E rëndë në Maliq/ Një person vret efektivin e policisë, plagos 1 tjetër
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Nga Ross Douthat ?New York Times?
Në shtatorin e vitit 1983, Stanisllav Petrov ishte një nënkolonel i ushtrisë sovjetike, i caktuar me detyrë në qendrën e komandës që monitoronte satelitët e paralajmërimit të hershëm mbi një sulm të mundshëm bërthamor nga Shtetet e Bashkuara.
Gjatë turnit të tij, sistemi dha befas alarmin:Dukej se amerikanët kishin lëshuar drejt Bashkimit Sovjetik 5 raketa balistike ndërkontinentale ?Minuteman?. Ajo ngjarje po ndodhte në kulmin e tensioneve të Luftës së Ftohtë, dhe vetëm disa javë pasi BRSS rrëzoi një avion korean që ishte futur në hapësirën ajrore sovjetike.
Petrov kishte në dispozicion vetëm pak minuta derisa raketat të godisnin objektivat e tyre. Ai duhej të vendoste në pak çaste, nëse do ta raportonte apo jo sulmin që shfaqej në ekran tek zinxhiri i lartë komandues, duke shkaktuar potencialisht një sulm të shpejtë hakmarrës.
Pasi i besoi intuitës së tij, por edhe supozimit se një goditje e parë e vërtetë e SHBA-së, do të kishte më shumë sesa vetëm 5 raketa, ai vendosi që ta raportonte alarmin si një mosfunksionim të sistemit, pra si një alarm të rremë. Po çfarë kishte ndodhur?
Sateliti sovjetik e kishte keqkuptuar dritën e diellit që reflektohej nga retë, si lëshimin e një rakete. Petrov ndërtoi jetë në vitin 2017, duke hyrë në histori si njeriu që shpëtoi miliona jetë njerëzish. Por tani ka dy arsye për të reflektuar mbi zgjedhjen e tij, pasi Perëndimi po përpiqet të reagojë ndaj pushtimit rus në Ukrainë, me arsenalin bërthamor rus në sfond.
E para është thjesht për t?iu kujtuar njerëzve, se sa me fat ishte bota që i shpëtoi një përplasje bërthamore gjatë Luftës së Ftohtë, kur diçka e tillë gati ndodhi gjatë disa prej momenteve më kulmore të tensioneve siç ishte Kriza e Raketave Kubane, apo edhe për shkak të rastësisë, dhe gabimeve njerëzore apo teknike. Nëse ka një shteg për luftën bërthamore në këtë shekull, ajo ndoshta do të shfaqet në një lloj ngjarje të paparashikueshme dhe aksidentale. Pra kur Djalli merr një formë, e cila nuk mund të parashikohet paraprakisht. Por gjithsesi ia vlen të merret parasysh saktësisht se çfarë e bëri aq të vështirë pozicionin e Petrov.
Ai duhej të vendoste nëse do ta përshkallëzonte situatën drejt Aarmagedonit, në një situatë ku mos-përshkallëzimi e kërcënonte me shfarosje të gjithë shoqërinë sovjetike. Pastaj duhet të shqyrtojmë se si gjeti Petrov një rrugëdalje nga situata e vështirë ku u gjend.
Duke analizuar në një kohë rekord, se 5 raketa nuk ishin në të vërtetë një goditje shkatërrimtare e SHBA-së, e cila ishte edhe dëshmia se satelitët sovjetikë ishin duke gabuar në rastin konkret, ai ofroi gjithashtu edhe një shembull se nuk e mbajti në duart e veta fatin e vendit të tij.
Përvoja e tij specifike, vërteton një doktrinë të përgjithshme në lidhje me përplasjet midis fuqive të armatosura bërthamore:Shpesh është më mirë ta kufizosh veten, sesa të kufizosh zgjedhjet e armikut tënd, duke e shtyrë atë drejt një vendimi fatal, midis përshkallëzimit dhe humbjes.
Angazhimet e qarta – do të luftojmë këtu, dhe nuk do të luftojmë atje – janë ?monedha? e sferës bërthamore, pasi synimi është t?i kalohet armikut përgjegjësia për përshkallëzimin e situatës, ta bëjë atë të ndjejë peshën e tij mbi atë skenar apokaliptik, duke e ndjerë gjithashtu se mund të zgjidhet gjithmonë një rrugë tjetër.
Ndërkohë përshkallëzimi i paparashikueshëm dhe objektivat maksimaliste, shpeshherë të dobishme në luftërat konvencionale, janë armiku i paqes bërthamore, për aq sa ato e kërcënojnë armikun me skenarin pa fitore, ku Petrov gati e gjeti veten në atë ditë shumë dramatike të vitit 1983.
Këto njohuri, kanë tani disa implikime për strategjinë tonë. Së pari, ato sugjerojnë që edhe nëse besoni se Shtetet e Bashkuara duhet të kishin shtrirë garancitë e sigurisë për Ukrainën që përpara pushtimit rus, tani që ka nisur lufta, ne duhet t?i përmbahemi linjave që kemi vënë paraprakisht.
