Zjarr në unazën jugore të Elbasanit/ Shpërthime gjatë operacionit për shuarjen e flakëve
Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme një sipërfaqe tokë...
Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme një sipërfaqe tokë...
Nga Meto Koloski ?Emerging Europe?
Në vitin 1971, CIA shpiku termin ?Sindroma Maqedonase? në lidhje me shqetësimin dhe fiksimin e madh të Bullgarisë ndaj pretendimit se maqedonasit janë një komb me bullgarët. Një fushatë e tillë ka qenë gjithmonë e zjarrtë; dhe ajo fitoi shuam terren gjatë regjimit komunist kur Bullgaria ishte një shtet-kukull i sovjetikëve.
Perëndimorët nuk mundën asnjëherë ta kuptonin këtë obsesion të çuditshëm dhe të pavetëdijshëm ndaj Maqedonisë. Qeveritë e njëpasnjëshme bullgare, kanë ëndërruar në të kaluarën t?i bashkojnë territoret maqedonase me Bullgarinë.
Dhe një protestë e kohëve të fundit në Sofje, ku në disa postera shkruhej ?Maqedonia është Bullgari!,? është një dëshmi e qartë se kjo ëndërr është ende sot e gjallë në mesin e popullatës bullgare. Fatmirësisht, në rrugë nuk dolën miliona njerëz, siç ndodhi në Greqi mbi 30 vjet më parë me parullat ?Maqedonia është greke!?.
Në zgjedhjet e fundit në Bullgari, në ishim dëshmitarë të spoteve elektorale të disa kandidatëve, të cilat shfaqnin aspirata të hapura territoriale për territorin e Maqedonisë së Veriut. A mund ta imagjinoni që kjo ndodh dhe toleroh në një shtet anëtar të NATO-s dhe Bashkimit Evropian?
Elita politike, historianët dhe akademikët bullgare, pretendojnë se maqedonasit nuk janë gjë tjetër veçse bullgarë perëndimorë, dhe se gjuha e tyre është një dialekt i ?Bullgarisë Perëndimore?. Por nëse maqedonasit dhe bullgarë janë vëllezër, atëherë pse Mbretëria e Bullgarisë nënshkroi në gushtin e vitit 1941 një marrëveshje me Gjermaninë naziste për ta pushtuar Maqedoninë, me synim shfrytëzimin e burimeve të saj natyrore?
Pse bullgarët nuk u pritën krahëhapur nga maqedonasit, por me rezistencë të armatosur si pushtues fashistë? Nëse ishin vëllezër me njëri-tjetrin, pse ushtria bullgare vrau mbi 25.000 maqedonas? Ajo është një e kaluar tragjike, të cilën Bullgaria edhe sot e kësaj dite e mohon dhe refuzon të kërkojë falje, përfshirë dëbimin e 98 për qind të popullsisë hebreo-maqedonase.
Por le ta lëmë mënjanë për një moment historinë dhe politikën e identitetit, dhe le të flasim mbi të qenit një model në rajon. Rreth 30 vjet më parë, më 15 janar 1992, Bullgaria u bë vendi i parë në botë që njohu pavarësinë dhe sovranitetin e Maqedonisë, duke krijuar një efekt domino, dhe deri në vitin 2018 140 vende gjithsej e ndoqën shembullin e saj.
Ndërkohë sot Bullgaria është pengesa kryesore, duke vendosur direkt veton kundër nisjes së bisedimeve të anëtarësimit të Maqedonisë në BE.
Me çfarë qëllimi? Në interesin e kujt?
Bullgarët nuk po bllokojnë hapjen apo mbylljen e kapitujve, por vetë procesin e anëtarësimit, që ndoshta është shumë vite larg. Por pse e sabotojnë që në fillim atë?
Qeveria bullgare është përfshirë shpesh në praktikën e njohur të shpërqendrimit të popullatës së saj nga problemet e brendshme, duke nxitur artificialisht përplasje me Maqedoninë. Sipas raportit më të fundit të EUROSTAT, popullsia e Bullgarisë ka rënë me 11.5 për qind gjatë dekadës së fundit.
Të rinjtë po largohen masivisht për mundësi më të mira në vendet më të zhvilluara të BE-së. Kryeministri i sapozgjedhur Kiril Petkov, ka sfida të shumta me të cilat pritet të përballet administrata e tij, përfshirë luftën kundër krimit dhe korrupsionit, sundimin e ligjit, mungesën e vaksinave kundër Covid-19, investimet e huaja direkte etj.
