Zjarr në unazën jugore të Elbasanit/ Shpërthime gjatë operacionit për shuarjen e flakëve
Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme një sipërfaqe tokë...
Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme një sipërfaqe tokë...
Nga Gabe Allen ?Discover Magazine?
Ndërsa rritja meteorike e monedhave dixhitale si Bitcoin dhe Dogecoin, është dokumentuar gjerësisht nga mediat e lajmeve, mekanizmat shumë teknikë që qëndrojnë pas tyre, mund të duken ende si aspak transparente.
Edhe ligjvënësit amerikanë kanë preferuar të flasin në terma të gjerë me ekspertët e kriptomonedhave gjatë seancave dëgjimore të njëpasnjëshme në Kongres dhe Senat gjatë muajit të kaluar.
?Çfarë do t?u thoshit njerëzve që thonë:Ky nuk duket si një sistem i ri financiar në vetvete, por në fakt si një zgjatim i sistemit tonë aktual??- e pyeti panelin kongresmenia demokrate Aleksandria Okazio-Kortez gjatë seancës dëgjimore të 8 dhjetorit 2021.
?Unë besoj se ajo që po shohim është një hapësirë e re transparente e infrastrukturës së internetit, një shtresë deri më sot e panjohur internetit, e cila është projektuar rreth shkëmbimit të vlerës dhe koordinimit ekonomik, dhe që e ka bazën tek disa të dhëna të pandryshueshme?- iu përgjigj kreu ekzekutiv i kompanisë ?Circle? Xheremi Aleir.
Pra del se për të kuptuar në mënyrë kuptimplotë se çfarë janë kriptomonedhat, ju nuk keni nevojë të grumbulloni një njohuri enciklopedike mbi programimin e Blockchain.
Një Blockchain, është një seri njësish të koduara të informacionit. Përpara se të shtohet në zinxhir, çdo ?bllok? drejtohet përmes një algoritmi që prodhon një identifikues të koduar.
?Tek Bitcoin ky quhet funksioni hash?-shpjegon Xi Vu, ekspert i kriptomonedhave dhe asistent profesor në Shkollën e Biznesit Has në Universitetin e Kalifornisë. ?Është si një kuti. Ju vendosni në të informacionin, dhe ai prodhon një varg numrash dhe shkronjash, të cilat nuk kuptohen menjëherë?- shton ai.
Në çdo bllok përfshihet identifikuesi i bllokut që i paraprin, duke krijuar kështu një zinxhir informacioni të koduar me një sekuencë të caktuar. Kriptomonedha ka tërhequr mbi 100 milionë përdorues, kryesisht për shkak të premtimit të transaksioneve shumë të sigurta – niveli i parë i një mbrojtjeje të tillë krijohet përmes procesit të kriptimit.
Nëse dikush vendos të kthehet në një bllok të mëparshëm, dhe të ndryshojë informacionin në avantazhin e tij (për shembull nëse do të shtojë disa zero për të fryrë bilancin e llogarisë së tij), kjo do të ndryshonte identifikuesin e koduar dhe për rrjedhojë, do të ?thyente? bllokun dhe të gjitha ato që e pasojnë. ..
Në thelb, një ndryshim njëshifror mund të korruptojë të gjithë sistemin. Ashtu si çdo monedhë, edhe kriptomonedhat mbështeten tek një komunitet njerëzish që e pranojnë se ato kanë vlerë. Ndërsa monedhat tradicionale si dollari i Shteteve të Bashkuara, prodhohen dhe rregullohen nga një bankë qendrore, kriptomonedhat prodhohen dhe rregullohen nga komuniteti që i përdor ato.
Një kopje e Blockchain ruhet njëkohësisht në kompjuterët personalë të përdoruesve në mbarë botën. ?Struktura themelore e kriptomonedhës është një rrjet. Teknologjia bazë funksionon si një ekonomi e rrjetit?- thotë Vu. Ky rrjet ofron nivelin e dytë të sigurisë.
Në rast se dikush përpiqet të ndryshojë çdo informacion në Blockchain (edhe nëse mbulon me mjeshtëri gjurmët e tij), të gjithë kompjuterët e tjerë në rrjet do ta refuzojnë ndryshimin nëpërmjet një algoritmi që arrin një konsensus tek të gjithë.
Ndonëse të gjitha kriptomonedhat funksionojnë në një rrjet Blockchain, ato ndryshojnë sa i përket mekanizmit me të cilin arrihet konsensusi. Në kriptomonedhat tradicionale si Bitcoin, algoritmi i konsensusit quhet prova e punës.
Ky proces, kërkon që individët në rrjetin e quajtur ?minatorë? të ofrojnë fuqinë përpunuese të kompjuterit të tyre për procesin e vlefshmërisë. Kur vendoset një bllok i ri, këto pajisje konkurrojnë për të gjetur një numër arbitrar, të njohur si ?nonce?, që ka mundësi të zhbllokojë algoritmin.
Pasi gjendet ?nonce?, blloku integrohet në Blockchain dhe ?minatori? shpërblehet me një sasi monedhe. ?Cilido që zgjidh enigmën, merr shpërblimin për vërtetimin e atij informacioni. Më pas informacioni ruhet në rrjet, dhe do të shpërndahet në të gjitha nyjet apo pikat fundore?- thekson Vu.
Ndërkohë siç e kanë vënë në dukje kritikët, vërtetimi i mekanizmit të konsensusit të punës, vjen me një kosto shumë të lartë të energjisë së harxhuar. Studiuesit në Shkollën e Biznesit të Universitetit të Kembrixhit, vlerësojnë se vetëm Rrjeti Bitcoin konsumon çdo vit më shumë energji elektrike se sa gjithë industria dhe popullsia e Ukrainës.
Më pas përdoret mekanizmi i dytë më i zakonshëm i konsensusit:prova e marrjes së sy të rrezikut. Në vend se të garojnë midis tyre për të zgjidhur një enigmë, vlerësuesve u kërkohet të vendosin një sasi të caktuar monedhe si kolateral, në mënyrë që të vërtetojnë një transaksion dhe të përfitojnë një tarifë nga transaksioni.
Kjo metodë, ka kosto shumë më të ulëta të energjisë sesa homologu i saj, dhe aktualisht po futet në fazat e kriptomonedhave nga zhvilluesit që qëndrojnë pas kriptomonedhës popullore Ethereum.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Nga Patrick Buchanan “Newmax”Pas rënies së Murit të Berlinit...
Të gjitha vendet kanë zakonisht emra shumë të ngjashëm në gj...
(Pjesa e dytë)Trupi i njeriut është një gjë e çuditshme dhe ...
https://www.newsweek.com/china-using-economic-coercion-black...
Nëse jeni duke blerë një makinë dhe nuk keni përvojë me matj...
(Pjesa e parë)Trupi i njeriut është një gjë e çuditshme dhe ...
Kujtesa është procesi i ruajtjes dhe marrjes së informacioni...
Nga Mauro Indelicato “Il Giornale”Viti i ri po rikthen konfl...
Radari ishte ndër zbulimet më të rëndësishme teknike të Luft...
Një nga pyetjet më të shpeshta të Shërbimit Gjeologjik të Sh...
Nga Erin Mordekai & Mallory Harris “The Guardian”Në majin e ...
Nga Steve Balestrieri “19 Forty Five”Veprimet e Rusisë në Ba...
Nga Mary Dejevsky “The Spectator”Trupat ruse kanë mbërritur ...
Nga printimi 3D, tek makinat elektrike për të gjithë, nga su...
Nga Marco Evers “Der Spiegel”Pas gati 2 vitesh pandemi globa...
Nga David Satter “The Wall Street Journal”Në mesnatën e 31 d...
Nga Joseph Mercola “The Epoch Times”Duke pasur parasysh të g...
Nga Paul Tylor “Politico.eu” Varianti i ri i koronavirusit O...
Nga Lee Edwards “Fox News”Tridhjetë vjet më parë, kur Mikhai...
Ka shumë dekada që asnjë grua nuk është nisur nga Grand Prix...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...