EKSKLUZIVE/ Ja kandidatët për postin e nëndrejtorit në Policinë e Shtetit
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...
Nga Sarah Jay ?Discover Magazine?
Të gjithë ne kemi parë një ose dy ëndrra të jashtëzakonshme në jetën tonë. Dhe efektet që kanë ato në jetën tonë të përditshme janë studiuar prej vitesh. Ëndrrat që shohim kanë një tematikë të zakonshme, ashtu siç disa të tjera janë të çuditshme që përfshijnë gjëra që nuk do të ndodhin kurrë në jetën reale.
Jo rrallëherë ato lidhen me disa nga veprat më të famshme të artit. Madje, disa pretendojnë se ato janë një portë që na shpie drejt botëve të tjera. Por çfarë janë ëndrrat, dhe çfarë na tregojnë ato për atë se kush jemi ne në thelb? E vërteta mbi to mund t?ju habisë.
Çfarë janë ëndrrat?
Ëndrrat ndodhin në ciklin e gjumit të Lëvizjes së Shpejtë të Syve (REM), ku truri është më aktiv dhe më shumë i ngjashëm me trurin kur jemi zgjuar. Kohëzgjatja e ëndrrave tona ndryshon, ndërsa shfaqja, të kujtuarit dhe kuptimi i ëndrrave varen shumë nga individi që i ka përjetuar ato.
Ëndrrat kanë disa qëllime biologjike. Ato na ndihmojnë të përpunojmë emocionet tona, e përforcojnë kujtesën tonë, pastrojnë hapësirën tonë mendore, dhe ndihmojnë në funksionet standarde të gjumit.
Ndërsa mund të duket sikur nuk kanë asnjë lidhje me gjendjen tonë të ndërgjegjshme, këto procese biologjike kanë në fakt një peshë të konsiderueshme në jetën tonë të përditshme.
Pa funksionimin e duhur të procesit të gjumit, ne jemi më të rrezikuar të prekemi nga sëmundje të rrezikshme. Kjo e bën edhe më të rëndësishëm një cikël të shëndetshëm të gjumit në fazën REM.
Një aspekt tjetër interesant i ëndrrave, është se zakonisht përsëriten të njëjtat ëndrra që ndodhin bazuar në përvojat tona individuale. Temat mbizotëruese të ëndrrave përfshijnë rënien e dhëmbëve, lakuriqësinë në ambiente publike, vonesën në një takim të rëndësishëm dhe paralizimin e gjymtyrëve. Ndërsa ëndrrat mund të jenë unike për atë që i sheh, është interesant fakti që shumë njerëz përjetojnë ëndrra me një tematikë të njëjtë.
Interpretimi i ëndrrave përmes historisë
Edhe pse mund të duket një disiplinë e re, interpretimi i ëndrrave daton që në kulturën sumeriane 3000 vjet më parë, në një territor ku ndodhet sot Iraku. Dëshmi të analizës së ëndrrave nga priftërinj ka pasur edhe kohën e Egjiptit të Lashtë.
Mjekët në kulturat e lashta greke, përdornin trajtime të ndryshme që kishin në qendër ëndrrën për shërimin shpirtëror. Në vitin 1900, Frojdi ia kushtoi një pjesë të punës së tij interpretimeve të tyre, duke i parë ëndrrat si ?mbetje të ditës?, apo si reflektime të thjeshta të jetës sonë të përditshme.
Bashkëkohësi i tij Karl Jung, kreu një studim që shqyrtoi 697 ëndrra gjatë 23 netëve. Ai zbuloi se ata që kujtonin simbolet arketipale në ëndrra ishin më intuitivë. Ndërkohë, ata që i kujtonin ëndrrat çdo ditë kishin personalitete më introverte (më të mbyllura). Ky është themeli i analizës së ëndrrave pasi lidhet me personalitetin në fushat e sotme të shkencës psikologjike.
Çfarë na tregojnë ëndrrat
Ndërsa ëndrrat dhe kujtimi i tyre, kanë diçka për të na treguar për personalitetin, studimet e fundit sugjerojnë se ëndrrat zbulojnë diçka më të përgjithshme. Ato na tregojnë sesi truri ynë funksionon në mënyrë unike nga individët e tjerë.
