Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Nga Gabriel Gavin ?Spectator?
?Shtëpia jonë është zemra jonë!?. Me këtë fjali nis një video e postuar nga një çift nga periferia e Kievit, Hostomel, që i tregon ata duke shëtitur me biçikletë nëpër rrugët e tij plot gjethe dhe duke luajtur me qentë e tyre. Në pak sekonda, panorama ndryshon.
Shtëpia e tyre është e përshirë nga flakët. Pak më tej, shihet një makinë që ka përfunduar në një kanal, ndërsa pasagjerët e saj në moshë të re janë vrarë me armë zjarri. Në qiell fluturojnë helikopterë, ndërsa ushtarët rusë dëgjohen teksa mësyjnë nga pyjet përreth.
OKB vlerëson se të paktën 3.500 njerëz të pafajshëm janë vrarë ose plagosur që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës. Ndërsa trupat ruse janë tërhequr tashëm nga rrethinat e kryeqytetit, po shtohen provat se numri i viktimave mund të jetë tashmë shumë më i lartë.
Pikërisht në jug të Hostomelit ndodhet qyteza e Buçës, të cilën ushtria ukrainase e çliroi javën e kaluar. Rrugët atje janë të mbushura me kufoma, shumë prej të cilave me duar të lidhura dhe me plagë armësh në kokë. Trupat e banorëve janë gjetur gjysmë të zhytur nëpër gropa, apo të grumbulluar pas ndërtesave.
Sipas një eksperti lokal, qindra njerëz kanë vdekur. Dyshohet se në tërheqje e sipër ushtarët rusë ekzekutuan meshkuj të moshës ushtarake. Ministria ukrainase e Mbrojtjes, thotë se Buça ka hyrë tashmë në histori si një ?Srebrenicë e re?.
Dhe nuk është hera e parë. Dy vjet më parë, një raport i OKB-së akuzonte trupat ruse për krime lufte në Siri, duke hedhur pa dallim bomba thërrmuese mbi zonat civile, me një shpërfillje totale për jetën e civilëve dhe pa ndonjë objektiv të qartë ushtarak.
Thuhet se sulme të tjera mbi fermat dhe stacionet e ujësjellësve synonin t?i detyronin njerëzit e dëshpëruar të largoheshin nga shtëpitë e tyre. Tani në Mariupol, forcat ajrore ruse akuzohen për bombardimin e një teatri ku strehoheshin mijëra njerëz, pavarësisht se fjala ?Fëmijë?, ishte shkrua para godinës me gërma të mëdha, dhe ishte e dukshme nga ajri.
Gjenerali që pretendohet se ka urdhëruar atë sulm, Mikhail Mizintsev, kishte planifikuar edhe sulmet mbi qytetet siriane që kanë vranë rreth 18.000 njerëz. Ai është bërë simboli i asaj që Kievi thotë se është një strategji e qëllimshme: masakrimi i njerëzve të pafajshëm në një përpjekje për ta detyruar Ukrainën të dorëzohet.
Ashtu si në Siri, Moska mohon çdo lloj përfshirjeje në këto mizori. Kremlini këmbëngul se po sulmon vetëm objektiva ushtarakë, ndërsa pretendon se fotot dhe videot janë inskenime të armiqve të tij. Kur u shfaqën videot ku shiheshin ushtarakët ukrainas që plagosnin në këmbë rusët e kapur robër, Kievi urdhëroi një hetim të menjëhershëm mbi rastin.
Ndërkohë Moska injoron, refuzon dhe u shmanget përgjegjësive. Rastet në rritje të përdhunimeve, vrasjeve dhe plaçkitjeve të raportuara, nuk mund t?u ngarkohen vetëm ushtarëve të trajnuar dobët. Shifrat e larta të abuzimeve, janë një dëshmi se Kremlini jo vetëm që po i toleron krimet e luftës, por edhe po i miraton ato.
Ashtu si në Lindjen e Mesme, Rusia mendon se Amerika dhe aleatët e saj nuk do të ndërhyjnë. Tani për tani, ky duket të jetë një bast i sigurt. Por, çfarë mund të bëjë më shumë Perëndimi? Kur u pyet për vendosjen e një zone të ndalim-fluturimit, sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Xhen Psaki tha se një politikë e tillë ?do të nënkuptonte që ne të rrëzonim avionët rusë?.
