LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Neo-komunizmi i Vladimir Putin është i dënuar të dështojë

15 Mars 2022, 10:36, Blog CNA

Nga Matthew Lynn ?The Spectator?

Ai është konsideruar si përgjegjës për pabarazinë. Për paqëndrueshmërinë financiare. Dhe ndoshta edhe për varfërinë, racizmin dhe ngrohjen globale. Gjatë 20 viteve të fundit, kemi dëgjuar shumë gjëra mbi neoliberalizmin.

Por tani Rusia e Vladimir Putin po shkon në një drejtim krejtësisht të kundërt. Bota është gati të dëshmojë një eksperiment në lidhje me atë që mund të përshkruhet vetëm si neo-komunizëm.

Por dallimi këtë herë është se në dallim nga homologu i tij liberal, ky do të jetë një dështim i plotë, dhe gjëja më e mirë që mund të bëjë Perëndimi në këto momente është të presë kolapsin e tij. Gjatë tre javëve të fundit, që kur ushtarët rusë lëvizën përtej kufirit në Ukrainë, është bërë e qartë se presidenti rus po përpiqet të rikrijojë një perandori sovjetike.

Ukraina ishte në krye të listës, dhe Estonia, Letonia dhe Lituania mund të jenë objektivat e tij të radhës. Tani duket se ai synon të rikrijojë edhe modelin ekonomik sovjetik. Kremlini

ka sugjeruar së fundmi se po planifikon të shtetëzojë asetet e kompanive të huaja që po tërhiqen në masë nga tregu rus, si pasojë e sanksioneve të paprecedenta të vendosura nga Perëndimi ndaj ekonomisë ruse.

Shumë shpejt, në Rusi mund të ketë linja ajrore, kompani të ushqimit të shpejtë, prodhues, kontabilistë dhe banka investimesh që të gjitha shtetërore. McDonald?s është mbyllur në Rusi dhe kompani të mirënjohura Netflix, Apple, Microsoft, Goldman Sachs, Deloitte dhe Gucci janë tërhequr nga ky vend.

Me sa duket, grupimi gjithnjë e më i mashtruar i burokratëve të Putinit, po planifikon që t?i marrë përsipër këto operacione dhe të nisë t?i drejtojë ato vetë. Nëse shtojmë këtu edhe sektorët e naftës dhe gazit që përbëjnë 40 për qind të të ardhurave shtetërore të Rusisë, dhe 60 për qind të eksporteve të saj – të cilat në fakt drejtohen nga shteti përmes një grupi oligarkësh të sponsorizuar nga qeveria – atëherë shumë shpejt ajo ruse do të jetë një ekonomi plotësisht e planifikuar si dikur nën komunizmin sovjetik.

Edhe monedha kombëtare rubla, nuk do të jetë më së shpejti e konvertueshme në valuta të forta ndërkombëtare, dhe javën e ardhshme Rusia mund të mos paguajë borxhet e saj për herë të parë që kur Lenini nuk njohu borxhet që kishte marrë Cari në vitin 1918.

Me këtë ritëm vështirë se mund të kalojë shumë kohë, para se të rikthehet plani 5-vjeçar dhe zyrat e GOSPLAN-it (siç njihej Komiteti i Planifikimit Shtetëror në kohën e Bashkimit Sovjetik). Trocki me siguri që duhet të jetë duke brohoritur nga varri i tij.

Megjithatë këtu ekziston edhe thelbi i problemit. Neokomunizmi i Putinit do të dështojë në mënyrë katastrofike, madje shumë më shpejt sesa ai sovjetik. Ne e dimë shumë mirë nga librat e historisë, se modeli sovjetik ishte një katastrofë.

Ai bëri shumë gjëra të gabuara, në mënyrë joefikase dhe pa e vrarë aspak mendjen për kontrollin e cilësisë. Një hamburger nuk do të jetë më i mirë kur të përgatitet nga qeveria ruse, as iPhoneski (kopja e iPhone) nuk do të jetë aq i mirë sa versioni i Apple.

Në realitet, do të jetë edhe më keq sesa në vitet 1970 dhe 1980, të njohura si vitet e stanjacionit të madh të BRSS. Ekonomia e viteve 2020 e bazuar tek konsumatori,

e udhëhequr nga teknologjia, dhe e varur nga shërbimet, ka nevojë për dinamizmin dhe fleksibilitetin e një tregu të lirë, madje edhe më shumë sesa kishte ekonomia e vjetër industriale e viteve 1970.

Përfundimisht, edhe Rusia neo-komuniste e Putin do të shembet nën peshën e paaftësisë së saj burokratike. Për sa kohë që presidenti rus mund të mbahet nën kontroll, një gjë është e sigurt:Neo-komunizmi do të jetë po aq i dështuar sa versioni i parë, dhe në fund do të zhbëhet.

Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga