Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Nga Richard Kemp ?Opinione.it?
Objektivi strategjik i NATO-s duhet të jetë tashmë rrëzimi i presidentit rus Vladimir Putin, dhe zëvendësimi i tij me një udhëheqës më pak të rrezikshëm. Nëse Putin nuk i arrin dot qëllimet e tij në Ukrainë, oligarkët rusë do të përjetojë kufizime të mëdha, ndërsa më shumë vuajtje
do të kenë qytetarët e zakonshëm nga sanksionet diplomatike dhe ekonomike të Perëndimit. Aventura aktuale e Putinit mund të çojë në vetë-shkatërrimin e tij. Nëse nuk do të ndodhë kjo gjë, Putin do të mbetet një kërcënim i përhershëm për NATO-n, Evropën dhe mbarë botën.
Ligji në Rusi i jep atij mundësinë të qëndrojë në pushtet të paktën deri në vitin 2036.
Putin synon të rikrijojë Bashkimin Sovjetik në një formë të re, dhe të rivendoste statusin e Rusisë si një superfuqi globale duke e zbehur ndikimin e NATO-s në lindje, dhe duke rifituar dominimin e Moskës mbi fqinjët e saj lindorë. Madje tani ai ka bërë thirrje për çarmatimin bërthamor të Evropës.
Objektivat e radhës të Putinit mund të jenë Moldavia ose vendet baltike, të cilat ashtu si Ukrainën, presidenti rus i konsideron si shtete të paligjshme dhe si pjesë të sferës ruse. Nëse synohet vërtet të shmangen vuajtjet dhe gjakderdhja e mëtejshme, Perëndimi duhet të bëjë gjithçka që mundet për ta penguar agresionin e tij aktual.
Ne jemi aktualisht dëshmitarë të unitetit midis vendeve anëtare të NATO-s, me sanksione të paprecedenta që tashmë kanë filluar ta dëmtojnë rëndë ekonominë ruse, e cila është në rënie të lirë. Për të frenuar ambiciet më të gjera të Putinit, është gjithashtu thelbësore që aleanca ta ndihmojë ushtrinë ukrainase, të financojë luftën e saj, dhe t?u sigurojë forcave ukrainase armë dhe pajisje ushtarake vdekjeprurëse.
Por në rast se Putini do të triumfojë në Ukrainë, ne duhet të përgatitemi që tani për të mbështetur një lëvizje rezistence kundër ushtrisë pushtuese ruse. Këtu duhej të përfshihen veprime si ofrimi i armëve, inteligjencës dhe mbikëqyrjes, si dhe i aftësive kibernetike sulmuese dhe dërgimi i këshilltarëve.
Në Ukrainë, Moska pritet të mos ketë një kontroll të plotë të gjithë territorit, teksa humbjet në ushtarë do të jenë të rënda. Ne nuk duam të shohim vrasjen e rekrutëve rusë, por sa më shumë viktima në radhët e kësaj ushtrie, aq më shumë do të parandalohej agresioni i mëtejshëm dhe destabilizimi i regjimit të Putinit.
Modeli i mëparshëm i Perëndimit, ishte vendosja e sanksioneve, dhe më pas heqja e tyre kur situata të stabilizohej. Kjo është ajo që ndodhi në vitin 2014, kur Putini pushtoi Krimenë, dhe kjo është ajo që po ndodh me agresionin e Iranit kundër vendeve të Lindjes së Mesme dhe programin e tij të armëve bërthamore.
Por kjo nuk ka pse të ndodhë me Putinin. Vendet perëndimore duhet që ta bëjnë që tani të qartë, se sanksionet dhe veprimet e tjera do të jenë të përhershme. Veprime dhe sanksione të tilla duhet të forcohen, përfshirë prishjen e marrëdhënieve diplomatike dhe ndalimin e eksporteve, si dhe ndalimin e qasjes në portet detare, hapësirën ajrore dhe aeroportet, si dhe përjashtimin e rusëve nga garat sportive dhe aktivitetet kulturore dhe shkencore.
Për ta shtuar më tej presionin, disa analistë sugjeruan që të gjithë shtetasve rusë t?u ndalohet hyrja në vendet perëndimore, dhe madje të dëbohen ata që janë tashmë në Perëndim. Kjo do të kishte një efekt shumë më të madh tek qytetarët e zakonshëm rusë sesa sanksionet e vendosura ndaj një grushti oligarkësh indiferentë.
Lufta e Rusisë kundër Ukrainës është e paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar, ndërsa ka shumë raporte për krime lufte të kryera brenda Ukrainës, siç janë sulmet e qëllimshme ndaj civilëve. Krime të tilla ka të ngjarë të vazhdojnë dhe të shtohen.
Të gjitha këto mizori duhet të nxirren ne pah në mënyrë sistematike, me synim nxjerrjen e përgjegjësve në bankën e të akuzuarve para Gjykatës Ndërkombëtare Penale në Hagë, ndërsa liderët rusë do të akuzohen për krime kundër njerëzimit.
Pra Rusia duhet të izolohet dhe të kthehet në një shtet të parëndësishëm në skenën ndërkombëtare, jo vetëm gjatë kohës që ushtria e Putinit po sulmon Ukrainën, por për aq kohë sa të jetë e nevojshme. Këto veprime do të na dëmtojnë edhe ne, pasi Rusia do të hakmerret me sanksionet dhe kufizimet e veta.
Por kostot afatshkurtra mund të lehtësohen në një periudhë afatmesme, duke e eliminuar varësinë nga energjia ruse, dhe duke shtuar furnizimin me gaz nga Afrika e Veriut, Adriatiku dhe Mesdheu. Gjithashtu nëpërmjet rihapjes në SHBA të gazsjellësit më të madh në botë, projekt që është pezulluar nga presidenti Xho Bajden që në ditën e tij të parë në detyrë, dhe përmes ndërtimit termocentraleve të reja bërthamore.
Putin do të synojë hakmarrjen ndaj vendeve perëndimore, duke iu drejtuar luftës kibernetike dhe programit të atentateve jashtë vendit. Prandaj duhet të përshpejtohet urgjentisht zhvillimi i mbrojtjeve tona kibernetike por edhe i aftësive sulmuese, ndërsa duhet të zgjerohen shërbimet e inteligjencës për t?iu kundërvënë dhe shkaktuar dëme të rënda agjencive ruse të inteligjencës.
Partia Komuniste e Kinës do ta ndihmojë Rusinë që të mbulojë kostot e dëmeve, duke i ofruar ndihmë ekonomike. Po ashtu Pekini është gati të blejë energjinë ruse që po refuzohet nga Evropa. Disa ekspertë thonë se sanksionet perëndimore do ta hedhin Rusinë në krahët e Kinës.
Por kjo ka ndodhur tashmë:Rusia është përfituesja më e madh e mbështetjes financiare kineze, dhe Putin dhe Xi kanë ndërtuar një aleancë ushtarake. Ndërkohë, duhet të formohen ushtritë e NATO-s, dhe të vendosen në vendet e Evropës Veriore dhe Lindore që janë më të rrezikuara nga Rusia.
Shtetet e Bashkuara dhe NATO, mund të mos jenë në gjendje ose të mos duan ta rrëzojnë Putinin drejtpërdrejt. Por ndoshta kjo gjë mund të bëhet më realisht nga brenda Rusisë. Prandaj përveç sanksioneve ekonomike, diplomatike dhe juridike kundër Rusisë dhe atyre që janë përgjegjës për këtë luftë, ne duhet të mbështesim maksimalisht pasardhësit e mundshëm të Putinit, të cilët i identifikojmë si të arsyeshëm dhe të moderuar.
Këtu nuk duhen nënvlerësuar vështirësitë. Kundërshtari kryesor i Putinit, Aleksei Navalni, të cilin shërbimet sekrete ruse u përpoqën ta vrisnin me Novichok, ndodhet në burg dhe lëvizja e tij politike është nxjerrë jashtë ligjit. Dimitri Muratov, fituesi i çmimit Nobel për Paqen vitin e kaluar për përpjekjet e tij për të mbrojtur lirinë e shprehjes në Rusi, u ankua pak ditë më parë se askush nuk ishte në gjendje ta ndalte agresionin e Putinit në Ukrainë.
