Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Nga Steve Balestrieri ?19 Forty Five?
Veprimet e Rusisë në Ballkan janë paralele me qëllimet e saj në Ukrainë:gjatë shpërbërjes së ish-Jugosllavisë në vitet 1991-2001, Ballkani u zhyt në një kasaphanë e vërtetë. Aty ndodhën kryengritje të armatosura, spastrime etnike, luftëra për pavarësi, të cilat sollën shkëputjen e disa vendeve, por edhe vuajtje të mëdha njerëzore.
Vlerësimet mbi viktimat varionin nga 130.000-140.000, dhe rreth 4.000.000 të tjerë që u zhvendosën nga shtëpitë e tyre. A po rikthehen sot konfliktet e vjetra? Sipas një raporti të fundit drejtuar Kombeve të Bashkuara nga Përfaqësuesi i Lartë për Bosnje-Hercegovinën, Kristian Shmid – ish-ministër gjerman – Bosnja është shumë e rrezikuar të shpërbëhet, dhe ka një ?perspektivë shumë reale? të një rikthimit tek një konflikt i armatosur.
?Kjo është e barabartë me shkëputjen, por pa e shpallur zyrtarisht?-shkruan Shmid në raportin e tij drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres. Ai theksoi ndër të tjerat se veprimet e Milorad Dodik ?rrezikojnë jo vetëm paqen dhe stabilitetin e vendit dhe rajonit, por në rast se nuk ka një reagim nga komuniteti ndërkombëtar, mund të çojnë në rrëzimin e Marrëveshjes së paqes së Dejtonit.
Lufta e dy dekadave më parë, përfshiu Slloveninë, Kroacinë, Bosnje Hercegovinën, Serbinë, Malin e Zi, Kosovën dhe Maqedoninë. Ishte konflikti më i përgjakshëm i Evropës që nga Lufta e Dytë Botërore,që në fund solli themelimin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale për
ish-Jugosllavinë (ICTY) nga OKB-ja për të ndjekur penalisht krimet e luftës ku përfshihej gjenocidi, krimet kundër njerëzimit, spastrimi etnik dhe përdhunimet.
Marrëveshja e Dejtonit e autorizuar nga Sekretari i atëhershëm i Shtetit Uorren Kristofer dhe Ndihmës Sekretari i atëhershëm i Shtetit Riçard Hollbruk i dha fund luftës dhe ndali masakrat, por marrëveshja, e cila nuk ishte menduar asnjëherë të ishte një dokument i përhershëm, ishte shumë larg të qenit e përsosur.
Serbët, të cilët ishin autorë të shumicës së dhunës dhe krimeve të luftës, u shpërblyen me zgjerimin e territorit të tyre. Qeverisja e Bosnjes është po aq konfuze sa edhe luftimet. Bosnja u nda në dy territore të veçanta:Federata Myslimano-Kroate (MCF) dhe Republika Srpska (RS).
Por vetë MCF u nda më tej në 10 kantone të veçanta, ku secila ka kushtetutën, ministritë dhe sistemet arsimore të vetat. Dhe këtu hyn në skenë Rusia. Tani, qeveria ruse e presidentit Vladimir Putin, e cila ka ndërhyrë në Bosnje, po përpiqet të minojë në mënyrë aktive NATO-n në çdo vend të Evropës Lindore, dhe po kërkon të rindërtojë rëndësinë e Rusisë në skenën ndërkombëtare në nivele të papara që nga shpërbërja e Bashkimit Sovjetik.
Dhe në këtë mënyrë, Putini nuk dëshiron një zgjidhje afatgjatë dhe të qëndrueshme, apo të zbatueshme. Rusët po tentojnë në Ballkan të njëjtën gjë që po bëjnë në Ukrainë. Moska po përdorin operacionet psikologjike, për të nxitur mosmarrëveshjet etnike dhe territoriale dhe mosbesimin midis popujve.
Rusët po u shesin serbëve një sasi gjithnjë e më të madhe armësh. Kohët e fundit presidenti serb Aleksandër Vuçiç vlerësoi blerjen e raketave anti-tank ?Kornet?.?Jam i kënaqur që ushtarët tanë janë të lumtur me blerjen e raketave nga Rusia. Ajo është ndoshta një nga armët anti-tank më të mira në botë, dhe është një mjet i rëndësishëm mbrojtës për të penguar këdo nga një agresion i mundshëm kundër vendit tonë?- theksoi ai.
Po ashtu Rusia i ka shitur Serbisë 60 tanke dhe transportues të blinduar të personelit, si dhe sisteme të sofistikuara ruse të mbrojtjes ajrore S-300 Pantsir, helikopterë sulmues dhe transportues, si dhe dronë kinezë. Moska i ka falur Beogradit 6 avionë luftarakë MiG-29, por që kanë shumë nevojë për riparime.
