VIDEO/ Ndryshim drastik i motit në Vlorë, stuhia përfshin qytetin bregdetar
Qyteti i Vlorës është përfshirë mbrëmjen e sotme nga një s...
Qyteti i Vlorës është përfshirë mbrëmjen e sotme nga një s...
Sindroma e Arrogancës, u përshkrua për herë të parë nga ish-politikani Dejvid Ouen dhe psikiatri Xhonatan Dejvidson. Ajo shoqërohet me pushtetin e tepërt të një individi, dhe simptomat zakonisht pakësohen kur ai nuk e ka më atë pushtet.
Njerëzit që vuajnë nga Sindroma e Arrogancës, e ndryshojnë personalitetin e tyre kur e shohin veten në pozita drejtuese. Kjo mund të ndodhë në biznes, politikë, apo në çdo fushë tjetër ku ekzistojnë hierarki.
Në fakt, njerëzit me Sindromën e Arrogancës shfaqin një krenari ekstreme, një vetëbesim
të tepruar dhe një përbuzje totale për të tjerët. Këto tipare të karakterit, çojnë në sjellje impulsive dhe shpesh shkatërruese. Asnjë provë e deritanishme, nuk na orienton drejt një shpjegimi neuroshkencor mbi këtë sindromë.
Pra truri i një personi me Sindromën e Arrogancës, nuk shfaq asnjë ndryshim fiziologjik me të njerëzve të tjerë. Sindroma e Arrogancës nuk është një çrregullim në vetvete, dhe as një nënlloj i çrregullimit të personalitetit narcisist. Përkundrazi, ajo manifestohet në kushtet e pushtetit të tepërt, dhe nuk zhvillohet në të njëjtën mënyrë si çrregullimi i personalitetit.
Termi hubris ose hibris (?????, hýbris), vjen nga greqishtja e lashtë që do të thotë ?tepricë?. Pra është e kundërta e maturisë dhe modestisë. Grekët e përshkruanin një person hubrist, si një njeri shumë dhe që i trajtonte të tjerët me arrogancë dhe përbuzje.
Kështu, një person i tillë merr kënaqësi duke përdorur pushtetin e tij në këtë mënyrë. Dejvid Ouen, një ministër i Partisë Laburiste të Xhejms Kalagan dhe psikiatri Xhonatan Dejvidson janë marrë gjatë më studimin e kësaj sindrome.
Ouen mendon se njerëzit e cilësojnë shpesh Sindromën e Arrogancës, si një zgjatim të natyrshëm (ose të paktën disi të pritshëm) të besimit dhe ambicies që duhet të ketë kushdo që dëshiron pushtet. Ndërsa shumë njerëz besojnë se arroganca, është shpesh një tipar fatkeq i liderëve.
Ata besojnë gjithashtu se një nivel i caktuar arrogance, është thjesht kostoja që duhet të paguani për një udhëheqje të shkëlqyer. Pushteti është një drogë e fortë, dhe jo të gjithë udhëheqësit kanë një karakter mjaftueshëm të fortë për t?i rezistuar asaj.
Që ta bësh këtë kërkon një kombinim të logjikës, humorit, mirësjelljes dhe skepticizmit. Po ashtu është i rëndësishëm edhe cinizmi, sepse ju ndihmon të shihni fuqinë ashtu siç është:një mundësi e privilegjuar për të ndikuar, dhe shpesh për të përcaktuar rezultatin e situatave që po ndodhin rreth jush.
Më konkretisht, Ouen e përshkroi Sindromën e Arrogancës si një çrregullim unik dhe të fituar të personalitetit, e cili zhvillohet vetëm pasi një lider ka pushtet për një periudhë të caktuar kohore. Është gjithashtu e rëndësishme të theksohet, se ajo vlen kur personi në fjalë nuk ka histori të problemeve psikiatrike.
Ja disa nga simptomat që përmend Dejvid Ouen në lidhje me këtë sindromë:
Përdorimi i pushtetit për vetëlavdërim.
Një fokus gati obsesiv ndaj imazhit personal.
Vetëbesim i tepruar, i shoqëruar me përbuzje për këshillat apo kritikat e të tjerëve.
Humbje e kontaktit me realitetin.
Të folurit si një Mesia (Shpëtimtari i botës).
Veprime të pamatura dhe impulsive.
Paaftësia, kur besimi i tepruar çon në mungesën e vëmendjes ndaj detajeve.
Kur Ouen dhe Dejvison i hulumtuan këto simptoma, ata vunë re se shumë shpesh ato i mbivendosen çrregullimeve të tjera të personalitetit, dhe sidomos të çrregullimit të personalitetit narcisist. 7 nga 14 simptomat janë gjithashtu simptoma të çrregullimit të personalitetit narcisist.
