Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Nga Federico Giuliani ?Il Giornale?
Që nga fillimi i pandemisë së Covid-19 dhe deri më sot, e gjithë Evropa ka pasur mbi 1.5 milionë të vdekur, ndërsa Azia me një popullsi mbi 10 herë më të madhe, ka numëruar thuajse 1.3 milionë viktima, ndërsa Afrika, e përbërë kryesisht nga vende me të ardhura të ulëta dhe pa sisteme shëndetësore të zhvilluara, vetëm 234 mijë të vdekur?
Këtu mund të përfshihen misteret e gjenetikës, të kombinuara me tiparet lokale, si ndërhyrjet e qeverisë pak a shumë efektive në frenimin e përhapjes së virusit, faktorët demografikë dhe ndoshta veprimet e barnave të mëparshme të marra gjatë viteve të kaluara.
E sigurt është se çdo person i infektuar me Sars-CoV-2 përfaqëson një histori më vete. Ka nga ata që pasi janë infektuar nga virusi, e shohin veten duke u përballur me forma të rënda të Covid-it, të tjerë që përfundojnë në terapi intensive, ata që humbasin jetën, dhe ata që çuditërisht janë pozitivë por asimptomatikë.
Dhe krahas njerëzve që rezultojnë brenda një jave negativë ndaj Covid-19, shohim edhe individë që janë të detyruar t?i nënshtrohen karantinave të gjata dhe rraskapitëse. Mjafton t?i hidhni një sy buletineve të publikuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për të kuptuar se Covid-19 nuk ka krijuar të njëjtin dëm në çdo rajon të botës.
Për shembull,në Japoninë e banuar nga 127 milionë njerëz dhe me një dendësi prej gati 340.8 banorësh për kilometër katror, ??ka më pak se 18.500 viktima gjithsej. Në Nigeri, vend i banuar nga më shumë se 210 milionë banorë dhe një dendësi popullsie prej 226 banorësh për kilometër katror, ??janë regjistruar më pak se 3100 të vdekur.
Ndërkohë në Itali dhe Francë ka pasur deri tani përkatësisht 140 mijë dhe 126 mijë të vdekur. Moria e gabimeve teknike jo të papërfillshme në këto buletine, e bën të vështirë të thuhen me siguri se cilat janë arsyet e dallimeve të tilla. Gjithsesi, është e mundur të listohen disa hipoteza, bazuar në literaturën shkencore në rritje që është publikuar gjatë 2 viteve të fundit.
Një studim nga një ekip studiuesish nga Universiteti i Nagojas në Japoni, spekulon se prania e madhe e një bakteri të zorrëve në organizmat e qytetarëve japonezë, luajti një rol kyç në mbajtjen në nivele të ulëta të vdekshmërisë nga Sars-CoV-2 në Azi dhe Evropën Veriore. Studimi i botuar në revistën ?PLOS One?, sugjeron se Collinsella, një bakter i zorrëve, mund të zbusë përkeqësimin e rasteve me Covid-19, dhe për këtë arsye të zvogëlojë shkallën e vdekshmërisë.
Shkencëtarët ekzaminuan florën intestinale të 953 qytetarëve të shëndetshëm nga 10 vende (Koreja e Jugut, Japonia, Finlanda, Kanadaja, Gjermania, Meksika, Shtetet e Bashkuara, Britania, Italia dhe Belgjika) duke marrë të dhëna nga bazat e të dhënave publike.
Më vonë ata analizuan marrëdhënien midis baktereve nëz orrën e tyre dhe shkallës së vdekshmërisë së shkaktuar nga Covid-19 në shtetet e tyre përkatëse, duke arritur në një përfundim befasues. U pa se kishte një korrelacion negativ midis Collinsella dhe numrit të të vdekurve nga Covid, dhe kjo mund t?i atribuohet aftësisë së baktereve të lartpërmendura për të prodhuar ursodeoksikolat, që u zbulua se pengonte lidhjen midis virusit dhe enzimës konvertuese të angiotenzinës 2 (ACE2), përkatësisht pika kryesore e hyrjes në qelizat e njeriut për disa koronaviruse.
Pra edhe në terma më pak teknikë, ky bakter do të ishte në gjendje të shkatërronte lidhjen e koronavirusit me receptorët e qelizave njerëzore. Duke punuar me të dhënat e mbledhura deri në shkurtin e vitit 2021, studiuesit zbuluan se Koreja e Jugut, Japonia dhe Finlanda kanë më shumë njerëz me bakterin Collinsella, dhe për rrjedhojë një shkallë më e ulët të vdekshmërisë nga Covid-19 që varion nga 34 në 61 për qind.
Ndërkohë Meksika, Italia, Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Belgjika, që kanë vetëm 4 deri në 18 për qind të popullsisë me Collinsella, kanë shfaqur norma më të larta vdekshmërie.?Ne nuk pretendojmë se vetëm bakteret e zorrëve mund të luftojnë
Covid-19. Qëllimi i këtij studimi ishte të gjenim të paktën një aspekt që lidhet me faktorin X, në mënyrë që të studiohen kundërmasat e mundshme?- deklaroi studiuesi Masaki Hirajama, profesor i asociuar në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit Nagoja.
