Perëndimi është i pafuqishëm përballë krimeve të luftës nga ushtria ruse
Nga Gabriel Gavin “Spectator”“Shtëpia jonë është zemra jonë!...
Nga Rebecca Grant ?Fox News?
Ukraina e fitoi fazën e parë të luftës, duke e penguar ushtrinë ruse të merrte Kievin. Por ndërsa të dyja palët janë duke u rigrupuar, dhe teksa Rusia vazhdon të bombardojë qytetet ukrainase, Volodimir Zelenski, Xho Bajden dhe Vladimir Putin përballen me zgjedhje të vështira.
Së pari, Zelenski përballet me një pyetje delikate: A duhet të kundërsulmojë presidenti ukrainas, apo të heqë dorë nga një pjesë e territorit në lindje dhe jug për të arritur një armëpushim? Në një fjalim të mbajtur më 30 maj, Zelenski tha se lufta është në një ?pikë kthese?.
Ai ka nevojë për më shumë pajisje ushtarake, në mënyrë që ushtria ukrainase të ketë mundësi të sprapsë akoma më shumë ushtrinë ruse. Tani për tani, Ukraina po kundërsulmon në disa zona, përfshirë Kersonin, të cilin Rusia e pushtoi më 2 mars.
Dilema e madhe ka të bëjë me qytetin e Mariupolit. Nëse Ukraina do të mundet ta pengojë Rusinë atje, Zelenski do të shënonte një tjetër fitore të madhe. Ky i fundit ka deklaruar që nga viti 2019 kur u zgjodh president, se nuk do t?i japë Rusisë asnjë territor.
Por zgjedhjet e tij varen nga fakti nëse populli i Ukrainës mund të vazhdojë të rezistojë ndërsa forcat tokësore vazhdojnë luftën. ?Unë nuk i besoj kurrë asnjë negociate me Rusinë. E vetmja gjuhë që kupton Rusia është ajo e forcës?- deklaroi javën e kaluar për Washington Post rreshteri Anton Kolumbet i ushtrisë së Ukrainës.
Edhe parashikimet ushtarak për Ukrainën nuk janë të këqija. Komandanti Suprem i Aleatëve të NATO-s, gjeneral Tod Uollters tha më 29 mars se forcat e Ukrainës mësojnë shumë shpejt, dhe se ato mund ?t?i shkaktojnë më shumë bllokime? ushtrisë ruse.
Ai dhe gjenerali ZhaklinVon Ovost, kreu i Komandës së Transportit të SHBA-së, deklaruan para Kongresit Amerikan se deri më tani nuk janë goditur rrugët prej nga furnizohet me armë Ukraina. Edhe pse Rusia nuk e ka ndërprerë mësymjen në Ukrainë dhe kontrollin mbi forcat e saj ushtarake, edhe tanket më të mira ruse kanë dështuar kur Ukraina ka arritur të përdorë taktikat e duhura.
Është për të ardhur keq që Bajden dhe NATO nuk kanë ende një strategji të qartë për ta ndihmuar Ukrainën që të fitojë. Zëdhënësi i Pentagonit Xhon Kirbi deklaroi se fundmi se SHBA-ja dëshiron që Ukraina të fitojë. Por Bajden nuk e ka shpallur ende këtë politikë.
Përkundrazi, Shtëpia e Bardhë ka reaguar rast pas rasti sipas dinamikës së ngjarjeve në terren. Këshilltarët si gjenerali Mark Millej deklaruan në shkurt se Kievi mund të binte brenda 5 ditësh. Kjo është arsyeja pse ekipi i Bajden urdhëroi evakuimin e ambasadës amerikane, dhe i ofruan Zelenskit largimin e sigurt jashtë vendit.
Mjerisht, frika e Shtëpisë së Bardhë nga përshkallëzimi i luftës nga Rusia, po e pengon zhvillimin e një strategjie të re për fazën tjetër të luftës. Plani i ekipit të Bajden ishte t?i përmbahej sanksioneve dhe fushatës së shërbimeve sekrete, deklaratave të protestës drejtuar Putinit.
Kjo e ka penguar ekipin e Bajden që ta shtojë ndihmën ushtarake për t?i dhënë ndihmë Ukrainës që ta fitojë këtë luftë. Kjo nënkupton përmirësimin e mbrojtjes ajrore, dërgimin më shpejt të municioneve, ndoshta edhe një ndihmë taktike të stërvitjes dhe mbikëqyrjes. Dhe mos harroni se Bajden është një lider shumë emocional dhe pa staturën e një burrështeti të vërtetë.
