Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Nga William Courtney ?Moscow Times?
Tensionet aktuale në Rusi për shkak të luftës së nisur në Ukrainë, si dhe ndëshkimi nga sanksionet ekonomike perëndimore, mund të nxisin ndryshimin e regjimit në Moskë. Edhe pse perspektivat për këtë gjë janë ende të pasigurta, Perëndimi duhet të tregohet i kujdesshëm dhe të fillojë të mendojë që tani se mund të sillet me çdo qeveri të re.
Ndryshimet që kanë ndodhur në të kaluarën në Rusi, mund të ofrojnë disa të dhëna për politikë-bërësit perëndimore. Por mund të ndodhemi edhe përballë të panjohurave. Ndryshimet e papritura politike në ish-Bashkimin Sovjetik dhe Rusi nuk janë të rralla.
Shembuj të tillë përfshijnë zëvendësimin në vitin 1985 të udhëheqjes së degraduar sovjetike nga reformatori energjik Mikhail Gorbaçov, grushtin e dështuar të shtetit kundër tij në gushtin e vitit 1991 nga konservatorët e Byrosë Politike, dhe shembjen e BRSS në dhjetorin e vitit 1991.
Asokohe nga rrënojat komuniste lindi Rusia e pavarur, jo-komuniste, e udhëhequr nga presidenti i saj i zgjedhur me votë, Boris Jelcin. Në vitet 1990, qeveria e tij ndërmori reforma politike dhe ekonomike, por nuk e reformoi sektorin e shërbimit sekret, kryesisht KGB-në dhe ushtrinë.
Ndikimi i sektorit të sigurisë ndihmoi në shpërthimin e luftërave në Çeçeni, në një spiunazh obsesiv, shtypje të opozitës politike dhe pushtimin e Ukrainës dhe Gjeorgjisë. Në 3 dekadat që nga pavarësia e Rusisë moderne, shtypja në vend dhe agresioni jashtë kufijve nuk kanë qenë kurrë më të mëdha sesa tani.
Kjo sjellje është pjesërisht pasqyrë e dominimit në Kremlinit të veteranëve të sektorit të sigurisë. Nëse nuk reformohet ky sektor, do të dështojnë përpjekjet e çdo udhëheqësi të ri rus për ta hapur politikën ruse dhe për të përmirësuar marrëdhëniet me Perëndimin.
Perëndimi mund të marrë në konsideratë përdorimin e disa prej ndikimeve të sanksioneve që ka vendosur për të inkurajuar reformën në sektorit të sigurisë. Udhëheqësit e rinj të Kremlinit, nëse do të shfaqen në horizont, mund të kenë nevojë për kohë që të ndërmarrin ndryshime.
Në vjeshtën e vitit 1986, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Kasper Ueinberger e quajti ?një mashtrim? planin e Gorbaçov për të tërhequr trupat ruse nga Afganistani. Në fakt nuk ishte i tillë, por Gorbaçov iu deshën disa vite që ta vinte atë në zbatim.
Kapërcimi i pengesave, mund të dëmtojë përpjekjet e një qeverie të re ruse për të krijuar një konsensus për politika më paqësore dhe më pak represive. Në fjalimin e tij të janarit 1992, presidenti Xhorxh H.Ë Bush deklaroi: ?Falë Zotit, Amerika e fitoi Luftën e Ftohtë!?.
Megjithatë, ai dhe udhëheqës të tjerë perëndimorë, si kancelari gjerman Helmut Kol, treguan përmbajtje, duke ia lehtësuar barrën Jelcin. Angazhimi personali i udhëheqësve të rinj rusë mund të japë frytet e veta. Presidenti Bill Klinton krijoi një raport shumë miqësor me presidentin rus, duke treguar durim edhe kur ai pushtoi Çeçeninë.
Në këmbim, Klinton fitoi heshtjen e tij në fusha të tjera me rëndësi, siç janë çështjet e NATO-s. Ruajtja e politikës së dyerve të hapura të NATO-s, krijoi një besim shumë të domosdoshëm në vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore, madje edhe me rrezikun e zemërimit të liderëve rusë.
