LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Si do të përfundojë lufta në Ukrainë?/ Pesë skenarët e mundshëm

16 Mars 2022, 08:45, Blog CNA

Nga Gianluca Mercuri ?Corriere Della Sera?

Më shumë se dy javë pasi Vladimir Putin nisi një ?operacion special? në Ukrainë – që

doli të ishte shumë më i vështirë nga sa e priste lideri rus – kjo pyetje po dominon në takimet midis politikanëve, diplomatëve, instituteve kërkimore, dhe drejtuesve të mediave. Ja cilat janë 5 skenarët e mundshëm.

Pavarësisht vështirësive të mëdha me të cilat po përballen rusët, fitorja e tyre e plotë konsiderohet ende si hipoteza më e mundshme. Megjithatë, edhe në këtë skenar optimist, Putin do të paguante një kosto shumë të madhe sa i përket humbjeve ushtarake dhe ekonomike, reputacionin e aparatit të tij të mbrojtes, në konsensusin e brendshëm dhe marrëdhëniet ndërkombëtare.

Nuk përjashtohet aspak mundësia që ai të arrijë një fitore ?totale?, me përmbysjen e qeverisë së Volodimir Zelenskit, vrasjen e mundshme të këtij të fundit, vendosjen në krye të një regjimi kukull, dhe krijimin e një qeverie ukrainase në mërgim. Por edhe në këtë rast, Putin do të duhej të përballej me një rezistencë të gjatë.

Deri më tani Zelenski ka refuzuar çdo ofertë të SHBA-së për t?u evakuuar nga Kievi, dhe me këtë akt ai ka shpëtuar ndoshta nëse jo integritetin territorial të Ukrainës, vetë idenë e një kombi ukrainas të pavarur. Por në kancelaritë aleate, hipoteza e tërheqjes së tij në pjesën perëndimore të vendit mbetet e fortë.

Paolo Valentino e përmendi këtë skenar që në fillim të pushtimit, pas intervistës që zhvilloi me Dimitry Susllov, një njohës shumë i mirë i politikës së jashtme të Kremlinit. ?Nëse ky do të ishte skenari – shkroi korrespondenti ynë nga Berlini – atëherë do të kishim një ndarje të vendit:një shtet-kukull të krijuar në Kiev që do të ketë kontrollin e një pjese të madhe të territorit aktual të Ukrainës, plus një zonë rebele, pak e shumë si Donbasi, të kontrolluar

nga ukrainasit në perëndim të vendit.

Strategjia ushtarake ruse, me sulmet e përqendruara në veri, lindje, jug dhe në Kiev, duket se konfirmon se po synohet të shkohet në këtë drejtim. Pra do të kishte një Ukrainë pro-ruse në Lindje dhe një Ukrainë pro-perëndimore në Perëndim, me kryeqytet Lvivin. Kështu, Putini do të kishte zonën ?tampon?, që dëshiron midis tij dhe Perëndimit.

Deri tani Ukraina është shfaqur e hapur për lëshime në lidhje me zonat që nuk i ka kontrolluar që nga viti 2014, Krimenë (tashmë e aneksuar nga rusët) dhe zonat e Donbasit

të drejtuara nga separatistët pro-rusë (republikat separatiste të Donnjeckut dhe Luganskut).

Por nga ana tjetër, ajo ka përjashtuar mundësinë e pranimit të çmilitarizimit dhe ?finlandizimin? e saj, pra të nënshkruajë një deklaratë të neutralitetit të përhershëm, e cila duhet të jetë pjesë e Kushtetutës. Edhe në këtë skenar, ekspertët besojnë se një luftë që shndërrohet në një ?moçalishte?, mund të afrojë mundësinë e arritjes së një marrëveshje.

Në atë pikë, ne do të kuptonim nëse një armëpushim do të legjitimonte pushtimet territoriale të rusëve, apo do t?i detyronte ata të tërhiqeshin në një zonë të përcaktuar. Megjithatë, në të dyja rastet, mendimi më dominues është se Perëndimi do t?i mbante në fuqi sanksionet. Këtë herë Putini nuk mund të mendojë se pasi goditi sërish, krijoi një fakt të kryer në terren, do të rikthehet në normalitet.

Ky është skenari më optimist, dhe fakti që mendohet nga shumica e ekspertëve, tregon se

presidenti rus po luan me zjarrin. Pas 22 vitesh pushtet të padiskutueshëm, ngërçi ushtarak në Ukrainë, dhe pakënaqësia e përgjithshme e shkaktuar nga sanksionet, mund të nxitë rebelimin e elitave dhe ushtrisë, si dhe protesta masive nga popullsia ruse. Megjithatë, pasja e  shumë shprese tek ky skenar do të ishte e gabur, pasi pozitat e Putin janë ende të forta.

Ky skenar më katastrofik nuk mund të përjashtohet ende. Lëvizjet e ndryshme perëndimore,

nga dërgimi i armëve drejt Kievit deri teK sanksionet, mund të provokojnë një reagim të ashpër nga Rusia. Deri tani NATO ka qenë e kujdesshme, duke vënë në dukje se nuk është aleanca që i furnizon ukrainasit, teksa i ka refuzuar kërkesat e përsëritura të këtyre të fundit për krijimin e një zone të ndalim-fluturimit, që do ta fuste menjëherë aleancën në përplasje me rusët.

Gjithsesi nuk kanë munguar paralajmërimet e ndërsjella:rusët e kanë bërë të qartë se

dërgimi i avionëve luftarakë polakë ?Mig? në Kiev, do të krijonte ?një skenar shumë të padëshirueshëm dhe potencialisht të rrezikshëm?. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg është kundërpërgjigjur duke thënë se sulmet ruse ndaj linjave të furnizimit

nga Perëndimi në Ukrainë, do të cilësoheshin si një përshkallëzim  i situatës.

Pastaj janë edhe kërcënimet e drejtpërdrejta të Putinit, që duke folur për ?pasoja më të rënda se ato me të cilat jeni përballur ndonjëherë në histori?, ka përmendur hapur rrezikun e një lufte bërthamore. Ndërkohë NATO ka dërguar më shumë trupa në vendet baltike.

Nëse në Moskë nuk ka humbur tërësisht logjika, atëherë skenari më i keq është gjithashtu më i pamunduri. Sigurisht, në planin politiko-strategjik, Putin, siç e theksoi edhe Stoltenberg, po merr të kundërtën e asaj që kërkonte:?Ai donte një NATO më të dobët, por sot aleanca është më e fuqishme?.

Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga