Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Nga Simon Shuster ?Time?
Në mëngjesin e ftohtë të një dite nëntori të vitit të kaluar, familja e Aleksei Navalnit, liderit të opozitës ruse, udhëtoi për ta vizituar atë në Koloninë Penale Nr 2. Udhëtimi nga Moska zgjati rreth 2 orë, dhe në disa segmente ngjante sikur udhëtoje pas në kohë.
Pasi dolën nga autostrada, rrugët nisën të ishin gjithnjë e më të këqija, dhe blloqet e apartamenteve ia lanë vendin kasolleve prej druri. Bashkëshortja dhe prindërit e Navalnit u futën me disa çanta me ushqime në një dhomë pritje, ku një telefon i vjetër udha mundësinë të njoftonin autoritetet për vizitën e tyre.
S?kaloi shumë kohë dhe u shfaq i burgosuri. Ai dukej i dobësuar, me flokët e qethura shkurt, shumë shkurt. Kishin kaluar 10 muaj nga burgimi i Navalnit, dhe më shumë se 1 vit që kur ai u helmua thuajse për vdekje me një armë kimike. Efektet e kësaj të fundit mbi sistemin e tij nervor nuk shfaqeshin më.
Duart i kishin pushuar së dridhuri. ?Ai dukej mirë më shëndet. I pandryshuar?- më tha pak ditë më vonë gruaja e tij Julia Navalnaja. Në fakt ishte vendimi i Navalnit për të qenë atje.
Jo në këtë burg specifik, me gardianët që e mbikëqyrin në çdo kohë.
Por ishte Aleksi ai që zgjodhi të rikthehej në Rusi, plotësisht i vetëdijshëm për atë që do t?i bënte regjimi i Kremlinit. Nga mërgimi i përkohshëm në Gjermani, ai vendosi gati 1 vit më parë t?i nënshtrohej paraburgimit të regjimit që akuzohej për tentativën e vrasjes së tij. Helmi nuk kishte arritur ta vriste Navalnin, dhe as që e kishte ndryshuar vendosmërinë e tij për të rezistuar.
Edhe aty ky gjendet, Navalni drejton një rrjet disidentësh të përkushtuar për ta rrëzuar nga pushteti presidentin Vladimir Putin. Udhëheqësit e saj kryesorë janë të arratisur nga Rusia, edhe pse unë nuk e pata të vështirë t?i gjeja gjatë raportimit të kësaj historie. Disa më takuan ndërsa po mblidhnin fonde në Nju Jork ose po lobonin në Uashington.
Të tjerë më treguan për studion televizive që kanë ngritur në Evropën Lindore, shumë pranë kufirit rus, për të transmetuar për miliona ndjekës brenda Rusisë. Pikërisht nëpërmjet tyre, fillova të marr një sërë letrash të shkruara me dorë nga Kolonia Penale nr. 2. ?Ju lutem, mos më bëni ??shumë pyetje. Këtu nuk ka kohë për të shkruar, dhe procesi i nxjerrjes jashtë të letrave është shumë i lodhshëm?- më shkruante Navalni në letrën e parë që më dërgoi tetorin e vitit të kaluar.
Korrespodenca jonë, që zgjati deri në mesin e këtij muaji, përkoi me një periudhë të tensionuar në Evropë. Jo shumë kohë pasi Navalni u vizitua nga familja e tij, Putin filloi të grumbullonte trupa ruse pranë kufirit perëndimor të Rusisë, të mjaftueshme për të nisur pushtimin e plotë të Ukrainës.
Administrata e Bajden u përpoq t?i kundërvihej rusëve, duke sjellë një ngërç diplomatik të ngjashëm me atë të Luftës së Ftohtë. Të dërguarit e dy superfuqive bërthamore të botës kaluan javë të tëra duke shkëmbyer kërcënime dhe kërkesa. Kjo gjë e tmerroi Navalnin. ?Perëndimi bie herë pas here pre e grackave elementare të Putinit?- më shkroi ai, në një
letër që mbërriti tek unë më 14 janar. Pak njerëz e kanë studiuar Putinin aq gjatë ose me aq obsesion sa Navalni. Në letrat e tij, ai përpiqet të shpjegojë se çfarë e motivon presidentin rus dhe nga çfarë ka frikë Putin. Për Navalnin, presidentin rus nuk e shqetëson vendosja e trupave amerikane në Evropën Lindore, dhe as mundësia që Ukraina mund të anëtarësohet një ditë në NATO.
?Në vend se ta injorojë këtë marrëzi, SHBA e pranon axhendën e Putinit dhe nxiton të organizojnë disa takime. Ajo po sillet tamam si një nxënës shkolle i frikësuar, që bullizohet nga një nxënës më i madh në moshë?- shkruan Navalni.
