Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Nga Robert C.O?Brien & Alexander B.Grey ?Wall Street Journal?
Ndërsa Rusia ka nisur luftën frontale kundër Ukrainës, debati se si duhet reaguar ndaj saj, po zhvillohet gjithnjë e më i shkëputur nga realiteti i fuqisë amerikane në një botë të konkurrencës së fuqive të mëdha. Peizazhi politik ka evoluar që nga epoka e pas Luftës
së Ftohtë, kur një koalicion dypartiak i elitave në Uashington, mund të kërkonte lehtësisht projeksionin e fuqisë amerikane në konfliktet e largëta, sidomos në Evropë, edhe nëse kishte lidhje të dobëta me interesat e SHBA-së.
Pas 20 vitesh rebelime në Irak dhe Afganistan, amerikanët janë të lodhur nga ndërhyrjet në vendet e huaja. Ndërkohë ka një konsensus në rritje, se shfaqja e Kinës si konkurrentja kryesore strategjike e SHBA-së, kërkon një fokus të ripërtërirë në rajonin e Indo-Paqësorit.
Zërat në të majtë dhe të djathtë të politikës në SHBA, pyesin se pse ky vend duhet të shqetësohet për aventurën e fundit të Vladimir Putin, dhe pse ne duhet të angazhojmë prestigjin, kapitalin tonë diplomatik, armët por edhe mirëqenien tonë ekonomike për ta
ndalur atë.
Ne mendojmë se Uashingtoni duhet të ndërmarrë veprimet e duhura, për ta penguar Moskën që të nënshtrojë Ukrainën. Amerika nuk mund të kthejë kokën nga ana tjetër ndaj pushtimit të një kombi sovran evropian, nga ana e njërit prej dy rivalëve tanë të mëdhenj gjeopolitikë.
Një veprim i tillë, do ta shkatërronte rendin botëror të ndërtuar pas vitit 1945 me në krye SHBA-në, dhe do të ringjallte praktikën e rrezikshme të përfitimeve territoriale përmes pushtimit. Zbutja e qëndrimit ndaj Rusisë, do ta dëmtonte rëndë besimin e aleatëve të vijës së parë të Amerikës në rajonin e Indo-Paqësorit, ashtu edhe në Evropën Lindore.
Rezistenca e SHBA-së kundër agresionit rus nuk ka të bëjë me përjetësimin e ?rendit botëror të bazuar në rregulla? apo sloganeve të tjera të forumit Davosit dhe Mynihut. Ajo kërkohet pasi kundërshtarët e Amerikës po monitorojnë vazhdimisht veprimet tona, për të parë se ku tjetër mund të përparojnë.
Tërheqja e SHBA-së nga Vietnami, i parapriu pushtimit sovjetik të Afganistanit, krizës së pengjeve në Iran, dhe aventurizmit global të Bashkimit Sovjetik dhe Kubës në vitet 1970dhe fillimin e viteve 1980. Dështimi i vitit të kaluar në Afganistan, duket se e ka trimëruar Rusinë, Kinën dhe Iranin.
Rritja e agresivitetit të Pekinit ndaj Tajvanit, i ka nxitur disa analistë të argumentojnë se ne duhet të injorojmë sulmin e Putinit në Ukrainë, dhe të fokusohemi vetëm tek Kina. Ndonëse kjo ndjenjë është e kuptueshme, ajo e humbet thelbin e problemit:Pekini po vëzhgon se si Uashingtoni po i përgjigjet Moskës, për të vlerësuar se çfarë të bëjë më pas.
Në rast se Rusia do të përballet me një kryengritje të vendosur nga ukrainasit e mbështetur nga Perëndimi, do e shohë ekonominë e saj të izoluar nga Evropa, ngrirjen e aseteve të oligarkëve të saj, dhe do të frenohet nga një NATO e bashkuar dhe e fortë, është e sigurt se Kina do të mendohet dy herë përpara se të përpiqet të pushtojë Tajvanin.
Për ta frenuar Rusinë dhe Kinën, administrata Bajden duhet të veprojë tani. Ja cilat janë 6 hapat që duhet të ndërmerren.
Së pari, partnerët kryesorë evropianë si Polonia, Rumania dhe shtetet baltike kanë kërkuar pajisje të rëndësishme ushtarake, dhe ky vendim mbetet ende i pa miratuar nga SHBA-ja.
Ne kemi bërë thirrje prej më shumë se një viti për miratimin e shitjes së tankeve ?Abrams? tek Poloniavit, dhe e përgëzojmë Sekretarin e Mbrojtjes Lloid Ostin dhe Sekretarin e Shtetit Entoni Blinken për miratimin e marrëveshjes javën e kaluar. Administrata duhet të përshpejtojë tani miratimin e të gjitha kërkesave të ngjashme.
Së dyti, Finlanda dhe Suedia janë shumë të shqetësuara për aventurizmin e Rusisë. Të dyja këto vende kanë ushtri të afta dhe baza të forta industriale në fushën e mbrojtjes, së bashku me shërbime inteligjente shumë të mira. Uashingtoni duhet të mbështesë ndjenjën në rritje në Helsinki dhe Stokholm për anëtarësimin në NATO. Këto vende do ta forconin krahun verior të aleancës, përfshirë në zonën e rëndësishme të Arktikut.
Së treti, SHBA-ja duhet të rivlerësojë bazën e trashëgimisë së dikurshme në Gjermani. Berlini e ka treguar veten të pavullnetshëm për të marrë një rol udhëheqës gjatë gjithë krizës së Ukrainës. Ky zhvillim nuk duhet të jetë befasi, duke pasur parasysh varësinë e elitës industriale gjermane nga gazi rus dhe tregu i eksportit kinez.
