Armë, kokainë dhe kanabis në zonat bregdetare/ Arrestohen dy persona
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
Nga Kelly Alkhouli?The Spectator?
Ndërsa trupat ruse që kanë rrethuar Ukrainën Lindore, po përgatiten të hidhen në sulm, liderët perëndimorë po përgatiten për një pushtim rus, teksa po përpiqen që të kenë një front të bashkuar përballë Putinit.
Pas përfundimit të negociatave për paqe, dhe masave të shumta parandaluese që duken të parëndësishme, presidenti francez Emanuel Makron i ka bërë thirrje BE-së të zhvillojë dialogun e saj me Rusinë, dhe të krijojë planin e saj për sigurinë dhe stabilitetin.
Kjo qasje është një tregues se shumica e vendeve evropiane, janë të lodhura nga anashkalimi gjatë negociatave Uashington-Moskë, dhe shumë ngurruese për të vendosur sanksione të ashpra kundër Rusisë, sidomos pasi ato mund të shkaktojnë një mungese të ndjeshme të furnizimeve me gaz, e cila do të ndikonte ndjeshëm në rimëkëmbjen e ekonomive evropiane.
SHBA-ja dhe BE-ja e kanë përjashtuar tashmë mundësinë e përjashtimit të bankave ruse nga sistemi global i pagesave, SWIFT. Kësisoj çdo sanksion që mund të vendoset ndaj Rusisë, do të jetë shumë larg ?pasojave të rënda? që ka premtuar Xho Bajden.
Ndërkohë, pajisjet ushtarake – përfshirë 2 sisteme raketore balistike ruse, Iskander- janë parë duke shkuar drejt kufirit ukrainas, ndërsa trupat ruse kanë mbërritur në Bjellorusi për të kryer stërvitje të përbashkëta ushtarake. Edhe pse një pushtim rus është i pashmangshëm, kjo nuk nënkupton fundin e konfliktit ukrainas.
Presidenti rus Vladimir Putin po kërkon një fitore të shkurtër dhe vendimtare, që të rritë popullaritetin e tij. Pas aneksimit të Krimesë në vitin 2014, popullariteti i Putinit u rrit në kulm, por që atëherë ka rënë në mënyrë të vazhdueshme.
Në fillim të vitit 2021, Kremlini u përball me demonstrata të mëdha antiqeveritare në të gjithë vendin, në mbështetje të liderit të opozitës ruse të burgosur Aleksei Navalni. Raportet mbi korrupsionin e shfrenuar, goditjet e mëdha kundër disidentëve politikë dhe efektet e pandemisë, e kanë njollosur imazhin e Putinit brenda Rusisë.
Pavarësisht provave se rezultatet ishin mashtruese, zgjedhjet parlamentare të zhvilluara në shtatorin e vitit 2021, treguan gjithsesi një mbështetje të reduktuar për partinë e Putinit, Rusia e Bashkuar. Kremlini është i shqetësuar mbi skenarin e shpërthimit të trazirave politike, si ato në Bjellorusi apo Kazakistan.
Ndërsa ne tashmë e dimë se Putini, do të rizgjidhej për një mandat tjetër në vitin 2024, rezultatet e zgjedhjeve duhet më së paku të duken disi legjitime. Kjo është gjithashtu një nga arsyet pse Putini nuk ka luksin të bllofojë.
Pas muajsh të rritjes së tensioneve, përpjekjesh të shumta për negociata, dhe rritje të presionit dhe kërcënimeve, ne kemi arritur tashmë në një pikë pa kthim. Nëse Putini do të tërhiqej tani pa ndonjë lëshim të madh, do të dukej sikur Rusia i është dorëzuar presionit të SHBA-së.
Popullsia ruse do ta interpretonte këtë si një shenjë dobësie, gjë që në sytë e saj është e papranueshme, dhe për rrjedhojë ai mund ta humbasë mbështetjen e institucioneve të tij ushtarake dhe ato të sigurisë.
Megjithatë, Putini është gjithashtu i frikësuar nga skenari i një luftë të zgjatur në kohë, e cila do të ishte e kushtueshme, dhe do të çonte në rritjen e viktimave ruse, dhe kjo do të nënkuptonte se mbështetja popullore mund të kthehet kundër tij.
Ndërsa pushtimi i të gjithë Ukrainës është i realizueshëm nga pikëpamja ushtarake, është e dyshimtë nëse Kremlini do të mundet të asimilojë popullsinë shumë anti-ruse në Ukrainën Perëndimore. Por në vend të këtij skenari, Rusia ka të ngjarë të përparojë në Donbas, një pjesë e të cilës kontrollohet tashmë nga separatistët e mbështetur nga Rusia.
Në varësi të rrethanave, Rusia mund të tundohet të bllokojë qasjen e Ukrainës në Detin e Zi dhe të rrethojë qytetet e mëdha, duke e dëmtuar rëndë ekonominë e Ukrainës. Kjo do t’i siguronte Moskës një levë të konsiderueshme ndikimi mbi Kievin në negociatat e ardhshme.
