Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Nga Clara Ferreira Marques ?Bloomberg?
Është një dezertim që tashmë po tentohet të fshihet nga Kremlini si një çështje ?personale?. Sigurisht. E vërteta është se ndërsa Moska po zhvillon një luftë shumë më të kushtueshme sesa imagjinohej në Ukrainë, largimi i papritur i një figure me shumë peshë në Rusinë post-sovjetike, i njeriut që e ndihmoi Vladimir Putinin të ngjitej në pushtet, duke i dhënë atij postin e tij të parë në Kremlin, do të shkaktojë një efekt domino.
Emri i Anatoli Çubais përfaqëson kaosin por edhe shpresën e dekadës së parë të jetës postkomuniste në Rusi. Ai ishte një ekonomist, një reformator i tregut në kohën e Boris Jelcinit. Ai çmontoi me një shpejtësi marramendëse një sistem të rrënuar ekonomik dhe shndërroi në miliarderë një grusht burrash.
Ai është fajësuar shpesh për shpërndarjen e pabarabartë të pasurisë në vend, por në atë kohë e përshkroi zgjedhjen si ?midis komunizmit bandit apo kapitalizmit bandit?. Tani, Çubais ka braktisur një Rusi gjithnjë e më të izoluar, duke shkuar në Turqi, në dezertimin e profilit më të lartë që kur nisi pushtimi katastrofik i Putinit në Ukrainë një muaj më parë.
Por nuk ka vend për asnjë dyshim. Duke forcuar retorikën e tij kërcënuese, Puti ka folur për ?spastrimin? e vendit dhe ka paralajmëruar një ?kolonë të pestë? të ?tradhtarëve kombëtarë?.
Për të vlerësuar saktësisht se çfarë do të thotë ky largim për një regjim nën presion, është e rëndësishme të merret parasysh se çfarë nuk është.
Çubais nuk është një oligark, ndaj ky largim nuk është një shenjë rebelimi midis miliarderëve, të cilët në çdo rast nuk po mbështesin më sistemin politik siç bënë në kohën e Jelcinit. Ai nuk ishte më pjesë e rrethit të ngushtë të Putinit.
Ky i fundit përbëhet gjithnjë e më shumë nga figura që vijnë nga radhët e shërbimeve të sigurisë ose ato të lidhura me regjimin nëpërmjet shitjes së hidrokarbureve. Detyra e fundit e Çubais ishte roli i të dërguarit të Putinit për çështjet e ndryshimeve klimatike, një president që vështirë se shqetësohej nga dëmet që i shkakton planetit.
Ikja e Çubais ishte dezertimi i nivelit më të lartë deri më tani, por ndoshta më i pritshmi, thotë Ben Nobël, që studion politikën e brendshme ruse në Kolegjin Universitar të Londrës. E megjithatë ai ishte gjithashtu një nga disa njerëz të sistemit që për vite kishte qenë në gjendjetë ekzistonte edhe jashtë tij, në atë që Nobël e përshkruan si një hapësirë ??kufitare, edhe kur Rusia e Putinit po hynte në një periudhë edhe më të errët.
Tani ai u detyrua të pozicionohej. Ç?është më e rëndësishmja, Çubais nuk është vetëm. Guvernatorja shumë e vlerësuar e Bankës Qendrore të Rusisë, Elvira Nabiulina, kishte kërkuar që të jepte dorëheqjen pak ditë pas pushtimit, por u riemërua javën e kaluar për një mandat të ri, për t?u marrë me menaxhimin e pasojave nga një luftë që e ka lënë Rusinë të izoluar ekonomikisht, dhe e ka zhbërë punën e saj disavjeçare.
Të tjerët në elitën ekonomike – por edhe atë politike – kanë sinjalizuar pakënaqësitë e tyre. Sigurisht, ata që janë në orbitën më të largët rreth Kremlinit flasin ose largohen të parët nga vendi. Çubais ka më pak për të humbur se sa bashkë-udhëtarët e tjerë nga administrata liberale e Shën Petersburgut, si Aleskei Kudrin, ish-Ministër i Financave dhe aktualisht kreu i Dhomës së Auditimit të Rusisë, ose Herman Gref, që drejton bankën huadhënëse më të madhe të vendit, Sberbank.
Komentet dhe veprimet e tyre mbeten për t?u parë. Asgjë nga këto nuk duhet të shpërfillë rëndësinë e arratisjes së Çubais. Figura të profilit të lartë jashtë Kremlinit po bëjnë tani thirrje jo vetëm për paqe, siç ka bërë miliarderi Oleg Deripaska, por edhe po e shprehin revoltën e tyre me aktin e largimit, me të gjitha kostot që nënkupton ky akt.
Nuk ka më kthim pas. Në një mjedis ku pak njerëz kanë iluzionin se operacioni në Ukrainë do të jetë një suksesi i shpejtë siç supozohej në fillim, çdo largim do të përbëjë goditje shtesë ndaj regjimit të Putinit.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Nga Andrei Zubov “Moscow Times”Përveç të gjitha tmerreve që ...
Nga Michael Ignatieff “Project Syndicate”Ne e dimë se çfarë ...
Nga John Kennedy “Wall Street Journal”Komanda Evropiane e SH...
Nga Thorsten Benner & Ricardo Soares de Oliveira “New States...
Nga Robert Maginnis “Fox News”Pak njerëz e parashikuan se lu...
Nga Benn Steil & Benjamin Della Rocca “Foreign Affairs”Sanks...
Nga Nikolla Dimitrov “The Balkans in Europe Policy Advisory ...
Nga William Courtney “Moscow Times”Tensionet aktuale në Rusi...
Unë kam një mesazh për miqtë e mi rusë dhe për ushtarët rusë...
Nga Timothy Garton Ash “Spectator”Edhe nëse Ukraina do të ek...
Nga Michael Waltz “Fox News”Rusia ka pësuar humbje të konsid...
Nga Maksim Trudoljubov “Meduza”Gjatë viteve të presidencës s...
Nga Martin Wolf “Financial Times”Një botë e re po lind. Po s...
Nga Richard Kemp “Opinione.it”Objektivi strategjik i NATO-s ...
Nga Otto Shili “Worldcrunch”Nuk ka asnjë dyshim se lufta vde...
Nga Gianluca Mercuri “Corriere Della Sera”Më shumë se dy jav...
Nga Matthew Lynn “The Spectator”Ai është konsideruar si përg...
Nga James Jay Carafano & Stefano Graziosi “Fox News”Kina ka ...
Nga Paul Krugman “New York TimesKur Vladimir Putin nisi push...
Nga Daniel Goure “19 Forty Five”Epoka e pas Luftës së Ftohtë...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...