I nxehti ekstrem në Greqi/ Qeveria urdhëron pezullim të detyrueshëm të punës për 4 orë në disa sektorë
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Nga Michael Sheitelman ?World Crunch?
Ushtarët dhe oficerët rusë po e trajtojnë Ukrainën si një poligon qitjeje pa asnjë pagesë.
Një ditë, ata hodhën në erë një qendër tregtare në Kiev nëpërmjet raketës hipersonike ?Kinzhal?. Në Kremina, një qytet në rajonin lindor të Luhanskut, një azil pleqsh u qëllua nga një tank për argëtim, duke vrarë 56 të moshuar.
Në Mariupol u bombarduan një maternitet dhe një teatër që strehonte qindra fëmijë. Po ashtu, ka pasur granatime të shtëpive në Odesa nga luftanijet ruse. Me fshirjen me bojë të emrave të këtyre anijeve, oficerë naivë rusë mendojnë se do t?i shmangen përgjegjësisë për krimet e luftës.
Ndërkohë, ka ushtarë dhe oficerë rusë që e trajtojnë Ukrainën si një mall pa zot. Ata vjedhin makina, televizorë, fshesa me korrent, tostera dhe qilima, të cilat i çojnë përtej kufirit në Rusi. Ata eksportojnë mish dhe makarona të vjedhura. Ata vjedhin lopë.
Në rajonin e Donjeckut të kontrolluar nga Rusia, u lejua të qarkullonte për herë të parë në 8 vjet monedha ukrainase, hryvnia, vetëm sepse ushtria ruse po grabit bankomatët dhe kasat e dyqaneve në fshatrat e pushtuara, dhe duhet që diku t?i shpenzojnë ato për të blerë pije alkoolike.
Pastaj është edhe çështja se si ushtarët dhe oficerët rusë i trajtojnë gratë e Ukrainës. Sipas një përfaqësuesi të zyrës presidenciale të Ukrainës, përdhunimet e grave dhe vajzave ukrainase në territoret e pushtuara, të cilat ishin dikur sporadike, tashmë janë përhapur gjerësisht.
Unë e kuptoj që nuk ka kuptim t?i them ushtrisë ruse të ndalojë pushtimin e saj. Termi ?ushtarak rus? do të lidhet tani dhe përgjithmonë ekskluzivisht me plaçkitjet, grabitjet, përdhunimet, vrasjet dhe barbari të tjera. Por civilët në Rusi duhet të mendojnë për këtë.
A e kuptoni ju se fëmijët, nipërit e mbesat, madje edhe stërnipërit tuaj do të duhet që të paguajnë për gjithë këtë? Ushtarët rusë, oficerët dhe udhëheqja ushtarake dhe politike, do të jenë përgjegjës për krimet kundër popullsisë civile të Ukrainës.
Por jeni ju, ata që do të duhet të kompensoni ukrainasit për dëmet e mëdha materiale. Kolonelët dhe gjeneralët tuaj të vdekur nuk do të paguajnë për to. Një i afërm im, i cili ishte dikur fëmijë në një kamp përqendrimi gjerman, merr ende një kompensim mujor nga Gjermania.
Ata paguhen nga qytetarët gjermanë për krimet që kanë bërë stërgjyshërit e tyre. Imagjinoni stërgjyshërit e tyre! Nëse nuk mundeni të paguani ju, atëherë do të duhet të paguajnë fëmijët tuaj. Sipas vlerësimeve shumë të përafërta, fëmijët tuaj ushtarët dhe oficerët rusë kanë qëlluar, grabitur dhe përdhunuar në Ukrainë, duke shkaktuar një dëm prej 1 trilion dollarësh.
Kjo do të thotë, që secila familje ruse prej 3 anëtarësh u ka tashmë borxh ukrainasve 20.000 dollarë. Me normën aktuale në tregun e zi, kjo shifër është 4 milionë rubla. Pra secila familje. Edhe familja e fqinjit tuaj që është shumë e varfër.
Dhe nëse ajo nuk do të mundet të paguajë, atëherë do të duhet që të paguani ju pjesën e tij të dëmshpërblimit. Dhe nëse nuk mund të paguani as ju, atëherë do të duhet të paguajnë fëmijët tuaj, por me një interes më të lartë. Dhe interesin e këtij borxhi do ta paguajnë nipërit tuaj.
Dhe sasia e shumës që duhet paguar vetëm sa rritet. Një raketë ?Dagger? goditi një qendër tregtare. Ja ku janë edhe 140 milionë dollarë të tjera që u detyrohemi ukrainasve. Por sa raketa të tjera do të ketë? Pse nuk i kërkoni ushtrisë suaj që t?i shmanget qëllimisht objektivave të tyre?
Do të jetë më pak e kushtueshme për ne rusët. Nëse ka disa rusë që mendojnë se nuk do të jetë e mundur që të mblidhen kaq shumë para, unë do t?ju them këtë:Pas Luftës së Dytë Botërore, marrja e dëmshpërblimit nga Gjermania u bë një industri e tërë.
Pa e ekzagjeruar aspak, miliona avokatë në mbarë botën, deri në ditët e fundit të shekullit XX-të, u morën me këtë biznes, që u bë një nga më fitimprurësit në botë. Kjo sepse suksesi në një gjykatë ndërkombëtare ishte i garantuar! Që nga ajo kohë nuk kemi parë kurrë në histori kaq shumë avokatë. Por ata do të merren me ne, dhe këtë herë do të jenë ukrainasit ata që do ta falënderojnë gjyshin për çekun mujor që do të marrin.
Shënim:Michael Sheitelman, është një ekspert ruso-izraelit. Ai ka këshilluar fushatat zgjedhore në Izrael, Ukrainë, Rusi, Letoni dhe Kirgistan, si dhe organizatat joqeveritare, si për shembull Kongresin Hebreo-Rus.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Nga William Hague “The Indipendent”Besimi se një luftë që sa...
Nga Sumantra Maitra “National Interest”“Dua të jem i sinqert...
Nga Cameron Manley “World Crunch”Zyrtarët e Shtëpisë së Bard...
Nga Joschka Fischer “Project Syndicate”Në Evropë është rikth...
Nga Lucio Leante “Opinione.it”Ndoshta ne të gjithë po e marr...
Nga Anders Aslund “Project Syndicate”Ndërsa trupat e preside...
Nga Chuck DeVore “Fox News”Faza e parë e fushatës ushtarake ...
Nga Clara Ferreira Marques “Bloomberg”Është një dezertim që ...
Nga Andrei Zubov “Moscow Times”Përveç të gjitha tmerreve që ...
Nga Michael Ignatieff “Project Syndicate”Ne e dimë se çfarë ...
Nga John Kennedy “Wall Street Journal”Komanda Evropiane e SH...
Nga Thorsten Benner & Ricardo Soares de Oliveira “New States...
Nga Robert Maginnis “Fox News”Pak njerëz e parashikuan se lu...
Nga Benn Steil & Benjamin Della Rocca “Foreign Affairs”Sanks...
Nga Nikolla Dimitrov “The Balkans in Europe Policy Advisory ...
Nga William Courtney “Moscow Times”Tensionet aktuale në Rusi...
Unë kam një mesazh për miqtë e mi rusë dhe për ushtarët rusë...
Nga Timothy Garton Ash “Spectator”Edhe nëse Ukraina do të ek...
Nga Michael Waltz “Fox News”Rusia ka pësuar humbje të konsid...
Nga Maksim Trudoljubov “Meduza”Gjatë viteve të presidencës s...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...