web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Putin është moralisht dhe penalisht përgjegjës për masakrat në Ukrainë

14 Prill 2022, 07:56, Blog CNA

Nga Ronald Sievert ?The Hill?

Presidenti i Ukrainës deklaroi javën e kaluar para Këshillit të Sigurimit të OKB-së se ushtria ruse duhet të vendoset menjëherë para drejtësisë për krime lufte, duke i akuzuar trupat pushtuese ruse për kryerjen e akteve mizore më të rënda që nga koha e Luftës së Dytë Botërore.

Në fazat e hershme të luftës së Rusisë në Ukrainë, unë isha disi i shqetësuar për Ukrainën dhe përdorimin e përsëritur nga mediat të shprehjes ?kriminel lufte?. Ashtu si fjalët ?racist?, ?torturë?, ?jo demokratik? dhe ?fashistë?, akuza të tilla shpesh janë të pasakta dhe e humbasin kuptimin kur përdoren më mënyrë të tepruar.

Shumë nga ne i kujtojnë udhëheqësit e Shteteve të Bashkuara dhe ushtrinë tonë që u etiketuan si kriminelë lufte nga vietnamezët e veriut, komunistët dhe protestuesit kundër Luftës së Vietnamit, kur sulmet tona ajrore goditën aksidentalisht spitalet apo strehimoret.

Unë pata dyshime edhe kur analistët dhe politikanët deklaruan se ?Putin i sulmoi refugjatët? apo se ?Putini sulmoi një maternitet?, a thua se presidenti rus Vladimir Putin të ishte ulur pas një tavoline në Kremlin duke zgjedhur spitalet në një hartë satelitore në mënyrë që të mund t?i rrafshonte ato me raketa.

Por pasi kam vëzhguar prej disa javësh shkatërrimet e mëdha në Mariupol, Harkiv dhe qytetet e tjera të Ukrainës, them se është shumë e qartë se veprimi i ushtrisë ruse e ka kaluar kufirin që ekziston midis shkatërrimit të paqëllimshëm apo edhe të justifikuar ushtarak nga njëra anë, dhe krimeve të luftës nga ana tjetër.

Ajo që duhet të kishim dëgjuar pas zbulimit të masakrave në Buça dhe në zona të tjera, ishte një deklaratë e Ministrisë ruse të Mbrojtjes, se po hetonte këto pretendime, dhe se nëse forcat e saj ishin të përfshira në akte të tilla, atëherë kapiteni apo koloneli përgjegjës i asaj njësie do të ndëshkohej rëndë.

Kjo është ajo që ne bëmë në Vietnam pas masakrës së Mai Lait dhe mizorive të tjera, edhe pse mund të kishim bërë më mirë në fazën e hetimeve. Por në vend të këtij qëndrimi, ne dëgjuam pretendimin nga Rusia se masakrat në Ukrainë ishin të falsifikuara.

Ndoshta kjo mund të ketë ndodhur në disa raste. Ukrainasit nuk janë pa mëkatet e tyre propagandistike, por unë dyshoj nëse ka ndodhur kështu me mizoritë e këtij niveli. Përveç kësaj, nuk janë ukrainasit ata që i shkatërruan të gjitha objektet civile që ne shohim të rrafshuara në qytetet e tyre më të mëdha.

Ato nuk ishin që të gjitha fortesa për trupat ukrainase. SHBA-ja mund të jetë ndëshkuar me të drejtë për shkatërrimin e qytetit gjerman të Drezdenit në Luftën e Dytë Botërore. Por bazuar në statusin e së drejtës ndërkombëtare sot në krahasim me vitin 1945, duket se ky shkatërrim i fundit është një krim përtej ?domosdoshmërisë ushtarake?.

Pra, pyetja është kjo: Ne e dimë se Putini është moralisht përgjegjës për të gjitha këto, por kush është ?penalisht përgjegjës?? Në radhë të parë, janë komandantët në terren. Janë ata që i urdhëruan këto sulme. Por Putini është gjithashtu ligjërisht dhe penalisht përgjegjës sipas dispozitave të përgjegjësisë penale të Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP), dhe ndoshta ligjit penal në përgjithësi.

