Lufta e Rusisë në Ukrainë, do ta ndryshojë rrënjësisht botën
Nga Martin Wolf “Financial Times”Një botë e re po lind. Po s...
Nga Maksim Trudoljubov ?Meduza?
Gjatë viteve të presidencës së Vladimir Putin, udhëheqja ruse ka zhvilluar një luftë të ashpër kundër hapësirës publike. Administratorët politikë (që nuk i ka zgjedhur askush ndonjëherë) kanë persekutuar të gjitha format e lirisë dhe kanë përndjekur çdo aktivist, politikan dhe gazetarë që ka pasur një qëndrim të pavarur.
Vendin e tyre e zunë figura të reja, detyra e të cilëve ishte të krijonin një pamje të rreme të realitetit. Drejtuesit e administratës presidenciale janë zotuar të transformojnë çdo parti, grup apo strukturë autonome në ?celula? artificiale dhe të kontrolluara.
Gjithçka që ishte autentike cilësohej si e ndryshme, e huaj, ekstremiste, madje edhe ?terroriste?. Vlen të kujtohet Rrjeti Qytetar i krijuar nga Aleksei Navalni, një organizatë që synon luftën politike por jo të dhunshme kundër regjimit, dhe që pikërisht për këtë arsye, është cilësuar nga Moska si një organizatë kriminale.
Dhe puna për shtypjen e opozitës ka arritur suksese mbresëlënëse. Por të mos harrojmë se këto ?suksese? janë arritur me vrasje, presione dhe dëbime të njerëzve nga Rusia. Po ashtu mos harroni aktivistët e burgosur, ata që janë detyruar të largohen nga vendi, por edhe ata që e kanë braktisur veprimtarinë publike, pasi kanë vlerësuar të gjitha rreziqet që lidhen me të.
Këtu nuk duhet të mos harrojmë as politikanët, gazetarët dhe personazhet publikë të vrarë, dhe cilindo që qëndronte pas tyre. Administratorët e Putinit u përpoqën të menaxhonin jo vetëm shoqërinë civile, por edhe botën e sportit. Në këtë rast u shkel logjika e konkurrencës së ndershme, pasi lideri rus nuk besonte tek ajo.
Atletët rusë duhej të ishin më të mirë se të gjithë të tjerët, me çdo kusht. Prandaj gara e ndershme sportive u zëvendësua nga një program shtetërore i nxitjes së dopingu, që synonte të arrinte një sukses të jashtëzakonshëm për të mirën e liderit.
Lojërat Olimpike Dimërore të vitit 2014 synonin të sillnin fitore të garantuara. Kjo metodë e menaxhimit u demaskua nga një dezertor, ish-kreu i laboratorit anti-doping në Moskë, Grigori Rodçenkov. Falë tij kemi një përshkrim të detajuar të atij skandali të turpshëm.
Por krijimi i një realiteti me metoda kriminale është i vështirë. Makinacionet përmes të cilave Putini aspiroi të ndërtonte një alternativë fantazmë për një shoqëri dinamike, kanë rezultuar të jenë një dështim i vërtetë. Në fund të fundit, ata që na transformuan në ?të tjerë? (?të huaj? apo ?të padëshiruar?) nuk krijuan kurrë asgjë.
Realiteti i tyre alternativ, rezultoi të ishte një pasqyrë e shtrembëruar e hapësirës reale publike: kllounë në vend të politikanëve, imitues të tyre në vend të organizatave reale të shoqërisë civile, propagandistë në vend të gazetarëve dhe analistëve.
Dhe është e lehtë të jetosh me ta: për kllounët nuk mund të votoje, nuk mund të lexoje analiza të rreme. Gazetarë si Dimitry Kiselev dhe Vladimir Solovev nuk mund t?i dëgjonin sepse në fund, ishte shumë e qartë se ata nuk ishin vetëm. Ata janë aktorë të këqij, lexojnë tekstin e dikujt tjetër, dhe janë vegla të një loje politike të vrazhdë.
Sapo të lirohej kontrolli nga autoritetet, e gjithë kjo ngrehinë do të shembej. Edhe unë vetë mendoja se shkaku i këtij dobësimi mund të ishte një lloj procesi natyror: një krizë ekonomike, një rënie e popullaritetit e liderit rus, apo një ndryshim gjeneratash në pushtet.
Kriza do t?i kishte zhdukur personazhet artificialë. Të ashtuquajtur politikanë dhe gazetarë thjesht do të zhdukeshin nga skena, pasi ashtu si makinat, ata funksionojnë vetëm nëse fuqizohen nga sistemi shtetëror. Qytetarët rusë do të çliroheshin papritmas nga iluzionet, dhe do të shihnin ndërtesën të shkërmoqej.
Sot raketat, plumbat dhe bombat po vrasin ukrainasit dhe rusët. Stuhia që e përshkon sot tokën e Ukrainës është plotësisht e vërtetë, dhe rrënoja janë shumë reale. Mosmarrja seriozisht e realitetit alternativ të Putinit, ishte një gabim i përhapur dhe tragjik, në të cilin kam gisht edhe vetë.
Unë jam i ndërgjegjshëm për mospërputhjen e madhe të përpjekjeve të mia për ta rrëzuar atë kur ishte ende e mundur, përpara luftës. Isha i sigurt se ai do të rrëzohej vetë. Të besosh se jeta, ndërgjegjja, talenti dhe njohja mund të blihen dhe shiten është një botëkuptim i dëmshëm dhe i neveritshëm.
Putin është i bindur se shoqëria ukrainase është i njëjti lloj inskenimi në të cilin ai, përmes vrasjeve dhe kërcënimeve, e transformoi shoqërinë e tij ruse. Ai besoi jo vetëm në realitetin e tij, të cilin e financoi, por edhe e shndërroi atë në një pretekst për të vepruar.
Tanimë është e qartë se plani i tij për një operacion të shkurtër ushtarak kundër një vendi vëlla, bazohet në një trillim të krijuar nga ai vetë. Me sa duket ai priste që përdorimi i forcës nga shteti ?real? – domethënë i tiji – do të çonte në kolapsin e menjëhershëm të entitetit shtetëror ?të rremë? ukrainas.
Ai dukej se besonte se ?popullariteti? i tij imagjinar, do të përkthehej në një mbështetje të vërtetë nga shoqëria ruse. Ai mendonte se të gjithë do ta besonin historinë e ?fashistëve? ukrainas dhe misionin e tij si çlirimtar. I rrethuar dhe i këshilluar nga shërbëtorët e tij, ai ndoshta supozoi se Rusia ishte gati të përballej me luftën dhe sanksionet e Perëndimit.
Ai besonte seriozisht se kishte një avantazh psikologjik dhe moral ndaj Ukrainës së sotme dhe gjithë botës demokratike. Pikëpamja e tij e shtrembëruar për botën e pengoi atë të kuptonte, se e gjithë ?pesha e tij e madhe? ishte në fakt një shpikje e servilëve që mban rreth vetes.
Ndoshta, tani Putin është përballë një zgjedhje: t?i përdorë apo jo të gjitha armët shkatërruese që ka në disponon? Kjo do të sjellë më shumë vdekje dhe më shumë vuajtje. Dhe nuk do të ndryshojë asgjë. Lufta e tij me realitetin, do të mbetej një çështje personale.
Tashmë Rusia e ka humbur këtë luftë në aspektin moral. Pavarësisht ngjarjeve në fushëbeteja, Moska ka humbur si subjekt politik, ekonomik dhe social, si vend, dhe si pjesë e botës. Dikur fjala luftë i referohej Luftës së Madhe Patriotike (pra Luftës së Dytë Botërore). Tani, kjo fjalë ka një kuptim tjetër. Një luftë pa kualifikime apo përcaktime është lufta që ai nisi, dhe më ka bërë mua dhe të gjithë rusët përgjegjës për këtë katastrofë./ Përshtatur nga CNA.al
Nga Martin Wolf “Financial Times”Një botë e re po lind. Po s...
Nga Richard Kemp “Opinione.it”Objektivi strategjik i NATO-s ...
Nga Otto Shili “Worldcrunch”Nuk ka asnjë dyshim se lufta vde...
Nga Gianluca Mercuri “Corriere Della Sera”Më shumë se dy jav...
Nga Matthew Lynn “The Spectator”Ai është konsideruar si përg...
Nga James Jay Carafano & Stefano Graziosi “Fox News”Kina ka ...
Nga Paul Krugman “New York TimesKur Vladimir Putin nisi push...
Nga Daniel Goure “19 Forty Five”Epoka e pas Luftës së Ftohtë...
Gjykata Penale Ndërkombëtare e OKB-së ka çelur një hetim mbi...
Nga Paolo Della Sala “Opinione.it”Lajmi më domethënës i këty...
Nga Paul Krugman “New York Times”Me vendimin për të pushtuar...
Nga Timothy L.O’Brien “Bloomberg”Më shumë se dy dekada më pa...
Nga Jacques Attali “Worldcrunch”Që një diktaturë të qëndrojë...
“Wall Street Journal”Të premten u mbushën plot 1 muaj që kur...
Nga Rodric Braithwaite “Spectator”Vladimir Putin kaloi një j...
Nga Ross Douthat “New York Times”Në shtatorin e vitit 1983, ...
Nga Xavier Vives “Project Syndicate”Pushtimi rus i Ukrainës ...
Nga Michael Waltz “Fox News”Vetëm 6 muaj pas rënies së Kabul...
Nga Alessandro Cappelli “Linkiesta”Pushtimi rus po sjell pas...
Nga Gennaro Malgieri “Formiche.net”Ndërsa Vladimir Putin dhe...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...