Teksa NATO është zhvendosur drejt lindjes, Gjermania nuk është më një shtet i vijës së parë të frontit.
Ndaj forcat amerikane që ndodhen atje, duhet të shkojnë në bazat e ndryshme në Poloni dhe Baltik dhe në bazat në rajonin e Indo-Paqësorit.
Së katërti, duhet rishqyrtuar sa më shpejt politika energjetike e administratës Bajden.
Një çmim i naftës në nivelin 100 dollarë për fuçi, jo vetëm që i dëmton konsumatorët amerikanë, por furnizon me miliarda dollarë makinerinë e luftës të Putinit, por edhe programin bërthamor të Iranit.
Zbutja e Rusisë duke përmbysur politikën e administratës Trump ndaj gazsjellësit ?Nord Stream 2? ka dështuar. Ka ardhur koha të ndalet një herë e përgjithmonë ky projekt. Ndërkohë, SHBA duhet të rivendosë lidershipin e saj në sektorin energjik. Përfundimi i gazsjellësit ?Keystone XL?, do t?i dërgonte Rusisë dhe botës një mesazh të fuqishëm se Amerika është e përkushtuar ndaj pavarësisë së saj energjetike.
Së pesti, NATO duhet t?u tregojë kundërshtarëve të saj vendosmërinë e vet të palëkundur. Aleatët që nuk arrijnë të rrisin shpenzimet e mbrojtjes në nivelin 2 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto brenda 3 viteve të ardhshme, nuk duhet të kenë një rol udhëheqës në aleancë.
Gjatë presidencës së Donald Trump, angazhimi i aleancës për shpenzimet e mbrojtjes, u rrit me gati 400 miliardë dollarë deri në vitin 2029. Por taksapaguesit amerikanë mbajnë ende një barrë jo-proporcionale për mbrojtjen e Evropës. Në rrethana të tilla, është logjike që vetëm vendet që paguajnë 2 për qind të PBB-së së tyre për mbrojtjen, të gëzojnë privilegje të plota të votës në Këshillin e Atlantikut të Veriut, organi kryesor vendimmarrës i NATO-s.
Së gjashti, Rusia duhet të përballet me pasoja reale, në mënyrë që të funksionojë strategjia e frenimit. Perëndimi e kërcënoi me sanksione, por nuk kërkoi asnjë ndëshkim real kur Moska aneksoi Krimenë, dhe krijoi një qeveri pro-ruse në rajonin e Donbasit.
Sanksionet e administratës Bajden në përgjigje të deklaratës së Moskës së pjesë të Ukrainës janë ?të pavarura? u mirëpritën, por rezultuan të pamjaftueshme për ta bërë Putinin të heqë dorë nga veprimet e mëtejshme agresive. Bota e lirë duhet t?ia bëjë të qartë Putinit, se nëse nuk tërhiqet menjëherë, ekonomia e Rusisë do të izolohet plotësisht.
Kjo do të thotë të paktën përjashtimin e bankave ruse nga sistemi SËIFT dhe sekuestrimin e
të gjitha aseteve të oligarkëve në mbarë botën. Po ashtu, Rusia duhet ta kuptojë se qeveria aktuale e Ukrainës do të njihet edhe në mërgim nga SHBA, NATO dhe nga pjesa më e madhe e botës.
Shënim: Robert C.O?Brien, ka qenë këshilltar për sigurinë kombëtare në Shtëpinë e Bardhë. Ndërsa Alexander B.Grey, ka qenë shef i kabinetit në Këshillin e Sigurisë Kombëtare në vitet 2019-2021. Ata janë drejtues të kompanisë ?American Global Strategies LLC?.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Nga Robert C.O’Brien & Alexander B.Grey “Wall Street Journal...
Nga Norman Miller “BBC”Në vitin 2004, një cunami i shkaktuar...
Më 1 tetor 1949, Mao Ce Dun shpalli formimin e Republikës Po...
Pavarësisht nëse preferoni plazhet apo e kundërta, shumica n...
Nga Charlie Campbell “Time”Vladimir Putin i shpalli të mërku...
Nga Arik Burakovsky “The Conversation”Presidenti rus Vladimi...
Nga Richard N.Haass “New York Times”Pas një ngërçi që po zgj...
Nga David Satter “Wall Street Journal”Përgatitjet e Rusisë p...
Nga Liz Peek “Fox News”Duket sikur deri dje bota ishte paqës...
Mona Liza është një nga veprat më të famshme të Leonardo Da ...
Nga Marek Jan Chodakiewicz “Newsmax”Serbët kanë bërë që Ball...
Nga Sanya Burgess “Sky News”Marrëdhëniet e ngrohta midis Ukr...
Nga Marek Jan Chodakiewicz “Newsmax”Serbët kanë bërë që Ball...
90% e atyre që kanë një celular në Gjermani nuk e përfytyroj...
Kur një çift martohet, premtojnë se do të qëndrojnë së bashk...
Nga Simon Kuper “Financial Times”Në vitin 1946, agresioni në...
Në vitin 1785, kimisti francez, inxhinieri dhe pionieri i av...
Nga Colum Lynch “Foreing Policy”Shtatorin e vitit të kaluar,...
Nga Mark Leonard “Project Syndicate”Një luftë e shekullit XX...
“The Wall Street Journal”Një pushtim i Ukrainës nga Rusia, d...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...