NATO mund të zbehë rrezikun ndaj Rusisë për çdo zgjerim të ardhshëm, nëpërmjet pasjes së kritereve objektive për anëtarësim. Nëse do të ndodhë ndryshimi i regjimit në Moskë, Perëndimi mund të zvogëlojë rreziqet e sigurisë duke i motivuar liderët e rinj për të nxitur një qeverisje më të hapur dhe legjitime, si nëpërmjet zgjedhjeve të lira dhe të ndershme po ashtu edhe nëpërmjet masave kundër korrupsionit.
Kjo strategji e ndihmoi Perëndimin në epokën e Jelcinit dhe fillimin e asaj të Putinit. Në vitet që pasuan rënien e Bashkimi Sovjetike, SHBA-ja i tërhoqi forcat e saj në Evropë, madje deri në pikën sa aty nuk la asnjë tank të vetëm. Pavarësisht se si do të përfundojë lufta në Ukrainë, SHBA-ja mund të rrisë forcat e saj në Evropën Qendrore dhe Lindore, në përputhje me mjedisin e sigurisë.
Perëndimi kishte të drejtë që u përpoq ta tërheqë akoma më tej Rusinë demokratike në sistemin ndërkombëtar, dhe mund ta bëjë këtë përsëri nëse Kremlini do të liberalizohet. Por Perëndimi mund të jetë i kujdesshëm me mënyrën se si do të vazhdojnë gjërat.
Zgjerimi sërish i G7 në G8 mund të mos jetë një lëvizje e zgjuar. Anëtarët e G7 janë demokraci të avancuara. Nëse Rusia do të përmbushte kriteret për t?u anëtarësuar në Organizatën për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, Perëndimi mund të ishte mbështetës.
Ndërsa përvoja mund ta ndihmojë Perëndimin të orientohet në adresimin e disa sfidave, atij mund t?i duhet të zhvillojë politika dhe kritere të reja për lehtësimin e sanksioneve të tij të jashtëzakonshme. Perëndimi mund të kërkojë që Rusia të ndalë operacionet ushtarake në Ukrainë, dhe të tërheqë të gjitha forcat.
Ai mund të këmbëngulë që Rusia të respektojë plotësisht sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin territorial të Ukrainës brenda kufijve të njohur ndërkombëtarisht. Po ashtu Perëndimi mund të kërkojë largimin e të gjitha forcave ruse nga Bjellorusia, ku ato kanë mbështetur diktaturën jo-popullore të Llukashenkos. Disa nga këto çështje mund ta sfidojnë politikën perëndimore, por nevoja për të bërë zgjedhje të paprecedenta do të varet pikërisht nga perëndimi.
Shënim:Uilliam Kërtni, bashkëpunëtor në korporatën RAND, ish-ambasador i SHBA-së në Kazakistan dhe Gjeorgji.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Unë kam një mesazh për miqtë e mi rusë dhe për ushtarët rusë...
Nga Timothy Garton Ash “Spectator”Edhe nëse Ukraina do të ek...
Nga Michael Waltz “Fox News”Rusia ka pësuar humbje të konsid...
Nga Maksim Trudoljubov “Meduza”Gjatë viteve të presidencës s...
Nga Martin Wolf “Financial Times”Një botë e re po lind. Po s...
Nga Richard Kemp “Opinione.it”Objektivi strategjik i NATO-s ...
Nga Otto Shili “Worldcrunch”Nuk ka asnjë dyshim se lufta vde...
Nga Gianluca Mercuri “Corriere Della Sera”Më shumë se dy jav...
Nga Matthew Lynn “The Spectator”Ai është konsideruar si përg...
Nga James Jay Carafano & Stefano Graziosi “Fox News”Kina ka ...
Nga Paul Krugman “New York TimesKur Vladimir Putin nisi push...
Nga Daniel Goure “19 Forty Five”Epoka e pas Luftës së Ftohtë...
Gjykata Penale Ndërkombëtare e OKB-së ka çelur një hetim mbi...
Nga Paolo Della Sala “Opinione.it”Lajmi më domethënës i këty...
Nga Paul Krugman “New York Times”Me vendimin për të pushtuar...
Nga Timothy L.O’Brien “Bloomberg”Më shumë se dy dekada më pa...
Nga Jacques Attali “Worldcrunch”Që një diktaturë të qëndrojë...
“Wall Street Journal”Të premten u mbushën plot 1 muaj që kur...
Nga Rodric Braithwaite “Spectator”Vladimir Putin kaloi një j...
Nga Ross Douthat “New York Times”Në shtatorin e vitit 1983, ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...