Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
?The Week?
Lufta e Rusisë kundër Ukrainës, ka sjellë rritjen drastike të çmimeve të ushqimeve, duke rrezikuar të lërë miliona njerëz në pragun e urisë. Ja çfarë duhet të dini mbi këtë situatë delikate:
Pushtimi rus dhe sanksionet ndaj Moskës që e pasuan atë, kanë reduktuar në mënyrë dramatike prodhimin e të korrave dhe të plehrave kimikë në Rusi dhe Ukrainë, duke i çuar në pragun e urisë vendet e Lindjes së Mesme dhe Afrikës.
Dy vendet e mëdha që janë sot në konflikt, janë dy prodhuesit kryesorë të grurit, misrit dhe elbit. Ndërkohë Rusia dhe Bjellorusia prodhojnë pjesën më të madhe të plehrave kimikë në botë. Çmimet e këtyre mallrave kishin tashmë tendencë të rriteshin për shkak të inflacionit global dhe mungesës së shkaktuar nga pandemia e Covid-19, por edhe rritjes së çmimeve të gazit që rritën kostot e transportit.
Lufta e ka bërë thuajse shumë më të shtrenjtë çdo element të zinxhirit të furnizimit global. Çmimet e produkteve më supermarkete pritet të rriten deri në 20 për qind, ndërsa të paktën 44 milionë njerëz janë të rrezikuar nga uria. Për ta, lufta është ?një katastrofë në krye të një katastrofe? thotë Dejvid Bizli, drejtor ekzekutiv i Programit Botëror të Ushqimit të OKB-së. ?Ne nuk e kemi menduar kurrë se mund të ndodhte diçka e tillë?- theksoi ai.
Shumë fermerë ukrainas kanë shkuar në vijën e frontit për të luftuar, ndërsa fermat e tyre
po shkatërrohen nga granatimet ruse. Kjo do të thotë se të korrat pranverore të elbit, misrit dhe kulturave të tjera të Ukrainës – që parashikoheshin të ishin të larta para luftës – do të jenë më pak se gjysma e nivelit të vitit 2021, thotë Ministria ukrainase e Bujqësisë.
Ukraina ndaloi muajin e kaluar eksportet e grurit dhe ushqimeve të tjera për të siguruar furnizimet e veta të kohës së luftës. Por edhe po të dojë nuk mund të eksportojë gjithsesi. Luftanijet ruse kanë bllokuar hyrjet në portet e Ukrainës në Detin e Zi, dhe kanë bombarduar të paktën 3 anije civile që transportonin mallra ukrainase.
Fermerët ukrainas ka të ngjarë të humbasin edhe sezonin e ardhshëm të mbjelljeve, dhe ata që janë ende në fusha, kanë anuluar kultivimin e kulturave bujqësore për eksport, në favor të ushqimeve që mund të vilen më shpejt për të ushqyer civilët dhe ushtarët. Edhe aftësia e Rusisë për të eksportuar, është dëmtuar rëndë për shkak të sanksioneve.
Ndërsa të dyja këto vende prodhojnë rreth 30 për qind të grurit të eksportuar në botë, kjo sasi është ende më pak se 1 për qind e totalit të grurit në botë. Ndërkohë prodhues të tjerë të mëdhenj si India, mbollën më shumë grurë vjeshtën e kaluar në pritje të një konflikti në Detin e Zi.
Por do të duhet kohë që vendet importuese të riorganizojnë zinxhirët e tyre të furnizimit,
dhe të bëjnë porosi tek burimet e reja. Dhe oferta e krahut të punës për t?i dorëzuar ato porosi është e kufizuar, pasi rusët dhe ukrainasit së bashku përbëjnë rreth 15 për qind të fuqisë punëtore të transportit detar në botë.
Paniku i investitorëve ka bërë që çmimet e grurit të rriten deri në 50 për qind, dhe qytetarët janë shumë të shqetësuar, sidomos në vendet arabe që varen nga importet për ushqimet kryesore. Këto vende janë tashmë duke i racionalizuar furnizimet. Egjipti, që mbështetet tek Ukraina dhe Rusia për rreth 85 për qind të importeve të grurit, ka fiksuar me ligj çmimin e bukës.
Vendet arabe kanë frikë nga më e keqja. Ata kujtojnë se çmimet e larta të ushqimeve gjatë Recesionit të Madh global në vitet 2007, ishin një nga faktorët kryesorë për fillimin e protestave të Pranverës Arabe disa vite më vonë. Në Jemenin e përfshirë nga konfliktet, 31.000 njerëz po përballen tashmë me urinë kronike, dhe ky numër mund të 5-fishohet deri në fund të këtij viti.
