Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Nga John Kennedy ?Wall Street Journal?
Komanda Evropiane e SHBA-së paralajmëroi 1 vit më parë se ishte shumë e mundshme një krizë e re në Ukrainë. Vladimir Putin kishte grumbulluar më shumë se 100.000 trupa të ushtrisë së tij në kufi me Ukrainën, mobilizimi më i madh që nga aneksimi i Krimesë nga Rusia në vitin 2014.
Ndërsa Putin po përgatitej të pushtonte një demokraci sovrane, administrata Bajden vazhdoi të jepte më shumë se 17 miliardë dollarë në Alokimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar (IOU) për Moskën. Presidenti Bajden dhe Sekretarja e Thesarit Xhenet Jelen, arritën atë që dëshironin në gushtin e vitit 2021, kur FMN-ja dha më shumë para se kurrë më parë për vendet anëtare.
Shpenzimet prej 650 miliardë dollarësh në formën e IOU-ve nga ana e FMN-së, të mbështetura nga Thesari i SHBA-së, dërguan në Moskë një sasi të madhe fondesh, ndërsa bota po shihte teksa Bajden po braktiste bazën ajrore të Bagramit në Afganistan, duke ua dorëzuar talebanëve.
Irani pati qasje në rreth 4.5 miliardë dollarë përmes marrëveshjes me FMN-në, dhe Kina pati një fitim të papritur prej 40 miliardë dollarësh. Në këtë rast, nuk kishte asnjë sanksion që duhej shmangur, sepse administrata Bajden ia dorëzoi paratë Vladimir Putinit, Ajatollah Ali Khameneit dhe Xi Jinpingut.
Të drejtat speciale të tërheqjes së fondeve nga FMN, funksionojnë si subvencione, pasi vendet kontribuese mund t’i shkëmbejnë ato me monedha të forta si dollarë dhe euro sipas kërkesës, pa pasur nevojë që të paguajnë principalin. Menjëherë pasi Shtëpia e Bardhë i realizoi ato subvencione, rezervat valutore të Rusisë arritën në një nivel të ri.
Sa për t?i krahasuar këtu 17 miliardë dollarë, Bajden i kërkoi Kongresit vetëm 10 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën, pasi pushtimi i dhunshëm i Rusisë filloi që të dominonte të gjitha lajmet në mediat kryesore të botës. Por lëvizja më e madhe e Shtëpisë së Bardhë mund të mos ndodhë.
Administrata e Bajdenit e strukturoi me qëllim ndarjen e fondeve për vitin 2021 si një pagesë paraprake për një tjetër shpërndarje të re fondesh këtë vit, që arrin në shumën 350 miliardë dollarë. Disa demokratë i kërkuan në nëntorin e vitit të kaluar zonjës Jellen që të mbështeste lëvrimin e një kësti prej rreth 2 trilion dollarësh.
Në secilin rast, Thesari do të shpërndante sërish dhjetëra miliarda dollarë për diktatorët dhe shtetet terroriste. Por më shumë para falas, nuk do të sjellin sjellje më të mirë të këtyre të fundit. Ndërsa Boshti i ri i së Keqes u pasurua ndjeshëm vjeshtën e vitit të kaluar, ai u bë dukshëm më luftarak.
Rusia e pushtoi Ukrainën, Irani u bë më agresiv në kërkesat e tij për marrëveshjen bërthamore, ndërsa Kina ka sinjalizuar kohët e fundit se pretendimi i saj ndaj Tajvanit është edhe më i fortë se sa ai që ka Rusia ndaj Ukrainës.
Bajden dhe Jellen nuk mund të justifikohen tani dhe të thonë se nuk ishin paralajmëruar. Unë i kam kërkuar për herë të parë zonjës Jellen që të mos subvenciononte armiqtë tanë në emër të masave lehtësuese për shkak të pandemisë së Covid-19 që në marsin e vitit kaluar, siç bëri edhe bordi redaktues i WSJ.
Po ashtu, administrata Bajden nuk mund të pretendojë se u detyrua ta bëjë këtë nga FMN, duke qenë se SHBA-ja ka pjesën më të madhe të votave në këtë fond. Alokimi që mbushi xhepat e Putin dhe Xi duhej të kishte edhe miratimin e SHBA-së, pasi ekonomia më e madhe në botë ka të drejtën e vetos ndaj vendimeve kryesore të FMN-së.
Thesari nuk mund të pretendojë se nuk kishte mundësi të tjera. FMN mund të kishte shmangur shpenzimin e pjesës më të madhe të alokimit të përgjithshëm prej 650 miliardë dollarësh për diktatorët dhe vendet që nuk kishin nevojë për këtë ndihmë, duke u fokusuar më shumë në ndihmën ndaj vendeve më të varfra.
Sytë e Shtëpisë së Bardhë ishin të hapura, dhe duart e saj nuk ishin të lidhura. Ekipi i Bajden e dinte shumë mirë se Putin po mobilizohej ushtarakisht kundër Ukrainës, dhe gjithsesi lejoi shpërndarjen e 17 miliardë dollarëve për Rusinë, në një kohë që po ngadalësonte ndihmën ushtarake për Ukrainën.
Kina dhe Irani kanë mbajtur shënime në çdo hap. Vrapimi i Bajden i trimëroi dhe pasuroi liderët autoritarë. Prandaj detyra e tij është që ta nxjerrë Amerikën nga negociatat e marrëveshjes mbi programin bërthamor të Iranit, ta detyrojë Rusinë të largohet nga Ukraina, dhe ta mbajë Kinën jashtë Tajvanit.
Ai duhet të tregojë vendosmëri. Dhe mund t?ia fillojë duke ua mohuar alokimet e ardhshme të FMN-së Rusisë, Kinës, Iranit dhe regjimeve të ngjashme me to. Le t?ua mbyllim rubinetin e FMN-së komunistëve dhe terroristëve, dhe të sigurohemi që ai të vazhdojë të qëndrojë i tillë.
Shënim:John Kennedy, senator i Partisë Republikane nga shteti i Luizianës, SHBA.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Nga Thorsten Benner & Ricardo Soares de Oliveira “New States...
Nga Robert Maginnis “Fox News”Pak njerëz e parashikuan se lu...
Nga Benn Steil & Benjamin Della Rocca “Foreign Affairs”Sanks...
Nga Nikolla Dimitrov “The Balkans in Europe Policy Advisory ...
Nga William Courtney “Moscow Times”Tensionet aktuale në Rusi...
Unë kam një mesazh për miqtë e mi rusë dhe për ushtarët rusë...
Nga Timothy Garton Ash “Spectator”Edhe nëse Ukraina do të ek...
Nga Michael Waltz “Fox News”Rusia ka pësuar humbje të konsid...
Nga Maksim Trudoljubov “Meduza”Gjatë viteve të presidencës s...
Nga Martin Wolf “Financial Times”Një botë e re po lind. Po s...
Nga Richard Kemp “Opinione.it”Objektivi strategjik i NATO-s ...
Nga Otto Shili “Worldcrunch”Nuk ka asnjë dyshim se lufta vde...
Nga Gianluca Mercuri “Corriere Della Sera”Më shumë se dy jav...
Nga Matthew Lynn “The Spectator”Ai është konsideruar si përg...
Nga James Jay Carafano & Stefano Graziosi “Fox News”Kina ka ...
Nga Paul Krugman “New York TimesKur Vladimir Putin nisi push...
Nga Daniel Goure “19 Forty Five”Epoka e pas Luftës së Ftohtë...
Gjykata Penale Ndërkombëtare e OKB-së ka çelur një hetim mbi...
Nga Paolo Della Sala “Opinione.it”Lajmi më domethënës i këty...
Nga Paul Krugman “New York Times”Me vendimin për të pushtuar...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...