Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Që në fillimet e historisë së njerëzimit, njerëzit besonin tek fetë politeiste, duke adhuruar një mori Perëndish dhe shpirtrash. Duke propozuar një sistem fetar monoteist, Krishterimi synonte që ta ndryshonte nga themeli këtë gjendje që kishte zgjatur me shekuj.
Por traditat e vjetra kishin rrënjë të thella në zemrat dhe mendjet e njerëzve, dhe kjo bëri që Kisha të ndihej e kërcënuar. Kjo përplasje e fortë midis traditave të vjetra dhe kultit të krishterë, prodhoi një histori të gjatë të persekutimit të shtrigave.
Ky persekutim evoluoi me kalimin e kohës. Edhe pse konvertimi në Krishterim në Evropë ishte rritur ndjeshëm, kishte ende nga ata që besonin, respektonin dhe vazhdonin të praktikonin ritet e vjetra. Kështu ata besonin tek Nëna Hyjneshë e Botës që kishte lindur Fëmijën Hyjnor.
Më vonë ai u bë bashkëshorti i saj, mjeshtër i të korrave dhe ?Gjuetari i Madh?, që sakrifikoi veten çdo vjeshtë për të rilindur më i fortë në pranverën e ardhshme. Edhe fisnikëria e shekujve XII-XIII vazhdoi të respektojnë traditat e vjetra.
Kështu përfaqësues të saj kompozonin këngë për nder të Hyjneshës Nënë, të maskuar në formën e poezive për kurtizanet. Në ato kohëra të trazuara, fshatarët dhe njerëzit e thjeshtë praktikonin magjinë, duke shpresuar të siguronin një të ardhme më të mirë për veten e tyre, duke shpresuar se kjo mund t’i ndihmonte të përmirësonin jetën e përditshme.
Ndërsa Krishterimi e zgjeroi fuqinë dhe ndikimin e tij, klerikët donin që të merrnin masa kundër praktikave të vjetra. Kësisoj, Kisha filloi luftën e pamëshirshme kundër atij që e quajti Kulti i Djallit. Ligjet e miratuara çuan në vdekjen e mbi 200.000 njerëzve.
Fanatizmi i Kishës Katolike arriti kulmin në Evropë në periudhën midis shekujve XII-XVIII, duke u eksportuar më pas edhe në territorin amerikan. Vala e parë e ekzekutimeve ndodhi në fundin e kryqëzatave, në shekulli XIII, kur të krishterët dhe myslimanët luftonin në Lindje e Mesme.
Në atë kohë Kisha e konsideronte si kërcënim ndikimin e traditave dhe ideve myslimane. Ndërsa Modernizmi Evropian po e bënte të ndjeshme praninë e tij, Kisha themeloi Inkuizicionin. Priftërinjtë domenikanë luftuan kundër herezisë, ndërsa manifestimi i saj kryesor ishte magjia, një sëmundje sociale që mendohej se i korruptonte njerëzit dhe i detyronte ata të sfidonin Zotin dhe Vatikanin.
Në një ndër gjyqet e para ndaj shtrigave në vitin 1324, Elis Kajteler nga Kilkeni në Irlandë, u akuzua për adhurim të perëndive të vjetra dhe u dënua me vdekje. Për shkak se mbante një titull në radhët e fisnikërisë, ajo arriti t?i shpëtonte ekzekutimit, por të njohurit e saj u ekzekutuan dhe u dogjën në turrën e druve.
Ndërkohë faza e dytë e persekutimeve ndaj magjistarëve, nisi në fillim të shekullit XV. Deri në atëkohë, Murtaja e Madhe e quajtur ndryshe edhe ?Vdekja e Zezë?, kishte shkaktuar vdekjen e mbi 25 milionë njerëzve dhe kishte përfunduar Lufta Njëqindvjeçare midis Francës dhe Anglisë.
Episodi më i njohur në këtë valë të dytë është pa dyshim ekzekutimi i Zhanë D?Ark. Pas një zbulese hyjnore, Zhana e udhëhoqi ofensivën e ushtrisë franceze kundër pushtuesve anglezë. Por në fund ajo u dënua nga Kisha dhe u dogj në turrën e druve,e akuzuar si një shtrigë.
Më vonë, i njëjti institucion që e kishte ekzekutuar zgjodhi ta shenjtëronte. Përveç motiveve politike që sollën ekzekutimin e saj, Zhanë D?Ark është e lidhur edhe me një kult kushtuar perëndeshës Diana. Pylli pranë fshatit Domremi ku e reja Zhanë kishte dëgjuar zërat që i sugjeronin të sulmonte anglezët, u përfol se ishte vendi i takimit të fshatarëve që praktikonin ceremonitë në emër të hyjneshës Diana.
Gjatë këtyre ritualeve, fshatarët kërcenin rreth një peme të shenjtë për të marrë favoret e Perëndeshës. Madje disa burime bëjnë me dije se edhe Zhana kishte marrë pjesë në këto ceremoni. Detajet nga gjyqi, përfshijnë raporte se e reja refuzoi të thoshte gjatë gjyqit lutjen tipike ?Ati ynë?, dhe se ajo foli për ?Zoti im? dhe jo për ?Zotin?.
Po ashtu Zhana ishte një e njohura e fisnikut francez Zhill dë Rais, që u ekzekutua me vdekje për praktikimin e ritualeve satanike që përfshinin edhe flijimet njerëzore. Akuza pretendoi se ai kishte vrarë fëmijë nga fshatrat fqinjë. Dë Rais hyri në histori si një alkimist dhe anëtar i shoqërive sekrete të kohës.
