Foto/ Dhjetë vrasjet, që e ndryshuan përgjithmonë historinë
(Pjesa e parë)Vrasjet kanë thuajse gjithmonë lidhje me polit...
Nga Mauro Indelicato ?Il Giornale?
Nëse në muajt e fundit të vitit 2021,ideja e një organizate terroriste e aftë që të ri-ngrinte kokën në Lindjen e Mesme ishte vetëm një hipotezë, në janar të këtij viti mund të flitet fatkeqësisht me siguri se ISIS, qënuk është zbutur asnjëherë plotësisht në Irak ashtu sikurse edhe në Siri, është rikthyer duke goditur shumë fort.
Sulmet e njëkohshme kundër objektivave strategjikë, dhe në disa zona kyçe në Irak dhe Siri, janë emblema e situatës aktuale. Një rikthim i Lindjes së Mesme në një ferr xhihadist, do të ishte një rrezik i madh për Evropën nga njëra anë, por edhe një faj i rëndë nga ana tjetër.
Në Irak, alarmi u ngrit mbrëmjen midis së mërkurës dhe së enjtes. Në provincën Dijala, kufijtë e së cilës shtrihen deri në periferi të Bagdadit, persona të armatosur sulmuan një nga bazat më të mëdha ushtarake.
Sulmi i kryer me lloje të ndryshme bombash, i befasoi ushtarakët irakianë. Në total humbën jetën 11 ushtarë. Pak orë më vonë, kryeministri Mustafa Al-Kadhimi shpalli zinë kombëtare, një shenjë e përshtypjes së madhe që bëri sulmi.
Sipas forcave irakiane, dora e ISIS-it në atë sulm ishte shumë e dukshme. Sulmi u krye nga njerëz me shumë përvojë, të cilët i njihnin mirë pikat e dobëta të njërës prej bazave ushtarake më të mëdha në vend. Pra nuk u ndërmor nga një grupim i zakonshëm apo nga një celulë xhihadiste e mbetur ende gjallë.
Përkundrazi, sulmi u krye nga luftëtarët e ISIS-it, të cilët arritën të riorganizohen në kodrat e pakontrollueshme të provincave të Dijalas dhe Kirkukut, ku ndodhen bazat stërvitore të Shtetit Islamik. Për Bagdadin sulmi përbën një disfatë të dyfishtë.
Jo vetëm që forcat e sigurisë kanë dështuar të parandalojnë një sulm serioz ndaj tyre, por ka pasur edhe dëshmi se si ngërçi politik që e ka kapluar vendin prej muajsh, po rrezikon që ta zhysë sërish vendin në spiralen e xhihadizmit. Në të njëjtën orë, ISIS arriti që të kryejë një tjetër sulm të rëndë në Siri.
Në qytetin Al Hasaka, në veri të vendit, luftëtarët xhihadistë sulmuan një burg të sigurisë së lartë. Bilanci ishte tragjik:të paktën 70 të vrarë dhe më shumë se 100 të plagosur. Por mbi të gjitha, ashtu si në rastin e sulmit në Irak, autoritetet u ndërgjegjësuan mbi përballjen me grupime xhihadiste të afta për t?u ri-ngritur si dikur.
Në fakt, sulmi u krye nga milicitë të mirë-organizuara dhe të afta të shfrytëzojnë mungesën e përgatitjes të forcave të sigurisë SDF, milicisë kurde që kontrollon zonën. Sulmi i ri ndodhi në një territor jashtë kontrollit të qeverisë së Damaskut, dhe ku pikat më strategjike i janë besuar luftëtarëve kurdë, të cilët nuk janë në gjendje të garantojnë një nivel të lartë sigurie. Përveçse i shkaktoi një goditje të fortë moralit të milicive të SDF-së, ISIS arriti të evakuonte shumë nga të burgosurit e tij. Dhjetëra terroristë janë tani të lirë, dhe në gjendje të godasin në vende të tjera strategjike në Lindjen e Mesme.
Sezoni i ri terrorist i Shtetit Islamik ishte i parashikueshëm. Në Irak, pasiguria politike, e kombinuar me mosmarrëveshjet midis qeverisë federale dhe rajonit autonom kurd, të cilat nuk kanë përfunduar asnjëherë plotësisht, i kanë dhënë ISIS-it mundësinë dhe kohën për t?u organizuar.