Për më tepër, Sindroma e Arrogancës ndan dy simptoma të përbashkëta me çrregullimin e personalitetit antisocial dhe me çrregullimin e personalitetit histrionik.
Për të gjetur shembuj të tipareve të tilla, Ouen dhe Dejvidson analizuan profilet psikologjike të kryeministrave britanikë dhe presidentëve të Shteteve të Bashkuara në 100 vitet e fundit. Ata zbuluan se të paktën 7 presidentë amerikanë treguan shenja të qarta arrogance:Tedi dhe Frenklin Ruzvelt, Udrou Uillson, Xhon F.Kenedi, Lindon B.Xhonson, Riçard Nikson dhe Xhorxh W.Bush.
Megjithatë, i vetmi president që ata besonin se e kishte vërtet këtë sindromë ishte Xhorxh W. Bush. Ndërkohë në listën e kryeministrave britanikë, Ouen dhe Dejvidson, besonin se vuanin nga Sindroma e Arrogancës Herbert Eskuit, Dejvid Lloid Xhorxh, Nevil Çamberliin, Uinston Çërçill, Enton Iden, Margaret Theçër dhe Toni Blair.
Ata shfaqnin një krenari dhe arrogancë të tepruar. Gjithsesi për ta, vetëm Dejvid Lloid Xhorxh, Nevil Çamberlein, Margaret Theçer dhe Toni Blair, përputhen me të gjitha tiparet e kësaj sindrome.
Kryeministrat dhe presidentët, ishin më të lehtë për t?u studiuar për shkak të informacionit të gjerë biografik të disponueshëm rreth tyre. Megjithatë, Sindroma e Arrogancës, nuk prek ekskluzivisht vetëm politikanët. Në fakt, bëhet fjalë për pushtetin në përgjithësi.
Për rrjedhojë, nga kjo sindromë mund të vuajë cilido që ka një pozicion pushteti, si për shembull kreu ekzekutiv i një kompanie të madhe. Filozofi i madh anglez Bertrand Rasëll shkroi gjatë mbi atë që ndodh me qëndrueshmërinë mendore të një individi, kur ai është në një pozicion me pushtet.
Ai përshkroi lidhjen shkakësore midis pushtetit dhe sjelljes arrogante, dhe e quajti atë ?dehje nga pushteti?. Kjo çon tek ideja se njerëzit e ndershëm dhe të moralshëm, mund të korruptohen pas vitesh grumbullim të pushtetit. Kjo është arsyeja pse është kaq e rëndësishme që anëtarët e shoqërive të zhvilluara, t?i mbajnë këta njerëz nën kontroll nëpërmjet sistemeve që kufizojnë pushtetin që mund të mbajë çdo person.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Nga Rebekah Koffler “Fox News”Presidenti rus Vladimir Putin ...
Ndërsa shumë njerëz mendojnë se Parajsa dhe Ferri janë gjëra...
Nga Karolina De Stefano “Huffingtonpost Italia”Me gjithë kon...
Nga Gilbert T.Sewall “The Specator”Në vitin 1958, Aldous Hak...
E cilësuar shpesh në mënyrë të gabuar si një diagnozë psikol...
Nga Julien Théron “The Conversation”Bisedimet e javëve të fu...
Gjatë periudhës 13 mars 1954 deri më6 nëntor 1991, KGB-ja sh...
Nga Simon Shuster “Time”Në mëngjesin e ftohtë të një dite në...
Nga Federico Giuliani “Il Giornale”Që nga fillimi i pandemis...
Nga Walter Russell Mead “Wall Street Journal”Ndërsa kriza u...
Ky është një ritual i lashtë i kanabisit për të cilin është ...
(Pjesa e dytë)Lufta nuk është një aktivitet i lirë. Njerëzit...
Rrënjët e konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës janë të thella....
Nga Meto Koloski “Emerging Europe”Në vitin 1971, CIA shpiku ...
Nga Daniel Fried “Financial Times”Përballë presionit ushtara...
(Pjesa e parë)Lufta nuk është një aktivitet i lirë. Njerëzit...
Nga Rebecca Grant “Fox News”Gati ndjej keqardhje për preside...
Joe Biden fitoi zgjedhjet presidenciale në SHBA me një rezul...
Nga Gabe Allen “Discover Magazine”Ndërsa rritja meteorike e ...
Nga Patrick Buchanan “Newmax”Pas rënies së Murit të Berlinit...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...