A parashikohen tërmetet?/ Shkenca thotë fjalën e fundit
Një nga pyetjet më të shpeshta të Shërbimit Gjeologjik të Sh...
Radari ishte ndër zbulimet më të rëndësishme teknike të Luftës së Dytë Botërore. Kjo teknologji e ndihmoi Britaninë dhe aleatët e saj që të dilnin fitimtarë gjatë Betejës së Britanisë, luftës ajrore të zhvilluar mbi qiellin britanik midis aleatëve dhe Gjermanisë naziste në vitin 1940.
Radar, që është një shkurtesë e ?Radio Detection and Ranging?, është një sistem zbulimi që përdor valët e radios për të lokalizuar objektet. Kjo pajisje përdoret gjerësisht ende sot, por ndërsa teknologjia ka avancuar, radarët shpesh përdorin mikrovalët.
Këto të fundit gjenden në skajin më të lartë të frekuencës së spektrit të radiovalëve, dhe ofrojnë lexime më të sakta. Edhe pse u bë shumë e njohur gjatë Luftës së Dytë Botërore, kjo teknologji nisi të ekzistojë shumë më herët, dhe u përqendrua rreth studimit të valëve elektromagnetike (EM).
Rrezatimi EM, është një formë e energjisë që gjendet kudo dhe mund të marrë forma të ndryshme, si radio-valët, mikrovalët, rrezet X, rrezet gama dhe ultravjollcë (ato të Diellit).
Po ashtu, valët EM përbëjnë edhe bazën se si funksionojnë telefonat celularë dhe rrjetet kompjuterike me valë.
Dhe në vitin 1885, ishte fizikani skocez Xhejms Maksuell, ai që hodhi i pari idenë se ndoshta valët e radios mund të reflektoheshin nga objekte metalike, ashtu siç bënin valët e dritës. Disa vite më vonë, fizikani gjerman Hajrih Herc u përpoq që ta vërtetonte këtë hipotezë.
Në një eksperiment që ai kreu në vitin 1888, zbuloi se ato reflektonin vërtet duke u kthyer pas. Si personi i parë që zbatoi teoritë e Maksuell, njësia e frekuencës së një valë EM u emërua 1 Herc sipas emrit të tij.
Në vitin 1904, inxhinieri gjerman Kristian Hulsmajer mori një patentë për atë që u quajt ?një detektor pengesash dhe një pajisje për lundrimin e anijeve?. Nuk ishte një emër tërheqës, megjithatë kishte lindur një lloj sistemi i hershëm i radarëve.
Pavarësisht kësaj, vetëm në vitet 1930 lindi një nevojë e madhe për përdorimin e kësaj teknologjie, kryesisht për shkak të shpikjes së avionëve bombardues me rreze të gjatë, gjë që i shtyu vendet të investonin shumë mbi një sistem që mund të zbulonte afrimin e tyre dhe të jepte paralajmërim të hershëm.
Të gjitha fuqitë e mëdha botërore në atë kohë vazhduan kërkimet për këtë qëllim, por ishin SHBA dhe Britania e Madhe, ato që arritën ta përsosnin këtë teknologji. Fizikanti skocez, Sër Robert Uotson-Uot, i njohur edhe si ?babai i radarit?, krijoi sistemin që përbën bazat e radarëve të sotëm.
Një sistem tipik i radarëve ka 4 elementë kryesorë. Së pari transmetuesin, pra burimin e valës së radios. Së dyti është antena, e cila nevojitet për ta dërguar impulsin në hapësirë, dhe për ta kapur atë kur të reflektohet mbi një objekt. Elementi i tretë është ndërprerësi, një pajisje që i tregon antenës se kur duhet të transmetojë apo marrë impulset.
Elementi i katërt është marrësi, që zbulon dhe kthen pas impulset, të cilat shndërrohen në një format vizual që lexohet nga një operator. Procesi i drejtimit të valëve artificiale të radios drejt objekteve quhet ndriçim, edhe pse në fakt valët e radios janë të padukshme për syrin e njeriut si dhe kamerat optike.
Sipas NASA-s, ato dërgohen me një shpejtësi rreth 300 mijë km në sekondë, pra sa shpejtësia e dritës. Sipas Byrosë Australiane të Meteorologjisë, disa nga valët e radios të reflektuara (jehona) drejtohen sërish drejt radarit ku merren dhe amplifikohen, dhe të dhënat interpretohen nga operatorët me ndihmën e kompjuterave.
Valët e radios mund të kalojnë përmes borës, mjegullës dhe janë të sigurta për njeriun ndryshe nga rrezet gama dhe X. Radari mund të përdoret për të zbuluar anijet, avionët dhe satelitët. Ato përdoren nga policia për të llogaritur se sa shpejt po ecin makinat.
Edhe meteorologët e përdorin radarin për të hartuar dhe gjurmuar sistemet e motit në mbarë botën. Gjatë Betejës së Britanisë, radari i dha mundësoi RAF-it, Forcës Ajrore Mbretërore, të zbulonte avionët gjermanë që po vinin duke përdorur radiovalët.
Nga kullat e radarëve të vendosura në jug dhe në lindje të vendit, sistemi i dërgonte këto valë larg. Ato do të vazhdonin të udhëtonin derisa të ndeshnin diçka, si për shembull një avion. Duke llogaritur se sa kohë u nevojitej valëve për t?u rikthyer, operatorët e aftë mund të kuptonin lartësinë, rrezen dhe numrin e avionëve të armikut. Të qenit në vendin dhe kohën e duhur e ndihmoi Britaninë e Madhe të fitonte betejën, dhe t?i jepte një goditje të rëndë planeve pushtuese të Rajhut të Tretë.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Një nga pyetjet më të shpeshta të Shërbimit Gjeologjik të Sh...
Nga Erin Mordekai & Mallory Harris “The Guardian”Në majin e ...
Nga Steve Balestrieri “19 Forty Five”Veprimet e Rusisë në Ba...
Nga Mary Dejevsky “The Spectator”Trupat ruse kanë mbërritur ...
Nga printimi 3D, tek makinat elektrike për të gjithë, nga su...
Nga Marco Evers “Der Spiegel”Pas gati 2 vitesh pandemi globa...
Nga David Satter “The Wall Street Journal”Në mesnatën e 31 d...
Nga Joseph Mercola “The Epoch Times”Duke pasur parasysh të g...
Nga Paul Tylor “Politico.eu” Varianti i ri i koronavirusit O...
Nga Lee Edwards “Fox News”Tridhjetë vjet më parë, kur Mikhai...
Ka shumë dekada që asnjë grua nuk është nisur nga Grand Prix...
Nga Emily Tamkin “New Statesman”Viti 2022 është në prag. Por...
Nga Stephen Dowling “BBC Future”Dhjetori u këtij viti shënoi...
Nga Brandon Specktor “Live Science”Viti 2021 u dha shumë arg...
Nëse kryeni një kërkim në internet për “njerëzit më jetëgjat...
Diana Spencer, ose Princesha Diana bë një nga personazhet e ...
Kur udhëtojnë jashtë vendit, shumë njerëz dëshirojnë të marr...
Ishte data 8 prill e vitit 1994 kur elektriçisti Geri Smith ...
Realiteti thotë atë që nuk na e konfirmojnë të dhënat tani p...
Nga Paul E.Smith “The Conversation”Për shumë njerëz në mbarë...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...