LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Çfarë e frikëson më shumë Putinin tek Ukraina?

10 Mars 2022, 09:10, Blog CNA

Nga Jacques Attali ?Worldcrunch?

Që një diktaturë të qëndrojë në këmbë, ajo ka nevojë për më shumë sesa vetëm mbikëqyrje dhe ushtrimin e terrorit ndaj popullatës vendase. Ajo duhet të jetë gjithashtu në gjendje të bindë njerëzit që ka skllavëruar se e ardhmja e tyre në një regjim të lirisë, nuk do të ishte mjaftueshëm më e mirë për të justifikuar marrjen në sy të rrezikut të rebelimit ndaj regjimit diktatorial në fuqi.

Pra, diktaturat kanë bërë gjithmonë gjithçka që kanë pasur mundësi për të diskredituar çdo shoqëri fqinje, ku qytetarët e tyre mund të kërkonin të bënin një krahasim me gjendjen e tyre. Përpara fillimit të luftës, Gjermania naziste e kalonte kohën duke denoncuar dobësitë e demokracive evropiane dhe amerikane, dhe duke u tallur me liderët e tyre.

Dhe duhet pranuar se kjo e fundit kishte disa argumente të mira për ta bërë këtë. Edhe Bashkimi Sovjetik bëri të njëjtën gjë për 70 vjet me radhë, duke u tallur me racizmin, pabarazitë, mjerimin dhe korrupsionin që mbretëronte dhe vazhdon ende në shoqërinë amerikane.

Sot, qeveria kineze dëshiron që të vendosë tërësisht nën kontrollin e saj të hekurt Hong Kongun, për të shkatërruar modelin demokratik që i lanë si trashëgim britanikët. Kjo vendosmëri dhe plani i Pekinit për të rimarrë Tajvanit, nuk ka të bëjë vetëm me dëshirën për të rimarrë territorin dhe trashëgiminë historike që ka gjetur strehë atje.

Ajo është gjithashtu një ambicie për të eliminuar një regjim demokratik në një territor kinez, që mund të frymëzojë reformistët ose revolucionarët në Kinën kontinentale. Ajo që ka ndodhur në Moskë vitet e fundit – dhe lufta që sapo ka shpallur Rusia – është gjithashtu e frymëzuar nga e njëjta arsye. Natyrisht, ekziston edhe vullneti për të mos lejuar që ish-republikat e Bashkimit Sovjetik t?i ikin kontrollit të Moskës (siç ka bërë me shumë mjeshtëri Azerbajxhani, që është tashmë pjesë e orbitës turke).

Por mbi të gjitha, është vullneti për të mos lejuar që këto vende të bien nën ndikimin e  demokracive perëndimore, të cilat mund të trazojnë mendjen e popullit rus. Kjo ka sjellë edhe vendosjen nën kontrollin e plotë të Bjellorusisë dhe Kazakistanit.

Tani është radha e Ukrainës, një demokraci jo shumë e konsoliduar por gjithsesi reale dhe që ndodhet shumë pranë Rusisë në aspektin kulturor. Diktaturat moderne nuk mund t?i pengojnë më njerëzit e tyre që të mësojnë se çfarë po ndodh diku tjetër.

Ato nuk mund t?i heqin më shtresave të tyre të mesme, shpresën për të pasur të njëjtat të drejta si qytetarët e demokracive fqinje, për të konsumuar, zotëruar, për të grumbulluar pasuri, për të kritikuar dhe për të folur lirshëm.

Dhe as t?i pengojnë ata të kuptojnë se është më mirë të jetosh në një demokraci, dhe se

dy demokraci nuk shkojnë kurrë në luftë kundra njëra-tjetrës, dhe se vetëm në një demokraci, pavarësisht të gjitha defekteve të këtij sistemi, secili mund të realizojë më së miri potencialin e tij.

Prandaj, diktaturat synojnë t?i diskreditojnë me çdo kusht demokracitë,për të treguar se këto të fundit janë të paafta të sigurojnë punësim të plotë dhe mirëqenien e atyre që jetojnë në to. Kjo nënkupton sabotim të ekonomive demokratike, edhe nëse kjo është në dëm të kompanive të tyre që bëjnë tregti me to.

Ky përbën një shqetësim të madh për ne. Sepse në rast se ka një kundër-model për këto diktatura, një entitet demokratik harmonik dhe i lirë, ku jeta është e mirë për shumë njerëz, ai është Bashkimi Evropian. Pra për çdo diktator është shumë e padurueshme që Bashkimi Evropian të ketë sukses.

Ndoshta objektivi kryesor për Moskën dhe Pekinin, që e shohin BE-në si kundër-modelin politik absolut, që nuk duhet lejuar që të përparojë. Në fillim, ne në BE nuk do të sulmohemi ushtarakisht, por gjithsesi ata do të na pengojnë që t?i ndihmojmë ata që janë si ne.

Ata do të përpiqen të shkatërrojnë besueshmërinë e modeleve tona politike, ekonomike dhe sociale. Dhe kjo gjë po ndodh tashmë me burime gjithnjë e më të mëdha. Po ne? Çfarë po bëjmë ne përballë këtyre sulmeve, të cilat sapo kanë nisur?

Asgjë. Çfarë kemi planifikuar për t?iu kundërvënë provokimeve, sabotimeve, thashethemeve, lajmeve të rreme, të cilat kanë gjasa të shtohen në vitet e ardhshme?Jo aq shumë. As ekonomikisht, as institucionalisht, kulturalisht, mediatikisht, dhe as ushtarakisht. Dhe le të mos llogarisim mbrojtjen nga SHBA-ja. Duke iu nënshtruar të njëjtave sulme, amerikanët do të jenë të zënë me mbrojtjen e vendit të tyre.

Demokracia është pasuria jonë më e çmuar. Ne e marrim gabimisht si diçka të mirëqenë. Por nuk duhet që ta bëjmë këtë. Një numër i madh njerëzish janë të interesuar që ne të dështojmë. Le të zgjohemi, dhe le të bashkohemi kundër tyre.

Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga