Zjarr në unazën jugore të Elbasanit/ Shpërthime gjatë operacionit për shuarjen e flakëve
Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme një sipërfaqe tokë...
Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme një sipërfaqe tokë...
Nga Patrick Buchanan ?Newmax?
Pas rënies së Murit të Berlinit në vitin 1989 dhe shpërbërjes së Paktit të Varshavës, filloi shpërbërja edhe e Bashkimit Sovjetik. Por ajo nuk u ndal vetëm tek 14 ?republikat? sovjetike, që e shpallën pavarësinë e tyre nga Moska.
Shpërbërja vetëm sapo kishte nisur. Transnistria u shkëput nga Moldavia. Osetia e Jugut dhe Abkhazia u shkëputën nga Gjeorgjia. Çeçenia u çlirua nga Rusia, por u rikthye në kontrollin e Moskës pas dy luftërave të përgjakshme.
Krimea dhe Donbasi u shkëputën nga Ukraina. Përveç këtyre copëtimeve të pas Luftës së Ftohtë, të ndihmuara nga Rusia, çfarë kanë të përbashkët Ukraina, Moldavia dhe Gjeorgjia? Të gjitha ato kërkojnë anëtarësimin në NATO, dhe bashkë me të Nenin 5, që i detyron Shtetet e Bashkuara të hyjnë në luftë kundër Rusisë për të rivendosur sovranitetin dhe integritetin e tyre territorial, nëse sulmohet ndonjë nga anëtarët.
Është shumë e lehtë të kuptohet se pse këto vende do të donin që SHBA-ja të detyrohej të luftonte në emër të tyre. Por i pakuptueshëm është fakti, se pse SHBA-ja duhej të japë një garanci të tillë. E përse ne amerikanët duhet të angazhohemi se do të rrezikojmë luftën kundër një Rusie të armatosur me armë bërthamore, në emër të vendeve që askush nuk i ka konsideruar ndonjëherë se përbëjnë një interes jetike për Shtetet e Bashkuara të Amerikës?
Mendoni pak se sa vende janë pranuar në NATO që pas vitit 1991, dhe që për pasojë kanë marrë garancitë e luftës nga SHBA-ja. Janë 14 vende: Çekia, Sllovakia, Rumania, Bullgaria, Hungaria, Polonia, Sllovenia, Lituania, Letonia, Estonia, Shqipëria, Kroacia, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut.
Këta 14 anëtarë të rinj të NATO-s, përfaqësojnë një zgjerim të angazhimeve të luftës së SHBA-së, në mënyra më të rrezikshme sesa në momentin e themelimit të NATO-s, kur ne ishim të detyruar të mbronim vetëm 10 vende të Evropës Perëndimore.
Sot, ne mbrojmë 29 kombe, të shtrira deri në Evropën Lindore. Megjithatë, zgjerimi i mëtejshëm i NATO-s nuk mund të jetë më në diskutim. Siç u përmend më lart, Gjeorgjia dhe Ukraina po synojnë t?i bashkohen NATO-s, dhe në këtë mënyrë e detyrojnë SHBA-në që të hyjë në luftë kundër Rusinë në mbrojtje të tyre.
Dy vende të tjera, Suedia dhe Finlanda, po flasin tani për braktisjen e neutralitetit të tyre tradicional ndaj anëtarësimit në NATO, dhe për garancitë e luftës nga SHBA-ja. Bosnje Hercegovina është gjithashtu një kandidate për në NATO.
Kryeqyteti i saj është Sarajeva, ku në vitin 1914 u vra në një atentat kryedukën e Austrisë, një ngjarje që shkaktoi pak javë më vonë nisjen e Luftën e Parë Botërore. Thuhet se në fund të Luftës së Ftohtë, Mikail Gorbaçov i tha Sekretarit amerikan të Shtetit, Xhejms Bejker, se Rusia do të pranonte ribashkimin e Gjermanisë Lindore dhe asaj Perëndimore, vetëm nëse SHBA-ja do të garantonte që NATO nuk do të zgjerohej më në lindje.
Thuhet se Bejker iu përgjigj:?Asnjë centimetër!?. Sido që të jetë e vërteta, kaq e vështirë është ta kuptojmë se pse një nacionalist rus si Vladimir Putin, e ndjen vendin e tij të rrezikuar, nëse një aleancë e NATO-s e krijuar enkas për të frenuar Rusinë, ka shtuar së fundmi 14 anëtarë, shumica e të cilëve janë ish-aleatë apo republika të BRSS?
Siç shkruhej në ?New York Times? në një editorial ditët e fundit:?Shqetësimet e Putinit nuk mund të shpërfillen plotësisht. Në rast se Ukraina do t?i bashkohej NATO-s, atëherë aleanca do të kishte një kufi tokësor me Rusinë prej 1930 km, një situatë të cilën nuk do ta pranonte asnjë fuqi e madhe, pavarësisht se aleanca atlantike pretendon se është thjesht mbrojtëse?.