Po kështu, Uashingtoni vendosi veton kundër planit të Polonisë për t?i dhënë Ukrainës 28 avionë luftarakë MiG. Sipas këtij plani, Polonia do të merrte avionë të rinj luftarakë F-16 të prodhimit amerikan për të mbushur boshllëqet në forcën e saj mbrojtëse.
Por plani dështoi për shkak të frikës se mund të përshkallëzonte rrezikun e konfrontimit të drejtpërdrejtë midis Rusisë dhe SHBA-së. Në vend të tij, vendet e NATO-s vazhdojnë të tregojnë dërgesat e mëdha të raketave anti-ajrore dhe anti-tank si dëshmi se po e ndihmojnë Ukrainën.
Megjithatë, fakt është se këto armë janë mbrojtëse. Për më tepër, shumë nga këto dërgesa janë kryer shumë kohë përpara fillimit të luftës. Kuptohet që fuqitë perëndimore janë të kujdesshme për futjen e armëve të reja sulmuese në një zonë lufte.
Ndërkohë, shkalla e madhe e sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë, është thuajse e paprecedentë në historinë moderne, duke e dëmtuar rublën dhe duke izoluar industritë ruse si ajo e hapësirës ajrore si dhe sistemin bankar rus nga tregjet botërore. Megjithatë tani që po shtohet presioni për të vepruar pas atyre që duken qartazi si krime lufte, ligjvënësve do t?u kërkohet të shkojnë më tej.
Por sa më tej mund të shkojnë? Për shembull, Gjermania po i reziston kërkesave për të ndalur importet e gazit rus, nga frika e një recesioni ekonomik. Dhe çfarë ndodh nëse Rusia duke humbur ushtarakisht, përballet me kolapsin e brendshëm si pasojë e sanksioneve ekstreme? Një Putin i dëshpëruar, i armatosur me armë bërthamore, nuk duket një rezultat i mirë. Pra, Perëndimi ndodhen para një dileme të madhe.
Të vazhdojë me sanksionet e forta ekonomike, rrezikon destabilizimin me pasoja potencialisht katastrofike të Rusisë. Të vazhdojë më tej me ndihmën ushtarake ndaj Ukrainës, rrezikon të shpërthejë Lufta e Tretë Botërore. E megjithatë edhe nëse Perëndimi dështon të veprojë, rezultati do të jetë më shumë Buça, Mariupol dhe Hostomel.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Njeriu më i gjatë në botë lindi i lumtur, i shëndetshëm dhe ...
Nga Fabio Marco Fabbri “Opinione.it”Vladimir Putin është sot...
Nga Jonathan Haslam “Financial Times”Vetëm disa javë përpara...
Nga Harun Karcic “Foreign Policy”Pushtimi rus i Ukrainës, ka...
Nga David Satter “Wall Street Journal”Presidenti amerikan Xh...
Nga Andrew Roberts “Wall Street Journal”Çfarë do të bënte Ui...
Një nga pionieret e industrisë kolumbiane të tregtisë së kok...
Nga Tony Barber “Financial Times”Mbrojtja e pavarësisë së Uk...
Nga Julius Strauss “Spectator”Rusia ka sinjalizuar se pas 1 ...
Nga Bret Baier “Fox News”Në majin e vitit 1988, presidenti a...
Nga Michael Sheitelman “World Crunch”Ushtarët dhe oficerët r...
Nga William Hague “The Indipendent”Besimi se një luftë që sa...
Nga Sumantra Maitra “National Interest”“Dua të jem i sinqert...
Nga Cameron Manley “World Crunch”Zyrtarët e Shtëpisë së Bard...
Nga Joschka Fischer “Project Syndicate”Në Evropë është rikth...
Nga Lucio Leante “Opinione.it”Ndoshta ne të gjithë po e marr...
Nga Anders Aslund “Project Syndicate”Ndërsa trupat e preside...
Nga Chuck DeVore “Fox News”Faza e parë e fushatës ushtarake ...
Nga Clara Ferreira Marques “Bloomberg”Është një dezertim që ...
Nga Andrei Zubov “Moscow Times”Përveç të gjitha tmerreve që ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...