Komunikimi me Ramën dhe kërcënimi nga Bajrat/ Koçeku flet për largimin nga Grupi i PS-së
Deputetja Marjana Koçeku ka folur ditën e sotme lidhur me ...
Deputetja Marjana Koçeku ka folur ditën e sotme lidhur me ...
Nga Mark Leonard ?Project Syndicate?
Një luftë e shekullit XXI-të në Evropë nuk është më diçka e paimagjinueshme. Pas disa javë spekulimesh nëse Rusia do ta pushtojë apo jo Ukrainën, një shumicë e qartë e të anketuarve në një sondazh të fundit pan-evropian nga Këshilli Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë (ECFR) mendojnë se ka të ngjarë të ketë një luftë, dhe se Evropa duhet të reagojë.
Vende të ndryshme kanë frikëra të ndryshme,bazuar tek përvojat e tyre të kohëve të fundit. Në Poloni, vend që është përballur me përpjekjet e Bjellorusisë për t?i kaluar emigrantët nga Lindja e Mesme përtej kufirit, ekziston një frikë e shtuar për valë të reja refugjatësh.
Në Francë dhe Suedi, shqetësim kryesor janë sulmet kibernetike, duke reflektuar kësisoj ndërhyrjen e fundit të Rusisë në zgjedhjet e tyre kombëtare. Ndërkohë për gjermanët, italianët dhe rumunët, frika më e madhe është mungesa e energjisë. Në fakt në lojë janë më shumë gjëra sesa perceptimet e ndryshme të evropianëve në lidhje me kërcënimet e jashtme.
Strategu i madh gjerman Karl Von Klauzeviç e përshkruante luftën si vazhdimin e politikës me mjete të tjera. Dhe në javët e para të krizës ukrainase, mënyra se si iu përgjigjën vendet evropiane ndaj kërcënimit të luftës, ishte shumë domethënës për politikën e tyre të brendshme.
Marrim rastin e Britanisë së Madhe. Shumë analistë mendojnë se interesimi i papritur i kryeministrit Boris Xhonson mbi Evropën Lindore, ka më pak të bëjë me shqetësimin e tijpër Ukrainën, sesa me dëshirën e tij për të shmangur vëmendjen nga skandali i festave që organizonte stafi i tij në Downing Street, në kohën kur pjesa tjetër e vendit ishte në izolim për shkak të pandemisë.
Përtej kësaj, kjo krizë është një mundësi që ai t?i tregojë Shteteve të Bashkuara se Britania ka ende rëndësi edhe pas Brexit, daljes nga BE. Sa i përket presidentit amerikan Xho Bajden, qëllimi i tij kryesor është të minimizojë burimet dhe kohën e nevojshme për t?u marrë me këtë krizë.
Misioni i tij fillestar ishte të ofronte politika, nga të cilat do të përfitonte klasa e mesme, dhe zhvendosja e fokusit të politikës së jashtme të SHBA-së në rajonin e Indo-Paqësorin, si dhe ndaj sfidës së krijuar nga Kina.
Me Donald Trump që kërcënon të rikthehet në pushtet, në rrezik nuk është vetëm politika e Amerikës ndaj Ukrainës dhe Rusisë, por edhe e ardhmja e demokracisë amerikane. Pozicioni i Amerikës përbën një shqetësim të madh për evropianët e Evropës Lindore dhe Qendrore. Ata janë gjithnjë e më të shqetësuar për politikën e përkeqësuar të Amerikës, dhe për vendosmërinë e dyshimtë përballë agresionit rus.
Frika e tyre më e madhe është që nëse tanket ruse do të lejohen të futen në Ukrainë, destinacioni i tyre i ardhshëm mund të jetë Talini, Riga apo edhe Varshava. Ndërkohë, vende si Gjermania, Italia, Austria dhe Greqia, druhen se një konflikt mbi Ukrainën, do t?i japë fund çdo lloj mundësie për vendosjen e një marrëdhënieje më normale me Rusinë.
Gjermania është e ndarë midis vlerave të saj perëndimore, solidaritetit të saj me evropianët e Evropës Qendrore dhe Lindore, dhe traditës së saj pacifiste të pasluftës. Ndaj, kancelari Olaf Sholc i ka siguruar liderët e tjerë perëndimorë se Gjermania do të jetë një aleate solide në rastin e shpërthimit të luftës, duke sinjalizuar gjithashtu se do të shmangë marrjen e një roli udhëheqës në çdo lloj kundërpërgjigje të përbashkët evropiane.
Pozicioni i Sholc është në kontrast të plotë me atë të presidentit francez Emanuel Makron, i cili e sheh këtë krizë si një mundësi për të treguar ?autonominë strategjike? evropiane, një synim politik, të cilin ai e ka ndjekur që nga fillimi i presidencës së tij.
Natyrisht, duke marrë një rol dukshëm udhëheqës në zgjidhjen e krizës në Ukrainë, Makron mund të forcojë ndjeshëm imazhin e tij në prag të zgjedhjeve presidenciale në Francë që mbahen këtë pranverë. Me vendet e tij anëtare të ndara sipas gjeografisë dhe historisë, Bashkimi Evropian e ka pasur shumë të vështirë për të gjetur veten në këtë histori.