Retorika që vjen nga Petkov duket premtuese në letër, por a mund të bëjë vërtetë ai një kthesë 180 gradë, duke pasur parasysh partnerët e tij në koalicionin qeverisës, dhe qëndrimet ekstremiste të presidentit bullgar Rumen Radev, i cili kërkon që Maqedonia të shtojë etninë bullgare në kushtetutën e saj?
Radev po shpërfill qëllimisht faktin se Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut ka konstatuar se Bullgaria ka shkelur në 16 raste të drejtat e njeriut të pakicës maqedonase në këtë vend. Deri më sot, nuk ka pasur asnjë rast të shkeljes së të drejtave të bullgarëve në Maqedoni nga Maqedonia të paraqitura para gjykatave vendase apo të huaja.
Por le të rikthehemi tek problemi i ?Sindromës Maqedonase?. Është premtuese që Petkov do të vizitojë Maqedoninë më 18 janar në kuadër të 30 vjetorit të njohjes së pavarësisë së vendit nga Bullgaria, dhe ne do të shohim se cilat do jenë rezultatet e kësaj vizite.
Le të shpresojmë se ai do të shfaqet si një udhëheqës bullar që i sheh liderët maqedonas si partnerë të barabartë që janë pjesë e NATO-s, dhe jo si ish-Kryeministri, Bojko Borisov, që i fyente në shumë raste liderët maqedonas, apo si ish-Ministri i Mbrojtjes, Krasimir Karakachanov, që kërcënoi se do të dërgonte ushtrinë bullgare në Maqedoni, në rast se nuk plotësoheshin kërkesat e Sofjes.
Petkov ka të drejtë kur pyet pse nuk ka linjë direkte ajrore midis Shkupit dhe Sofjes apo hekurudhore midis dy qyteteve, dhe ku mënyra e vetme për të udhëtuar midis dy vendeve është me makinë ose autobus. Sot mund të udhëtosh me shpejt me avion nga Shkupi në Sofje duke kaluar nga Stambollit, sesa të shkosh me makinë nga Shkupi në Sofje.
Të dyja vendet duhet të eksplorojnë mundësitë për të ndërtuar ura bashkëpunimi, dhe për të avancuar lidhjet ekonomike dypalëshe, dhe jo ta mbajnë kokën nga e kaluara, duke i imponuar popullit maqedonas një identitet apo narrativë historike tjetër. Presioni nuk është një parim evropian.
Shënim: Meto Koloski, bashkëthemelues dhe president i Diasporës së Bashkuar Maqedonase, me seli në Uashington, dhe bashkë-drejtues i organizatës Koalicioni i Evropës Juglindore./ Përshtatur nga CNA.al
Nga Daniel Fried “Financial Times”Përballë presionit ushtara...
(Pjesa e parë)Lufta nuk është një aktivitet i lirë. Njerëzit...
Nga Rebecca Grant “Fox News”Gati ndjej keqardhje për preside...
Joe Biden fitoi zgjedhjet presidenciale në SHBA me një rezul...
Nga Gabe Allen “Discover Magazine”Ndërsa rritja meteorike e ...
Nga Patrick Buchanan “Newmax”Pas rënies së Murit të Berlinit...
Të gjitha vendet kanë zakonisht emra shumë të ngjashëm në gj...
(Pjesa e dytë)Trupi i njeriut është një gjë e çuditshme dhe ...
https://www.newsweek.com/china-using-economic-coercion-black...
Nëse jeni duke blerë një makinë dhe nuk keni përvojë me matj...
(Pjesa e parë)Trupi i njeriut është një gjë e çuditshme dhe ...
Kujtesa është procesi i ruajtjes dhe marrjes së informacioni...
Nga Mauro Indelicato “Il Giornale”Viti i ri po rikthen konfl...
Radari ishte ndër zbulimet më të rëndësishme teknike të Luft...
Një nga pyetjet më të shpeshta të Shërbimit Gjeologjik të Sh...
Nga Erin Mordekai & Mallory Harris “The Guardian”Në majin e ...
Nga Steve Balestrieri “19 Forty Five”Veprimet e Rusisë në Ba...
Nga Mary Dejevsky “The Spectator”Trupat ruse kanë mbërritur ...
Nga printimi 3D, tek makinat elektrike për të gjithë, nga su...
Nga Marco Evers “Der Spiegel”Pas gati 2 vitesh pandemi globa...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...