52 ditë protestë kundër qeverisë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë
Në sheshin “Skënderbej” janë grumbulluar qytetarët për pro...
Në sheshin “Skënderbej” janë grumbulluar qytetarët për pro...
(Pjesa e dytë)
Vrasjet thuajse gjithmonë kanë lidhje sa me politikën, po aq sa edhe me individët që përfshihen në të. Ato kryhen me shpresën se vdekja e një personi, do të sjellë edhe vdekjen e ideve apo parimeve të tij, duke ngjallur frikë në zemrat e bashkëkohësve të tyre, dhe duke tronditur mbarë botën.
Vrasja e figurave të shquara, ka nxitur historikisht reflektim, një pikëllim shumë të madh, madje edhe teori konspirative, ndërsa njerëzit përpiqen të përballen me pasojat e atentateve fatale. Ja cilat janë10 vrasjet që e ndryshuan botën që njohim sot:
Presidenti Xhon Kenedit ishte njeriu më i dashur në Amerikë. Duke qenë i ri, simpatik dhe idealist, Kenedi u prit krahë-hapur nga shumë njerëz në SHBA, sidomos për shkak të politikave të tij të brendshme të ?Kufirit të Ri? dhe politikës së jashtme të vendosur antikomuniste.
Kenedi u vra më 22 nëntor 1963 në qytetin e Dallasit në shtetin e Teksasit. Vdekja e tij e tronditi kombin amerikan. Pavarësisht se shërbeu më pak se 3 vite në detyrë, Kenedi renditet vazhdimisht si një nga presidentët më të mirë dhe më të njohur në historinë e Amerikës. Vrasësi i tij, Li Harvi Osvald u kap, por u vra para se të mund të dilte në gjyq.
Shumë njerëz e cilësojnë vrasjen e tij si një shenjë të mbulimit të një komploti të madh, që i mori jetën presidentit. Vrasja e Xhon Kenedit pati një ndikim të madh kulturor në SHBA. Gjithsesi në aspektin politik, pasardhësi i tij, Lindon Xhonson, miratoi pjesën më të madhe të legjislacionit të vendosur gjatë administratës së Kenedit.
Si udhëheqës i Lëvizjes për të Drejtat Civile në Amerikë, Martin Luter King u përball me zemërimin dhe kundërshtimin e shumë njerëzve në karrierën e tij. Në vitin 1958 ai u plagos rëndë me thikë, dhe i shpëtoi për pak vdekjes, ndërsa merrte rregullisht kërcënime me vdekje.
Thuhet se kur dëgjoi lajmin e vrasjes së Xhon Kenedit në vitin 1963, King i tha gruas së tij se besonte se edhe ai vetë do të vdiste nga një atentat. Në fakt King u qëllua për vdekje kur po qëndronte në ballkonin e një hoteli në Memfis të Tenesit në vitin 1968.
Vrasësi i tij, Xhejms Erl Rej, fillimisht e pranoi akuzën e vrasjes, por më vonë ndryshoi mendje. Shumë njerëz, përfshirë familjen e King, besojnë se vrasja e tij ishte planifikuar nga qeveria ose mafia me qëllim që t?i mbyllnin gojën.
Një tjetër viktimë e tensioneve fetare në Indi, ishte Indira Gandi kryeministrja e tretë e Indisë,që ende sot mbetet udhëheqësja e vetme grua e këtij vendi. Një figurë jo pak përçarëse, Gandi ishte politikisht shumë kërkuese. Ajo mbështeti lëvizjen për pavarësi në Pakistanin Lindor dhe hyri në luftë për të, duke ndihmuar në krijimin e shtetit të Bangladeshit.
Ajo u vra nga njëri prej truprojave të saj të komunitetit sikh në vitin 1984, pak ditë pasi urdhëroi aksionin ushtarak në Tempullin e Artë në Amritsar, një nga vendet më të rëndësishme për Sikhët. Vdekja e Gandit solli shumë akte dhune kundër komuniteteve
Sikh në të gjithë Indinë, dhe vlerësohet se në ato trazira u vranë mbi 8.000 njerëz.
