Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Nga Richard N.Haass ?New York Times?
Pas një ngërçi që po zgjaste prej muajsh, ndodhi ajo që i frikësohej shumëkush. Po ndodh pushtimi i Ukrainës nga Rusia. Të mërkurën në mbrëmje presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se kishte vendosur të ndërmerrte një ?operacion ushtarak special? në Ukrainën Lindore.
Në fillim të kësaj jave, ai kishte urdhëruar ushtrinë e tij të mësynte në dy rajone në Ukrainën Lindore, me justifikimin e gënjeshtërt – të përsëritur shpeshherë nga zyrtarët rusë – se ai nuk kishte ndërmend që ta pushtonte. Ky sulm përbën një shkelje të hapur të parimit bazë ligjor, sipas të cilit kufijtë ndërkombëtarë nuk duhet të ndryshohen me forcë, dhe se vendet sovrane janë të lira të marrin vendimet e tyre.
Ai është gjithashtu i pajustifikuar. Bota ka parë 2 lloje luftërash:luftërat e domosdoshme, për të mbrojtur interesat jetike kombëtare, që përfshijnë përdorimin e forcës ushtarake si mjetin e fundit, dhe këtu futet Lufta e Dytë Botërore dhe Lufta e Gjirit Persik e vitit 1991; dhe luftërat që zgjidhen vetë, pra ndërhyrjet e armatosura që ndërmerren ose në mungesë të interesave jetike kombëtare, apo pavarësisht nga disponueshmëria e opsioneve të tjera, që nuk përfshijnë forcën ushtarake.
Në këtë kategori hyjnë luftërat në Vietnam, Irak, dhe pas një faze fillestare të kufizuar ajo në Afganistan. Konflikti që ka nisur Putin është padyshim një luftë e zgjedhur prej tij. Justifikimet e presidentit rus nuk qëndrojnë dot më këmbë:Nuk ka pasur dhe nuk ka një konsensus mbi anëtarësimin e Ukrainës në NATO në dekadën e ardhshme ose më vonë. Nuk ka pasur dhe nuk ka asnjë kërcënim për rusët etnikë në Ukrainë. Dhe Shtetet e Bashkuara dhe NATO janë shprehur të gatshëm për të diskutuar marrëveshjet evropiane të sigurisë, për të marrë parasysh edhe interesat legjitime të Rusisë.
Ndërkohë pavarësisht kësaj, Vladimir Putin ka zgjedhur rrugën e luftës. Dhe kjo kërkon një reagim të vendosur dhe gjithëpërfshirës nga ana e Perëndimit. Perëndimi duhet të synojë që ta ndëshkojë fort Rusinë dhe ta dekurajojë atë nga ndërmarrja e çdo lloj agresioni të mëtejshëm.
Pezullimi i gazsjellësit ?Nord Stream 2? nga Gjermania është një fillim i mirë, siç janë edhe sanksionet financiare që synojnë dy banka ruse dhe borxhin sovran të Rusisë, të shpallur që të martën nga presidenti amerikan Xho Bajden.
Por duhet të vazhdohet me masa të tjera, si dhe me forcimin e kapaciteteve ushtarake të Ukrainës, por edhe të anëtarëve të NATO-s, sidomos atyre afër Rusisë. Putin duhet ta kuptojë se lëvizjet që ai ka bërë tashmë do të kenë pasoja të rënda.
Por në rast se ndërhyrja ruse është një prelud i një përpjekjeje për të vendosur kontrollin mbi të gjithë Ukrainën dhe për të rrëzuar qeverinë e saj, siç ka të ngjarë të ndodhë, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre në NATO duhet të shkojnë shumë më tej.
Në këto kushte, synimi duhet të jetë zgjerimi i mbështetjes për Ukrainën -në aspektin ushtarak, ekonomik dhe diplomatik – në një masë të tillë që të rrisë ndjeshëm kostot e çdo lloj pushtimi rus. Kjo është më se e mundur, edhe sepse rreth 190.000 trupat ruse dhe forcat separatiste të mbështetura nga Rusia që janë brenda ose afër Ukrainës, nuk ka gjasa të jenë në gjendje të nënshtrojnë lehtësisht një vend me përmasat dhe popullsinë e Ukrainës.
Për Rusinë, kostot janë që tani të larta. Edhe pse nuk janë një armë ideale, sanksionet kundër një grupi më të gjerë njerëzish dhe institucionesh financiare pranë Putinit do të kenë pasoja serioze për ekonominë e Rusisë, duke i rritur më tej kostot.
Gjithashtu, Rusia do të dëmtohej nga rritja e prodhimit të naftës dhe gazit në Shtetet e Bashkuara dhe Lindjen e Mesme. Ulja e çmimeve të larta të energjisë, të cilat kanë qenë prej kohësh burimi më i madh për
të ardhurat e qeverisë ruse, do të ishte sanksioni më efektiv kundër Moskës. Po ashtu Shtetet e Bashkuara duhet të vazhdojnë të bëjnë publike të dhënat e mbledhura nga shërbimet e tyre sekrete që hedhin dritë mbi synimet ruse, për të prishur efektin surprizë që mund të synojnë rusët.