Dhe ja çfarë thotë Neni 5:?Palët bien dakord, se një sulm i armatosur kundër një ose më shumë prej tyre … do të konsiderohet një sulm kundër të gjithëve, dhe për rrjedhojë ata bien dakord që nëse ndodh një sulm i tillë i armatosur, secili prej tyre … do të ndihmojë palën ose palët e sulmuara në këtë mënyrë, duke ndërmarrë menjëherë veprime që ajo i sheh si të nevojshme, përfshirë përdorimin e forcës së armatosur, për të rivendosur dhe ruajtur sigurinë e zonës së Atlantikut të Veriut?.
Me sa duket, ?zona e Atlantikut të Veriut? shtrihet tani deri në Baltikun Lindor dhe në Ballkan. Nëse Ukraina dhe Gjeorgjia do të pranohen në NATO, zona e Atlantikut të Veriut do të përfshijë edhe Kaukazin dhe 5 nga 6 vendet në Detin e Zi. Jashtë NATO-s do të mbetej vetëm Rusia.
Të premten, Sekretari amerikan i Shtetit Entoni Blinken u shpreh:?NATO nuk premtoi kurrë se nuk do të pranonte anëtarë të rinj!?. Por kjo deklaratë është e pakuptimtë. Nuk ka asnjë kërkesë që SHBA të pranojë në NATO ndonjë apo të gjitha kombet që aplikojnë për anëtarësim.
Dhe çfarëdolloj arsyeje që zgjedhim, ne si SHBA mund të vendosin veton ndaj çdo aplikanti. Shmangia e luftës me Rusinë mund të jetë një nga këto arsye. Me zgjerimin e vazhdueshëm të NATO-s pas Luftës së Ftohtë në Evropën Qendrore dhe Lindore, Amerika duhet të pyesë veten:Nëse rritet rreziku i luftës me Rusinë pas përfshirjes në aleancë të çdo anëtari të ri që ndodhej në kufi m Moskën, atëherë pse po e bëjmë këtë?
A nuk ka asnjë vijë të kuqe të Rusisë së Putinit, të cilën nuk duhet ta kalojmë?A besojmë se Putini do të pranojë pafundësisht rrethimin dhe frenimin e vendit të tij nga kombet e bashkuara në një aleancë të krijuar enkas për ta mbajtur Rusinë të rrethuar?
Presidentët Herri Truman, Duajt Ajzenhauer, Xhon F.Kenedi, Lindon B.Xhonson, Riçard Nixon, Xherald Ford, Xhimi Karter dhe Ronald Regan nuk ishin shpesh dakord mbi shumë çështje, por gjithsesi ranë dakord për këtë gjë:Garancitë e luftës nga SHBA dhe NATO ndalonin në lumin Elbë.
Përtej këtij lumi në Gjermani, ne e luftuam Bashkimin Sovjetik me armët e diplomacisë, politikës dhe ekonomisë, por jo me armët klasike të luftës. Si do të kishim reaguar ne, nëse pas humbjes së Luftës së Ftohtë, do të përballeshim me anije luftarake ruse në liqenin e Ontarios, dhe Moska t?i jepte garanci Kanadasë për mbrojtjen në rast lufte?
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Të gjitha vendet kanë zakonisht emra shumë të ngjashëm në gj...
(Pjesa e dytë)Trupi i njeriut është një gjë e çuditshme dhe ...
https://www.newsweek.com/china-using-economic-coercion-black...
Nëse jeni duke blerë një makinë dhe nuk keni përvojë me matj...
(Pjesa e parë)Trupi i njeriut është një gjë e çuditshme dhe ...
Kujtesa është procesi i ruajtjes dhe marrjes së informacioni...
Nga Mauro Indelicato “Il Giornale”Viti i ri po rikthen konfl...
Radari ishte ndër zbulimet më të rëndësishme teknike të Luft...
Një nga pyetjet më të shpeshta të Shërbimit Gjeologjik të Sh...
Nga Erin Mordekai & Mallory Harris “The Guardian”Në majin e ...
Nga Steve Balestrieri “19 Forty Five”Veprimet e Rusisë në Ba...
Nga Mary Dejevsky “The Spectator”Trupat ruse kanë mbërritur ...
Nga printimi 3D, tek makinat elektrike për të gjithë, nga su...
Nga Marco Evers “Der Spiegel”Pas gati 2 vitesh pandemi globa...
Nga David Satter “The Wall Street Journal”Në mesnatën e 31 d...
Nga Joseph Mercola “The Epoch Times”Duke pasur parasysh të g...
Nga Paul Tylor “Politico.eu” Varianti i ri i koronavirusit O...
Nga Lee Edwards “Fox News”Tridhjetë vjet më parë, kur Mikhai...
Ka shumë dekada që asnjë grua nuk është nisur nga Grand Prix...
Nga Emily Tamkin “New Statesman”Viti 2022 është në prag. Por...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...