Mblidhet të enjten Konferenca e Kryetarëve/ Ja çfarë pritet të vendoset në seancë
Konferenca e Kryetarëve do të zhvillojë të enjten mbledhje...
Konferenca e Kryetarëve do të zhvillojë të enjten mbledhje...
Askush nuk i ndjen më shumë drithërimat e frikës nga grumbullimi i trupave ruse në kufirin e Ukrainës, sesa aleatët tanë në krahun lindor të NATO-s. Pasi kanë rënë pre e fuqive ekspansioniste përgjatë shekujve – dhe mezi kanë rifituar pavarësinë e tyre 3 dekada më parë – vendet e Evropës Qendrore e dinë nga përvoja e tyre e hidhur në të kaluarën, se çfarë ndodh kur kombet e mëdha janë të lira të ngacmojnë ose sulmojnë fqinjët e tyre.
Teksa po përpiqemi të parandalojmë një tjetër pushtim rus të Ukrainës, ne duhet t?i dëgjojmë këta aleatë besnikë të NATO-s. Kjo është arsyeja pse unë takova ditët e fundit kryeministren e Lituanisë Ingrida Simonite në Londër, dhe vizitova më pas selinë e NATO-s në Bruksel dhe Poloninë.
Pika e parë e unitetit midis Britanisë së Madhe, SHBA-së dhe aleatëve tanë. është se ne nuk po rikthehemi më në kohën kur një grusht fuqish të mëdha vendosnin mbi fatet e kombeve më të vogla. Nëse më lejohet të përmend disa fjalë të famshme:
?Të gjitha kombet janë krijuar të barabarta para Zotit, ato janë të pajisura nga e drejta ndërkombëtare me disa të drejta të patjetërsueshme, dhe e para ndër këto është e drejta për të mos u aneksuar territori i tyre, apo që politika e tyre e jashtme të mos diktohet nën presionin e armëve nga ana e një fqinji më të fuqishëm?.
Këto gjëra janë në rrezik në përballjen e sotme në kufijtë midis Rusisë dhe Ukrainës. Dhe kjo s?ka të bëjë vetëm me shmangien e një gjakderdhje nga një pushtim tjetër rus të Ukrainës, por me ruajtjen e parimeve thelbësore, që i japin mundësi vendeve të jetojnë në paqe dhe liri.
Kjo është arsyeja pse Britania e Madhe, SHBA-ja dhe miqtë tanë evropianë, po përpiqen së bashku të arrijnë uljen e tensioneve përmes masave parandaluese dhe dialogut. Angazhimi i Mbretërisë së Bashkuar ndaj sigurisë evropiane është i pakushtëzuar dhe i palëvizshëm.
Ne kemi buxhetin më të madh ushtarak në Evropë, dhe të dytin më të madh në gjirin e NATO-s. Ne jemi i vetmi anëtar i NATO-s që e angazhon të gjithë arsenalin e saj bërthamor dhe një aeroplanmbajtëse. Ne kemi kontribuar me më shumë trupa se sa çdo aleat tjetër në ?prezencën e shtuar pararojë? të NATO-s në shtetet baltike dhe Poloni.
Ushtria britanike drejton grupin luftarak të NATO-s në Estoni. Po ashtu, ne po përgatitemi të dyfishojmë madhësinë e këtij kontigjenti. Ne kemi vendosur më shumë se 600 ushtarë në Poloni, dhe jemi në gatishmëri për të ndihmuar në reagimin ndaj çdo përshkallëzimi të krizës.
Britania e Madhe ka qenë në krye të përpjekjeve për të forcuar aftësitë e Ukrainës për të mbrojtur veten. Ne kemi trajnuar deri tani mbi 22.000 ushtarë ukrainas, dhe e kemi furnizuar ushtrinë ukrainase me 2.000 raketa anti-tank.
Kur u takova javën e kaluar me presidentin ukrainas Volodimir Zelenski në Kiev, i thashë atij se një tjetër inkursion rus në Ukrainë, do të sillte vendosjen nga Britania, SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian të sanksioneve më të rënda ekonomike që ka parë ndonjëherë Moska.
Sanksionet britanike do të jenë gati të hyjnë në fuqi, që në çastin kur ushtari i pari rus do të shkelë në territorin ukrainas. Megjithatë, as masat parandaluese nuk janë asnjëherë të mjaftueshme në vetvete. Unë jam i palëkundur në besimin tim, se diplomacia e durueshme dhe parimore, ka ende shanse që ta zbusë këtë krizë.