Tani vijmë tek Putin. Plani i tij për të rrëzuar Zelenskin dhe për ta copëtuar Ukrainën në ?Republikat Popullore? si kukulla të Kremlini dështoi. Por fatkeqësisht, Putin ka ende mbi 150.000 forca në Ukrainë dhe disa skenarë të errët për të vazhduar luftën.
Rusia mund të bombardojë qytetet e Ukrainës për një kohë të gjatë, për të vazhduar presionin ndaj Zelenskit. Pentagoni thotë se rusët kanë ende të papërdorur ?shumicën dërrmuese? të inventarit të tyre të bombave dhe raketave. Aktualisht Rusia po kryen 300 fluturime në ditë kundër Ukrainës, 50 për qind më shumë se dy javë më parë.
Sigurisht, Putini mund t`i përshkallëzojë sulmet me armët që synojnë të shkaktojnë akoma më shumë frikë dhe terror. Por unë mendoj se nga një perspektivë ushtarake, rreziqet e përshkallëzimit rus janë në rënie, dhe jo në rritje. NATO ka më shumë forca të gatshme për të reaguar në rast se Rusia e godet Perëndimin.
Ndërsa Rusia po e zhvendos luftën në lindje, Putini nuk mund të përdorë lehtësisht armë bërthamore pasi rrezatimi do të shkonte edhe në Rusi. Edhe armët kimike, si sulmet me bombat-fuçi që janë përdorur në Siri, nuk do të japin rezultate taktike.
Rusia mund ta përshkallëzojë luftën tokësore. Zëdhënësit e ushtrisë ruse kanë thënë se do të fokusohen tani në rajonin e Donbasit. Rusia mund të pengohet ende nga komanda dhe kontrolli i ashpër që e ngadalësoi përparimin e saj në Kiev, por luftimet pranë kufijve të saj mund të zvogëlojnë problemet logjistike.
Mercenarët nga Grupi Vagner do t?i bashkohen ushtrisë ruse, së bashku me disa përforcime. Por mos harroni se në disa pjesë të Donbasit ka llogore të hapura prej 8 vitesh. Mënyra më e mirë për të sjellë paqen është përmes humbjes së Rusisë, e mundur nga Ukraina në fushën e betejës. Por kjo gjë mund të arrihet pa një shtim të ndihmës ushtarake nga ana e SHBA-së.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Nga Gabriel Gavin “Spectator”“Shtëpia jonë është zemra jonë!...
Njeriu më i gjatë në botë lindi i lumtur, i shëndetshëm dhe ...
Nga Fabio Marco Fabbri “Opinione.it”Vladimir Putin është sot...
Nga Jonathan Haslam “Financial Times”Vetëm disa javë përpara...
Nga Harun Karcic “Foreign Policy”Pushtimi rus i Ukrainës, ka...
Nga David Satter “Wall Street Journal”Presidenti amerikan Xh...
Nga Andrew Roberts “Wall Street Journal”Çfarë do të bënte Ui...
Një nga pionieret e industrisë kolumbiane të tregtisë së kok...
Nga Tony Barber “Financial Times”Mbrojtja e pavarësisë së Uk...
Nga Julius Strauss “Spectator”Rusia ka sinjalizuar se pas 1 ...
Nga Bret Baier “Fox News”Në majin e vitit 1988, presidenti a...
Nga Michael Sheitelman “World Crunch”Ushtarët dhe oficerët r...
Nga William Hague “The Indipendent”Besimi se një luftë që sa...
Nga Sumantra Maitra “National Interest”“Dua të jem i sinqert...
Nga Cameron Manley “World Crunch”Zyrtarët e Shtëpisë së Bard...
Nga Joschka Fischer “Project Syndicate”Në Evropë është rikth...
Nga Lucio Leante “Opinione.it”Ndoshta ne të gjithë po e marr...
Nga Anders Aslund “Project Syndicate”Ndërsa trupat e preside...
Nga Chuck DeVore “Fox News”Faza e parë e fushatës ushtarake ...
Nga Clara Ferreira Marques “Bloomberg”Është një dezertim që ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...