Ajo së cilësi frikësohet vërtetë Putin, është ajo që kërkon lëvizja e Navalnit:një ndryshim i pushtetit në Rusi, i pasuar nga ndjekja penale e klanit të saj të korruptuar të oligarkëve dhe spiunëve. Pra nuk është NATO ajo që e mban zgjuar natën Putinin; por është hapësira për disidencën demokratike që krijoi NATO përgjatë kufirit rus.
Është pikërisht kjo frikë, thekson Navalni, ajo që nxit të gjitha konfliktet që Rusia zhvillon me Perëndimin. ?Për të konsoliduar vendin dhe elitat, Putinit i duhen vazhdimisht të gjitha këto masa ekstreme, të gjitha këto luftëra reale, virtuale, hibride apo thjesht konfrontime në prag të luftës, siç po e shohim tani?- nënvizon ai në letrat e tij.
Në vend se të bëjë apel për bisedime apo për lëshime, Navalni dëshiron që SHBA të ushtrojë presion ndaj Kremlinit nga jashtë, ndërsa Navalni dhe mbështetësit e tij vazhdojnë ushtrimin e presionit nga brenda. Ky kombinim, beson ai, do t?i përçajë elitat rreth Putinit, duke çuar tek ajo që ndjekësit e Navalnit pëlqejnë ta quajnë ?Rusia e bukur e së ardhmes?, një Rusi e lirë, demokratike, në paqe me fqinjët dhe Perëndimin.
Por ky slogan anashkalon mënyrën e dhunshme se si bien shpesh diktaturat. Dhe rusët nuk kanë nevojë të shikojnë larg për shembuj. Në fillim të janarit, protesta të mëdha kanë përfshinë Kazakistanin fqinj, një autokraci e pasur me naftë në jug të Rusisë. Godinat qeveritare u dogjën.
Dhjetëra policë dhe protestues u vranë. Presidenti i Kazakistanit urdhëroi vrasjen e protestuesve dhe kërkoi ndihmën e Rusisë dhe aleatëve të saj. Brenda pak orësh, Putini dërgoi mijëra trupa për të ndihmuar në shuarjen e kryengritjes. Goditja funksionoi, dhe protestat u shuan.
Në shkëmbimin e letrave tona, e pyeta Navalnin mbi mundësinë e një dhune të tillë në Rusi, dhe nëse ai e sheh atë si çmimin që duhet paguar për ndryshimin e gjërave pas 21 vitesh nën sundimin e një njeriu. ?Rruga jonë,nuk ka qenë asnjëherë e shtruar me trëndafila!?-m?u përgjigj ai.
Putin mund të qëndrojë në pushtet të paktën deri në vitin 2036, falë një amendamenti kushtetues të miratuar vitin e kaluar. Por nëse Perëndimi dëshiron ndryshime politike në Rusi, shkruan Navalni, ?ne nuk duhet të presim vdekjen fizike të Putinit?.
Ai beson se represioni shtetëror mund të nxisë një ditë një rebelim popullor. Sanksionet mund të nxisin një grusht shteti në Kremlin. Gjithsesi nuk dihet se kur mund të ndodhë kjo, apo sa gjak do të derdhet gjatë revolucionit.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Nga Federico Giuliani “Il Giornale”Që nga fillimi i pandemis...
Nga Walter Russell Mead “Wall Street Journal”Ndërsa kriza u...
Ky është një ritual i lashtë i kanabisit për të cilin është ...
(Pjesa e dytë)Lufta nuk është një aktivitet i lirë. Njerëzit...
Rrënjët e konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës janë të thella....
Nga Meto Koloski “Emerging Europe”Në vitin 1971, CIA shpiku ...
Nga Daniel Fried “Financial Times”Përballë presionit ushtara...
(Pjesa e parë)Lufta nuk është një aktivitet i lirë. Njerëzit...
Nga Rebecca Grant “Fox News”Gati ndjej keqardhje për preside...
Joe Biden fitoi zgjedhjet presidenciale në SHBA me një rezul...
Nga Gabe Allen “Discover Magazine”Ndërsa rritja meteorike e ...
Nga Patrick Buchanan “Newmax”Pas rënies së Murit të Berlinit...
Të gjitha vendet kanë zakonisht emra shumë të ngjashëm në gj...
(Pjesa e dytë)Trupi i njeriut është një gjë e çuditshme dhe ...
https://www.newsweek.com/china-using-economic-coercion-black...
Nëse jeni duke blerë një makinë dhe nuk keni përvojë me matj...
(Pjesa e parë)Trupi i njeriut është një gjë e çuditshme dhe ...
Kujtesa është procesi i ruajtjes dhe marrjes së informacioni...
Nga Mauro Indelicato “Il Giornale”Viti i ri po rikthen konfl...
Radari ishte ndër zbulimet më të rëndësishme teknike të Luft...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...