Për këtë arsye, unë kam intensifikuar kontaktet diplomatike me Kremlinin. Unë zhvillova sërish javën e kaluar një bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin, ndërsa Ministrat e mi të Jashtëm dhe të Mbrojtjes vizitojnë këtë javë Moskën.
Po ashtu, ishte më shumë domethënie takimi i presidentit francez Emanuel Makron me Putinin në fillim të kësaj jave. Ndërkohë, unë e mbështes vizitën e afërt të kancelarit gjerman Olaf Sholc në Moskë, dhe deklaratën e tij se nëse Rusia sulmon përsëri Ukrainën, do të rishikohet vënia në punë e gazsjellësit të ri ?Nord Stream 2?.
Ka shumë arsye për të bashkëpunuar me Rusinë në lidhje me çështje shumë të rëndësishme si kontrolli i armëve, stërvitjet ushtarake, vendosja e raketave, dhe gjithçka tjetër që përfshihet në fushën e gjerë të ?stabilitetit strategjik?.
Ne ndajmë një interes dukshëm të përbashkët në rivendosjen e rregullave bazë për bashkëjetesën e Rusisë me NATO-n dhe me fqinjët e saj evropianë. Rusia ka shqetësime legjitime për sigurinë e saj. Por unë besoj se ato mund të reduktohen përmes të njëjtit proces të dialogut të hapur dhe të ndershëm.
E them me besim për arsyen e thjeshtë se NATO, nuk ka ndërmend që të rrethojë apo kërcënojë në mënyrë strategjike Rusinë. Përkundrazi, ne kemi një respekt të madh për kombin rus, dhe një kujtim të gjallë të luftës tonë së përbashkët kundër fashizmit.
Por ne nuk do të arrijmë asnjë marrëveshje të madhe me Moskën, pa marrë parasysh aleatët tanë në Evropën Qendrore. Ne nuk do t?i trajtojmë vendet në zemër të kontinentit tonë si pengje në një skakierë shahu, për t?u qenë mjete shkëmbimi apo për t?u sakrifikuar.
Çdo shtet i pavarur, përfshirë Ukrainën, ka të drejtë sovrane të vendosë vetë për politikën e saj të jashtme dhe aleancat që synon të ndërtojë. Ky parim është i përfshirë në marrëveshje të panumërta, në shumë prej të cilave Rusia ka luajtur një rol aktiv në të shkuarën, duke përfshirë preambulën e Kartës së Kombeve të Bashkuara, e cila e vë theksin tek të ?të drejtat e barabarta? të ?kombeve të mëdha dhe të vogla?.
Presidenti amerikan Xho Bajden, kishte të drejtë kur tha se asgjë nuk do të vendoset për Ukrainën pa Ukrainën. Në rast se ne kombinojmë një strategji të fortë frenuese ndaj Rusisë me diplomacinë e duruar, unë besoj se mund ta gjejmë rrugëdaljen nga kjo kësaj krizë. Sot në lojë janë rregullat që mbron çdo komb, si i madh ashtu edhe i vogël.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Nga Hilde Vautmans “Eu Observer”Vitet e fundit kanë treguar ...
Memorie.al publikon dokumente të panjohura të Arkivit Qendro...
Nga Peter Rough “The Wall Street Journal”Ndërsa bota po pyet...
Nga Keith Kellogg “Fox News”Unë mbështet plotësisht doktrinë...
Përgjatë historisë, njerëzit kanë përdorur metoda të çuditsh...
Më 30 gushtin e vitit 2019, vdiq në Oberhauzen të Gjermanisë...
Që në fillimet e historisë së njerëzimit, njerëzit besonin t...
Nga Simon Tisdall “The Guardian”Nëse siç po duket si gjithmo...
Nga Hannah Roberts “Politico.eu”“Ekipi i ëndrrave” po qëndro...
Nga Anna Akage “World Crunch”Ukrainasit kanë një batutë që l...
Nga Alina Bradford & Stephanie Pappas “Live Science”Ngrohja ...
Nga Kseniya Kirillova “Center for European Policy Analysis”P...
Për shekuj me radhë, ata që kanë synuar të kryejnë krimin e ...
Filmi i njohur i Netflix-it “Mos shih lart”, është një qasje...
Nga David Cox “BBC”Gjatë viteve 1960, epidemiologët që studi...
Shkolla është një institucion që urrehet (sidomos gjatë prov...
(Pjesa e dytë)Vrasjet thuajse gjithmonë kanë lidhje sa me po...
Nga Mauro Indelicato “Il Giornale”Nëse në muajt e fundit të ...
(Pjesa e parë)Vrasjet kanë thuajse gjithmonë lidhje me polit...
Nga Tom McTague “The Atlantic”Vladimir Putinit i pëlqen të t...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...