Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Nga James Dobbins ?The Hill?
Ndërsa pushtimi ka hyrë në muajin e dytë të tij, forcat ruse kanë ngecur në shumë fronte, dhe madje po humbasin terrenin e pushtuar më parë për shkak të kundërsulmeve të ushtrisë ukrainase, duke përfshirë edhe rrethinat e kryeqytetit Kiev.
Ndërsa kryengritja rrallë mund të konsiderohet si një rrugë drejt fitores së hershme, një fushatë e rezistencës popullore që e mbështet betejën konvencionale të vazhdueshme, mund t?i japë Ukrainës një avantazh në luftën e saj kundër pushtuesve rusë.
Konflikti në Ukrainë duket se do të sigurojë kryengritjen e parë në shkallë të gjerë në Evropë që nga fundi i rezistencës ukrainase ndaj ripushtimit sovjetik dhe polak të zonave të populluara nga ukrainasit, dhe që ishin më herët të pushtuara nga gjermanët gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Rezistenca e Ukrainës pas Luftës së Dytë Botërore u drejtua nga Organizata e Nacionalistëve Ukrainas, një grup i ekstremit të djathtë që kishte bashkëpunuar me gjermanët, dhe që mbijetoi në nivele të mjaftueshme për të marrë mbështetje edhe nga CIA.
Janë kujtimet e kësaj kryengritjeje, për të cilën CIA vlerësoi se shkaktoi vrasjen e 35.000 ushtarëve sovjetikë, policëve dhe zyrtarëve të Partisë Komuniste, që po përpiqet të ringjallë Putin kur e etiketon si naziste udhëheqjen aktuale të Ukrainës.
Që atëherë, kryengritja është bërë forma më e zakonshme e luftës në botë, e përdorur nga lëvizjet nacionalçlirimtare për çlirimin nga sundimi kolonial evropian, tek revolucionarët marksistë dhe militantët islamikë dhe nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Sovjetik në konfliktet e tyre të zhvilluara përmes palëve ndërmjetëse në mbarë botën.
Dhe përvoja tregon se fushatat ushtarake të kryengritësve mund të zgjasin dekada, se ndihma e jashtme dhe një bazë e fortë mbështetje në një vend fqinj janë shpesh jetike për suksesin e kryengritësve, dhe se fushatat e pushtuesve kundër kryengritjes mund të jenë shumë të gjata dhe kërkojnë angazhimin e një numri të madh trupash.
Për shembull, doktrina ushtarake e SHBA-së, thotë se duhen 50 trupa pushtuese për çdo 1000 banorë të zonës së pushtuar. Kjo sugjeron se mund të kërkohet një forcë deri në 800.000 ushtarë dhe policë për të nënshtruar plotësisht të gjithë Ukrainën. Dhe kjo shifër është 5-fishi i trupave që ka dërguar aktualisht Rusia në Ukrainë.
Tashmë udhëheqja ukrainase ka nisur të formojë një lëvizje rezistence për të luftuar nga prapa linjave të armikut. Ata e kanë krijuar tashmë bazën ligjore dhe organizative për një aktivitet të tillë. Kanë hapur një faqe interneti me këshilla drejtuar qytetarëve të zakonshëm që kërkojnë të angazhohen në aktivitete të rezistencës.
Dhe duket se shumë njerëz do të angazhohen në të. Por aftësia për të mbështetur një kryengritje të fuqishme përballë represionit masiv rus, ka të ngjarë të ndikohet shumë nga rezultatet e betejës konvencionale. A do të arrijë ta mbajë qeveria ukrainase kontrollin e një territori të rëndësishëm?
A do të vazhdojë beteja konvencionale?
Nëse përgjigja e këtyre pyetjeve është jo, a do të jetë i gatshëm një shtet fqinj të lejojë që territori i tij të përdoret për të ngritur dhe mbështetur një kryengritje? Nëse qeveria ukrainase detyrohet të shkojë në mërgim, lëvizja e saj e rezistencës do ta gjente veten në një pozitë të ngjashme me atë të rezistencës franceze midis periudhës së kapitullimit të Francës (qershor 1940) dhe Ditës D (qershor 1944).
Gjatë këtyre katër viteve, u ndërtuan rrjete klandestine që fokusoheshin tek inteligjenca, operacionet e informacionit dhe sabotazhet në shkallë të vogël, duke mbajtur të ndezur flakën e nacionalizmit të ndezur, dhe duke u përgatitur për zbarkimin e forcave aleate. Megjithatë, vetëm pasi rifilloi beteja konvencionale, rreziqet dhe kostot e një kryengritjeje në shkallë të plotë u vlerësuan si më të ulëta në raport me përfitimet e mundshme. Dhe në rastin e Ukrainës, mund të mos ketë një forcë aleate që do t?i vijë një ditë në ndihmë.
