"Paketa e Maleve është e kundërta e asaj që thuhet"/ Rama takim me banorët e Thethit
Kryeministri Edi Rama po zhvillon ditën e sotme një bashkë...
Kryeministri Edi Rama po zhvillon ditën e sotme një bashkë...
Nga Daniel Fried ?Financial Times?
Përballë presionit ushtarak që po ushtron Kremlinit ndaj Kievit, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj evropianë, qëndruan të vendosur javës së kaluar në të tria raundet e bisedimeve me Rusinë. Siç u shpreh Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, dhe zëvendëssekretarja amerikane e shtetit, Uendi Sherman, NATO dhe SHBA-ja janë të gatshme të diskutojnë mbi transparencën e lëvizjeve ushtarake si dhe mbi masat e kontrollit të armëve bërthamore, ashtu si edhe mbi kufizimet reciproke për raketat dhe stërvitjet ushtarake.
Por ata nuk iu nënshtruan kërkesave kryesore të Kremlinit. Kështu nuk do të ketë asnjë premtim për t?i dhënë fund zgjerimit të aleancës veri-atlantike, asnjë ndërprerje të bashkëpunimit ushtarak me Ukrainën, dhe asnjë reduktim të numrit të trupave amerikane në vendet anëtarë të NATO-s si Polonia.
Pra SHBA dhe Evropa dëshmuan qëndrueshmëri në raport me parimet e aleancës, por edhe solidaritet me aleatët që ndihen më të kërcënuar nga sjellja e viteve të fundit e Rusisë. Megjithatë, aleatët perëndimorë nuk shënuan asnjë përparim të dukshëm në tërheqjen e Kremlinit nga kërcënimet e tij për një sulm të ri ushtarak ndaj Ukrainës.
Po tani çfarë pritet që të ndodhë?
Reagimi fillestar i Rusisë ndaj bisedimeve në Gjenevë ishte në fillim i ftohtë. Zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Riabkov,paralajmëroi se nuk kishte asnjë bazë për takime të reja me SHBA-në. Ndërkohë po vazhdon grumbullimi dhe përgatitja e ushtrisë ruse për një sulm të mundshëm kundër Ukrainës.
Dhe Kremlini po lë të kuptohet se situata po shkon drejt përshkallëzimit. Riabkov refuzoi që të përjashtonte mundësinë e vendosjes së trupave apo armatimeve ruse në Kubë ose Venezuelë . Sipas raportimeve mediatike nga Stokholmi, Rusia po dërgon njësi të mëdha detare në Detin Baltik, dhe për këtë arsye ushtria suedeze po shton patrullimet në zonë.
Dhe ne nuk duhet të habitemi nga kjo gjë. Vladimir Putin e nisi këtë krizë nga hiçi, duke kërkuar rritjen e ndikimit përmes frikësimit, dhe duke pasur parasysh përçarjen e madhe të evropianëve dhe shpërqendrimin e SHBA-së pas tërheqjes kaotike nga Afganistani.
Është e tepërt të pritet që vetëm një javë unitet i treguar nga aleatët, do ta bënte të tërhiqej shefin e Kremlinit. Në rast se Rusia do të nisë sulme të reja ndaj Ukrainës, SHBA-ja dhe Evropa kanë përgatitur kundërmasa të fuqishme.
Për shembull dërgimin e pajisjeve të reja ushtarake në Ukrainë, vendosje të tjera të trupave amerikane në vendet e krahut lindor të NATO-s, dhe sanksione më të gjera dhe masa të tjera ekonomike. Por ndërkohë Uashingtoni ka treguar gjithashtu se do të tërhiqet nga këto hapa, derisa dhe nëse Moska nuk vepron.
Kjo qasje i jep mundësi Putinit të vazhdojë të ushtrojë presion, me synim dobësimin e rezistencën së Perëndimit ndaj kërkesave të Kremlinit. Moska mund të ndërmarrë sulme kibernetike ose veprime të kufizuara ushtarake kundër Ukrainës, duke e testuar kësisoj vendosmërinë e NATO-s dhe SHBA-së, por edhe qëndrueshmërinë e Ukrainës.
Javët e ardhshme mund të shohin një rritje të kërcënimeve të Kremlinit, dhe madje edhe agresionit të tij. Gjithsesi, në rast se vazhdojnë të tregojnë vendosmërinë dhe forcën e tyre edhe kur ndodhen nën presion, SHBA-ja dhe Evropa janë të pozicionuara shumë mirë për të dominuar në këtë përballje.
Ashtu si gjatë Luftës së Ftohtë, Kremlini ka avantazhin taktik të të qenit në gjendje të kërcënojë sipas dëshirës. Por siç e mësuam edhe gjatë Luftën e Ftohtë, tirania e brendshme e mban Rusinë të dobët ekonomikisht, të brishtë politikisht, dhe përfundimisht të paaftë për të vazhduar një përballje të gjatë në kohë përkundrejt SHBA-së dhe Evropës.
Në shtëpi, Putini i ka të gjitha armët. Por shoqëria ruse nuk duket aspak entuziaste për një luftë të gjatë kundër Ukrainës. Nisja e një lufte të tillë, do të ishte një bast tepër i rrezikshëm për Vladimir Putinin.