Ata pak zyrtarë të lartë që kundërshtuan kur Putini planifikoi pushtimin, u pushuan nga puna. Gjeneralët e tij janë të vetëkënaqur, dhe Duma dhe Këshilli i Federatës janë plot me vasalët e tij. Mesazhi ynë për popullin rus duhet të jetë i qartë që në fillim:ne as nuk do të pranojmë dhe as do të lejojmë armiqësinë e Putinit në Evropën e shekullit XXI-të, dhe do ta dëmtojmë vendin dhe liderët e tij derisa të eliminohet rreziku për ne.
Njëkohësisht, duhet të theksojmë se kur të ndodhë kjo, ne do të jemi bujarë me popullin rus, duke i mirëpritur ngrohtësisht në rendin e bazuar në rregulla dhe duke i inkurajuar ata, nëse dëshirojnë të kenë një unitet më të madh me Evropën dhe Perëndimin.
Gjithashtu, ne duhet të jemi të gatshëm të ofrojmë mbështetje financiare, një Plan të ri Marshall.
Ashtu si izolimi i Rusisë do të jetë i vështirë, po ashtu do të jetë edhe rehabilitimi i saj. Porkostot astronomike janë më të lira se sa alternativa, si në dollarë po ashtu edhe në jetë njerëzore. Rreziqet janë shumë të mëdha. Ditët e fundit, Rusia është bërë vendi i parë që sulmon një termocentral bërthamor, duke rrezikuar shpërthimin e centralit dhe një katastrofë të papërshkrueshme njerëzore dhe ekologjike. Për më tepër, gjatë javës së fundit, Putin ka kërcënuar dy herë Perëndimin se do të përdorë armë bërthamore.
Nëse bota do të ishte fokusuar në heqjen qafe të Hitlerit në vitet 1930, ne nuk do të kishim përjetuar tmerrin e një lufte botërore që shkaktoi 70 milionë të vdekur. Por mesazhi i Perëndimit duhet të shkojë përtej Rusisë. Presidenti kinez Xi ka ambicie territoriale më të mëdha se ato të Putinit, dhe sot ato po shfaqen në të gjitha kontinentet e botës. Ukraina e Xi është Tajvani, dhe ndëshkimi i diktatorit rus mund ta distancojë mikun e tij në Pekin.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Nga Otto Shili “Worldcrunch”Nuk ka asnjë dyshim se lufta vde...
Nga Gianluca Mercuri “Corriere Della Sera”Më shumë se dy jav...
Nga Matthew Lynn “The Spectator”Ai është konsideruar si përg...
Nga James Jay Carafano & Stefano Graziosi “Fox News”Kina ka ...
Nga Paul Krugman “New York TimesKur Vladimir Putin nisi push...
Nga Daniel Goure “19 Forty Five”Epoka e pas Luftës së Ftohtë...
Gjykata Penale Ndërkombëtare e OKB-së ka çelur një hetim mbi...
Nga Paolo Della Sala “Opinione.it”Lajmi më domethënës i këty...
Nga Paul Krugman “New York Times”Me vendimin për të pushtuar...
Nga Timothy L.O’Brien “Bloomberg”Më shumë se dy dekada më pa...
Nga Jacques Attali “Worldcrunch”Që një diktaturë të qëndrojë...
“Wall Street Journal”Të premten u mbushën plot 1 muaj që kur...
Nga Rodric Braithwaite “Spectator”Vladimir Putin kaloi një j...
Nga Ross Douthat “New York Times”Në shtatorin e vitit 1983, ...
Nga Xavier Vives “Project Syndicate”Pushtimi rus i Ukrainës ...
Nga Michael Waltz “Fox News”Vetëm 6 muaj pas rënies së Kabul...
Nga Alessandro Cappelli “Linkiesta”Pushtimi rus po sjell pas...
Nga Gennaro Malgieri “Formiche.net”Ndërsa Vladimir Putin dhe...
Nga Robert Maginnis “Fox News”Tiranët në Moskë dhe Pekin po ...
Nga Sarah Jay “Discover Magazine”Të gjithë ne kemi parë një ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...