Pra shumë ekspertë besojnë se një ose më shumë faktorë misterioz mund të jenë arsyeja e niveleve të ulëta të vdekshmërisë nga Covid-19 në këto rajone dhe vende. Dallimet gjenetike dhe imunologjike, si dhe marrja e vaksinës BCG në fëmijërinë e hershme për t?u mbrojtur nga tuberkulozi, janë përmendur shpesh si arsye të mundshme.
Shkencëtarët nga Instituti i Kërkimeve Riken, kanë hedhur hipotezën se shumica e japonezëve kanë një komponent të trashëguar të sistemit imunitar, që vret në mënyrë më efektive koronaviruse të ndryshëm, përfshirë ato që shkaktojnë Covid-19.
Një shpjegim i shkurtër:antitrupat tanë natyrorë, janë linja e parë në mbrojtjen e organizmit tonë kundër patogjenëve. Por kur një virus hyn në trup, në lojë hyn një mekanizëm tjetër mbrojtës, pra një përgjigje e fortë imune e drejtuar nga të ashtuquajturat qeliza T brenda qelizave të bardha të gjakut, të cilat lidhen me to dhe i vrasin qelizat e infektuara.
Pra çelësi për parandalimin e rasteve të rënda të Covid-19 janë qelizat T të aktivizuara, dhe këtu hyn në lojë antigjeni i leukociteve njerëzore (HLA). Ky grup kompleks gjenesh, i ndihmon qelizat T të identifikojnë qelizat e infektuara dhe t’i shkatërrojnë ato.
Një trup i njeriut përmban dhjetëra mijëra HLA, dhe çdo individ ka lloje të shumta të HLA, të cilat janë të trashëguara gjenetikisht. Dhe duket se molekula HLA-A24, e cila do të luante një rol kyç në atë që sapo u tha, gjendet tek rreth 60 për qind e japonezëve, por vetëm tek 10-20 për qind e njerëzve të vendosur në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara.
Përveç kësaj, ekziston edhe një studim in vitro nga Universiteti Mjekësor i Prefekturës së Kiotos që tregoi se si përbërësit në çajin jeshil – të njohura si katekina – ishin në gjendje të reduktonin ndjeshëm infektivitetin e koronavirusit.
Faktorë të tjerë që duhen marrë parasysh mbi vdekshmërinë nga Covid-19, janë mosha e pacientëve dhe problemet e tyre të mundshme shëndetësore, duke përfshirë obezitetin, diabetin, pirjen e duhanit dhe një histori të infeksioneve të frymëmarrjes.
Duke folur për moshën, është interesante të shihet se çfarë ndodhi në Afrikën Sub-Sahariane, dhe pse Italia ka 229 të vdekur për 100 mijë banorë, ndërsa Uganda vetëm 7 për 100 mijë banorë, ndërsa Nigeria 2. Pse një diferencë kaq e madhe?
Shkencëtarët besojnë se mosha mesatare shumë e re e popullsisë afrikane, i ka frenuar efektet më të rënda të Covid-19. Pastaj ka edhe një shpjegim tjetër të mundshëm:disa shkencëtarë thonë se vendet më të ekspozuara ndaj malaries mund të kenë zhvilluar disa forma imuniteti kundër Sars-CoV-2. Ndërsa pritet të mësohet më shumë mbi këtë çështje, shkenca nuk ka zgjidhje tjetër përveçse të vazhdojë kërkimin për faktorët X.
Përkthyer dhe përshtatir nga CNA.al
Nga Walter Russell Mead “Wall Street Journal”Ndërsa kriza u...
Ky është një ritual i lashtë i kanabisit për të cilin është ...
(Pjesa e dytë)Lufta nuk është një aktivitet i lirë. Njerëzit...
Rrënjët e konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës janë të thella....
Nga Meto Koloski “Emerging Europe”Në vitin 1971, CIA shpiku ...
Nga Daniel Fried “Financial Times”Përballë presionit ushtara...
(Pjesa e parë)Lufta nuk është një aktivitet i lirë. Njerëzit...
Nga Rebecca Grant “Fox News”Gati ndjej keqardhje për preside...
Joe Biden fitoi zgjedhjet presidenciale në SHBA me një rezul...
Nga Gabe Allen “Discover Magazine”Ndërsa rritja meteorike e ...
Nga Patrick Buchanan “Newmax”Pas rënies së Murit të Berlinit...
Të gjitha vendet kanë zakonisht emra shumë të ngjashëm në gj...
(Pjesa e dytë)Trupi i njeriut është një gjë e çuditshme dhe ...
https://www.newsweek.com/china-using-economic-coercion-black...
Nëse jeni duke blerë një makinë dhe nuk keni përvojë me matj...
(Pjesa e parë)Trupi i njeriut është një gjë e çuditshme dhe ...
Kujtesa është procesi i ruajtjes dhe marrjes së informacioni...
Nga Mauro Indelicato “Il Giornale”Viti i ri po rikthen konfl...
Radari ishte ndër zbulimet më të rëndësishme teknike të Luft...
Një nga pyetjet më të shpeshta të Shërbimit Gjeologjik të Sh...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...