Në Siri situata është edhe më e rënduar. Atje luftëtarët e kapur gjatë operacioneve të drejtuara nga koalicioni anti-Kalifat u mbyllën në kampe që janë shndërruar në ?bomba Sociale?. Në Al Hasaka, qyteti më i rëndësishëm kurdo-sirian, si dhe në zonat e provincës Deir Ezr dhe zonat në lindje të lumit Eufratit, qindra luftëtarë u janë dorëzuar milicive të SDF-së të armatosura shumë dobët.
Kjo edhe sepse shumë prej tyre janë me origjinë evropiane. Ata janë luftëtarë të huaj francezë, anglezë, gjermanë, belgë dhe gjithashtu në një masë shumë më të vogël edhe italianë. Nga këndvështrimi i kancelarive kryesore të kontinentit të vjetër, rikthimi i tyre në Evropë do të ishte shumë i rrezikshëm.
Burgjet mund të ishin mbushur me shumë luftëtarë, dhe me perspektivën e dënimeve të lehta, shumë prej tyre do të liroheshin për pak vite. Vitet e fundit është propozuar krijimi i një gjykate ndërkombëtare për për të gjykuar ata që kryen krime të rënda gjatë epokës së kalifatit.
Por në fund, nuk u bë asgjë. Gjithçka u është deleguar irakianëve, të përçarë dhe të dobësuar nga brenda, si nga lufta kundër ISIS-it po ashtu edhe ndaj kurdëve. Dhe sot problemet po shfaqen me dramacitetin e tyre maksimal.
Bagdadi nuk është më në gjendje të vazhdojë përballjen me aktivizmin e ripërtërirë të grupeve lokale të lidhura me Shtetin Islamik. Nga ana tjetër, në Siri kurdët nuk kanë më forcat e duhura për t?u përballur me praninë shumëvjeçare të qindra luftëtarëve evropianë të ?braktisur?nga vendet e tyre.
Tani në të dyja vendet ku ISIS kishte arritur të themelonte një Kalifat Islamik, terroristët janë në gjendje të organizohen dhe të ndërmarrin sulme të reja. Kjo përbën një problem serioz edhe për Perëndimin. Nëse islamikët do t`ia dalin të ndryshojnë sërish qendrën e tyre të gravitetit, do të ktheheshim disa vite prapa, me perspektivën e rikthimit të celulave xhihadiste që janë në gjendje të projektojnë sulme edhe në Evropë./Përshtatur nga CNA.al
(Pjesa e parë)Vrasjet kanë thuajse gjithmonë lidhje me polit...
Nga Tom McTague “The Atlantic”Vladimir Putinit i pëlqen të t...
Kërkimet shkencore mbi pavdekësinë mund të duken si një fant...
Më shumë se 50 vjet pas vdekjes së tij në vitin 1965, Uinsto...
Nga Tyler Kustra ”The Conversation”Përballë mundësisë së pas...
Nga Michael Waltz “Fox News”Vendosmëria e Amerikës po testoh...
Nga Charlie Duxbury “Politico.eu”Përshkallëzimi i ri i tensi...
Nga Holman W.Jenkins, Jr. “The Wall Street Journal”Veprimet ...
Nga Kelly Alkhouli”The Spectator”Ndërsa trupat ruse që kanë ...
Tempujt, piramidat e mëdha dhe Sfinksi i Madh, dëshmojnë se ...
Viti 1956 filloi me shumë shpresa të mëdha në Rusi dhe Bashk...
Sindroma e Arrogancës, u përshkrua për herë të parë nga ish-...
Nga Rebekah Koffler “Fox News”Presidenti rus Vladimir Putin ...
Ndërsa shumë njerëz mendojnë se Parajsa dhe Ferri janë gjëra...
Nga Karolina De Stefano “Huffingtonpost Italia”Me gjithë kon...
Nga Gilbert T.Sewall “The Specator”Në vitin 1958, Aldous Hak...
E cilësuar shpesh në mënyrë të gabuar si një diagnozë psikol...
Nga Julien Théron “The Conversation”Bisedimet e javëve të fu...
Gjatë periudhës 13 mars 1954 deri më6 nëntor 1991, KGB-ja sh...
Nga Simon Shuster “Time”Në mëngjesin e ftohtë të një dite në...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...