LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Në Rusinë e Putinit, oligarkët nuk kanë më aq rëndësi sa dikur

11 Mars 2022, 08:48, Blog CNA

Nga Timothy L.O?Brien ?Bloomberg?

Më shumë se dy dekada më parë në Moskë, unë intervistova një oligark i cili më tha se njerëz si ai kishin një rëndësi kalimtare. Ai quhej Vladimir Potanin, dhe kishte grumbulluar një pasuri nga një biznes bankar i dështuar, dhe nëpërmjet privatizimeve industriale dhe minerare, falë lidhjeve të tij të fuqishme me Kremlinin.

Në atë kohë ekonomia e Rusisë atëherë ishte në kaos, dhe oligarkët shiheshin gjerësisht si hajdutë. ?Gjithçka do të ndryshojë. Dhe roli i oligarkëve do të jetë më i vogël?- më tha Potanin. Në fakt kjo është sot gjysmë e vërtetë. Me këtë dua të them se disa gjëra nuk ndryshuan.

Pasi shumë oligarkë vazhduan të grumbullonin pasuri të mëdha në dekadat pas takimit tim të vitit 1998 me Potanin. Por nga ana tjetër, oligarkët e sotëm janë shumë më pak të rëndësishëm për funksionimin e brendshëm të Rusisë së Vladimir Putinit.

Dhe kjo e vërtetë është thelbësore për të kuptuar ndikimin e sanksioneve kundër tyre. Sepse shumica e oligarkëve – ndoshta me një përjashtim të dukshëm – nuk kanë aq rëndësi sa mendojnë ata që u kanë bllokuar jahtet.

Minimi i sistemit bankar të Rusisë, ngrirja e rezervave të Bankës Qendrore ruse, ndërprerja e rrugëve tregtare, dhe ndoshta bojkoti i eksporteve të saj energjetike, dhe masa të tjera të këtij lloji, do t?i shkaktojnë këtij vendi një dëm të vërtetë financiare për pushtimin e Ukrainës.

Po bllokimi i jahteve të tyre? Ky gjest ka një vlerë vetëm simbolike. Lufta e ka përqendruar vëmendjen edhe në shtrëngimin e rregullave kundër pastrimit të parave. Por shpronësimi i emigrantëve të pasur rusë, është ende një armë e dobët financiare kundër një vendi në të cilin një njeri – Vladimir Putin – i përdor oligarkët si letra higjenike.

Miliardat e Potanin u grumbulluan me kalimin e viteve, ndërsa ai vazhdoi aktivitetin me minierën e nikelit, dhe u bë një administrator i nivelit të lartë në fondacionit Solomon R. Gugenhajm. Po ashtu vazhduan të pasurohen edhe partnerët e tij në biznes, Mikail Prokhorov dhe Oleg Deripaska.

Prokhorov bleu ekipin amerikan Brooklyn Nets. Deripaska u bë një ndërmjetës midis qeverisë ruse dhe tregtarëve perëndimorë si Pol Manafort. Por ngjitja e Putinit në krye të vendit në fillim të këtij shekulli, u dha të gjithë oligarkëve një shef të ri, që kishte një neveri të madhe për pavarësinë dhe ankesat e tyre.

Disa u internuan ose u burgosën, ndërsa ata që ishin të gatshëm të luanin sipas rregullave të Putinit (si Potanin), mbaheshin të lidhur pas ?zinxhirit? të tij. Të gjithë pushuan së qeni ndërmjetësit e pushtetit që ishin në vitet 1990.

Ka pasur shumë spekulime jo të besueshme në lidhje me pasurinë e vetë Putin, dhe hamendësime se financat e tij personale mund të dëmtohen shumë nga ngrirja e llogarive të njerëzve të tij besnikë që mbajnë para jashtë Rusisë.

Megjithatë, Putin nuk ka nevojë që t?ii ruajë paratë e veta në parajsat fiskale. Sa herë që i duhen para, ai mund të fusë dorën në arkat shtetërore dhe private në Rusi. E megjithatë, është ende një oligark, ndikimi dhe aktivitetet e të cilit kanë më shumë rëndësi se të tjerët:Igor Seçin.

Seçin është kryetari dhe shefi ekzekutiv i ?Rosneft PJSC?, prodhuesi më i madh i naftës në Rusi. Është e sigurt të thuhet se ai nuk u caktua në këtë detyrë për shkak të ekspertizës së tij në menaxhimin e kompanive energjitike.

Ashtu si Putin, Seçin është një ish-agjent i shërbimit sekret sovjetik, dhe presidenti ia dha Rosneft-in në vitin 2004. Putini e forcoi këtë kompani, duke rrëzuar nga froni oligarkun e dikurshëm Mikail Kodorkovski, dhe duke i dhuruar Rosneft-it asetet e kompanisë së tij, Yukos Oil.

Më pas ai e burgosi ??Kodorkovskin. Seçin kishte fituar besimin e Putinit që kur kishte shërbyer si një ndihmës i lartë politik i Putinit në Shën Petersburg dhe Moskë në fillim të karrierës së tyre.

Ai është anëtari më i vjetër i ?siloviki?, një grup ish-agjentësh sigurie shumë besnikë ndaj Putinit, të cilët zotërojnë një fuqi të madhe politike dhe ekonomike në Rusi. Shumë analistë e përshkruajnë Seçin si personin më të plotfuqishëm në Rusi pas Putinit.

Prandaj, nëse do të dëshironit të godisnin një oligark të afërt me Putinin, ky do të ishte Igor Seçin. Qeveria franceze e konfiskoi mega-jahtin e Seçin, Amore Vero, javën e kaluar ndërsa ishte ankoruar përgjatë Rivierës franceze.

Por nuk ka gjasa që Putin të shqetësohet për jahtin e Seçinit apo për llogaritë e tij bankare, edhe nëse ky i fundit merakoset për to. Por vetë ky oligark mund të bëjë edhe patë pasi zotëron edhe jahte të tjera.

Ndërkohë sanksionet vërtet të dëmshme kundër Putinit, Seçin dhe Rusisë, do të ishin ato që do të godisnin vetë kompaninë shtetërore të naftës Rosneft që drejton ai. Kompanitë energjitike luajnë një rol më qendror për mirëqenien ekonomike të një vendi, sesa një koleksion jahtesh dhe avionësh privatë.

Ndaj është shumë pozitive që Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka formuar task-forcën ?KleptoCapture? për të goditur oligarkët rusë dhe njerëzit që qëndrojnë pas tyre. Ndoshta ishte e pashmangshme që sapo Putin të pushtonte Ukrainën, Potanin do t?i duhej të humbiste marrëdhënien e tij me Fondacionin Gugenhajm dhe muzeun e tij prestigjioz në Manhatan. Duken si goditje shumë të vogla, por mos harroni se ndodhin në kontekstin e një lufte.

Ne mund të jemi dëshmitarë të fundit të një tjetër oligarku. Por publiku s?duhet të shpërqendrohet nga këto gjëra, dhe qeveria nuk duhet të harxhojë shumë burime për t?i gjetur ato. Lufta financiare reale kërkon fokusimin tek objektivat shumë më të mëdha.

Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga