Si mund të ndryshojë politikat e emigracionit në BE lufta e Rusisë në Ukrainë
Nga Lorena Stella Martini “European Council on Foreign Relat...
Nga Paul Taylor ?Politico.eu?
NATO nuk ka luksin të nxjerrë leksionet e gabuara nga lufta në Ukrainë. Aleanca ushtarake perëndimore po përballet me një presion të paprecedentë nga anëtarët e saj lindorë, të cilët po i kërkojnë asaj që të rikthehet në qasjen e dikurshme të Luftës së Ftohtë të viteve 1980, me divizione tankesh të vendosura në kufijtë e saj për të penguar një Rusi agresive dhe të paparashikueshme që të shkojë përtej Ukrainës.
Kjo do të ishte e gabuar, si dhe një humbje potencialisht e madhe mbi rritjet e planifikuara të fondeve të Evropës në fushën e mbrojtjes. Sigurisht, mbrojtja territoriale nuk ka qenë ndonjëherë një prioritet kryesor për NATO-n për 25 vjet nga rënia e Murit të Berlinit deri në pushtimin e Krimesë nga presidenti rus Vladimir Putin.
Forcat e saj të blinduara u reduktuan në mënyrë drastike, dhe u lanë të ndryshken. Në vend të saj, vëmendja politike dhe ushtarake ishte përqendruar në të ashtuquajturin menaxhim i krizave ?jashtë aleancës?, në operacione paqeruajtëse dhe stërvitore nga Ballkani Perëndimor në Afganistan, Libi dhe Irak.
Por kjo nuk do të thotë se aleanca duhet të shkojë tani në ekstremin e kundërt. Forcat e lëvizshme dhe të shpërndara të Ukrainës – të pakta në numër edhe pse shumë efektive -dhe qasja e saj për të angazhuar të gjithë shoqërinë në mbrojtjen e atdheut, përbëjnë një mënyrë të zgjuar për të ndalur dhe zmbrapsur një ofensivë ruse të modës së vjetër.
Taktikat e tyre ?godit dhe largohu me shpejtësi?, duke përdorur armë amerikane portative antitank ?Javelin? dhe raketat anti-ajrore ?Stinger?- që të dyja teknologji të viteve 1980 dhe 1990 – e kanë paralizuar ushtrinë ruse duke ia mohuar epërsinë ajrore.
Po kështu, kur një sulm kibernetik shkatërroi lidhjet e internetit të përdorura nga ushtria e Ukrainës, Kievi ishte në gjendje të lidhej me pajisjet e dërguara nga kompania ?Starlink? e Elon Musk, duke ndërlidhur në kohë reale dronët e vëzhgimit, komandën, kontrollin dhe artilerinë antitank me një efekt shkatërrues për armikun.
Megjithatë, as kjo nuk i ka qetësuar vendet baltike, të cilët po shohin shkatërrimet e mëdha në qytetet dhe infrastrukturën e Ukrainës, dhe druhen se mund të jenë preja e radhës e Vladimir Putinit. Në samitin emergjent të NATO-s më 24 mars, kryeministrja estoneze Kaja Kallas u lut në emër të aleatëve lindorë për vendosjen e një pranie masive dhe të përhershme të NATO-s, duke bërë thirrje për vendosjen në Estoni të një divizioni të plotë gati për betejë, gjë që do të kërkonte të paktën 5-fishin e numrit të forcat aleate të dislokuara aktualisht në shtetin baltik me rotacion.
?NATO do të mbrojë çdo pëllëmbë të territorit të saj. Ne kemi nevojë për mbrojtje të besueshme në tokë, në ajër dhe në det. Situata aktuale në rajonin tonë nuk është e mjaftueshme në këtë drejtim?- tha Kallas pas një takimi me homologun e saj danez.
Grupet e vogla luftarake shumëkombëshe të NATO-s të dërguara në Estoni, Letoni, Lituani dhe Poloni pas aneksimit të Krimesë nga Rusia në vitin 2014, u krijuan për t?u dhënë siguri këtyre aleatëve të shqetësuar ish-komunistë, dhe për të penguar Putinin që të aktivizonte ushtrinë.
Funksioni i tyre ishte të shërbenin si një sinjal se ushtarët amerikanë, britanikë, gjermanë, kanadezë ose francezë do të ishin ndër të parët që do të vdisnin në rastin e çdo lloj sulmi rus, duke e ndërkombëtarizuar që në fillim konfliktin, dhe duke nxitur zbatimin e Nenit 5 të NATO-s për mbrojtjen reciproke.
Kur e bënte këtë deri dje, aleanca iu përmbajt marrëveshjes NATO-Rusi të vitit 1997, në të cilin aleanca ishte zotuar të hiqte dorë nga ?stacionimi i përhershëm shtesë i forcave të konsiderueshme luftarake? në shtetet e reja anëtare lindore ?në mjedisin aktual dhe të parashikueshëm të sigurisë?.
Por tani në NATO ka një konsensus të gjerë se ato premtime nuk zbatohen më, duke pasur parasysh shkeljen flagrante të marrëveshjes nga Rusia përmes pushtimit të një shteti evropian sovran. Dhe që kur tanket ruse u futën në Ukrainë në shkurt, NATO e ka dyfishuar madhësinë e së ashtuquajturës Prani të Përparuar, dhe ka njoftuar planet për të pozicionuar njësi të ngjashme shumëkombëshe të gatshme për luftim në Sllovaki, Hungari, Rumani dhe Bullgari.
