Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Shkolla është një institucion që urrehet (sidomos gjatë provimeve) nga miliona fëmijë në mbarë botën. Por në të njëjtën kohë miliarda të rritur e kujtojnë atë si ?kohën e vjetër të mirë?. Me gjithë të mirat dhe të këqijat e saj, shoqëria siç e njohim sot nuk mund të ekzistonte dot pa shkollat.
Dhe këtu nuk po flasim vetëm për godinat, por për të gjithë sistemin dhe mjedisin që na lejon t?ia transmetojmë njohuritë brezave të rinj, dhe t?i përgatitim ata për atë që do të vijë në botën reale (të paktën në teori). Por kush e shpiku shkollën?
Në Greqinë e lashtë, arsimi ishte disi i demokratizuar. Arsimimi në një gjimnaz cilësohej thelbësor për pjesëmarrjen në kulturën greke, por ishte i rezervuar vetëm për djemtë (dhe shpesh jo për të gjithë). Në Romën e lashtë, fëmijët e pasur mësoheshin nga profesorë privatë.
Por asnjëra prej tyre nuk është një shkollë, në kuptimin që ne e njohim sot. Gjithsesi në veprën e Platonit ?Republika?, e shkruar më shumë se 2300 vjet më parë, filozofi flet në favor të arsimit të detyrueshëm, edhe pse gratë dhe skllevërit nuk ishin pjesë e shoqërisë greke.
Ndërkohë ka disa dëshmi indirekte rreth shkollave në Kinë, që kanë ekzistuar të paktën 3000 vjet më parë. Por nuk ishin vetëm kinezët, grekët dhe romakët. Edhe Hindutë, kishin të zhvilluar sistemin e tyre të shkollimit në formën e gurukulave.
Në vitin 425 Pas Krishtit, Perandoria Bizantine krijoi sistemin e parë të njohur të arsimit fillor në botë, kushtuar edukimit të ushtarëve të regjistruar në ushtrinë bizantine, në mënyrë që asnjë pjesëtar i ushtrisë, të mos kishte probleme me kuptimin e manualeve të luftës.
Pjesë të ndryshme të botës kishin zhvilluar lloje të ndryshme edukimi, disa më efikase se të tjerat. Në Evropën Perëndimore (dhe sidomos në Angli), kisha u përfshi që herët në arsimin publik. Në Mesjetën e hershme u ngritën një numër i madh shkollash kishtare.
Shkolla më e vjetër ende funksionale është Shkolla e Mbretit në Kanterbëri, e cila është themeluar në vitin e largët 597. Disa shkolla të tjera ende funksionale, u themeluan po në shekullin VI, edhe pse ato ishin të hapura vetëm për djemtë.
Sigurisht në krahasim me shkollat ??moderne, arsimi në institutet e sipërpërmendura, ishte më i përqendruar tek mësimet fetare, gjuha, dhe vetëm aftësitë e nivelit të ulët ose praktik. Madje shumë prej tyre funksiononin në një dhomë të vetme, pa standarde dhe kurrikul të caktuar.
Por ndërsa njerëzimi po ecte përpara, edhe njerëzit filluan të kuptojnë nevojën për një sistem të organizuar për edukimin e brezave të ardhshëm. Për më shumë se 10 shekuj, shkollat ??ruajtën të njëjtin profil të përgjithshëm, të fokusuara kryesisht tek një grup i caktuar aftësish dhe trajnimesh fetare.
Në shekullin IX-të, në Fez të Marokut u themelua universiteti i parë në botë. Por ai u themelua si një xhami, dhe u fokusua tek mësimet fetare. Universiteti më i vjetër në botë ende funksional është ai Bolonjës, në Itali, i themeluar në vitin 1088.
Ai punësoi studiues nga objektet arsimore para-ekzistuese të këtij qytetit. Përveç fesë, universiteti mësonte artet liberale, të drejtën noteriale dhe shkrimin zyrtar. Universiteti i Bolonjës shquhej edhe për mësimdhënien e së drejtës civile.
Por ai nuk ishte një sistem arsimor publik ?për të gjithë?, por më tepër një ?shkollë? për elitën intelektuale. Në vitin 1592, një dukat gjerman i quajtur Palatin Zvaibryken u bë territori i parë në botë që vendosi me ligj arsimin e detyrueshëm për vajzat dhe djemtë, një arritje kjo e jashtëzakonshme dhe shpesh e injoruar në historinë e arsimit.
Ky shembull u pasua në vitin 1598 nga Strasburgu, në atë kohë një qytet i lirë i Perandorisë së Shenjtë Romake, sot pjesë e Francës. Përpjekje të ngjashme u shfaqën disa dekada më vonë në Skoci, edhe pse atje arsimi i detyrueshëm shkaktoi jo pak trazira politike dhe sociale.
Në Shtetet e Bashkuara, apo më saktë në kolonitë që më vonë do të bëheshin Shtetet e Bashkuara, tre akte legjislative të miratuara në Koloninë e Gjirit të Masaçusetsit në vitet 1642, 1647 dhe 1648, urdhëronin që çdo qytezë që kishte më shumë se 50 familje të punësonte një mësues, dhe çdo qytet me më shumë se 100 familje të ngrinte një shkollë.
Prusia, një shtet i spikatur gjerman, nisi të përdorë një sistem arsimor të detyrueshëm në vitin 1763 pas një dekreti mbretëror. Rregullorja kërkonte arsimimin e të gjithë të rinjve, vajza dhe djem nga mosha 5 deri në moshën 13-14 vjeç, duke u siguruar një arsimim bazë për fenë, këndimin, leximin dhe shkrimin.