Nëse Kremlini e bën këtë, ose e provokon mjaftueshëm Perëndimin, ka të ngjarë që të gjenerojë një kundër-presion të qëndrueshëm, i cili do të sjellë pasoja shumë negative për Moskën. SHBA-ja dhe Evropa duhet të vazhdojnë që t?i kornizojnë çështjet në mënyrën e duhur:t?i rezistojnë tundimit për t?iu përgjigjur kërcënimeve me lëshime, si dhe të ruajnë vullnetin për të diskutuar mbi sigurinë evropiane në një mënyrë që të përfitojnë të gjithë, dhe jo vetëm Moska.
Një kurth i Kremlinit që duhet shmangur, është të folurit mbi NATO-n, sikur zgjerimi i saj të jetë një lloj agresioni, për të cilin Moska duhet të kompensohet. Fakti është se nuk ka pasur asnjë premtim të SHBA-së ndaj Rusisë, se aleanca nuk do të zgjerohej.
Përkundrazi, ka pasur një angazhim formal të Rusisë për të respektuar integritetin territorial të Ukrainës, nëpërmjet Memorandumit të Budapestit të vitit 1994, që u shkel kur Kremlini pushtoi një pjesë të territorit ukrainas në vitin 2014.
Zgjerimi i NATO-s ndodhi paralelisht me zhvillimin e një zbutjeje të ndjeshme të tensioneve NATO-Rusi, në epokën e Boris Jelcinit dhe administratës së Bill Klintonit. SHBA-ja dhe NATO-ja kanë qenë që në fillim të gatshëm të diskutojnë mbi sigurinë ushtarake të Rusisë, edhe pasi NATO-ja pranoi anëtarë të rinj, dhe respektoi angazhimet që kufizojnë dislokimet e trupave të saj në Evropë.
Putini i urren fitoret e NATO-s dhe zgjerimit të BE-së:shembja e Perdes së Hekurt dhe e Bashkimit Sovjetik, dhe krijimin në vend të tyre një Evropë të bashkuar, me 100 milionë evropianë mes Gjermanisë dhe Rusisë, të lirë për t?u bashkuar me vëllezërit e tyre evropiano-perëndimorë.
Ukrainasit i panë përparimet në liri dhe prosperitet në vendet në Perëndimin e tyre, dhe kuptohet që duan një pjesë të tyre për veten e tyre. Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, nisi ta godasë këtë aspiratë kur i quajti vendet e çliruara nga rënia e komunizmit në 1989 dhe fundi i Bashkimit Sovjetik në vitin 1991, jo si vende të çliruara sovrane, por si ?territore? jetime apo pa një padron mbi krye.
Putini dëshiron kthimin e perandorisë ruse. Ai dëshiron që të ndryshojë rezultatin e fundit të Luftës së Ftohtë, dhe të rikrijojë sferën e dominimit të Moskës. SHBA-ja dhe Evropa nuk duhet ta lejojnë këtë gjë. Ata duhet të jenë të durueshëm, të vendosur dhe t’u përgjigjen me vendosmëri provokimeve.
Më pas Kremlini mund të gjejë një mënyrë për të kaluar nga ultimatumet në një diskutim më produktiv të sigurisë evropiane, ndoshta duke rivendosur kontrollin e armëve, transparencën dhe masat stabilizuese, të cilat Kremlini i ka injoruar, shkelur ose denigruar vitet e fundit. Kjo krizë ka një rrugëdalje përpara, por javët e ardhshme mund të jenë shumë të vështira.
Shënim: Daniel Fried, ish-ndihmës sekretar i shtetit i SHBA-së për çështjet evropiane dhe euroaziatike./ Përshtatur nga CNA.al
(Pjesa e parë)Lufta nuk është një aktivitet i lirë. Njerëzit...
Nga Rebecca Grant “Fox News”Gati ndjej keqardhje për preside...
Joe Biden fitoi zgjedhjet presidenciale në SHBA me një rezul...
Nga Gabe Allen “Discover Magazine”Ndërsa rritja meteorike e ...
Nga Patrick Buchanan “Newmax”Pas rënies së Murit të Berlinit...
Të gjitha vendet kanë zakonisht emra shumë të ngjashëm në gj...
(Pjesa e dytë)Trupi i njeriut është një gjë e çuditshme dhe ...
https://www.newsweek.com/china-using-economic-coercion-black...
Nëse jeni duke blerë një makinë dhe nuk keni përvojë me matj...
(Pjesa e parë)Trupi i njeriut është një gjë e çuditshme dhe ...
Kujtesa është procesi i ruajtjes dhe marrjes së informacioni...
Nga Mauro Indelicato “Il Giornale”Viti i ri po rikthen konfl...
Radari ishte ndër zbulimet më të rëndësishme teknike të Luft...
Një nga pyetjet më të shpeshta të Shërbimit Gjeologjik të Sh...
Nga Erin Mordekai & Mallory Harris “The Guardian”Në majin e ...
Nga Steve Balestrieri “19 Forty Five”Veprimet e Rusisë në Ba...
Nga Mary Dejevsky “The Spectator”Trupat ruse kanë mbërritur ...
Nga printimi 3D, tek makinat elektrike për të gjithë, nga su...
Nga Marco Evers “Der Spiegel”Pas gati 2 vitesh pandemi globa...
Nga David Satter “The Wall Street Journal”Në mesnatën e 31 d...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...