Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Nga Andrew Roberts ?Wall Street Journal?
Çfarë do të bënte Uinston Çërçill për Evropën në vitin 2022? Ai ishte një avokat i fuqishëm i shtetit-komb dhe i konceptit të sovranitetit kombëtar. Megjithatë, ai vlerësonte se ndonjëherë shtetet duhet të bashkohen, dhe ishte një mbështetës i zjarrtë i themelimit të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut, NATO në prillin e vitit 1949.
Po ashtu, Çërçill ishte babai i konceptit të Shteteve të Bashkuara të Evropës. Në fjalimet e mbajtura të Zyrih në vitin 1946, Hagë në vitin 1948 dhe Strasburg në vitin 1949, ai promovoi idenë se shtetet kombëtare të Evropës Perëndimore duhet të bashkoheshin në një ?Zollverein? të tregtisë së lirë, gjë që ai shpresonte se do ta bënte të pamundur luftën midis shteteve, armiqësia midis të cilave kishte sjellë humbjen e jetës së shumë miqve të tij, jo një herë, por dy herë në fillim të shekullit XX.
?Le të lindë Evropa!?- tha ai në Zyrih. NATO nisi të ekzistonte 8 përpara se të themelohej Komuniteti Ekonomik Evropian në vitin 1957. Por Tregu i Përbashkët do të ishte shtylla ekonomike e unitetit të Evropës Perëndimore.
Shtetet e Bashkuara e mbështetën plotësisht atë, duke mos e ditur se ambicia përfundimtare e shumë prej themeluesve të EEC, ishte të bëheshin një superfuqi, e cila ata shpresonin se do të rivalizonte një ditë vetë Amerikën. Por Çërçill nuk dëshironte që Britania e Madhe të ishte anëtare e këtij projekti evropian.
Në tre fjalimet e tij madhështore për Evropën, ai e bëri të qartë se e konsideronte Britaninë dhe Komonuelthin e saj si politikisht jashtë strukturës së Shteteve të Bashkuara të Evropës, në vend se të ishte një pjesë përbërëse e saj. Ai nuk e kishte menduar kurrë që Britania të dobësonte lidhjet e veta me Komonuelthin, dhe lëre më pastaj me pjesën tjetër të popujve anglishtfolës, sidomos ?marrëdhënien speciale? – një frazë e shpikur nga vetë Çërçill – me SHBA-në.
Ai nuk e kishte problem që Britania t?i bashkohej edhe ?salloneve ku bëhet muhabet?, si Këshilli i Evropës, por nuk i shkoi kurrë në mendje dorëzimi i sado pak nga sovraniteti britanik. Kjo është arsyeja pse kur u zgjodh sërish kryeministër në tetorin e vitit 1951, ai nuk e përfshiu Britaninë në diskutimet që çuan në Traktatin e Romës, i cili u nënshkrua në më pak se dy vjet pasi ai la detyrën.
Ai kundërshtoi në mënyrë aktive çdo lloj përfshirje të Britanisë në Komunitetin Evropian të Qymyrit dhe Çelikut dhe konceptin e një një Ushtrie Evropiane. Ai e përshkroi këtë të fundit si ?një amalgamë të llumëzuar?, dhe e kuptoi se vetëm mund ta minonte NATO-n.
Ai ishte kundër edhe Parlamentit Evropian. Në marsin e vitit 1948 ai i tha mikeshës së tij, Violet Karter, se ?struktura federale? evropiane nuk mund të funksiononte, pasi ?një Parlament i Evropës është i pamundur?.
Pasi e vizitoi Çurçillin në spital në vitin 1962, gjenerali Bernard Montgomeri deklaroi për mediat se e kishte gjetur të ulur mbi shtrat duke pirë puro, uiski raki dhe ?duke protestuar kundër hyrjes së propozuar të Britanisë në tregun e përbashkët?.
EEC – së cilës Britania iu bashkua në vitin 1973 – nisi si një marrëveshje e tregtisë së lirë, por u shndërrua në atë që themeluesit e saj kishin kërkuar gjatë gjithë kohës: llojin e burokracisë ndërhyrëse, nga lart-poshtë, të një madhësie që përçmohej aq shumë nga Çërçill.
Një shembull klasik i kësaj ndërhyrjeje në punët e brendshme të shteteve më të vogla kombëtare, mund të gjendet sot në bullizmin e Brukselit ndaj Hungarisë (ku kam qenë kohët e fundit si anëtar i Institutit Danub). Një vend konservator dhe i krishterë që nuk ka të njëjtin këndvështrim si Ursula Van der Lejen dhe elita e Bashkimit Evropian, mbi çështje aq të largëta si transgjinorizmi dhe migrimi më masë i myslimanëve, Hungaria po akuzohet se nuk është tamam demokraci.
Asaj po i mbahen peng 7 miliardë euro subvencione nga Brukseli, derisa t?i bindet BE-së, dhe kjo në një kohë kur Hungaria po shpenzon dhjetëra miliarda euro duke pranuar, ofruar punë dhe kujdes shëndetësor për qindra mijëra refugjatë ukrainas.
Sigurisht që statusi i Hungarisë si një demokraci funksionale vërtetohet nga fakti se qeveria e Viktor Orban përballet të dielën me zgjedhje parlamentare, ndërsa zonja Von der Lejen u bë presidente e Evropës pa u përballur kurrë me votuesit e kontinentit.
Në Bruksel, varësia ngjall përbuzje, dhe kjo është një nga arsyet pse 17.4 milionë britanikë kishin të drejtë që votuan pro Brexit në vitin 2016. Vladimir Putin e mbështeti Brexit, por dyshoj se ai është penduar tani, pasi i ka dhënë Britanisë një ndjenjë të re pavarësie, ku ajo e mbështeti Ukrainën shumë më herët dhe më bujarisht se sa vendet e mëdha të BE-së si Franca dhe Gjermania.
Asnjë reflektim mbi Çërçillin sot, nuk do të ishte i plotë pa vënë në dukje udhëheqjen çërçilliane të presidentit ukrainas Volodimir Zelenski. Ai e pa presidentin afgan të arratisej kur talebanët po bëheshin gati të hynin në Kabul vitin e kaluar, dhe vendosi se nuk do të ishte ai lloj udhëheqësi. Ai evokoi Çurçillin e tij të brendshëm, dhe vendosi të qëndronte në kryeqytetin e tij dhe të luftonte për të.
Nëse vdes në Kiev, Zelenski do të bëhet martir për ukrainasit për shekuj me radhë, dhe mund të jetë edhe më shumë kërcënim për Putinin i vdekur sesa i gjallë. Ashtu si Çërçill, Zelenski është përballur me sulme me javë të tërë gjatë natës mbi kryeqytetin e tij, u flet njerëzve të tij gjithmonë hapur, i bën thirrje Perëndimit t?i japë mjetet për të përfunduar punën, dhe në një perifrazim të drejtpërdrejtë të fjalimit të 4 qershorit 1940 nga Çurçilli, pas evakuimit nga Dunkirku, ka premtuar se do të luftojë nëpër pyje dhe rrugë dhe nuk do të dorëzohet.
Çurçillit nuk iu desh asnjëherë të përballej me trupat tokësore të armikut në periferi të Londrës apo ekipet vrasëse që synonin eliminimin e tij. Putin e ka përshkruar Zelenski si një neo-nazist dhe një njeri të varur nga droga. Por këto akuza nuk janë shumë të besueshme për shumë arsye, dhe kjo jo më pak për faktin se Zelenski është hebre.
Për sa i përket varësisë nga droga, do të doja që Putin të na tregonte publikisht se çfarë droge po merr Zelenski, në mënyrë që të mund të merrja pak edhe unë. Në lëvizjen konservatore ka njerëz që e kundërshtojnë dhe sulmojnë Zelenskin. Unë i kuptoj argumentet e tyre në aspektin intelektual.
Disa nga sulmet janë ideologjike; të tjerat kanë të bëjnë me Luftën e Dytë Botërore; disa të tjera rikthehen tek Katerina e Madhe apo ngjarje të kohëve më të fundit si presidenca e Trump. Unë u lutem ta pranojnë se nga 24 shkurti gjithçka ka ndryshuar, jo vetëm për shkak të pushtimit të Putinit, por edhe për shkak të mënyrës brutale se si është kryer ky pushtim.
