
Nga Paul Taylor “Politico.eu”NATO nuk ka luksin të nxjerrë l...
Nga Lorena Stella Martini “European Council on Foreign Relat...
“The Week”Lufta e Rusisë kundër Ukrainës, ka sjellë rritjen ...
Nga Daniel Cohen “Project Syndicate”Lufta e Vladimir Putin k...
Nga Hal Brands “Bloomberg”Fundjavën e kaluar u rizgjodh në d...
Nga José Ignacio Torreblanca “European Council on Foreign Re...
Nga Ariel Cohen “Newsweek”Shtëpia e Bardhë u tërhoq nga dekl...
Nga James Dobbins “The Hill”Ndërsa pushtimi ka hyrë në muaji...
Nga Amy Knight “Washington Post”Vladimir Putin nuk është për...
Nga Rebecca Grant “Fox News”Ukraina e fitoi fazën e parë të ...
Nga Gabriel Gavin “Spectator”“Shtëpia jonë është zemra jonë!...
Njeriu më i gjatë në botë lindi i lumtur, i shëndetshëm dhe ...
Nga Fabio Marco Fabbri “Opinione.it”Vladimir Putin është sot...
Nga Jonathan Haslam “Financial Times”Vetëm disa javë përpara...
Nga Harun Karcic “Foreign Policy”Pushtimi rus i Ukrainës, ka...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...