NATO ka sot 40.000 trupa në pjesën lindore – ose 10 herë më shumë se norma e kohës së paqes – por shumë zyrtarë lindorë e shohin këtë si vetëm fillimin e një grumbullimi shumë më të madh, që ata shpresojnë se do të përfshihet në Konceptin e ri Strategjik që do të miratohet në samitin e Madridit në fund të qershorit.
NATO mund të bëjë shumë gjëra. Ajo duhet të përmirësojë kontrollimin e hapësirës ajrore në rajonet e Baltikut dhe Detit të Zi, në një mbrojtje ajrore plotësisht të integruar, me radarë shtesë dhe raketa tokë-ajër, si dhe avionë luftarakë të vendosur më pranë kufirit me Rusinë.
Po ashtu ajo duhet të kryejë stërvitje të zgjeruara mbi mbrojtjen kolektive, për të siguruar funksionimin në prag të strategjisë së saj të ?përforcimit të shpejtë në kohë krize?, dhe që forcat aleate do të jenë në gjendje të operojnë së bashku me pajisjet dhe komunikimet standarde.
Por e gjithë kjo është ende shumë larg qasjes së ?mbrojtjes përpara? që ka pasur aleanca në Gjermani gjatë gjithë Luftës së Ftohtë. Në atë kohë, misioni i NATO-s ishte të ndalte tanket sovjetike që të sulmonin përmes Hendekut Fulda, një luginë strategjike në kufirin e dikurshëm midis Gjermanisë Lindore dhe qytetit të Frankfurtit në Gjermaninë Perëndimore,një qendër e madhe financiare dhe vendndodhja e një baze të madhe ajrore amerikane.
Sot, disa gjeneralë flasin për një dobësi të ngjashme strategjike në të ashtuquajturin Hendeku Suvalki, një zonë e rrafshët në kufirin Poloni-Lituani që e ndan enklavën ruse të Kaliningradit në Detin Baltik nga territori i aleatit të Rusisë, Bjellorusia.
Shqetësimi i tyre është se trupat ruse mund të pushtojnë dhe fortifikojnë me shpejtësi korridorin 65 kilometra të gjerë, duke i shkëputur shtetet baltike nga pjesa tjetër e Evropës. Nga këtu buron edhe dëshira për një forcë më të madhe dhe të përhershme për t?ia bërë më të dukshme vijën e kuqe Moskës.
Por këtu qëndron edhe rreziku i shkuarjes në rrugën e gabuar. Në luftërat e shekullit XXI-të, armët e manovrueshme kanë shumë më shumë gjasa të përfitojnë nga platformat e shtrenjta, si tanket, bombarduesit e rëndë ose aeroplanmbajtëset. Po ashtu ato janë disa herë më të lira dhe më të shpejta për t?u blerë.
?Në këtë epokë të luftës gjysmë autonome, sulmi për të pushtuar një territor është më i vështirë se kurrë më parë. . .Derisa të jenë në dispozicion në sasi të mjaftueshme robotët vrasës që të bëjnë gjëra të tilla?- thotë Kris Kremidas-Kërni, ish-oficer i këmbësorisë amerikane.
?Një njësi e vogël e këmbësorisë në të ardhmen mund të jetë një njeri dhe 9 robotë, dhe humbjet mund të jenë të barabarta me një batalion tankesh të vitit 2020. ?Nuk ka kuptim të përgatitemi për të rindërtuar luftërat e djeshme. NATO duhet të mendojë në mënyrë zgjuar, por jo të armatoset rëndë. Ajo duhet të jetë e shkathët dhe e shpejtë në mbrojtjen e saj territoriale, duke qenë e vetëdijshme në kohë reale për situatat, dhe jo të ndërtojë njëlinjë statike Mazhino në frontin lindor.
Moshe Dajan, gjenerali legjendar dhe ministri izraelit i Mbrojtjes, bënte shaka kur thoshte se ?kur luani ndeshet me qengjin, unë dua të jem luani?. Por mbrojtja e fortë e Ukrainës tregon se kur luani ndeshet me iriqin, mund të jetë më mirë të jesh iriq.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Nga Lorena Stella Martini “European Council on Foreign Relat...
“The Week”Lufta e Rusisë kundër Ukrainës, ka sjellë rritjen ...
Nga Daniel Cohen “Project Syndicate”Lufta e Vladimir Putin k...
Nga Hal Brands “Bloomberg”Fundjavën e kaluar u rizgjodh në d...
Nga José Ignacio Torreblanca “European Council on Foreign Re...
Nga Ariel Cohen “Newsweek”Shtëpia e Bardhë u tërhoq nga dekl...
Nga James Dobbins “The Hill”Ndërsa pushtimi ka hyrë në muaji...
Nga Amy Knight “Washington Post”Vladimir Putin nuk është për...
Nga Rebecca Grant “Fox News”Ukraina e fitoi fazën e parë të ...
Nga Gabriel Gavin “Spectator”“Shtëpia jonë është zemra jonë!...
Njeriu më i gjatë në botë lindi i lumtur, i shëndetshëm dhe ...
Nga Fabio Marco Fabbri “Opinione.it”Vladimir Putin është sot...
Nga Jonathan Haslam “Financial Times”Vetëm disa javë përpara...
Nga Harun Karcic “Foreign Policy”Pushtimi rus i Ukrainës, ka...
Nga David Satter “Wall Street Journal”Presidenti amerikan Xh...
Nga Andrew Roberts “Wall Street Journal”Çfarë do të bënte Ui...
Një nga pionieret e industrisë kolumbiane të tregtisë së kok...
Nga Tony Barber “Financial Times”Mbrojtja e pavarësisë së Uk...
Nga Julius Strauss “Spectator”Rusia ka sinjalizuar se pas 1 ...
Nga Bret Baier “Fox News”Në majin e vitit 1988, presidenti a...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...