“Jo hajde ndërto”/ Rama në Theth: Vetëm me sistem, leje dhe punime cilësore
Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm këtë të martë në T...
Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm këtë të martë në T...
Nga Pierre Haski ?Internazionale
Në Ukrainë po ndodh një përshkallëzim të dyfishtë i situatës. Nga njëra anë, është ajo që po shohim prej disa ditësh, me krimet e luftës të kryera kundër civilëve në rrethinat e Kievit, gjatë rrethimit të Mariupolit, apo me bombardimin e qindra civilëve që po prisnin në stacionin e trenit në Kramatorsk.
Ky proces rrezikon të përkeqësohet me ofensivën e paralajmëruar të forcave ruse në rajonin e Donbasit. Pastaj është edhe përballja politiko-ushtarake, e cila po e shndërron këtë luftë në një konfrontim midis një blloku perëndimor të rindërtuar dhe Rusisë, qëllimi i së cilës është ta ndryshojë rendin ndërkombëtar përmes modifikimit të balancës së fuqisë, që u shfaq në fundin e Luftës së Ftohtë 30 vite më parë.
Nga të dyja palët, pa arritur në konfrontimin e drejtpërdrejtë që askush nuk do ta dëshironte ndonjëherë, konflikti po shndërrohet në një betejë për pushtet që shkon përtej fatit të Donbasit dhe madje edhe të Ukrainës. Hezitimet fillestare, i kanë lënë vendin angazhimeve të drejtpërdrejta, me rrezikun e mos-kontrollit në ndonjë moment të evolucionit të situatës.
Armët dhe premtimet politike
Shenjat e përshkallëzimit të situatës janë të shumta. Në frontin perëndimor, po zhduket me shpejtësi hezitimi fillestar mbi mundësinë e furnizimit të Ukrainës me armë të rënda. Më 9 prill, kryeministri britanik Boris Xhonson vizitoi Kievin, ku premtoi t?i japë Ukrainës armë që më parë ishin tabu, duke filluar nga raketat kundër anijeve, të cilat do të përdoren për të mbrojtur portin e Odesës.
Sllovakia, një vend anëtar i NATO-s e ka furnizuar Ukrainën me sistemin e saj raketor S-300 të prodhuar nga Rusia, ndërsa Shtetet e Bashkuara kanë dërguar bateritë e raketave Patriot. Arsyeja për këtë transferim, është vështirësia për t?i trajnuar ukrainasit në përdorimin e armëve të reja në mesin e luftës. Sistemet S-300, nuk janë zona e ndalim-fluturimit e kërkuar me ngulm nga Kievi, por të paktën e përforcojnë aftësinë mbrojtëse të Ukrainës.
Në Uashington, Paris apo Bruksel nuk flitet për një ?luftë? kundër Rusisë, por atmosfera në Kremlin është ndryshe
Në rrafshin politik, angazhimi i Perëndimit është rritur ndjeshëm me vizitën në Kiev pak ditë para asaj të kryeministrit britanik Boris Xhonson, të presidentes së Komisionit Evropian Ursula Von Der Lejen dhe kreut të diplomacisë evropiane Josep Borrel.
Të dy liderët njoftuan një shqyrtim të përshpejtuar të kandidaturës së Ukrainës për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, pasi kërkesa e parë e presidentit Volodimir Zelenski u prit me një heshtje të turpshme.
Në frontin rus, Vladimir Putin u përpoq fillimisht që t?i përçante perëndimorët përmes kërcënimit me armët bërthamore, por nuk funksionoi. Dërgesat e mëdha të armëve perëndimore në Ukrainë, ndihmuan në dështimin e manovrës së ushtrisë ruse rreth Kievit.
Në çdo rast, Moska nuk ka ndërmend të tërhiqet. Në Uashington, Paris apo Bruksel nuk flitet për ?luftë? kundër Rusisë, por në Kremlin atmosfera është ndryshe. Një nga zërat më autoritativë të regjimit rus, Sergej Karaganov, ish-këshilltar i Kremlinit, dhe një nga ithtarët e ?doktrinës Putin? për pakicat rusisht-folëse që jetojnë në kufirin me Rusinë, ka dhënë së fundmi një intervistë për gazetën italiane ?Il Corriere della Sera?.
Ndër të tjera ai thotë:?Ne jemi në luftë me Perëndimin. Por rendi evropian i sigurisë është i paligjshëm!?. Karaganov ka kërcënuar se Rusia do të sulmojë vendet e NATO-s, nëse ato vazhdojnë që ta furnizojnë me armë Ukrainën.
Perëndimorët nuk kanë ndërmend të hyjnë në një luftë kundër Rusisë. Në fakt ata janë tashmë në një luftë kundër Moskës, të paktën indirekt. Vladimir Putin ka lëshuar sfidën, dhe e ka tërhequr të gjithë shoqërinë ruse në një betejë kundër armikut perëndimor, duke shkaktuar një përshkallëzim që po duket gjithnjë e më pak i kontrollueshëm./ Përshtatur nga CNA.al
Në një intervistë për “Der Spiegel”, presidenti i Gjermanisë...
Nga Douglas London “CNN”Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, J...
Nga Ronald Sievert “The Hill”Presidenti i Ukrainës deklaroi ...
Nga Paul Taylor “Politico.eu”NATO nuk ka luksin të nxjerrë l...
Nga Lorena Stella Martini “European Council on Foreign Relat...
“The Week”Lufta e Rusisë kundër Ukrainës, ka sjellë rritjen ...
Nga Daniel Cohen “Project Syndicate”Lufta e Vladimir Putin k...
Nga Hal Brands “Bloomberg”Fundjavën e kaluar u rizgjodh në d...
Nga José Ignacio Torreblanca “European Council on Foreign Re...
Nga Ariel Cohen “Newsweek”Shtëpia e Bardhë u tërhoq nga dekl...
Nga James Dobbins “The Hill”Ndërsa pushtimi ka hyrë në muaji...
Nga Amy Knight “Washington Post”Vladimir Putin nuk është për...
Nga Rebecca Grant “Fox News”Ukraina e fitoi fazën e parë të ...
Nga Gabriel Gavin “Spectator”“Shtëpia jonë është zemra jonë!...
Njeriu më i gjatë në botë lindi i lumtur, i shëndetshëm dhe ...
Nga Fabio Marco Fabbri “Opinione.it”Vladimir Putin është sot...
Nga Jonathan Haslam “Financial Times”Vetëm disa javë përpara...
Nga Harun Karcic “Foreign Policy”Pushtimi rus i Ukrainës, ka...
Nga David Satter “Wall Street Journal”Presidenti amerikan Xh...
Nga Andrew Roberts “Wall Street Journal”Çfarë do të bënte Ui...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...