Me gjithë vlerësimin tonë të sofistikuar të realpolitikës, ne nuk duhet të verbohemi para faktit se një njeri i keq ka bërë një gjë tmerrësisht të keqe. Ka raste kur konservatorët ngrihen dhe të thonë gjëra që vështirë se dikush dëshiron t?i dëgjojë, dhe që bien ndesh me opinionin dërrmues të botës.
Vetë Çërçill e bëri këtë në vitet e fundit të jetës. Por ndonjëherë mendoj se ka disa në lëvizjen tonë që kënaqen të jenë kundër për hir të vëmendjes, pavarësisht nga kostoja për lëvizjen më të gjerë dhe se si ajo duket tek njerëzit e zakonshëm.
Ata nuk marrin parasysh dëmin e madh që i është bërë së djathtës me sulmet ndaj Zelenskit, dhe opinionin pro tij nga miliona dhe ndoshta miliarda njerëz në mbarë botën, të cilët janë prekur shumë nga gjendja e rëndë ku ndodhet sot Ukraina.
Martirizimi i Ukrainës dhe udhëheqja çërçilliane që po tregojnë Zelenski dhe njerëzit e tij, e ka ndryshuar peizazhin politik. Nëse ne besojmë në bashkimin e së djathtës, dhe sidomos nëse duam ta bëjmë këtë në një kohë kur e majta është kaq e përçarë, tani është koha për të mbështetur me zemër Ukrainën dhe liderin e saj.
Zelenski ka qenë komedian deri disa vite më parë. Ai është lloji i luftëtarit të lirisë që konservatorët duhet të duartrokasin. Tani nuk është koha të vazhdojnë luftën në kuadër të kauzave që dukej se kishin rëndësi përpara 24 shkurtit. Ashtu si shumë nga izolacionistët e motos ?Amerika e Para? që me patriotizëm mbështetën nevojën që SHBA-së që të bashkohej në luftën kundër Japonisë dhe Gjermanisë, edhe kritikët e Zelenskit në të djathtën amerikane, duhet t’i kushtojnë vëmendje guximit të një populli që po lufton përballë një ushtrie të madhe dhe shumë barbare.
Shënim:Andrew Roberts, profesor i studimeve të luftës në Kolegjin Mbretëror të Londrës, dhe autor i librit ?Çërçill:Të ecësh përkrah me fatin?. Ky artikull është përshtatur nga fjalimi i tij i 24 marsit në Konferencën Kombëtare të Konservatorizmit në Bruksel.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Një nga pionieret e industrisë kolumbiane të tregtisë së kok...
Nga Tony Barber “Financial Times”Mbrojtja e pavarësisë së Uk...
Nga Julius Strauss “Spectator”Rusia ka sinjalizuar se pas 1 ...
Nga Bret Baier “Fox News”Në majin e vitit 1988, presidenti a...
Nga Michael Sheitelman “World Crunch”Ushtarët dhe oficerët r...
Nga William Hague “The Indipendent”Besimi se një luftë që sa...
Nga Sumantra Maitra “National Interest”“Dua të jem i sinqert...
Nga Cameron Manley “World Crunch”Zyrtarët e Shtëpisë së Bard...
Nga Joschka Fischer “Project Syndicate”Në Evropë është rikth...
Nga Lucio Leante “Opinione.it”Ndoshta ne të gjithë po e marr...
Nga Anders Aslund “Project Syndicate”Ndërsa trupat e preside...
Nga Chuck DeVore “Fox News”Faza e parë e fushatës ushtarake ...
Nga Clara Ferreira Marques “Bloomberg”Është një dezertim që ...
Nga Andrei Zubov “Moscow Times”Përveç të gjitha tmerreve që ...
Nga Michael Ignatieff “Project Syndicate”Ne e dimë se çfarë ...
Nga John Kennedy “Wall Street Journal”Komanda Evropiane e SH...
Nga Thorsten Benner & Ricardo Soares de Oliveira “New States...
Nga Robert Maginnis “Fox News”Pak njerëz e parashikuan se lu...
Nga Benn Steil & Benjamin Della Rocca “Foreign Affairs”Sanks...
Nga Nikolla Dimitrov “The Balkans in Europe Policy Advisory ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...