Në Austrinë fqinje, Perandoresha Maria Tereza vendosi sistemin e arsimin fillor të detyrueshëm në vitin 1774. Gradualisht, arsimi i detyrueshëm po fillonte të merrte formë në gjithë Evropën. Ndërkohë, SHBA-ja po bënte revolucionin e vet arsimor.
Në vitin 1837, avokati dhe mësuesi Horas Man u bë Sekretar i Bordit të Arsimit të Masaçusets. Man ishte një mbështetës i shkollimit publik. Ai besonte se pa një popullsi të mirë-arsimuar, nuk mund të arrihej stabiliteti politik dhe harmonia sociale.
Ndaj ai parashtroi idenë e një sistemi arsimor publik universal për mësimin e fëmijëve amerikanë. Man përdori sistemin e tij të ?shkollës normale? në Masaçusets, dhe më vonë shtete të tjera në SHBA filluan zbatimin e reformave arsimore që kishte propozuar ai.
Për shkak të përpjekjeve të tij, Masaçusets u bë në vitin 1852 shteti i parë amerikan që kishte një ligj arsimor të detyrueshëm. Në një kohë kur gratë në shumë pjesë të botës nuk lejoheshin as të ndiqnin shkollat??, Man mbështeti emërimin e grave si mësuese në shkollat ??publike.
Në vend se t?u ofronin nxënësve mësime fetare, ?shkollat ??normale? të Man synonin t?u mësonin atyre lexim, shkrim, gramatikë, aritmetikë, gjeografi dhe histori. Idetë dhe reformat novatore të Man në vitet 1800, u bënë gurit i themelit të sistemit tonë shkollor modern.
Një studim i kryer nga Instituti i Arsimit në Britani, sugjeron se cilësia e arsimit fillor është më e rëndësishme për përparimin akademik, sjelljen sociale dhe zhvillimin intelektual të një individi, krahasuar me faktorë si të ardhurat e tij familjare, prejardhja dhe gjinia.
Një studim tjetër thekson se nxënësit që marrin një arsim fillor të mirë, kanë më shumë gjasa të fitojnë mirë, dhe të bëjnë një jetë më të mirë se të tjerët në të ardhmen. Ndërkaq, një raport i UNESCO-s zbulon se arsimi shkollor deri në 9-vjeç është i detyrueshëm në 155 vende.
Mjerisht, në botë sot ka më shumë se 250 milionë fëmijë, që nuk janë në gjendje të ndjekin shkollën. Sipas Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO), për shkak të varfërisë dhe mungesës së mundësive arsimore, 160 milionë fëmijë detyrohen të punojnë në të gjithë globin, dhe rreth 80 milionë prej tyre punojnë në mjedise të pashëndetshme.
Mijëra fëmijë të tillë abuzohen fizikisht dhe seksualisht, torturohen dhe madje trajnohen për të punuar nën urdhrat e mafies së drogës, grupeve kriminale dhe organizatave terroriste. Sudani i Jugut në Afrikë ka shkallën më të ulët të shkrim-leximit në botë.
Vetëm 8 për qind e femrave në këtë vend janë të shkolluara, dhe vetëm 27 për qind e popullsisë së rritur. City Montessori School (CMS) në Dehradun të Indi, është aktualisht shkolla më e madhe në botë. Kampusi përmban 1.050 klasa, ku ndjekin mësimet çdo ditë më shumë se 50.000 studentë.
Për Horas Man, shkollat ??ishin një mjet për të prodhuar qytetarë të mirë, për të mbështetur vlerat demokratike, dhe për të siguruar mirëqenien e shoqërisë. Edhe pse jo të gjitha shkollat ??janë në gjendje t?i arrijnë këto synime, fuqia e edukimit shkollor mund të kuptohet mirë nga ajo që tha dikur shkrimtari i famshëm francez Viktor Hygo:?Ai që hap një shkollë, mbyll një burg!?.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
(Pjesa e dytë)Vrasjet thuajse gjithmonë kanë lidhje sa me po...
Nga Mauro Indelicato “Il Giornale”Nëse në muajt e fundit të ...
(Pjesa e parë)Vrasjet kanë thuajse gjithmonë lidhje me polit...
Nga Tom McTague “The Atlantic”Vladimir Putinit i pëlqen të t...
Kërkimet shkencore mbi pavdekësinë mund të duken si një fant...
Më shumë se 50 vjet pas vdekjes së tij në vitin 1965, Uinsto...
Nga Tyler Kustra ”The Conversation”Përballë mundësisë së pas...
Nga Michael Waltz “Fox News”Vendosmëria e Amerikës po testoh...
Nga Charlie Duxbury “Politico.eu”Përshkallëzimi i ri i tensi...
Nga Holman W.Jenkins, Jr. “The Wall Street Journal”Veprimet ...
Nga Kelly Alkhouli”The Spectator”Ndërsa trupat ruse që kanë ...
Tempujt, piramidat e mëdha dhe Sfinksi i Madh, dëshmojnë se ...
Viti 1956 filloi me shumë shpresa të mëdha në Rusi dhe Bashk...
Sindroma e Arrogancës, u përshkrua për herë të parë nga ish-...
Nga Rebekah Koffler “Fox News”Presidenti rus Vladimir Putin ...
Ndërsa shumë njerëz mendojnë se Parajsa dhe Ferri janë gjëra...
Nga Karolina De Stefano “Huffingtonpost Italia”Me gjithë kon...
Nga Gilbert T.Sewall “The Specator”Në vitin 1958, Aldous Hak...
E cilësuar shpesh në mënyrë të gabuar si një diagnozë psikol...
Nga Julien Théron “The Conversation”Bisedimet e javëve të fu...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...