Jitzhak Rabin, ishte kryeministri i pestë i Izraelit. Ai u zgjodh për herë të parë në vitin 1974, dhe u rizgjodh në vitin 1992 nëpërmjet një platforme që mbështeti procesin e paqes izraelito-palestinez. Më pas, ai nënshkroi marrëveshje të ndryshme historike si pjesë e Marrëveshjes së Paqes së Oslos, duke fituar në vitin 1994 çmimin Nobel për Paqe.
Ai u vra në vitin 1995 nga një ekstremist i krahut të djathtë, që e kundërshtoi Marrëveshjen e Oslos. Shumë analistë dhe studiues e shohin vdekjen e tij si një shkatërrim të procesit të paqes për të cilin ai ishte angazhuar dhe kishte punuar shumë. Ai atentat u shndërrua në një nga vrasjet me efektin politik më të madh të shekullit XX-të, që vrau bashkë me një njeri edhe një ide, atë të bashkëjetesës paqësore midis izraelitëve dhe palestinezëve.
Kryeministrja e parë femër e Pakistanit, dhe gruaja e parë që drejtoi një qeveri demokratike në një vend me shumicë myslimane, Benazir Buto, ishte një nga figurat më të rëndësishme politike të Pakistanit. E vrarë në një atentat të kryer nga një kamikaz gjatë një tubimi politik në vitin 2007, vdekja e saj e tronditi komunitetin ndërkombëtar.
Megjithatë, shumë analistë nuk u befasuan nga kjo ngjarje. Buto ishte një figurë e diskutueshme, e cila ishte akuzuar vazhdimisht për korrupsion, ndërsa fondamentalistët islamikë iu kundërvunë vazhdimisht. Vdekja e saj preku miliona pakistanezë, veçanërisht gra, të cilat nën mandatin e saj kishin parë disa hapa që premtonin një Pakistan ndryshe.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Foto/ Dhjetë vrasjet, që e ndryshuan përgjithmonë historinë
Nga Mauro Indelicato “Il Giornale”Nëse në muajt e fundit të ...
(Pjesa e parë)Vrasjet kanë thuajse gjithmonë lidhje me polit...
Nga Tom McTague “The Atlantic”Vladimir Putinit i pëlqen të t...
Kërkimet shkencore mbi pavdekësinë mund të duken si një fant...
Më shumë se 50 vjet pas vdekjes së tij në vitin 1965, Uinsto...
Nga Tyler Kustra ”The Conversation”Përballë mundësisë së pas...
Nga Michael Waltz “Fox News”Vendosmëria e Amerikës po testoh...
Nga Charlie Duxbury “Politico.eu”Përshkallëzimi i ri i tensi...
Nga Holman W.Jenkins, Jr. “The Wall Street Journal”Veprimet ...
Nga Kelly Alkhouli”The Spectator”Ndërsa trupat ruse që kanë ...
Tempujt, piramidat e mëdha dhe Sfinksi i Madh, dëshmojnë se ...
Viti 1956 filloi me shumë shpresa të mëdha në Rusi dhe Bashk...
Sindroma e Arrogancës, u përshkrua për herë të parë nga ish-...
Nga Rebekah Koffler “Fox News”Presidenti rus Vladimir Putin ...
Ndërsa shumë njerëz mendojnë se Parajsa dhe Ferri janë gjëra...
Nga Karolina De Stefano “Huffingtonpost Italia”Me gjithë kon...
Nga Gilbert T.Sewall “The Specator”Në vitin 1958, Aldous Hak...
E cilësuar shpesh në mënyrë të gabuar si një diagnozë psikol...
Nga Julien Théron “The Conversation”Bisedimet e javëve të fu...
Gjatë periudhës 13 mars 1954 deri më6 nëntor 1991, KGB-ja sh...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...