Qeveritë e NATO-s, ka të ngjarë të jenë të gatshme të presin një qeveri ukrainase në mërgim, në rast se kjo gjë do të jetë e nevojshme. Ndërkohë, lejimi i kësaj qeverie që të drejtojë dhe të mbështesë një kryengritëse në shkallë të gjerë nga territori i NATO-s, është një çështje tjetër.
Edhe nëse rusët nuk do të kryejnë një sulm të hapur në një vend të tillë, duhet pritur që ata të ndërmarrin hapa për të ndërprerë aktivitetin ndihmës, duke përfshirë sabotazhin, atentatet dhe sulmet kibernetike.
Rrjedhimisht, në kufirin midis NATO-s dhe Ukrainës së pushtuar, mund të ketë infiltrime nga të dyja palët, pasi kryengritësit dhe kundërshtarët e tyre lëvizin në të dyja drejtimet, sipas të gjitha gjasave paralelisht me rrjetet kriminale të përfshira në shmangien e sanksioneve.
Rreziku i përshkallëzimit mund të jetë gjithmonë i pranishëm. Sesa mund të realizohej një kryengritje ukrainase në shkallë të gjerë, kjo do të varet nga vendimi i njërit apo më shumë nga vendet pritëse të mundshme si Polonia, Hungaria, Sllovakia dhe Rumania, por edhe nga pjesa tjetër e aleancës, e cila do të angazhohej për ta mbrojtur shtetin pritës në rastin e një sulmi rus.
Kjo gjë mund të sjellë edhe vendosjen e kufizimeve që do të kufizonin shtrirjen e rezistencës. Një armëpushim i negociuar, do të kërkonte gjithashtu edhe njëfarë kufizimi në aktivitetet e rezistencës nëse do të vazhdojë për një kohë të gjatë. Tani kryengritja e popullatës së pushtuar shihet zakonisht si një alternativë ndaj luftimeve konvencionale, si zgjedhja e palës më të dobët, e cila nuk mund të dominojë në një luftë frontale.
Konflikte të tilla shndërrohet në ?gara durimi?, të cilat mund të kërkojnë dekada që të prodhojnë një zgjidhje. Por kryengritja si një element plotësues i betejës konvencionale mund të japë rezultate shumë më të shpejta, duke kërcënuar linjat e komunikimit të armikut, dhe duke i tërhequr forcat e tij nga fushëbeteja kryesore.
Vetë kryengritja ofron në rastin më të mirë, perspektivën e një suksesit me kosto të jashtëzakonshme. Megjithatë, kur ajo kombinohet me një betejë konvencionale që ndodhet në një ngërç mund t?i sigurojë mbrojtësve një avantazhi vendimtar.
Shënim: James Dobbins, ish-ndihmës Sekretar i Shtetit për Evropën, aktualisht drejtues në think-tankun amerikan RAND Corporation. Ai është autor i librit ?Shërbimi i Jashtëm:Pesë dekada në vijën e parë të diplomacisë amerikane?./ Përshtatur nga CNA.al
Nga Amy Knight “Washington Post”Vladimir Putin nuk është për...
Nga Rebecca Grant “Fox News”Ukraina e fitoi fazën e parë të ...
Nga Gabriel Gavin “Spectator”“Shtëpia jonë është zemra jonë!...
Njeriu më i gjatë në botë lindi i lumtur, i shëndetshëm dhe ...
Nga Fabio Marco Fabbri “Opinione.it”Vladimir Putin është sot...
Nga Jonathan Haslam “Financial Times”Vetëm disa javë përpara...
Nga Harun Karcic “Foreign Policy”Pushtimi rus i Ukrainës, ka...
Nga David Satter “Wall Street Journal”Presidenti amerikan Xh...
Nga Andrew Roberts “Wall Street Journal”Çfarë do të bënte Ui...
Një nga pionieret e industrisë kolumbiane të tregtisë së kok...
Nga Tony Barber “Financial Times”Mbrojtja e pavarësisë së Uk...
Nga Julius Strauss “Spectator”Rusia ka sinjalizuar se pas 1 ...
Nga Bret Baier “Fox News”Në majin e vitit 1988, presidenti a...
Nga Michael Sheitelman “World Crunch”Ushtarët dhe oficerët r...
Nga William Hague “The Indipendent”Besimi se një luftë që sa...
Nga Sumantra Maitra “National Interest”“Dua të jem i sinqert...
Nga Cameron Manley “World Crunch”Zyrtarët e Shtëpisë së Bard...
Nga Joschka Fischer “Project Syndicate”Në Evropë është rikth...
Nga Lucio Leante “Opinione.it”Ndoshta ne të gjithë po e marr...
Nga Anders Aslund “Project Syndicate”Ndërsa trupat e preside...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...