Neni 28 i Gjykatës Penale Ndërkombëtare thotë se ?komandanti do të jetë penalisht përgjegjës për krimet e kryera nga forcat nën komandën dhe kontrollin efektiv të tij, si rezultat i dështimit të tij për të ushtruar kontrollin e duhur mbi forca të tilla, në rastet kur ai duhej ta dinte që këto të fundit po kryenin krime të tilla.?

Pra, Putini e ka ditur ose duhet ta dinte saktësisht se çfarë po ndodh në Ukrainë. A ka GJNP juridiksion në raste të tilla si ky, ku as Rusia dhe as Ukraina nuk janë anëtare të saj? Përgjigja është po. Në vitin 2015, Ukraina e pranoi juridiksionin e GJNP për krimet e luftës ose krimet kundër njerëzimit të kryera në territorin e saj.

Po ashtu GJNP ka juridiksion kur shtetet palë i referojnë një çështje prokurorit, ose prokurori hap një çështje. Gati 40 shtete kanë bërë referime të tilla kundër Rusisë, dhe prokurori i GJNP-së Karim Khan ka filluar hetimet e tij. Hetimet e tij do t’?i referohen më pas Dhomës së Procedurës Paraprake dhe çështja do të vazhdojë nëse gjyqtarët përcaktojnë se akuzat për krime lufte kanë një bazë të arsyeshme.

Këshilli i Sigurimit mund të votojë për shtyrjen e hetimit për 12 muaj, por një votim i tillë nuk ka gjasa të ndodhë. Vetoja ruse nuk duhet të jetë në gjendje që ta ndalojë këtë hetim. Nëse Rusia do të fillonte hetimin e saj mbi krimet e ushtrisë së saj sipas parimit të komplementaritetit, atëherë çështja mund të vonohej, por Rusia ka të ngjarë të konsiderohet ?e pavullnetshme ose e paaftë? për të kryer hetimin e saj mbi këto akuza.

Natyrisht, kjo lë pa përgjigje pyetjen nëse Putini do të arrestohet ndonjëherë. Përgjigja është: Askush nuk e di se çfarë do të ndodhë në Rusi. Unë jam një nga ata pak njerëz që ka besuar që në fillim se synimi i Rusisë ishte të pushtonte vetëm jugun dhe lindjen e Ukrainës.

Dhe nëse popullata e Putinit beson të njëjtën gjë, ai mund të mbijetojë. Por Putini do të ishte i mençur të studionte rastin e Slobodan Millosheviçit, që si president i Serbisë në vitet 1989-1997, me siguri që nuk mendonte se do ta gjente veten në bankën e të akuzuarve në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës disa vite më vonë, i akuzuar për gjenocid, krime kundër njerëzimit, dhe krimet e luftës.

Putini nuk duhet të bëjë shumë plane për të udhëtuar jashtë Rusisë. Sa i përket së ardhmes së paqes botërore, liderët ndërkombëtarë duhet t?i kushtojnë vëmendje fjalimit të presidentit ukrainas Volodimir Zelenski në Kombet e Bashkuara më datën 5 prill.

Ai i tha ndër të tjera Këshillit të Sigurimit të OKB-së: ?Hartoni procedura efektive për të kapërcyer veton e 5 pesë fuqive të mëdha dhe për të arritur diçka me këtë hetim, ndryshe krimet do të mbeten të pandëshkuara?. OKB-ja pati njëfarë suksesi kur e fuqizoi Asamblenë e Përgjithshme në vitet 1950 me propozimet e SHBA-së.

Edhe Paneli i OKB-së për Kërcënimet dhe Sfidat bëri një përpjekje të ngjashme për të kapërcyer veton në çështjet humanitare në vitin 2004. Do të jetë interesante të shihet nëse udhëheqësit mund të arrijnë një ndryshim kaq thelbësor në vitet në vijim.

Shënim:Ron Sievert, profesor i çështjeve ndërkombëtare në Shkollën e Qeverisjes dhe Shërbimit Publik, Teksas. Në vitet 1990, ka qenë këshilltar i Departamentit të Drejtësisë.

Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al





Lajmet e fundit nga