Mblidhet të enjten Konferenca e Kryetarëve/ Ja çfarë pritet të vendoset në seancë
Konferenca e Kryetarëve do të zhvillojë të enjten mbledhje...
Konferenca e Kryetarëve do të zhvillojë të enjten mbledhje...
Nga Anna Akage ?World Crunch?
Ukrainasit kanë një batutë që lindi që në vitet 1990:Rusia nuk do të ndjehet kurrë e turpëruar për sa kohë që ekziston Ukraina, dhe Ukraina nuk do të ndjehet kurrë e turpëruar, për sa kohë që ekziston Bjellorusia. Ky humor i zi,përdoret ende sot për të pasqyruar situatën ekonomike në ish-republikat sovjetike.
Por diku midis, pas dy revolucioneve demokratike në Ukrainë, në vitet 2004 dhe 2014, ne fituam një vizion tjetër të gjërave, një ndjenjë drejtimi dhe kërkese nga shoqëria. U duk sikur u shkëputëm dhe notuam në drejtimin e kundërt, larg vendit ku po shkonte Rusia? duke e tërhequr për hunde Bjellorusinë.
Njerëzit e brezit tim në Kiev,kanë ndjerë gjithmonë keqardhje për bjellorusët. Situata e tyre u ngjalli simpati, pikërisht sepse u detyruan ta ndiqnin si një qen Rusinë, pa të drejtë për të bërë zgjedhjen e tyre, dhe për t?i treguar më në fund vetes dhe të tjerëve se ishin një shtet i pavarur.
Vladimir Putin, mjeshtri i kukullave, ka nevojë për Llukashenkon. Vjeshtën e vitit të kaluar, në mesin e krizës së emigrantëve dhe bllokadës me Bashkimin Evropian, lideri autoritar i Bjellorusisë kërcënoi të mbyllte gazsjellësin ?Yamal-Evropë?, në përgjigje të mbylljes së plotë të kufijve polakë.
Po ashtu, gazi rus shkon në Evropë nëpërmjet Bjellorusisë. Nuk është gaz bjellorus apo një gazsjellës bjellorus, është një kompani aksionet kryesore të së cilës janë në pronësi të qeverisë ruse. Kjo do të thotë, se Llukashenko po kërcënon Evropën nëpërmjet gazit rus.
A e dini se si u ndëshkua ai për shkak të kërcënimit se do të bllokonte gazin rus? Nuk u ndëshkua fare. Në një intervistë të mëvonshme për një kanal televiziv rus, Putin kërkoi falje për situatën. Dhe e them me sinqeritet, kjo është hera e parë që dëgjoj diçka të tillë nga udhëheqësi rus.
Dhe tani kanë nisur lojërat e luftës. Ndërsa Ukraina është përpjekur ta forcojë kufirin e saj me Rusinë, pasi Kremlini vendosi trupa për atë që duket si një pushtim i mundshëm, Rusia ka kthyer kokën nga Bjellorusia.
Moska i ka shpenzuar ditët e fundit duke vendosur një arsenal të madh armësh dhe mijëra ushtarë në të gjithë Bjellorusinë, ndërsa Llukashenko ka paralajmëruar publikisht mbi gatishmërinë e tij për të shkuar në luftë, nëse sulmohet Rusia.
Dhe Kievi është gjithnjë e më i rrethuar nga të gjitha anët. Në fakt, kufiri i tij verior është shumë më afër kryeqytetit sesa kufiri i tij lindor, ku Ukraina është duke luftuar prej vitesh me forcat pro-ruse.
?Si rezultat i vendosjes së Bjellorusisë nën kontrollin e Rusisë, 1070 kilometrat e kufirit tonë me Bjellorusinë janë shndërruar në një kërcënim shtesë. Dhe ky nuk është një kërcënim nga Bjellorusia. Ukraina ka një qëndrim shumë të ngrohtë ndaj popullit bjellorus, por një kërcënim nga Rusia që kalon përmes Bjellorusisë?-tha Ministri ukrainas i Mbrojtjes Oleksi Reznikov.
Megjithatë, trupat ruse të dislokuara në mbarë Bjellorusinë nuk janë domosdoshmërisht një imponim i Putinit ndaj Llukashenkos. Lideri autoritar bjellorus ka treguar vazhdimisht pavarësinë e tij përballë Putinit, pasi kishte bërë më parë deklarata për ta bërë liderin rus të dukej i dobët, duke u tallur me fjalimet e tij në parlament dhe në mediat bjelloruse.
Jo shumë kohë më parë, një gazetar i një kanali televiziv bjellorus, shkoi aq larg sa e ofendoi Putinin në transmetim, duke e quajtur atë të çuditshëm, dhe duke e akuzuar për përdorimin e botoksit në fytyrë, ndryshe nga presidenti i guximshëm i Bjellorusisë, fytyra e plakur e të cilit, supozohet se tregon sakrificat që ai ka bërë për vendin e tij.
Por Llukashenko ia hedh paq edhe në këtë rast, pasi Putin e di se ai është përgjegjës për ata që ka nën kontroll. Duke ëndërruar ribashkimin e Bashkimit Sovjetik, presidenti rus po ndihmon në mbajtjen në pushtet të një autokrati të çmendur, që tani është shumë i kushtueshëm jo vetëm për bjellorusët që jetojnë në një kafaz, por edhe për rusët që do të paguajnë taksa për sanksionet e vendosura ndaj kompanive ruse që punojnë me Bjellorusinë.
Duke u fshehur pas Rusisë së madhe dhe liderit të saj të çuditshëm, ambiciet në kokën e presidentit bjellorus janë rritur më shumë se sa pritej. Është një gjë të kesh një kukull të kontrolluar mirë në krye të një vendi të mirë-kontrolluar, dhe është krejtësisht një gjë tjetër kur ajo lodër nis që të ndihet e pandëshkueshme për çdo veprim që mund të ndërmarrë.
Pastaj vetë mjeshtri nis që të paguajë për gabimet e tij. Dhe kështu kanë jetuar ata për më shumë se 20 vjet:Putin krijon iluzionin e të qenit nën kontrollin e situatës, ndërsa Llukashenko duket gjithnjë sikur është plotësisht i varur, dhe për rrjedhojë krejtësisht i kontrollueshëm.
Ai po mbijeton vetëm falë mbështetjes financiare, politike dhe ushtarake ruse. Megjithatë, për të gjitha këto, tashmë është e qartë se Putini nuk është gjithmonë lideri në këtë marrëdhënie të çuditshme. Rreziqet po shtohen nga dita në ditë.
Nga jashtë, Bjellorusia duket se po ndjek urdhrat e Rusisë, ndërsa Ukraina është e zënë duke u përgatitur për t?u mbrojtur nga pushtimi. Por asgjë nuk është ashtu siç duket, dhe shakatë e vjetra nuk të bëjnë më dhe aq për të qeshur.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Nga Alina Bradford & Stephanie Pappas “Live Science”Ngrohja ...
Nga Kseniya Kirillova “Center for European Policy Analysis”P...
Për shekuj me radhë, ata që kanë synuar të kryejnë krimin e ...
Filmi i njohur i Netflix-it “Mos shih lart”, është një qasje...
Nga David Cox “BBC”Gjatë viteve 1960, epidemiologët që studi...
Shkolla është një institucion që urrehet (sidomos gjatë prov...
(Pjesa e dytë)Vrasjet thuajse gjithmonë kanë lidhje sa me po...
Nga Mauro Indelicato “Il Giornale”Nëse në muajt e fundit të ...
(Pjesa e parë)Vrasjet kanë thuajse gjithmonë lidhje me polit...
Nga Tom McTague “The Atlantic”Vladimir Putinit i pëlqen të t...
Kërkimet shkencore mbi pavdekësinë mund të duken si një fant...
Më shumë se 50 vjet pas vdekjes së tij në vitin 1965, Uinsto...
Nga Tyler Kustra ”The Conversation”Përballë mundësisë së pas...
Nga Michael Waltz “Fox News”Vendosmëria e Amerikës po testoh...
Nga Charlie Duxbury “Politico.eu”Përshkallëzimi i ri i tensi...
Nga Holman W.Jenkins, Jr. “The Wall Street Journal”Veprimet ...
Nga Kelly Alkhouli”The Spectator”Ndërsa trupat ruse që kanë ...
Tempujt, piramidat e mëdha dhe Sfinksi i Madh, dëshmojnë se ...
Viti 1956 filloi me shumë shpresa të mëdha në Rusi dhe Bashk...
Sindroma e Arrogancës, u përshkrua për herë të parë nga ish-...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...