Por pasoja e krizës do të ndihen kudo. Supermarketet evropiane kanë pak miell dhe vaj luledielli, ndërsa Indonezia ka pak sasi të petëve të saj tradicionale, Indomie, të bëra me grurin ukrainas. Shumë furra buke në Kamerun po përballen me radhë të gjata. Somalia po përballet me thatësirën më të rëndë ndër dekada, por nuk ka mundësi t?i drejtohet importeve egjiptiane për të ndryshuar disi gjendjen. ?Nga Mogadishu në Moskë, bota është shumë e ndërlidhur?- thotë Abdullahi Nur Osman, kreu i fondacionit bamirës somalez ?Hormuud Salaam?.
Rusia dhe Bjellorusia janë eksportuesit kryesorë të potasit, amoniakut, uresë dhe përbërësve të tjerë të rëndësishëm të plehrave kimikë të përdorur kudo nga Ajoua e SHBA-së deri në Zimbabve të Afrikës. Përpara luftës, SHBA-ja kishte vendosur sanksione ndaj potasit bjellorus për shkak të shkeljeve të të drejtave të njeriut nga diktatori Aleksandër Llukashenko.
Tani këtë shembull e ka ndjekur edhe Evropa. Kur Rusia bllokoi eksportet e saj të plehrave kimikë muajin e kaluar, fermerët në mbarë botën nisën të hasin vështirësi, të reduktojnë hapësirat e mbjella, dhe të kalojnë tek përdorimi i plehut organik.
?Kemi një tronditje të fortë në sistemin e kultivimit të drithërave?- thotë Majk Karstensen, një fermer i kultivimit të grurit në shtetin e Uashingtonit. Brazili, prodhuesi më i madh në botë i kafesë, kokrrave të sojës dhe sheqerit, importon gati 30 për qind të plehrave të tij nga Rusia dhe Bjellorusia. Tani ky vend po sheh mundësinë e hapjes së tokave të reja në zonat indigjene, zyrtarisht të mbrojtura me ligj për ngritjen e minierave të potasit.
Administrata e presidentit Xho Bajden në SHBA, ka konfirmuar se është në bisedime me Kanadanë dhe vendet evropiane për të dërguar më shumë ndihma ushqimore në vendet e uritura, dhe për t?i ndihmuar fermerët të rrisin rendimentet e të korrave.
Franca po shqyrton mundësinë e dhënies së kuponave ushqimore për qytetarët e saj, ndërsa Britania e Madhe ka ulur taksat mbi gazin dhe naftën për të lehtësuar presionin mbi dërgesat. Ndërkohë Kina ka blerë sojë, misër dhe produkte të tjera bujqësore nga SHBA-ja.
Por cënueshmëria e çdo vendi ndaj krizës së çmimeve do të jetë unike, thotë Derek Hdej, studiues në Institutin Ndërkombëtar të Kërkimit të Politikave Ushqimore. Sipas tij kompleksiteti i zinxhirit global të furnizimit, e bën të vështirë përcaktimin nëse ndonjë çmim i veçantë po rritet për shkak të luftës, pandemisë apo ndonjë shkaku tjetër. ?Ne menduam se ajo e vitit 2007-2008 ishte si një ?stuhi e përsosur?. Në fakt, e tillë është gjendja aktuale?- theksoi ai.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Nga Daniel Cohen “Project Syndicate”Lufta e Vladimir Putin k...
Nga Hal Brands “Bloomberg”Fundjavën e kaluar u rizgjodh në d...
Nga José Ignacio Torreblanca “European Council on Foreign Re...
Nga Ariel Cohen “Newsweek”Shtëpia e Bardhë u tërhoq nga dekl...
Nga James Dobbins “The Hill”Ndërsa pushtimi ka hyrë në muaji...
Nga Amy Knight “Washington Post”Vladimir Putin nuk është për...
Nga Rebecca Grant “Fox News”Ukraina e fitoi fazën e parë të ...
Nga Gabriel Gavin “Spectator”“Shtëpia jonë është zemra jonë!...
Njeriu më i gjatë në botë lindi i lumtur, i shëndetshëm dhe ...
Nga Fabio Marco Fabbri “Opinione.it”Vladimir Putin është sot...
Nga Jonathan Haslam “Financial Times”Vetëm disa javë përpara...
Nga Harun Karcic “Foreign Policy”Pushtimi rus i Ukrainës, ka...
Nga David Satter “Wall Street Journal”Presidenti amerikan Xh...
Nga Andrew Roberts “Wall Street Journal”Çfarë do të bënte Ui...
Një nga pionieret e industrisë kolumbiane të tregtisë së kok...
Nga Tony Barber “Financial Times”Mbrojtja e pavarësisë së Uk...
Nga Julius Strauss “Spectator”Rusia ka sinjalizuar se pas 1 ...
Nga Bret Baier “Fox News”Në majin e vitit 1988, presidenti a...
Nga Michael Sheitelman “World Crunch”Ushtarët dhe oficerët r...
Nga William Hague “The Indipendent”Besimi se një luftë që sa...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...