Psikologët sot duket se mendojnë se ëndrrat na tregojnë shumë për neurobiologjinë tonë, e cila ndikon tek mënyrën se si jetojmë në jetën reale. Nëpërmjet ekzaminimit të lidhjes midis ëndrrave dhe elektroencefalogramës (EEG), neurobiologët përcaktuan se të njëjtat funksione themelore të trurit ndodhin gjatë procesit të ëndërrimit, sikurse ndodhin gjatë gjendjeve të vetëdijshme, pa kompetencën e funksionit ekzekutiv që është i pranishëm kur njerëzit janë zgjuar.
Studiuesi i ëndrrave Uilliam Domhof e çon edhe më tej këtë tezë, duke pohuar se ëndrrat janë thjesht një pasqyrim i jetës së vetëdijshme. Ndërsa ne zhytemi në një gjendje gjysmë të vetëdijshme ose të pavetëdijshme në gjumë, aktivizohet korteksi ynë vizual dytësor, duke na dhënë një pamje të gjallë bazuar në aktivitetet e përditshme.
Studimet e kryera dekadat e fundit, kanë ekzaminuar lidhjet midis ëndrrave dhe çrregullimit të personalitetit të shumëfishtë (MPD). Studiuesit gjetën të përbashkëta midis ëndrrave që shikonin pacientët me sindromën MPD.
Një pyetje që lind veçanërisht ka të bëjë me ëndrrat për veten e tyre apo personalitete të tjera. Këta studiues sugjerojnë se integrimi i këtyre personaliteteve ne jetën reale, mund t?i ndihmojë ata që vuajnë nga MPD të kuptojnë veten më mirë, duke ndihmuar kësisoj në përmirësimin e jetës së tyre.
Kohët e fundit, shkencëtarët që studiojnë ëndrrat zbuluan se aktualizimi i tyre, në realitet mund të nxisin kreativitetin tek personat që mund të mos kenë prirje imagjinative. Ata sugjerojnë se ëndrrat frymëzojnë shumë krijimtarinë. Ndërsa shkencëtarët vazhdojnë të studiojnë ëndrrat, nuk mund të mohohet ndikimi që ato kanë në jetën tonë të përditshme./ Përshtatur nga CNA.al
Nga Amy Myers Jaffe “The Conversation”Një nga opsionet që ka...
Pas një takimi të ministrave të Jashtëm të NATO-s në Bruksel...
Epoka bërthamore nisi me vendimin e Shteteve të Bashkuara pë...
Nga Cameron Manley “World Crunch”Lufta e presidentit rus Vla...
Nga Paolo Mauri “Il Giornale”Ndërsa forcat tokësore ruse po ...
Nga Giovanni Vale “Osservatorio Balcani”Ekzistojnë shumë ars...
Nga Edward Lucas “Daily Mail”Ata që e njohin Vladimir Putini...
Nga Faith Hillis “The Atlantic”Pas rezultateve katastrofike ...
Nga Clara Ferreira Marques “Blooberg”Banorët e Kievit kanë p...
Nga Robert C.O’Brien & Alexander B.Grey “Wall Street Journal...
Nga Robert C.O’Brien & Alexander B.Grey “Wall Street Journal...
Nga Norman Miller “BBC”Në vitin 2004, një cunami i shkaktuar...
Më 1 tetor 1949, Mao Ce Dun shpalli formimin e Republikës Po...
Pavarësisht nëse preferoni plazhet apo e kundërta, shumica n...
Nga Charlie Campbell “Time”Vladimir Putin i shpalli të mërku...
Nga Arik Burakovsky “The Conversation”Presidenti rus Vladimi...
Nga Richard N.Haass “New York Times”Pas një ngërçi që po zgj...
Nga David Satter “Wall Street Journal”Përgatitjet e Rusisë p...
Nga Liz Peek “Fox News”Duket sikur deri dje bota ishte paqës...
Mona Liza është një nga veprat më të famshme të Leonardo Da ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plahzin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...