Vala e fundit e persekutimeve ndaj atyre që akuzoheshin për magji, ndodhi në vitin 1484 kur një dekret i ri papal e dënoi besimin tek magjia. Besohej se joshja ndaj magjisë për të gjetur zgjidhje për problemet e përditshme, përfshinte shitjen e shpirtit tek Djalli.
Si një akt i dënueshëm, të gjithë ata që dyshoheshin do të hetoheshin nga inkuizitorë të përgatitur enkas. Dominikanët e rangut të lartë, Jakob Shprenger dhe Hajrih Kramer mbikëqyrën veprimtarinë e Inkuizicionit. Ata vendosën të krijonin një kontekst shkencor për trajtimin e problemit të magjisë.
Në vitin 1486, ata botuan veprën e njohur ?Malleus Maleficarum? (Çekiçi i shtrigave),që përcaktonte rregullat për interpretimin e veprimtarisë së magjisë. Ai përshkruante mënyrat e mbrojtjes kundër magjive, metodat e torturës të propozuara nga Inkuizicioni, mënyrat e identifikimit të personave të përfshirë në magji, dhe teknikat e marrjes në pyetje.
Në atë kohë libri u botua 35 herë me versionet në anglisht, gjermanisht, frëngjisht dhe italisht. Inkuizicioni e kishte qendrën e tij më të fuqishme në Spanjë, dhe ai qëndroi në fuqi deri në shekullin XVI, kur nën nxitjen e masonerisë, Reforma Protestante e goditi fort Vatikanin.
Lozhat e para masonike, ishin shfaqur si rezultat i punimeve të Urdhrit të Templarëve që ishin persekutuar nga Kisha. Gratë përfaqësonin rreth 80 për qind të të dënuarve, sepse besohej se ato ishin shpirtërisht më të dobëta, dhe i nënshtroheshin më lehtë ndikimeve demoniake.
Të dënuarit zhvisheshin lakuriq në publik, ndërsa turma mblidhej në sheshin kryesor. Më pas ata torturoheshin për të rrëfyer, përmes një sërë metodash mizore. Këtu përfshiheshin poshtërimet fizike me domethënie seksuale, goditje me kamxhik, shkulje të thonjve apo zhytje nën ujë.
Në rastin e torturës përmes zhytjes nën ujë, nëse personi i akuzuar për magji mbytej, ai konsiderohej si i pafajshëm. Por nëse mbijetonte, konsiderohej fajtor dhe digjej në turrën e druve. Profesioni i ?gjuetarit të shtrigave?, u bë në atë kohë si shumë i respektueshëm. Historia ka regjistruar rastin e një gjuetari shtrigash që gjeti dhe ekzekutoi 220 njerëz, që të gjitha gra. Një tjetër gjuetar shtrigash i quajtur Peter Binsfeld, thuhet se ka ekzekutuar rreth 6.500 gra dhe fëmijë me akuzën e magjisë.
Në vitin 1834, Inkuizicioni u shpërbë, por djegia në turrën e druve në Evropë vazhdoi deri në vitin 1793. Shtrigat e fundit u dënuan dhe u ekzekutuan në Poloni. Në SHBA, rasti më i famshëm ishte mbi ato që u quajtën ?Shtrigat e Salemit?, ku një xhelozi midis grash u shndërrua në një histeri kolektive që u mori jetën 19 grave.
Pavarësisht një historie kaq të gjatë të persekutimit, magjia nuk është zhdukur. Përkundrazi, ajo ka evoluar dhe është diversifikuar me një sërë praktikash që variojnë nga magjia e bardhë tek ajo e zezë. Përfaqësuesit më të njohur të magjisë së zezë në shekullin XX përfshijnë Alister Kroulin dhe Anton Lavej.
Krouli ishte pjesë e shoqërisë sekrete të njohur si urdhri i Agimit të Artë. Ai organizonte ceremoni me flijime kafshësh dhe njerëzish. Ndërkohë Lavej themeloi Kishën Universale të Satanit, në të cilën ai promovoi idenë se çlirimi i energjisë seksuale mund të rezultojë në një ngarkesë të veçantë të energjisë okulte.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Nga Simon Tisdall “The Guardian”Nëse siç po duket si gjithmo...
Nga Hannah Roberts “Politico.eu”“Ekipi i ëndrrave” po qëndro...
Nga Anna Akage “World Crunch”Ukrainasit kanë një batutë që l...
Nga Alina Bradford & Stephanie Pappas “Live Science”Ngrohja ...
Nga Kseniya Kirillova “Center for European Policy Analysis”P...
Për shekuj me radhë, ata që kanë synuar të kryejnë krimin e ...
Filmi i njohur i Netflix-it “Mos shih lart”, është një qasje...
Nga David Cox “BBC”Gjatë viteve 1960, epidemiologët që studi...
Shkolla është një institucion që urrehet (sidomos gjatë prov...
(Pjesa e dytë)Vrasjet thuajse gjithmonë kanë lidhje sa me po...
Nga Mauro Indelicato “Il Giornale”Nëse në muajt e fundit të ...
(Pjesa e parë)Vrasjet kanë thuajse gjithmonë lidhje me polit...
Nga Tom McTague “The Atlantic”Vladimir Putinit i pëlqen të t...
Kërkimet shkencore mbi pavdekësinë mund të duken si një fant...
Më shumë se 50 vjet pas vdekjes së tij në vitin 1965, Uinsto...
Nga Tyler Kustra ”The Conversation”Përballë mundësisë së pas...
Nga Michael Waltz “Fox News”Vendosmëria e Amerikës po testoh...
Nga Charlie Duxbury “Politico.eu”Përshkallëzimi i ri i tensi...
Nga Holman W.Jenkins, Jr. “The Wall Street Journal”Veprimet ...
Nga Kelly Alkhouli”The Spectator”Ndërsa trupat ruse që kanë ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...