
Katër arsye pse Vladimir Putin nuk mund ta fitojë dot luftën ndaj Ukrainës
Nga Rebecca Grant “Fox News”Gati ndjej keqardhje për preside...
(Pjesa e parë)
Lufta nuk është një aktivitet i lirë. Njerëzit ankohen gjatë gjithë kohës për buxhetin që ndajnë qeveritë për mbrojtjen, pasi shifrat janë astronomike. Vetëm ndërtimi i një bombe bërthamore kushton miliona dollarë, dhe vende si SHBA dhe Rusia kanë mijëra armë të tilla në dispozicion.
Duket çmenduri të diskutosh mbi koston financiare të një lufte kur në lojë janë jetët e miliona njerëzve, dhe natyrisht që ne do të donim të reduktonin humbjet e jetëve, që janë tragjedia e vërtetë e çdo lufte. Por ja cilat janë deri më sot 10 luftërat më të kushtueshme në histori.
10. Lufta e Dytë Kinë-Japoni:1.3 miliardë dollarë në muaj sipas kursit aktual
Shumica e luftërave më të kushtueshme në histori kanë përfshirë Shtetet e Bashkuara, por jo të gjitha. Një nga luftërat më të mëdha moderne ishte Lufta e Dytë Kinë-Japoni, e cila u zhvillua në vitet 1937-1945, pra në pjesën më të madhe të kohës përkon me Luftën e Dytë Botërore.
Ajo ishte pjesë e asaj që e bëri në thelb Luftën e Dytë Botërore një luftë të vërtetë botërore, por që shpesh lihet jashtë librave të historisë perëndimore sepse nuk përfshiu drejtpërdrejt Forcat Aleate. Lufta Kinë-Japoni u zhvillua kryesisht midis këtyre 2 vendeve fqinje.
Në kulmin e luftës, Japonia shpenzonte rreth 7.713.150 jen në muaj.
E përshtatur me inflacionin dhe e konvertuar në dollarë, kostoja përfundimtare është diku midis 413 milion dhe 1.3 miliardë dollarëve në muaj. Arsyeja pse ky diapazon është kaq i madh, është se gjetja e një metode për llogaritjen e inflacionit të jenit në kohës së Luftës së Dytë Botërore është pothuajse jo-ekzistente.
Nëse e konvertoni jenin në dollarë dhe më pas e përshtatni me inflacionin, atëherë kemi shifrën 1.3 miliardë dollarë. Dhe nëse kemi parasysh që lufta zgjati 8 vjet, atëherë kjo do të thotë se Japonia shpenzoi në atë luftë mbi 39 miliardë dollarë, ose maksimumi mbi 100 miliardë dollarë. Dhe këtu nuk llogariten kostot që solli ajo luftë për Kinën.
9. Lufta Civile Amerikane:87 miliardë dollarë sipas kursit të sotëm
Në kohën kur filloi Lufta Civile,SHBA ishte e zhytur në borxhe. Nga shuma modeste prej 64.8 milionë dollarësh në vitin 1861, borxhi arriti deri në fund të luftës në mbi 5.2 miliardë dollarë. Dhe e përshtatur me inflacionin kjo shumë ishte rreth 87 miliardë dollarë.
Qeveria miratoi në vitin 1862 Aktin e Tenderit të Ligjshëm për të ndihmuar në financimin e luftës. Kjo përfshinte shitjen e 500 milionë dollarëve në obligacione, por edhe prodhimin e parave prej letre në formën e dollarit. Ato ishin kartëmonedhat e para, vlera e të cilave nuk ishin e mbështetur tek ari.
Në thelb, ato ishin thjesht letra me vlerë të lëshuara nga qeveria, dhe qytetarët mund të paguanin me to për çdo gjë, nga sendet ushqimore tek taksat. Llogaritje të tjera përcaktojnë se kostoja e asaj lufte ishte rreth 7 miliardë dollarë. Sipas këtyre shifrave, veriu shpenzoi rreth 139 dollarë për frymë, shumë që ishte pak më e vogël sesa PBB-ja vjetore për frymë. Në jug, kostoja ishte rreth trefishi i kësaj shifre.
8. Lufta e Koresë:308 miliardë dollarë
Ajo mund të ketë qenë burimi i komedisë së famshme ?M*A*S*H? në SHBA. Por kostoja e Luftës së Koresë nuk ishte aspak një shaka. Kur përfundoi në vitin 1953, kostoja totale u llogarit në rreth 30 miliardë dollarë.
Por e përshtatur me inflacionin, kjo arrin në mbi 308 miliardë dollarë. Në 3 vite humbën jetën mbi 36 mijë amerikanë, mbi 1 milionë civilë të Koresë së Jugut dhe 200.000 civilë në Korenë e Veriut.
7. Lufta e Vietnamit:1 trilionë dollarë
Edhe pse filloi zyrtarisht në vitin 1959, SHBA-ja u përfshi në Luftën e Vietnamit vetëm në vitin 1965, dhe qëndroi atje deri në vitin 1973. Gjatë atyre 8 viteve, u shpenzuan mbi 168 miliardë dollarë, përfshirë 28.5 miliardë dollarë që iu dhanë si ndihmë popullit të Vietnamit të Jugut.
Nëse përshtatet me inflacionin aktual, kjo shumë arrin në mbi 1 trilionë dollarë. Disa studiues flasin për një kosto prej 1.25 trilion dollarësh. Gjithsesi kjo çështje është ende objekt i debateve të forta, pasi shpenzimet për të po vazhdojnë edhe sot e kësaj dite.