Në përgjithësi, duke u dukur pasive, e dobët dhe e palëvizshme, stereotipi është se BE nuk dëshiron as ta mbrojë dhe as të rishikojë rendin ekzistues të sigurisë. Kritikët e konsiderojnë unionin si të paralizuar nga perspektiva e dy skenarëve që shkaktojnë makth:një lufte gjithëpërfshirëse ose ndonjë skenar i Jalta 2.0, ku Rusia dhe Amerika ndërmjetësojnë një zgjidhje të re për Evropën, pa u shqetësuar qëtë konsultohen paraprakisht me evropianët.
Por në themelin e dallimeve të dukshme janë interesat kryesore që ndajnë të gjithë evropianët. Pra dëshira për të parandaluar një luftë tjetër në Evropë; nevoja për të ruajtur besueshmërinë e NATO-s; dhe një ndjenjë përgjegjësie për ta shpëtuar Ukrainën nga kthimi i detyruar nën zgjedhën e Rusisë.
Gjenialiteti i politikë-bërjes evropiane, qëndron në aftësinë e saj për të pajtuar imperativat e brendshme politike me nevojën për diplomaci ndërkombëtare. Sondazhi i ECFR tregon se gjatë javëve të fundit, ka pasur një konvergjencë midis politikave evropiane mbi nevojën për t?iu kundërpërgjigjur sjelljeve agresive të Rusisë.
Njëherazi, qeveritë evropiane po gjejnë mënyra më të mira për të menaxhuar ndarjet e tyre. Megjithëse shumë evropianë të Evropës Qendrore dhe Lindore janë të shqetësuar në lidhje me bisedimet diplomatike, ata nuk janë përpjekur që t?i pengojnë amerikanët apo Makron nga eksplorimi i opsioneve për dialogun me Rusinë.
Ndërkohë nga ana e tij, Makron ka qenë i kujdesshëm për t?u konsultuar me vendet e tjera, dhe për t?iu përmbajtur parimeve të dakordësuara në lidhje me sigurinë evropiane dhe sovranitetin e Ukrainës. Për më tepër, pas hezitimeve dhe heshtjes fillestare, Gjermaniaka sinjalizuar se është e gatshme që të vendosë në tryezë të gjitha sanksionet e mundshme. Dhe siç më tha kohët e fundit një Ministër i Jashtëm i BE-së, edhe kryeministri hungarez Viktor Orbani qëndroi kryesisht linjës së përbashkët të BE-së,gjatë takimit me presidentin rus Vladimir Putin në fillim të këtij muaji.
Fakti që lufta në Evropë nuk është më e paimagjinueshme, mund t?i detyrojë evropianët të bëjnë kompromise të ndërlikuara për të ruajtur paqen e tyre kolektive. Ndonëse ky nuk
ishte qëllimi i tij kur filloi të grumbullonte trupat ruse në kufirin ukrainas, Putin mund t?i ketë ndihmuar padashur vendet anëtare të BE-së të transformohen nga një grumbull i fragmentuar vëzhguesish të shqetësuar, në një bllok që është i vendosur të mbrojë sigurinë e tij.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
“The Wall Street Journal”Një pushtim i Ukrainës nga Rusia, d...
Nga Amy Webb “The Atlantic”Në vitin 1770, kimisti gjerman Ka...
Në tetorin e vitit 1971, në mesin e shkretëtirës iraniane, u...
Nga Michael Rubin “19 Forty Five”Çfarë duhet të bëjë Xho Baj...
Nga Jonathan Miller “The Spectator”Kur kanë mbetur më pak se...
Nga Anne Applebaum “The Atlantic”Sa zili e pata një moment L...
Askush nuk i ndjen më shumë drithërimat e frikës nga grumbul...
Nga Hilde Vautmans “Eu Observer”Vitet e fundit kanë treguar ...
Memorie.al publikon dokumente të panjohura të Arkivit Qendro...
Nga Peter Rough “The Wall Street Journal”Ndërsa bota po pyet...
Nga Keith Kellogg “Fox News”Unë mbështet plotësisht doktrinë...
Përgjatë historisë, njerëzit kanë përdorur metoda të çuditsh...
Më 30 gushtin e vitit 2019, vdiq në Oberhauzen të Gjermanisë...
Që në fillimet e historisë së njerëzimit, njerëzit besonin t...
Nga Simon Tisdall “The Guardian”Nëse siç po duket si gjithmo...
Nga Hannah Roberts “Politico.eu”“Ekipi i ëndrrave” po qëndro...
Nga Anna Akage “World Crunch”Ukrainasit kanë një batutë që l...
Nga Alina Bradford & Stephanie Pappas “Live Science”Ngrohja ...
Nga Kseniya Kirillova “Center for European Policy Analysis”P...
Për shekuj me radhë, ata që kanë synuar të kryejnë krimin e ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...