Ose Moska mund të përpiqet të rrëzojë nga pushteti presidentin ukrainas Volodimir Zelenski, dhe ta zëvendësojnë atë me një qeveri më miqësore ndaj Rusisë. Për më tepër, Kremlini ka përfituar nga tensionet e rritura, për të forcuar kufijtë e Rusisë nëpërmjet shtimit të forcave ruse në Arktik, në Bjellorusi, ndërhyrjes së tyre të shkurtër në Kazakistan, dhe pranisë së tyre të përforcuar në Detin e Zi.
Kjo është një mundësi që Rusia të demonstrojë forcën e saj ndaj aleatëve të saj, të cilët kanë herë pas here interesa të ndryshme, veçanërisht ndaj Turqisë dhe Kinës. Rezultati i këtij konflikti, do të ketë pasoja të mëdha gjeopolitike.
Nëse Rusia është e suksesshme në pushtimin e saj, kjo gjë do të përfaqësonte një poshtërim për administratën Bajden, sidomos vetëm disa muaj pas tërheqjes katastrofike nga Afganistani. Po ashtu,do të nxirrte në pah fuqinë e kufizuar që bartin institucionet perëndimore, brenda një rendi botëror gjithnjë e më shumëpolar.
Pekini do të vëzhgojë nga afër ngjarjet në Ukrainë; dhe në varësi të rezultatit, mund të inkurajojë Partinë Komuniste Kineze (PKK) të adoptojë një politikë të jashtme më agresive në lidhje me sovranitetin e Tajvanit dhe Detin e Kinës Jugore.
Përgjatë viteve ne kemi qenë dëshmitarë se si marrëdhëniet e përkeqësuara midis fuqive ruse dhe perëndimore, e kanë forcuar gradualisht aleancën kino-ruse. Lojërat Olimpike Dimërore të ardhshme që do të zhvillohen në Kinë, duke filluar nga 4 shkurti, do të jenë mundësia ideale që të dyja vendet të tregojnë dashurinë e tyre të re për njëri-tjetrin. Ato do të jenë një shfaqje publike e kundërshtimit ndaj rendit të vjetër botëror.
Shënim: Kelly Alkhouli, konsulente politike dhe Drejtore e Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Qendrën e Çështjeve Politike dhe të Jashtme (CPFA)./ Përshtatur nga CNA.al
Tempujt, piramidat e mëdha dhe Sfinksi i Madh, dëshmojnë se ...
Viti 1956 filloi me shumë shpresa të mëdha në Rusi dhe Bashk...
Sindroma e Arrogancës, u përshkrua për herë të parë nga ish-...
Nga Rebekah Koffler “Fox News”Presidenti rus Vladimir Putin ...
Ndërsa shumë njerëz mendojnë se Parajsa dhe Ferri janë gjëra...
Nga Karolina De Stefano “Huffingtonpost Italia”Me gjithë kon...
Nga Gilbert T.Sewall “The Specator”Në vitin 1958, Aldous Hak...
E cilësuar shpesh në mënyrë të gabuar si një diagnozë psikol...
Nga Julien Théron “The Conversation”Bisedimet e javëve të fu...
Gjatë periudhës 13 mars 1954 deri më6 nëntor 1991, KGB-ja sh...
Nga Simon Shuster “Time”Në mëngjesin e ftohtë të një dite në...
Nga Federico Giuliani “Il Giornale”Që nga fillimi i pandemis...
Nga Walter Russell Mead “Wall Street Journal”Ndërsa kriza u...
Ky është një ritual i lashtë i kanabisit për të cilin është ...
(Pjesa e dytë)Lufta nuk është një aktivitet i lirë. Njerëzit...
Rrënjët e konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës janë të thella....
Nga Meto Koloski “Emerging Europe”Në vitin 1971, CIA shpiku ...
Nga Daniel Fried “Financial Times”Përballë presionit ushtara...
(Pjesa e parë)Lufta nuk është një aktivitet i lirë. Njerëzit...
Nga Rebecca Grant “Fox News”Gati ndjej keqardhje për preside...
Janë 12 ditë proteste në kryeqytet, të cilat filluan pas p...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin e rëndë që u ...
Një biznesmen shqiptar është vënë në pranga këtë pasdite n...
Një aksident i rëndë është shënuar në aksin Korçë-Ersekë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një aksident tragjik u shënua pasditen e kësaj të premteje...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Lajme të mira për ata që fluturojnë: Pas negociatave shumë...
Zgjati më shumë se dy vjet por tani BE mund të fillojë neg...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se ushtria ame...
Irani ka ndërmarrë masa të reja për të forcuar mbrojtjen e...
Disa gërmime arkeologjike të kryera gjatë këtotij sezoni n...
Në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry të Francë, më dat...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ndau sot d...
Kreditimi i biznesit është rritur në pjesën e parë të këti...
Tregu i punës ka shfaqur tendenca shqetësuese në fillim të...