Kjo pasi veteranët e asaj lufte dhe familjet e tyre, po kompensohen me një normë vjetore prej 22 miliardë dollarësh. Që nga viti 1970, përfitimet e tyre kanë arritur në rreth 270 miliardë dollarë. Veteranët e Vietnamit kanë të drejtën e përfitimeve, madje edhe bashkëshortet e tyre, në rast se partneri i tyre vdiste për shkaqe të lidhura me luftën.
Edhe fëmijët e ushtarakëve morën përfitime financiare deri sa arritën në moshë madhore. Për shkak të probleme që lidhen me Sindromën e Stresit Post-Traumatik(PTSD), diçka që nuk u trajtua para Vietnamit, si dhe ekspozimit ndaj agjentëve kimikë ?Orange? dhe një sërë sëmundjesh të tjera, qeveria do të vazhdojë të paguajë veteranët që janë ende gjallë edhe për disa vite të tjera.
6. Lufta e Irakut:1.9 trilion dollarë
SHBA-ja u përfshi në Luftën e Irakut gjatë viteve 2003-2011. Trupat kanë qëndruar në atë vend pothuajse pa pushim, që nga i ashtuquajturi fundi i luftës. Kostoja totale e saj është llogaritur në 1.9 trilion dollarë. Kjo shifër mbulon një gamë të gjerë shpenzimesh. Ngjashëm me shumicën e luftërave të tjera, pjesa më e madhe i takon shpenzimeve të përditshme të luftës.
Pra mbi ushtarët në terren dhe pajisjet që përdorin ata. Por shumë nga ato para u vodhën.
Paratë e dhëna kontraktorëve privatë u përvetësuan si në Irak po ashtu edhe në Afganistan.
Në fakt, vlerësohet se rreth 1/3 e parave që u jepen kompanive private shpenzohen për operacione fiktive.
Shumë shpesh kontraktorët e mbi-faturojnë qeverinë për të mbushur xhepat e tyre. Në luftërat në Irak dhe Afganistan, ky abuzim ka arritur në31-60 miliardë dollarë. Një total mbi 138 miliardë dollarësh shkuan për kontraktorët privatë./ Toptenz.net-Përshtatur nga CNA.al
Nga Rebecca Grant “Fox News”Gati ndjej keqardhje për preside...
Joe Biden fitoi zgjedhjet presidenciale në SHBA me një rezul...
Nga Gabe Allen “Discover Magazine”Ndërsa rritja meteorike e ...
Nga Patrick Buchanan “Newmax”Pas rënies së Murit të Berlinit...
Të gjitha vendet kanë zakonisht emra shumë të ngjashëm në gj...
(Pjesa e dytë)Trupi i njeriut është një gjë e çuditshme dhe ...
https://www.newsweek.com/china-using-economic-coercion-black...
Nëse jeni duke blerë një makinë dhe nuk keni përvojë me matj...
(Pjesa e parë)Trupi i njeriut është një gjë e çuditshme dhe ...
Kujtesa është procesi i ruajtjes dhe marrjes së informacioni...
Nga Mauro Indelicato “Il Giornale”Viti i ri po rikthen konfl...
Radari ishte ndër zbulimet më të rëndësishme teknike të Luft...
Një nga pyetjet më të shpeshta të Shërbimit Gjeologjik të Sh...
Nga Erin Mordekai & Mallory Harris “The Guardian”Në majin e ...
Nga Steve Balestrieri “19 Forty Five”Veprimet e Rusisë në Ba...
Nga Mary Dejevsky “The Spectator”Trupat ruse kanë mbërritur ...
Nga printimi 3D, tek makinat elektrike për të gjithë, nga su...
Nga Marco Evers “Der Spiegel”Pas gati 2 vitesh pandemi globa...
Nga David Satter “The Wall Street Journal”Në mesnatën e 31 d...
Nga Joseph Mercola “The Epoch Times”Duke pasur parasysh të g...
Në 2 muaj importuan miliona vezë nga Serbia e Turqia nën h...
Në emisionin investigativ “Stop” sot është trajtuar rasti ...
Emisioni “Stop” në "Tv Klan", ka trajtuar sot një çështje,...
"Fiks Fare" denoncoi një ngacmim seksual që ka ndodhur bre...
Përfaqësuesi i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit...
Gjyqtarja e Apelit, Elbana Lluri, është shkarkuar sot ...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkaur nga de...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK, shpalli të enjten...
Finalizohet operacioni policor i koduar “Action”, në s...
Parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i një konflikt...
Një 21-vjeçare është shpallur në kërkim nga policia, p...
Ani Begaj, personi i arrestuar sot nga policia, ishte ...
SHMU njofton se dita e premte pritet të jetë nën ndiki...
Pas problemeve të hasura vitin e kaluar me provimin e ...
Pjesa e parë e ditës do të sjellë kthjellime në zonat ...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, njoftoi sot në ...
Biznesmeni Alush Koka, babai i shqiptarit të arrestuar...
Forcat ruse kontrollojnë tashmë rreth 22 për qind të t...
Deri më 24 shkurt, kur Presidenti Vladimir Putin urdhë...
Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, në n...
"Mars, ke që në Mars që kërcen Vals", titullohet libri i r...
Inva Mula do të mbajë në datat 29, 30 dhe 31 në korrik...
Sopranoja shqiptare, Ermonela Jaho, duket se nuk po ka...
Pogradeci, qyteti liqenor i juglindjes, po kthehet çdo...
Dollari amerikan sot blihet 115.1 Lekë dhe shitet 116....
Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca, ishte e ftuar në ...
Propozimi i qeverisë për Amnistinë Fiskale, ka shkaktu...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ka bër...