Komunikimi me Ramën dhe kërcënimi nga Bajrat/ Koçeku flet për largimin nga Grupi i PS-së
Deputetja Marjana Koçeku ka folur ditën e sotme lidhur me ...
Deputetja Marjana Koçeku ka folur ditën e sotme lidhur me ...
90% e atyre që kanë një celular në Gjermani nuk e përfytyrojnë dot më jetën pa smartphone. Kjo e bën optimiste degën e prodhimit të smartphoneve megjithëse shitja e celularëve të tillë ka filluar të shënojë rënie.
Gjithnjë e më shumë njerëz në Gjermani përdorin një celular, por në të njëjtën kohë, do të shiten gjithnjë e më pak aparate. Ky është rezultati i një prognoze të tregut të Shoqatës Digjitale, Bitkom të publikuar të enjten. Rënia e numrit të shitjeve të smartphonëve ka dy arsye: E para lidhet me mungesën e ndjeshme të mikroçipave. Jo vetëm prodhuesit e automjeteve e kanë ulur prodhimin, edhe smartphonët nuk mund të prodhohen pa këto elementë elektronikë. Aryeja tjetër lidhet me qëndrimin e ndryshuar të konsumatorëve: Shumë konsumatorë nuk duan të pranojnë më përdorimin e kufizuar në kohë të këtyre aparateve shumë të shtrenjtë. Përdorimi për dy vjet nuk i pëlqen konsumatorëve, ata duan ta përdorin më gjatë smartphonin e tyre dhe e shtyjnë blerjen e një të riu.
Sipas Bitkomnumri i përdoruesve të smartphonëve do të rritet këtë vit nga 79% duke filluar nga moshë 16 vjeç në 83%, që do të thotë 1,4 milionë konsumatorë më shumë. Por xhiroja e shitjes së smartphonëve të rinj në vitin 2022 do të bjerë nën 20 milionë. Në vitin 2021 u blenë 20,4 smartphonë të rinj. Humbjet pritet të kompensohen me atë që blerësit tentojnë të blejnë aparate më të shtrenjta.
“Ekosistemi” rritet
Megjithë rënien e shitjeve, kjo degë nuk sheh arsye për shqetësim. Biznesi i smartphonëve nuk përbëhet vetëm nga shitja e aparateve të gatshme, por duhet llogaritur aty edhe industria e aplikacioneve, infrastruktura e rrjetit dhe shërbimet e veçanta të të dhënave dhe informacionit. Prandaj kjo degë flet për një “ekosistem të smartphonëve”. Vetëm shërbimet e të dhënave dhe informacionit me 20 miliardë euro në vit përbëjnë më shumë se gjysmën e fitimit të këtij ekosistemi. Tregu i aplikacioneve po ashtu shënon rritje, sipas prognozës së Bitkom, deri në 3,3 miliardë euro. Kurse me fitimet në infrastrukturën e rrjetit dhe shitjen e smartphonëve xhiroja e përgjithshme në vitin 2022 pritet të kapë shifrën e 36,8 miliardë eurveo, 600 milionë euro më shumë se vitin e kaluar. Anëtari i presidiumit të Bitkom, Marku Haas thotë se “adhurimi për smartphonët lartë i madh si kurrë më parë. Këtë e tregon në mënyrë impresionuese ekosistemi miliardësh i aparateve, aplikacioneve, shërbimeve dhe rrjetit infrastrukturor.”
Vërtet, sipas Markus Haas “dëshira për smartphonët aktuale me teknikën më të mirë është e madhe”. Nga ana tjetër duhet shënuar se “konsumatoret dhe konsumatorët janë gati të shpenzojnë më shumë para për një aparat që mund ta përdorin për një kohë më të gjatë.”