Mediat tradicionale dhe ato sociale që kanë potencialin të mbërrijnë tek gazetarët rusë dhe shoqëria civile atje, duhet ta kundërshtojnë narrativën e Kremlinit. Dhe imazhet e asaj që po ndodh brenda Ukrainës duhet të shpërndahen sa më shumë në mbarë botën, duke mos lënë asnjë dyshim mbi numrin e jetëve të humbura dhe të pafajshme të shkaktuara nga sjellja aventuriere e Putinit.
Në një nivel më strategjik, Shtetet e Bashkuara duhet të përpiqen të shkaktojnë distancimin midis Kinës dhe Rusisë. Sigurisht, kjo gjë nuk do të ndodhë brenda natës, por administrata Bajden duhet të forcojë diplomacinë e saj private me Kinën, duke nënvizuar rreziqet ekonomike dhe strategjike – përfshirë ndëshkimin financiar dhe rritjen e ndjenjës anti-kineze në Perëndim – e lidhur ngushtë me një Rusi agresive.
Madje tani është koha e duhur për të rifilluar një dialog strategjik të nivelit të lartë me Kinën, me synim gjetjen e fushave, le të themi Afganistanin dhe ndryshimin e klimës, ku të mund të bashkëpunojnë dy qeveritë. Në skenën ndërkombëtare, qeveritë kudo në botë duhet të dekurajohen të dëgjojnë kërkesën e Rusisë për njohjen e pavarësisë së dy rajoneve lindore të Ukrainës.
Ndërkohë qeveritë evropiane duhet ta përgatisin publikun e tyre për flukse të mëdha refugjatësh që ikin nga Ukraina, dhe të argumentojnë arsyen pse duhet të mbështeten ata.
Dhe qytetarët e Evropës dhe Shteteve të Bashkuara duhet të paralajmërohen mbi potencialin e sulmeve kibernetike dhe mungesës së energjisë.
Përballja me Rusinë nuk do të jetë pa dhimbje. Por historia e luftërave të zgjedhura na ofron një perspektivë të dobishme. Ndërsa shumë prej tyre fillojnë mirë, shumica -sidomos ato që janë shumë ambicioze – përfundojnë keq.
Vendet ndërhyrëse priren që t?i nënvlerësojnë vështirësinë e dominimit apo të përkthimit të sukseseve në fushën e betejës në përfitime të qëndrueshme. Gradualisht, qytetarët e vendit agresor priren të lodhen nga përballimi i kostove të mëdha në lidhje me ndjekjen e objektivave iluzore.
Pushtimi i Afganistanit nga Bashkimi Sovjetik, që filloi në vitin 1979, zgjati për një dekadë dhe e dëmtoi rëndë autoritetin e shtetit sovjetik. Gjithsesi, sot Putin është i vendosur që ta prishë stabilitetin evropian.
Ashtu si të tjerët para tij, ai po fillon një luftë të zgjedhur pre tij, me besimin se përfitimet do t?i tejkalojnë kostot. I takon Shteteve të Bashkuara dhe partnerëve të tyre të dëshmojnë se ai ka gabuar në shumicën e llogarive që ka bërë.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Nga David Satter “Wall Street Journal”Përgatitjet e Rusisë p...
Nga Liz Peek “Fox News”Duket sikur deri dje bota ishte paqës...
Mona Liza është një nga veprat më të famshme të Leonardo Da ...
Nga Marek Jan Chodakiewicz “Newsmax”Serbët kanë bërë që Ball...
Nga Sanya Burgess “Sky News”Marrëdhëniet e ngrohta midis Ukr...
Nga Marek Jan Chodakiewicz “Newsmax”Serbët kanë bërë që Ball...
90% e atyre që kanë një celular në Gjermani nuk e përfytyroj...
Kur një çift martohet, premtojnë se do të qëndrojnë së bashk...
Nga Simon Kuper “Financial Times”Në vitin 1946, agresioni në...
Në vitin 1785, kimisti francez, inxhinieri dhe pionieri i av...
Nga Colum Lynch “Foreing Policy”Shtatorin e vitit të kaluar,...
Nga Mark Leonard “Project Syndicate”Një luftë e shekullit XX...
“The Wall Street Journal”Një pushtim i Ukrainës nga Rusia, d...
Nga Amy Webb “The Atlantic”Në vitin 1770, kimisti gjerman Ka...
Në tetorin e vitit 1971, në mesin e shkretëtirës iraniane, u...
Nga Michael Rubin “19 Forty Five”Çfarë duhet të bëjë Xho Baj...
Nga Jonathan Miller “The Spectator”Kur kanë mbetur më pak se...
Nga Anne Applebaum “The Atlantic”Sa zili e pata një moment L...
Askush nuk i ndjen më shumë drithërimat e frikës nga grumbul...
Nga Hilde Vautmans “Eu Observer”Vitet e fundit kanë treguar ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...