Kjo do të thotë se po, duhet mbrojtur çdo aleat i NATO-s. Po, duhet mbështetur Ukraina me sanksione kundër Rusisë dhe me armatime. Dhe absolutisht jo për një zonë të ndalim-fluturimit apo çdo masë tjtër, që mund të na detyrojë të hyjmë në një luftë direkte kundër rusëve.
Së dyti, ato nënkuptojnë se është jashtëzakonisht e rrezikshme që zyrtarët amerikanë të flasin për ndryshimin e regjimit në Moskë, sikurse veproi në mënyrë të pamatur senatori amerikan Lindsej Graham, që ka bërë thirrje për një ?Brut? apo ?Shtaufenberg? rus që të eliminojë Vladimir Putinin.
Në rast se e detyroni armikun tuaj të armatosur me armë bërthamore, të besojë se strategjia juaj kërkon fundin e regjimit të tij (apo të vetë jetës së tij), atëherë ju po e shtyni sërish ata drejt zonës pa asnjë alternativë, që gati e futi në kurth dikur kolonelin sovjetik Petrov.
Së treti, ato nënkuptojnë se shanset për një luftë bërthamore, mund të jenë më të larta sot sesa në epokën sovjetike, sepse Rusia është shumë më e dobët. Bashkimi Sovjetik kishte dikur më shumë terren për të hequr dorë në një luftë konvencionale, përpara se të shfaqej disfata ekzistenciale, sesa sot perandoria më e vogël e Putinit.
Dhe kjo mund të jetë një arsye pse strategjia aktuale ruse, i jep gjithnjë e më shumë përparësi armëve taktike bërthamore, në rastin e një tërheqjeje nga lufta konvencionale. Por nëse kjo e bën situatën tonë më të rrezikshme, duhet të na japë gjithashtu besim se nuk kemi nevojë të ndërmarrim rreziqe të mëdha bërthamore për ta mposhtur Putinin në planin afatgjatë.
Zërat që flasin tani në favor të përshkallëzimit të përplasjes, pasi herët a vonë do të duhet të luftojmë kundër Rusisë, duhet ta kuptojnë se kontrolli, luftërat përmes palëve të treta dhe tërheqja e kujdesshme e vijës së kuqe, e mundën dikur rivalin sovjetik, ushtritë e të cilit kërcënonin të pushtonin Gjermaninë Perëndimore dhe Francën, ndërsa tani ne jemi përballë një ushtrie ruse që është bllokuar jashtë Kievit.
Ne ishim shumë të kujdesshëm për të mos e përshkallëzuar në mënyrë të drejtpërdrejtë përplasjen me sovjetikët, edhe kur ata pushtuan Hungarinë, Çekosllovakinë ose Afganistanin, dhe rezultati ishte një fitore e Luftës së Ftohtë pa një luftë bërthamore.
Të përshkallëzosh tani përplasjen përballë një kundërshtari më të dobët, dhe ndaj një vendi që ka më pak të ngjarë që të na mposhtë, dhe më shumë gjasa të përfshihet në përdorimin e armëve bërthamore nëse vendoset në ?cepin e ringut?, do të ishte një marrëzi e madhe e cila do të kishte pasoja ekzistenciale.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Nga Xavier Vives “Project Syndicate”Pushtimi rus i Ukrainës ...
Nga Michael Waltz “Fox News”Vetëm 6 muaj pas rënies së Kabul...
Nga Alessandro Cappelli “Linkiesta”Pushtimi rus po sjell pas...
Nga Gennaro Malgieri “Formiche.net”Ndërsa Vladimir Putin dhe...
Nga Robert Maginnis “Fox News”Tiranët në Moskë dhe Pekin po ...
Nga Sarah Jay “Discover Magazine”Të gjithë ne kemi parë një ...
Nga Amy Myers Jaffe “The Conversation”Një nga opsionet që ka...
Pas një takimi të ministrave të Jashtëm të NATO-s në Bruksel...
Epoka bërthamore nisi me vendimin e Shteteve të Bashkuara pë...
Nga Cameron Manley “World Crunch”Lufta e presidentit rus Vla...
Nga Paolo Mauri “Il Giornale”Ndërsa forcat tokësore ruse po ...
Nga Giovanni Vale “Osservatorio Balcani”Ekzistojnë shumë ars...
Nga Edward Lucas “Daily Mail”Ata që e njohin Vladimir Putini...
Nga Faith Hillis “The Atlantic”Pas rezultateve katastrofike ...
Nga Clara Ferreira Marques “Blooberg”Banorët e Kievit kanë p...
Nga Robert C.O’Brien & Alexander B.Grey “Wall Street Journal...
Nga Robert C.O’Brien & Alexander B.Grey “Wall Street Journal...
Nga Norman Miller “BBC”Në vitin 2004, një cunami i shkaktuar...
Më 1 tetor 1949, Mao Ce Dun shpalli formimin e Republikës Po...
Pavarësisht nëse preferoni plazhet apo e kundërta, shumica n...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...