Këtu po luan një rol gjithnjë e më të madh mbrojtja e resurseve dhe mënjanimi i mbeturinave elektronike. Qëndrimi ekologjik ka rëndësi për 96% të blerësve. Po ashtu rëndësi ka edhe një display i mirë, një kohëzgjatje e kënaqshme e baterive, cilësia e mirë e përpunimit dhe ofrimi afatjatë i updateve. Rëndësi të madhe për blerësit e një celulari të ri ka edhe funksioni i fotografimit dhe videove dhe cilësia e mirë e kameras (76%). Tre nga katër konsumatorë thonë se i qëndrojnë besnik markës së tyre.
Rëndësia e rrjeteve
Sipas Bitkom më shumë se gjysma e blerësve thotë se nuk i mjafton vëllimi mujor i të dhënave të ofruara nga kontrata e operatorit telefonik. Sipas Markus Haas, “rrjetet mobile gjermane po bëhen gjithnjë e më të qëndrueshme dhe mundësojnë shpejtësi më të mëdha. Në të njëjtën kohë po rritet oferta e aplikacioneve interesante dhe shërbimeve si psh. ajo e videove on demand. Sa më shumë të përdoret interneti në celular, aq më e rëndësishme është nevoja për vëllim të dhënash.”
Kërkesat e konsumatorëve ndaj operatorëve janë rritur. Edhe tek përzgjedhja e rrjetit mobil ka pretendime: 98% e klientëve dëshirojnë një mbulim shumë të lartë të rrjetit dhe një lidhje të mirë në rrjet. 91% i japin rëndësi të madhe kërkimit të shpejtë në rrjet. Këto pretendime shkojnë paralelisht me një sensibilitet të madh ndaj çmimit. Klientët duan të paguajnë mundësisht sa më pak megjithë pretendimet e mëdha. Sipas Bitkom për klientët luan rol edhe vendndodhja e operatorit. 67% e klientëve preferojnë që operatori ta ketë qendrën në Gjermani. Edhe angazhimi social, shërbimi ndaj klientit, neutraliteti ndaj klimës dhe angazhimi për mjedisin luajnë rol tek klientët.
Bitkom është i mendimit, se politika ka detyrimin të krijojë kornizën e duhur për përmirësimin e biznesit të smartphonëve. “Rëndësi të veçantë për ekosistemin e smartphonëve kanë rrjetet mobile”, thuhet në studim. Këta po zgjerohen, kjo është e vërtetë, por shumë ngadalë. Prandaj Bitkom propozon një “pakt për çburokratizimin dhe përshpejtimin”./DW
Kur një çift martohet, premtojnë se do të qëndrojnë së bashk...
Nga Simon Kuper “Financial Times”Në vitin 1946, agresioni në...
Në vitin 1785, kimisti francez, inxhinieri dhe pionieri i av...
Nga Colum Lynch “Foreing Policy”Shtatorin e vitit të kaluar,...
Nga Mark Leonard “Project Syndicate”Një luftë e shekullit XX...
“The Wall Street Journal”Një pushtim i Ukrainës nga Rusia, d...
Nga Amy Webb “The Atlantic”Në vitin 1770, kimisti gjerman Ka...
Në tetorin e vitit 1971, në mesin e shkretëtirës iraniane, u...
Nga Michael Rubin “19 Forty Five”Çfarë duhet të bëjë Xho Baj...
Nga Jonathan Miller “The Spectator”Kur kanë mbetur më pak se...
Nga Anne Applebaum “The Atlantic”Sa zili e pata një moment L...
Askush nuk i ndjen më shumë drithërimat e frikës nga grumbul...
Nga Hilde Vautmans “Eu Observer”Vitet e fundit kanë treguar ...
Memorie.al publikon dokumente të panjohura të Arkivit Qendro...
Nga Peter Rough “The Wall Street Journal”Ndërsa bota po pyet...
Nga Keith Kellogg “Fox News”Unë mbështet plotësisht doktrinë...
Përgjatë historisë, njerëzit kanë përdorur metoda të çuditsh...
Më 30 gushtin e vitit 2019, vdiq në Oberhauzen të Gjermanisë...
Që në fillimet e historisë së njerëzimit, njerëzit besonin t...
Nga Simon Tisdall “The Guardian”Nëse siç po duket si gjithmo...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...