Qëkur lideri serb i Bosnjes, Milorad Dodik, ka kërcënuar se do të tërhiqet nga institucionet e nivelit shtetëror në tetor, është rritur perspektiva për ripërtëritjen e konfliktit. Dodik ka kërcënuar të tërhiqet nga ushtria kombëtare e ndërtuar me ndihmën ndërkombëtare gjatë çerekshekullit të kaluar, duke krijuat një forcë serbe.
Ai deklaroi në mesin e tetorit të vitit të kaluar, se do ta detyronte ushtrinë boshnjake të tërhiqej nga gjysma serbe e Bosnjës duke rrethuar kazermat e saj, dhe nëse Perëndimi do të përpiqej të ndërhynte ushtarakisht, ai ka?miq? (me sa duket rusët dhe serbët), të cilët i kishin premtuar se do ta mbështesnin kauzën serbe.
Ngjashmëritë mes Ukrainës dhe Ballkanit janë të shumta. Ato nisin me mosmarrëveshjet territoriale dhe etnike, të cilat shtrihen shumë pas në kohë. Dhe në qendër të dy konflikteve janë rusët që përpiqen të dobësojnë Perëndimin, veçanërisht NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara.
Rusia dëshiron të krijojë një zonë-tampon mes vetes dhe Perëndimit dhe Ukrainës që anon drejt Perëndimit. Sipas saj bashkimi me NATO-n ishte një vijë e kuqe që nuk duhej kaluar. Por ndërsa rusët mund të kërcënojnë me një pushtim për të trembur udhëheqësit vropianë që të tërhiqen, një pushtim konvencional ndoshta nuk është as në plan.
Rusët do të përdorin parimet e luftës hibride, duke përhapur keq-informata në faqet e internetit, duke kryer sulme kibernetike mbi infrastrukturën,si dhe do të përdorin trupat e operacioneve speciale apo trupat mercenaret si ?Grupi Wagner? për të nxitur pakënaqësi dhe për të mbështetur ?lëvizjet separatiste? në vend.
Në Ballkan, Rusia ka mbajtur gjithnjë anën e serbëve, dhe në këtë rajon Putini do të përpiqet ta vendosë Rusinë si ndërmjetësen e vetme rajonale dhe garanten e sigurisë, duke e dobësuar kësisoj NATO-n dhe Perëndimin, dhe duke dëshmuar se këta të fundit nuk janë më të besueshëm.
Dhe deri më tani, përgjigja e Evropës i ka dhënë të drejtë Moskës,pasi evropianët janë dukur të dobët, ndërsa integrimi i Ballkanit në BE ende nuk ka ndodhur, me përjashtim të Kroacisë. Disa analistë besojnë se presidenti amerikan Xho Bajden duhet të përshpejtojë anëtarësimin e Bosnjes dhe Kosovës në NATO, gjë që do t?i dërgonte një mesazh Rusisë se Perëndimi nuk do t?i kthejë shpinën asaj që rusët besojnë se është ?nën-brezi i butë i Evropës?. Por ka gjithsesi disa shanse që kjo gjë të ndodhë së shpejti.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Nga Mary Dejevsky “The Spectator”Trupat ruse kanë mbërritur ...
Nga printimi 3D, tek makinat elektrike për të gjithë, nga su...
Nga Marco Evers “Der Spiegel”Pas gati 2 vitesh pandemi globa...
Nga David Satter “The Wall Street Journal”Në mesnatën e 31 d...
Nga Joseph Mercola “The Epoch Times”Duke pasur parasysh të g...
Nga Paul Tylor “Politico.eu” Varianti i ri i koronavirusit O...
Nga Lee Edwards “Fox News”Tridhjetë vjet më parë, kur Mikhai...
Ka shumë dekada që asnjë grua nuk është nisur nga Grand Prix...
Nga Emily Tamkin “New Statesman”Viti 2022 është në prag. Por...
Nga Stephen Dowling “BBC Future”Dhjetori u këtij viti shënoi...
Nga Brandon Specktor “Live Science”Viti 2021 u dha shumë arg...
Nëse kryeni një kërkim në internet për “njerëzit më jetëgjat...
Diana Spencer, ose Princesha Diana bë një nga personazhet e ...
Kur udhëtojnë jashtë vendit, shumë njerëz dëshirojnë të marr...
Ishte data 8 prill e vitit 1994 kur elektriçisti Geri Smith ...
Realiteti thotë atë që nuk na e konfirmojnë të dhënat tani p...
Nga Paul E.Smith “The Conversation”Për shumë njerëz në mbarë...
Trupi ynë ka aktivitetin e tij minimal dhe maksimal brenda 2...
(Pjesa e parë)Përgjatë historisë, njerëzit kanë ëndërruar dh...
(Pjesa e dytë)Përgjatë historisë njerëzit kanë ëndërruar dhe...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...